Përgjaket aksi Lezhë-Milot, vdes në aksident drejtuesi i motorit
Nga Arkiva
Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë.
Mjeti me drejtues shtetasin J.M., ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento