“Përgatituni! Do jetë një fitore spektakolare!”

Interviste June 19, 2013 13:28

“Përgatituni! Do jetë një fitore spektakolare!”

Erion Veliaj, sekretari për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste shprehet se vota e emigrantëve do të prodhojë nga një mandat shtesë në Berat, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier e Tiranë. “Në këto zgjedhje kemi krijuar frymën dhe një koalicion tetë herë më të madh se ai i vitit 2009″, thotë kandidati i qarkut Gjirokastër

Nga Skender Minxhozi, JAVA

 

Gjendeni sërish në një fushatë, pas asaj të vitit 2009. Ku qëndron ndryshimi thelbësor mes dy fushatave?

Berisha është i lodhur e nuk ka më takat. Miti i duarve të pastra ka rënë. Dhe miti i njeriut konservator e familjar është bërë thërrime. Në fakt shthurja e tij familjare e ka kthyer drejtimin e shtetit në një biznes familjar, ku çdo indeks mbi ekonominë, rendin, arsimin, shëndetin e mirëqeverisjen, ka rënë frikshëm. Ndërkohë, në krahun tjetër, opozita ka krijuar frymë, ka bërë një koalicion tetë herë më të madh se ai me 5 parti në 2009-ën, ka një program të qartë e të prekshëm dhe ka mobilizuar si asnjëherë tjetër të rinjtë, gratë dhe emigrantët – të gjitha grupe që mbështesin të majtën dhe favorizojnë Ramën. Sondazhet janë më të qarta për epërsinë e thellë.

 

Ju kemi parë shpesh të shkoni në vendet fqinje, kryesisht në Greqi, për të sensibilizuar votat e emigracionit tonë atje. Si e përjetojnë shqiptarët jashtë vendit fushatën aktuale zgjedhore?

Po, jam munduar që emigrantëve t’u kushtoj po aq kohë dhe vëmendje sa edhe qytetarëve të qarkut Gjirokastër. Unë kam jetuar vetë në emigracion, e njoh atë jetë mirë. Ata janë jo vetëm një pjesë e konsiderueshme e popullsisë shqiptare, por edhe një nga shtyllat e ekonomisë tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Faktikisht mua me ka habitur entuziazmi me të cilin ata po e përjetojnë fushatën zgjedhore, ashtu siç më ka habitur edhe gatishmëria e tyre për të ardhur në Shqipëri për të votuar.

E kam thënë edhe më parë. Emigrantët duan të votojnë sepse, nga njëra anë, duan të mbrojnë kontributin dhe investimet e tyre në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, sepse e dinë së çdo të thotë Europë dhe e dinë se Shqipëria me Saliun në krye nuk do t’i ngjajë kurrë asaj.

 

Keni premtuar prej kohësh të drejtën e votës për emigrantët? Nëse fiton e majta, kur do të hyjë në fuqi ky premtim?

Në radhë të parë dua të them se më vjen vërtet shumë keq që në Shqipëri mund të premtohet edhe një e drejtë themelore, siç është ajo e çdo shtetasi për të votuar. Ja ku na ka katandisur qeveria e Saliut gjatë këtyre tetë viteve! Përsa i përket pyetjes tuaj, është një përparësi themelore e jona që vetëm në 100 ditët e para të qeverisjes të kalojmë ligjin që do t’u japë emigrantëve të drejtën e votës, e më pas të ndërtojmë strukturat që do ta bëjnë të mundur zbatimin e ligjit. Por ju them me bindje, që vota e emigrantëve do të ndihet fuqishëm edhe këtë vit, nga ata që do kthehen për votimet. Nga një mandat shtesë në Berat, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier dhe Tiranë, opozita do ta fitojë me siguri falë solidaritetit të emigrantëve në votime.

 

Si po shkon fushata elektorale? A pajtoheni me tezën se ka qenë më e qetë sesa pritej? Nëse po, a prisni që ajo të ashpërsohet në javën e fundit?

Po, përveç rastit të rëndë të Roskovecit, i cili duhet dënuar në të gjitha mënyrat, kjo fushatë ka qenë e qetë dhe normale. Ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, sepse askush nuk e ndjek më Saliun në marrëzirat e tij. I izoluar në vetminë e tij të madhe, Berisha s’mund të bëjë më asgjë, përveçse asaj që të gjithë presin prej tij: të mos cenojë integritetin e këtyre zgjedhjeve, të cilat sot kanë një rëndësi jetësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

 

A do të ketë, siç pretendon lidershipi i opozitës, një zhvendosje masive të votës majtas në këto zgjedhje?

Sigurisht që po! Pasi kanë ndjerë mbi lëkurën e tyre se ku i ka katandisur “dora e fshehtë e tregut” e regjimit neoliberal të Berishës, shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për “dorën e dukshme të shtetit” në mënyrë që të rimëkëmben. A mund të mendohet se 95% e shqiptarëve nuk do të votojnë për një taksim më të ndershëm?

A mund të mendohet se një milion të papunët nuk do të votojnë për hapjen e vendeve të reja të punës? A mund të mendohet se shqiptarët do të votojnë dikë, që si strategji anti-krizë në ekonomi, ka vetë mohimin e krizës? Këto zgjedhje përgatituni për një fitore spektakolare të së majtës!

 

Rama ka takuar disa nga përfaqësuesit e lartë politikë të rajonit dhe kontinentit në muajt e fundit. A mund të thuhet se kreu i PS e ka bërë tashmë prezantimin e parë ndërkombëtar, si kryeministër i ardhshëm?

Axhenda ndërkombëtare e politikës shqiptare flet për një rënie të legjitimitetit ndërkombëtar të Berishës dhe një vlerësim ndërkombëtar për figurën e Edi Ramës dhe atë që ai përfaqëson – si një mesazh që u dërgohet të gjithë shqiptarëve në këtë periudhë para-zgjedhore. Nga Obama tek Erdogan dhe gjithë lidershipi Europian duket sikur bota po thotë “ Zgjohu Shqipëri, është radha e Ramës”. Rama është inteligjent, i ri, i sofistikuar – një kontrast i madh me ‘kërrusjen’ e Berishës së lodhur, grotesk e që s’mban fjalë. Edi – edhe pa dashjen e tij – do të bëjë diçka shumë të mirë që ditën e parë kryeministër. Do përmirësojë imazhin e Shqipërisë e shqiptarëve në botë, si njerëz të kultivuar e qytetarë.

 

Sa ka funksionuar deri më sot aleanca PS-LSI në fushatë? A nuk vëreni se ka ende distancë mes dy partive, në mënyrën sesi ato impostojnë fushatën e tyre?

Aleanca jonë përbëhet nga 37 parti dhe është mëse normale që secila parti të ketë fushatën e vet. Ne jemi një koalicion ku të gjitha partitë janë të barabarta dhe interesi parësor i koalicionit është madhësia e rezervuarit të votave dhe jo burimet e ndryshme që e furnizojnë këtë rezervuar.

 

Si po shkon fushata në qarkun e Gjirokastrës?

Shkëlqyeshëm! Çdo derë ku kemi trokitur na është hapur me mjaft dashamirësi. Çdo biznes që kemi vizituar, e pret me padurim fundin e këtij ngërçi ekonomik. Çdo aktivitet që ne bëjmë, pritet me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Të jeni të bindur se qarku Gjirokastër do të jetë në ballë të rilindjes më 23 qershor.

 

Sa i trembeni blerjes, devijimit dhe dhunimit te votës në 23 qershor?

Të gjithë njerëzit me të cilët flas, më paralajmërojnë se Saliu do bëjë të pamundurën për të cenuar integritetin e zgjedhjeve dhe e dini se ç’u them unë? U them që ai mund t’i bëjë të gjitha këto, vetëm nëse ne e lejojmë. Me makinacionet e tij, Saliu mund të tjetërsojë disa dhjetëra vota ndoshta, por votat për Rilindjen do të jenë aq shumë këto zgjedhje, saqë Sali Berishës do t’i duhen nja 4 vjet që t’ia arrijë qëllimit! Sondazhet tona parashikojnë një fitore historike – është vetëm çështje ditësh, konfirmimi i këtij parashikimi.

Interviste June 19, 2013 13:28
Komento

55 Komente

  1. andresa June 19, 13:32

    Nje fitore e thelle dhe historike i pret shqiptaret e ndershem te ketij vendi me 23 Qershore te gjithe te pergatitur per te festuar clirimin e shqiperis…Voto 29.

    Reply to this comment
    • Sava June 19, 13:36

      Erion, po pozitivitetin qe transmetoni, me punen e palodhur qe keni bere gjithmone ne ndihme te te rinjve dhe emigranteve, jo vetem qe do fitoni, por ashtu sic thoni ju do keni nje fitore madheshtore!
      Do jete fitorja e gjithe Shqiperise!

      Reply to this comment
      • Sonila June 19, 13:45

        Partia Socialiste eshte e vetmja shprese per te ndryshuar shqiperine, Partia Socialiste mbas 23 qershorit do te ndryshoje gjithe Shqiperine nga veriu ne jug.

        Reply to this comment
        • DEO June 19, 13:56

          Me Partine Socialiste ne pushtet do te fitoj i gjithe populli Shqipar nga veriu ne jug sepse kjo parti eshte e vetmja qe premton nje te ardhme me te mire!

          Reply to this comment
          • Maria June 19, 13:59

            Jemi krenare qe jemi socialiste e qe perfaqesohemi nga njerez kaq te mire, punetore si ju Erion.
            Keni treguar shpeshere integritet, pune te palodhur dhe interes te vazhdueshem per te perfaqesuar te rinjte dhe emigrantet ne nevoje!
            Jam e sigurte qe do i plotesoni denjesisht detyrat e perfaqesimit te deputetit!
            Urime dhe Fitore! 🙂

          • Romina June 19, 14:01

            Me 23 qershor voto Partine Socialiste me Edi Ramen Kryeminister te Shqiperise nese do te kemi nje Kryeminister te denje per te qeverisur vendin!

          • Rino June 19, 14:02

            Shpresa e vetme per nje te ardhme me te mire ka vetem nje emer dhe ai emer eshte EDI RAMA i cili mbas 23 qershorit do ti jape shqipetareve ate qe eshte e tyre, mbas 23 qershorit do te kemi nje Kryeminister te denje per te qeverisur vendin!

          • Giulia June 19, 14:03

            EDI RAMA LULEZOI TIRANEN NE GJITHE ATO VITE QE ISHTE KRYEBASHKIAK, MBAS 23 QERSHORIT DO TE LULEZOI GJITHE SHQIPERINE NGA VERIU NE JUG1

            RILINDJE ME EDI RAMEN KRYEMINISTER TE SHQIPERISE

          • voto nr 29 June 19, 14:04

            Me 23 qershor duhet te gjithe te votojme numrin 29 numrin qe na jep shprese per nje te ardhme me te mire per ne dhe per familjen tone, pra me 23 qershor voto numrin 29.

          • VOTO PS VOTO RILINDJEN June 19, 14:05

            Partia Socialiste eshte e vemtja shprese qe i ka mbetur vendit tone, eshte e vetmja parti qe mund te bej dicka per vendin se partia ne pushtet nuk ka bere asgje te mire per vendin perkundrazi e ka shkaterruar ate!

          • DORI June 19, 14:06

            Une me 23 qershor votoj Partine Socialiste, votoj numrin 29, votoj per Edi Ramen Kryeminister sepse eshte e vetmja shprese per mua dhe per familjen time!

        • Anisa June 19, 13:58

          Jam i sigurt se para se te votoje populli Shqiptar do te mendoje mire se cilen parti do te votoje, ate qe e rrenoi ne gjithe keto vite apo ate parti qe premton nje te ardhme me te mire, me siguri populli Shqiptare do te votoje partine socialiste me te cilen do te kemi nje te ardhme me te mire!!

          Reply to this comment
        • albudena June 19, 13:58

          Zoti Veliaj Berisha nuk duhet te jete me ne krye te shqiperise.populli nuk e do me.ky njeri nuk duhet te bej me gafa sepse modes se tij tashme i ka ikur koha.ne duam te ecim perpara dhe kete nuk mund ta bejme duke te pasur berishen ne krye.Rilndja na duhet e kuptoni apo nuk e kuptoni.eshte per te miren tone te votojme per rilindjen ndryshe do ngelemi ketu ku jemi.

          Reply to this comment
          • zoela June 19, 14:01

            Kete 23 qershor jemi me ty,me skuadren e rilindjes e me te gjithe popullin.ne duam te ecim perpara,duam te lulezojme,duam te rilindim e per te gjitha keto e kemii per detyre tju votojme.Boll me vuajtje,boll me me njerez qe as qe duan tja dine per shqiperinen,boll jetuam me mashtrime e me frike.Sot ka ardhur koha te rilindim per te miren tone dhe eshte e sigurt qe do rilindim sepse tju kesh ju ne parti eshte bekim.

        • Fatmiri June 19, 13:59

          Ti japim fund mjerimit me 23 qershor, ti japim fund kesaj gjendje qe ndodhemi me 23 qershor, te votojme Partine Socialiste nese duam nje te ardhme me te mire!

          Reply to this comment
          • LakiLuk June 19, 14:58

            jemi krenare per ty erion veliaj ti je nje socialist i denje e nje njeri me vlera
            ti gjithmone ke treguar se mund te behesh nje politikan i denje, qekur ishe i ri dhe ja ku ja dole!
            te uroj suksese e fitore ne qarkun e gjirokastres sepse E MERITON!

      • Ada June 19, 13:47

        Te mos votojme me sy mbyllur me 23 qershor por ti hapim syte mire kur te shkojme dhe te votojme, ta ndajme te keqen nga e mire, ti japim fund se keqes duke votuar kunder, ti japim fund ketij pushteti!

        Reply to this comment
      • emigranti June 19, 13:49

        Emigrantet do te vijne nga jashte shteti qe ti mbushin kutijet pro Partise Socialiste me 23 qershor dhe kunder Partise Demokratike qe i ka lene ne harrese ne gjithe keto vite qe ishte ne pushtet!

        Reply to this comment
      • gertjan June 19, 14:03

        Fitore super e thelle madje.Saliu do na shporret njehere e mire nga syte.Nuk e durojme dot mbi supe zgjedhën e pushtetit te Saliut qe e ka futur vendin ne kolaps total.Populli kerkon me patjeter rotacion, rotacioni do vije nga vota e shqiptarëve.Fundi i Saliut i pashmangshem.

        Reply to this comment
      • shoku taras June 19, 14:10

        Spektakolare kete fitore do e bejne votat e shqiptareve ane e mbane te cilet do jene masive kunder Saliut.Populli nuk do kurseje asnje vote kunder Saliut askush nuk do qendroje ne shtepi diten e zgjedhjeve,te votojme Rilindjen.Ti japim fund kesaj qeverie.

        Reply to this comment
    • Jani June 19, 13:37

      Vella, do e mbysim fare me 23 qershor.
      Keta mavrite qe na kane mbytur gjithe keto vite do e marrin pergjigjen e tyre shume shpejt nga i gjithe populli i mobilizuar kunder ktyre mizerjeve!
      Jemi me ty Erion, jemi me Partine Socialiste me nje lider te pashoq si Rama.

      Forca, Fitore!

      Reply to this comment
    • Flogerti June 19, 13:46

      Padiskutim fitorja eshte e PS. Keni treguar se jeni te duhurit per te qevrisur me program e njerez te dedikuar. Kjo e ka bere popullin te besoje serisht e te mendoje pozitivisht. Une kam bindjen se do votohet masivisht kete here per PS dhe nr 29. Suksese, une do marr sa me shu njerez te votojne. Kjo meriton nje super vote, ndaj jam me ju

      Reply to this comment
    • lorena June 19, 13:49

      emigrantet duhet te vijne te gjithe per PS sepse kjo parti ka ndertuar nje program per t’i mbeshtetur ata, per te lehtesuar investimet e tyre ne vend, t’u jape vendin qe meritojne ne qeveri, nderkohe qe kjo qeveri tenton t’i mbaje sa me larg Shqiperise, se i do ashtu,larg, te kontribuojne per ekonomine e Shqiperise dhe te mos perfitojne asgje.

      Reply to this comment
    • ela June 19, 13:50

      Vertete qe fitorja e madhe e pret shqiperine dhe shqiptaret ne 23 qershor! Fiteus i vertete eshte ai moral dhe PS ka qe ne 2005 qe eshte fituesi moral i zgjedhjeve dhe i shqiperise! Prandaj kete here vertete do jete Ndryshe !

      Reply to this comment
    • gjyshja June 19, 13:52

      Nje fitore e thelle,nje fitore historike,populli eshte i gjithi me ju z.Veliaj.Me 23 qershor te gjithe do votojne Rilindjen sepse Rilindja eshte e vetmja rruge per te nxjerre vendin nga bataku ku e ka futur Sali Berisha.Askush nuk e ndal dot kete fitore te thelle e PS.

      Reply to this comment
    • idajet June 19, 13:54

      shqiperia nuk i perket me zotit berisha.shqiptaret kane qene popull me parime e me nder,popull dashamires e mikprites plot virtyte vlera keto qe nga mos edukimi e nga mjerimi si pasoje e qeverisjes se deshtuar te ketij njeriu mizor e kane humbur totalisht kuptimin.Kete rradhe duhet te jeni ju ne qeveri duhet te vini ju qe te gjitha keto vlera te kthehen ne identitet.

      Reply to this comment
    • buffon June 19, 13:56

      I gjithe populli ne zgjedhje me 23 qershor.Te mos harrojme se eshte dita jone per te flakur tej kete regjim te Saliut.Eshte e vetmja shprese per te ardhmen.Po nuk e debuam edhe kesaj radhe Saliun atehere rrënimi ekonomik na pret.Prandaj me 23 qershor te votojme 29,tee votojme Rilindjen.

      Reply to this comment
  2. klara June 19, 13:37

    Te gjithe shqiptaret e dine qe 23 Qershori eshte po aq i rendesishem sa 91-shi, sepse komunisti i fundit do te rrezohet nga pushteti, do te shpetojme njehere e mire prej tij. Do ta Rilindim rrenjesisht shqiperin tone.

    Reply to this comment
  3. Brukli June 19, 13:38

    Nje fitore spektakolare dhe nje feste e madhe na pret me 24 Qershore te gjtihe do te festojme fitoren e partise socialiste ne cdo cep te shqiperis…..Voto 29 numrin historik qe ta ndryshojme njehere e pergjithmone historine e ketij vendi.

    Reply to this comment
  4. trampolina June 19, 13:39

    Partia socialiste ka gjithe popullin lider.fitorja eshte e garantuar kete qershor.bravo per punen e mrekullueshme qe po beni.Rilindja do te na coje lart e me lart.

    Reply to this comment
  5. pegulini June 19, 13:40

    Per feste nuk eshte e pergatitur vetem Gjirokastra qe do te korre nje fitore historike bashke me emigrantet e kthyer enkas per te votuar, por e gjithe shqiperia do te gdhihet ne feste me 24 qershore. Per te festuar nje dite qe do te shenoi kthese per historine e plotikes shqiptare…Rilindje

    Reply to this comment
  6. pegi June 19, 13:40

    Bravo Erion Veliaj, djali plot vizion dhe vullnet, nj vlere e padiskutueshme e Skuadres se Rilindjes, bravoooo per punen e palodhur qe po ben me emigrantet shqiptare ne qreqi per ti bere edhe ata pje se trocesit te votimit, per ti bere dhe ata pjese te Rilindjes, pjese te festes tone te perbashket.

    Reply to this comment
  7. bleri June 19, 13:41

    sigurisht qe do jete spektakolare.kjo dt pra 23-shi do te shenoje mbylljen perfundimtare ne komunizmit dhe nisjen e nje etape gjigande prane shqiperise europiane por kjo do te arrihet vetem me njerez si ju me njerez si Rama dhe me gjithe skuadren e rilindjes.Fitorja eshte me ju.

    Reply to this comment
  8. sonila June 19, 13:43

    sot e keni ju rradhen per te fituar.fitorja eshte shume afer.i gjithe populli do te festoje me ju sepse jemi te vetmit me te cilet duam te ecim perpara.Rilindja eshte e jona rilindja eshte e vetmja rruge e drejte per te cilen po luftojme sot.

    Reply to this comment
    • artida June 19, 14:47

      njerezit jane te lodhur nga qeverisja e berishes.shumica jane per rilindje.boll me,u lodhen duke degjuar budallalliqet dhe premtimet e kota te ketij njeriu qe coi nje vend te tere drejt deshtimit.skuadra e rilindjes po punon fort shume fort e populli po tregon mbeshtetje te pamase per ju dhe fitorja do te vij shume shpejt.

      Reply to this comment
  9. valbona June 19, 13:47

    berisha e shkatarroi popullin e beri te besoje tek ai kriminel duke perdorur lavazhin e trurit.ai i nxit njerezit te bejne gjera qe nuk duhen bere.ai i ke bere ata te rreshkasin ashtu sic ka rreshkitur dhe ai vete.prandaj kemi shume po shume nevoje per rilindje sot.kemi nevoje per demokraci kemi nevoje per te qene me mire dhe ju do te na e realizoni kete me se miri.

    Reply to this comment
    • luci June 19, 14:51

      duhet ti tregojme berishes kete here qe nuk merret pushteti me dhune dhe kete mund tja tregojme vetem npr votes qe ne do ti japim skuadres se rilindjes.nuk jetojme ne kohen e shpellave qe berisha te bje sic i do qejfi.nuk duam me tmerre me sy se boll kmei pare.ajo qe duam sot e mot eshte thjesht RILINDJE

      Reply to this comment
  10. erida June 19, 14:04

    Kete 23 qershor do te votojme per Ramen..Boll me vuajtje,boll me me njerez qe as qe duan tja dine per shqiperine.nuk kemi me nevoje per berishen.sot duam rilindjen.kaq.

    Reply to this comment
  11. drilona June 19, 14:06

    te gjithe per rilindje kete 23 qershor.ne duam ramen dhe vetem ramen ne pushtet e vetem me te do te ecim perpara e do te bejme me te miren per kombin shqiptar.jemi me ty zoti erjon.jemi me ty zoti rama e me skuadren e rilindjes.ju jeni e ardhmja jone e te vetmit qe mund te na nxjerrin nga mjerimi.

    Reply to this comment
  12. bedriu June 19, 14:07

    berishes qe i ka hyre frika,berisha e di qe do te humbi kete 23 qershor sepse skuadra e rilindjes eshte bere me e madhe sesa kurre ndonjehere.i gjithe populli ka ngjyre rilindjeje i gjithe populli mban arome rilindjeje.

    Reply to this comment
  13. fulgeri June 19, 14:09

    ky vilajet qyrku ishte nje nga shkaktaret e humbjes se ps..nen urdhrat e edi rames ai nxiu imazhin e socialisteve..sot kerkon votat tuaja..ky eshte nje turp..eshte nje person qe imiton deri ne detaj lul bashen..

    Reply to this comment
    • ramona June 19, 14:53

      te gjithe jemi me ju te gjithe te bashkur duhet te qendrojme kete 23 qershor,te bashkuar do te arrijme aty ku duhet do te ecim perpara.bashkohemi sot e me 23 e kurdohere vetem me ty vetem e vetem qe pas ketij 23 qershori te mund te marrim fryme lirisht e te mund te jetojme si njerez se boll e pame veten e te tjeret ne rolin e kafshes.Rilindja eshte ajo qe do te na beje te jemi te tille.#RILINDJE

      Reply to this comment
  14. ersi June 19, 14:11

    berisha na e kalbi kete vend kshuqe kete 23 qershor nuk ja jep njeri me voten ketij ndyresire qe diti vetem te shkatarronte gjithcka qe prekte me dore.sot ne duam qe te jetojme si njerez te kemi dhe ne ta shohim me sy europen qe nuk arritem ta shihnim dot kurre.duam edhe ne te jemi si gjithe vendet e tjera.eshte 2013 dreqi ta haje.nqs nuk i bejme sot te gjitha keto kur do ti bejme kur te vdesim ? uroj me shpirt qe rilindja te shperblehet me fitore kete 23 qershor!

    Reply to this comment
  15. DANJA June 19, 14:14

    Shqiptare pergatituni sepse per 4 dite fillon festa e fitores se partise Socialiste…edhe 4 dite na ndajne nga clirimi i shqiperis, nga ndalja e rrenimit te vendit…edhe 4 dite na ndajne nga Rilindja e Shqiperis.

    Reply to this comment
  16. borana June 19, 14:16

    populli ja dha pushtetin berishes ne mirbesim para 8 vjetesh e ai e shkatarroi ate me duart e tij.cta duam me ne kete njeri qe nuk ishte i afte te bente asgje ? cta duam ne nje njeri qe nuk i ka trute ne rregull e flet vetem budallalliqe ? rilindja eshte ajo qe na duhet e shume shpejt kjo enderr do te behet realitet.

    Reply to this comment
  17. areda June 19, 14:18

    duam me te miren per veten tone per femijet tane per vendin tone ne teres e ajo qe na ofon sot berisha nuk eshte me e mira per ne.shume prej nesh afrohen me bindjet e se majtes qe po ti krahasosh jane me te vertete me demokrate sesa e djathat prandaj me 23 qershor vota jone shkon per ju.

    Reply to this comment
  18. Mark.uk June 19, 15:04

    Duket derisa mundoheni ta nxierrni nga bataku qe eshte zhytur Veliaj.Kur ishte te Mjaft dekleronte se nuk do futem kurr ne politik,pra mashtrimi I pare.Shperdoj parat qe dikush sponsorizoj per ket shoqate.Shpifi per shoqen e kryetarit te komunes Kavaj ,duke lajmeruar te gjitha ambasadat ne vendin tone,pastaj doli bllofe.Me 200 petrita nuk rilindet komunizmi qe PS trumbeton me forc.Dua te ju pyes cfar kuptoni me rilindje te ksaj partie qe ala ka gazeten zeri I popullit qe nga viti 1942.Penguen statusin per ne BE qe nga viti 1994 e vazhdim.Ishin kundra futjes ne NATO.U munduan te bllokojn vizat per ne Europe.Duhet te rinovohet kjo parti vetem emrin ka ndrruar tre here.ESHTE DEMOKRACI JU VOTONI PO POPULLI NUK JU SHKON MBRAPA.Shqiptart nuk I duan cibanet e kuq.Mbas dates 23 nuk do ju shofim te beni komente te tjera se na shpifet.

    Reply to this comment
  19. valeria June 19, 16:03

    bravo bravo bravo erion veliaj per mesazhet pozitive dh ekaq te qarta qe jep per te gjithe popullin shqipatr qe ti abshkohet rilidnjes per nje fitore t emadhe dhe thejsht spektakolare kjo eshte shume e rendesishme

    Reply to this comment
  20. ergi June 19, 16:04

    erion veliaj ky i ri kaq me velra dhe perfaqesues i shklqyer te rinjve me keto deklarata i ben te ndihen ata te perfaqesur denjesisht nga ky njeri qe popunon fort epr kete fitre te shklqyer t erilidnjes ne 23 qerhsor

    Reply to this comment
  21. armir June 19, 16:06

    cdo fitore ka shijene mire por kjo do jete me e bukru dhe me spektakolare per te vetmen gje se si ne 1992 do largohet nje diktator i thekur do largoeht nje njeri qe ne fakt nuk meriton te jete kryeminsitri i shqiperise sepse esht ei lig dhe gjakatar

    Reply to this comment
  22. ervin June 19, 16:07

    deklarata te tilla pozitive vetem s ae motivojne popullin opozitar vetem sa i motivojne shqipatret te punojne foert dhe keto dite sa kane mbetur per kauzen e amdhe te rilidnjes dhe ta mebshtesin fort ate em vote

    Reply to this comment
  23. albana June 19, 16:09

    entuziazmi i fitores ne keto zgjehdje duket kudo dhe kjo gje duhet vleresuar aprtia soiclaiste dh sepse ka futur fryemn e rildinejs kudo kjo e ben shqierpine praktiksiht te rilidnur ne nje pjese te saj s eka marre nje kulture politike moderne ku velreson nje parti mbi baze programi e oncepti

    Reply to this comment
  24. bertin June 19, 16:11

    te gjithe shqipatret tani e kane te qart biles dhe pozita qe keto zgjehdje i ak t e humbura q ekeot zgjehdje nuk i fiton dot pavarsisht se sa mudnohet te mashtroje popullin ndaj dhe opozita eshte kaq entuziaste se beson en kauzen e saj ajo dhe popullio

    Reply to this comment
  25. daniel June 19, 16:13

    partia socialsite ne teresi dhe opozita ka punuar fort per fitoren e ketyre zgjehjeve ndaj dhe entuziasmi eshte kaq i larte ndaj dhe fitorja u duket kaq prane kjo esht eshume shume e rendesishme dhe motivon popullin tend

    Reply to this comment
  26. festim June 19, 16:16

    prandaj ne 23 qerhsor te gjithe mbeshtesini edi ramen mbeshtesni partien scialsite mbeshtesni ket eparti qe po mendon dhe mudnohet te rilidn shqiperine dhe kjo esht eshuem e rendesishme epr fatet e shqiperse

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim