Përgjaken rrugët e vendit, policia thirrje: Hiqni celularët nga dora dhe ulni shpejtësinë

September 28, 2017 18:22

Përgjaken rrugët e vendit, policia thirrje: Hiqni celularët nga dora dhe ulni shpejtësinë

Të paktën 3 aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur ditën e sotme në rrugët e vendit.

Aksidente të ndodhura edhe nga kushtet e rënduara atmosferike por edhe nga shkelja e rregullave të qarkullimit çoi në fatalitet këto raste.

Drejtoria e Policisë me anë të një publikimi në faqen zyrtare ka kërkuar që qytetarët të jenë më të kujdesem, të ecin në shpejtësitë e lejuara dhe të heqin dorë nga përdorimi i celularëve.

Njoftimi i policisë:

Drejtuesve të mjeteve:

Drejtoria e Policisë Rrugore iu kerkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.

Në orët në vazhdim si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirrave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve.

Paraprakisht Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të perfshire në keto aksidente dhe sidomos shpejtesinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.

Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e Policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve.

22007295_2039599332993094_5066117792480717594_n22008069_2039599302993097_4660360035505253110_n

22046146_2039599372993090_7793769664531585678_n

 

September 28, 2017 18:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*