Përfunduan zgjedhjet në veriun e Kosovës, ja rezultatat e para

May 19, 2019 21:33

Përfunduan zgjedhjet në veriun e Kosovës, ja rezultatat e para

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e tyre, morën pjesë të dielën në zgjedhjet për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, ishin në garë për këto vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviç.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se në 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime procesi ishte i rregullt dhe pa ndonjë vështirësi.

Votimet u ndoqën 464 vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata të Bashkimit Evropian dhe 12 ambasadave të huaja si dhe Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

Gjatë tërë ditës autoritetet ata kanë bërë thirrje për proces të qetë të votimeve dhe pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje.

Përfaqësuesja e posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka bërë thirrje për zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme.

Bashkimi Evropian pret që të gjithë të përfshirët në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor”, tha ajo mes tjerash në një deklaratë para votimeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës”.

Të katër komunat, janë pa kryetarë që nga 27 nëntori i vitit të kaluar, kur ish kryetarët dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

***

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), i cili ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të mbajtura sot në veri të Kosovës.

Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Partia e njëjtë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan.

Lista Serbe i ka fituar zgjedhjet bindshëm në të gjitha komunat, duke marrë mbi 95 për qind të votave në secilën.

v.l/ Dita

 

v.l/ Dita

May 19, 2019 21:33
Komento

2 Komente

  1. dardan I May 20, 01:43

    Pa dyshim. Po te kesh mbi 95% banore serbe ne cdo komune, 95% do t’i fitojne autoritetet serbe. Se cfare iu duhen serbet Ramush Hajdarit, vetem, gomari e kupton.

    Reply to this comment
    • Bureto May 20, 10:19

      Jeta është e shkurtër, @dardan iliri. Njerëzit janë të vdekshëm, toka është e përjetshme. Ndaj bëhet fjalë për territore or mik, për pasuri e jo për varre. Se ajo pjesë ka qenë me maxhorancë shqiptare deri në mbarim të luftës II bot. Më von politikat serbe, dalngadalë e shpopulluan nga shqiptarët. A mos ju ren mendja se Serbia interesohet për ata 40-50.000 serbë të veriut të Kosovës? Jo! Problemi qysh herët ka qenë dhe është Trepça. I njëjti hall për ta është Lugina e Preshevës. Pse iu shkëput ajo Kosovës? Sepse nëpër atë Luginë kalon korridori i rëndësishëm ndërkombëtar rrugor dhe hekurudhor Selanik-Beograd e më tej. Ja pra për këto shqetësohen serbët. Po ne? Hajt të zihemi me njëri-tjetrin, zanati që njohim më mirë.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim