Përgjaket dita e Ashurës, gati 31 të vdekur në qytetin e shenjtë të Qerbelasë

September 10, 2019 22:26

Përgjaket dita e Ashurës, gati 31 të vdekur në qytetin e shenjtë të Qerbelasë

Të paktën 31 njerëz vdiqën, dhe 100 të tjerë u plagosën, gjatë ritualeve fetare myslimane shiite të Festës së Ashurës në qytetin e shenjtë jugor të Irakut, Qerbela.

Numri i vdekjeve, të cilin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në Irak, pritet të rritet, pasi disa persona janë në gjendje kritike.

Ministria nuk bëri të ditur se si ndodhi ngjarja, por një zyrtar i tha agjencisë Reuters se incidenti ndodhi gjatë ikjes në rrëmujë në hyrje të një ndërtese.

Pelegrinazhi vjetor, që shënon vdekjen e Huseinit, nipit të profetit Muhamed, në betejën e vitit 680-të, tërheq qindra mijëra myslimanë shiitë, nga e gjithë bota në Qerbela.

Vdekja e Huseinit në një betejë në Qerbela mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjes midis myslimanëve shiitë dhe sunitë.

 

l.h/ dita

September 10, 2019 22:26
Komento

3 Komente

  1. Arben September 11, 06:39

    Ndryshimi Suni-Shiite eshte

    Suni ndjekin librin e shenjte

    Shiite I japin shume rendesi udheheqesve “te shenjte”

    Reply to this comment
  2. Hashurren September 11, 11:49

    Muta jane te dy sunit dhe shit ne amglisht shit. Do te thote mut

    Reply to this comment
  3. Vasili September 11, 16:47

    Edhe shiti(muti)meta,kendej vazhdon te gjakoset keq,dhe te kete hemoragji,nga brenda,se nga jashte ´´social´´-komunistet te hane mune.
    Ata vazhdojne te gjakosin dhe te denojne vetem te vetet,me akuzat e kriminelave te llojit sali, vrases, hajdut dhe antikombetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*