Përgjegjësia e Votës

Mehdi SHEHU / Përparim ZAIMI June 10, 2013 23:54

Përgjegjësia e Votës

Te mos ankohemi neser, ne se “shesim” voten sot – Meditim duke lexuar librin ”Eja me mua” te Roberto Savianos)

Nuk kemi cfare te bejme, Shqiperia nuk ndryshon, nuk kemi shtet degjojme kudo neper Shqiperi. Kjo menyre te menduari eshte fatalitet, dorezim dhe kapitullim ndaj kesaj situate te padesheruar te shtetit shqiptar.  Do te thote gjunjezim perballe shtetit “te gjithpushtetshem”, qe i ben “gjemen” cdo qytetari qe nuk i nenshtrohet shtetit. Perse qytetaret shqiptare thone se nuk kemi shtet ? Sepse Shqiperi parimet demokratike po kthehen vetem propagande, larg zbatimit real ne jeten e shqiptarit. Me te drejte shqiptaret ankohen per moszbatimin e standarteve demokratike te zgjedhjeve; per shtrirjen e frikshme te korrupsionit, ne te gjitha strukturat e shtetit; per mosndeshkimin e politikaneve dhe te punonjesve te korruptuar te administrates publike; per mosfunksionimin e drejtesise per shkak te ndikimit politik dhe korrupsionit; per militantizmin dhe nepotizmin ne administraten publike; per shtrenjtimin e vazhdueshem te kostos se jeteses te familjeve te tyre; per moszgjidhjen e ceshtjes se pronave; etj. Shfajesimi nga qytetaret se nuk kane “fuqi” apo “mundesi” per te permiresuar kete shtet nuk qendron. Cdo qytetar i ketij vendi nuk mund te shmange pergjegjesine individuale per kete gjendje te shtetit shqiptar. Shtrohet pyetja : a kemi fuqi ne, qytetaret e Shqiperise, te japin kontributin e duhur per permiresimin e shtetit ligjor shqiptar? Sigurisht qe po. Por, si?

 Te votojme me vullnet te lire. Vota e lire eshte demokracia qe kerkojme

 Deputetet, qe do te dalin nga zgjedhjet mbas 23 Qershorit, ne parlament do te jene perfaqesuesit tane, te popullit. Mirefunksionimi i parlamentit te ardhshem, do te thote perfaqesim dinjitoz i popullit, pikerisht ku hartohen dhe miratohen ligjet dhe ku kontrollohet edhe puna e Qeverise se ardhshme.

Jemi deshmitare se ne vitet e tranzicionit, ne Shqiperi politikanet dhe pushtetaret e korruptuar u pasuruan padrejtesisht, ne kurriz te popullit. Korrupsioni dhe krimet e natyrave te ndryshme, u bene te zakonshme ne jeten e pushtetareve shqiptare. Asnje pushtetar me pergjegjesi te larte shteterore nuk eshte ndeshkuar deri me sot. Pra, papergjegjshmeria e politikaneve, e pushtetareve dhe qeverisja e tyre i kalon kufijt e arsyes njerezore dhe te durimit popullor. Sot, pjesa dermuese e popullit shqiptar jeton ne kufijte e varferise, nderkohe qe vetem pushtetaret e korruptuar pasurohen vazhdimisht, pa brejtje te ndergjegjes per abuzimet e tyre me pushtetin dhe popullin. Qeeveria e korruptuar e deritanishme ka arritur deri aty sa kane shitur abuzivisht prona publike dhe pjese te territorit te Shqiperise. Eshte arritur deri aty sa ne parlamentin shqiptar jane marre vendime edhe antikombetare.

Politikanet dhe pushtetaret e pangopur, te korruptuar, te papergjegjeshem ndaj popullit dhe Atdheut, jane kanceri i shoqerise shqiptare. Ky kancer duhet “operuar” sa me shpejt nga Qeveria e ardhshme pas 23 Qershorit. Por, vota jone e lire, me vullnet te lire, do te zgjedhe deputetet e ardhshem mbas 23 Qershorit. Vota jone e lire duhet te perzgjedhe deputetet me te pergjegjshem, me te pergatitur dhe me te afte, me integritet publik, te pakorruptuar, figurat me te pastra morale, patriote te vertete qe e duan Shqiperine dhe popullin shqiptar, te gatshem te sakrifikojne edhe interesat e ngushta ne dobi te interesit te te gjithe shqiptareve dhe ne dobi te zhvillimit te demokracise ne vendin tone.

Por, abuzimi me pushtetin fillon qe ne fushaten zgjedhore. Te korruptuarit kerkojne te deformojne voten, sepse vota e lire nuk u jep mandat pushteti. Shembujt nuk mungojne. Pushtetaret e korruptuar duna me cdo kusht qe ne te mos votojme te lire. Ne gazeten “DITA” te dates 29 Maj 2013, ne faqen 4, lexojme nje leter te nje arsimtareje (anonime) qe shpreh friken e saj te pushimit nga puna per shkak te pikpamjeve te saj politike, sigurisht jo te pelqyeshme nga maxhoranca politike aktuale. Po ne gazeten “DITA” te dates 22 Maj 2013, ne faqen 10, lexojme se socialistet e Durresit kane denoncuar nje formular ku u kerkohet punonjesve te administrates te japin te dhenat e kartes se tyre te identitetit dhe te deklarojne voten per mandatin e trete te pushtetit aktual. Me tej citohet qe ky “urdher” permban edhe nje kerkese te dyte, qe cdo punonjes i administrates duhet te dorezoje edhe nje liste me 15 emra me banim ne Durres, te cilet te votojne per PD. Perse punonjesit e administrates duhet te bejne keto veprime “te imponuara” ? Ku mbeshtetet ligjerisht ky “urdher nenrogoz” politik nga pushtetaret e sotem? Si reagojne pushtetaret aktuale ndaj ketyre denoncimeve ? Pa medyshje duket se keto simptoma tregojne qarte se pushtetaret e korruptuar per pergatisin trafikimin e votave dhe ky eshte rrezik i madh per demokracine ne Shqiperi.

Deformimi i votes se lire eshte veper e denueshme, mirefillti kriminale. Votimet e manipuluara, votat e shitura, te vjedhura dhe te trafikuara, sjellin ne pushtet pushtetare qe nuk perfaqesojne popullin. Per 4 vitet ne vijim pas zgjedhjeve, pasojat e qeverisjes te “mandatuar” me vota te shitura, te vjedhura dhe te trafikuara, do te jene te renda. As me shume, as me pak, do te jene po ato fenomene qe pame gjate ketyre 4 viteve te fundit te qeverisjes, me e dobeta mbas viteve ‘90. Kjo qeveri prodhoi korrupsion te papare, varferim ekonomik dhe shpirteror te vazhdueshem te qytetareve, mosrespektim te drejtave te tyre. Kjo qeveri tregoi se qytetaret e ketij vendi mund edhe te vriten, ne se ata protestojne kunder saj, si me 21 Janar.

Prandaj, votimi i lirenga cdo individ, sipas bindjeve te tij politike, do ta shpetoje demokracine dhe shtetin shqiptar, sepse ne kete rast perfaqesimi i popullit do te jete me real, me dinjitoz me deputetet qe do te zgjedhim me vote te lire.Cdo votues shqiptar, perpara se te shkoje ne kutine e votimit, duhet te vleresoje se vota e tij, e pashitur, e patrafikuar politikisht, perfaqeson pushtetin e tij individual politik. Votat e lira dhe te ndershme, grumbullon ne kutine e votimit “vullnetet e lira politike” te votuesve. Teresia e votave te lira ne kutine e votimit, shpreh perfaqesimin politik te shumices. Askush nuk mund te kundershtoje kete perfaqesim qe rezulton nga votimi i lire dhe i ndershem, i pelqen ose jo. Eshte vullneti i shumices. Dhe kjo shumice do te jete edhe qeverisja e jone e ardhshme. Qeveria e maxhorances, e dale nga votimi yne i lire dhe i ndershem, ka detyrim te perfaqesoje vullnetin e votuesve te saj, te coje me tej demokracine, shtetin e te drejtes ne Shqiperi. Kete duhet te bejmeme 23 Qershor, te votojme te lire, te mos shesim, te mos trafikojme voten. Vota e lire eshte guri themeltar i demokracise.  Me voten e lire do te ndertohet demokracia funksionale dhe shteti ligjor ne Shqiperi, ate qe kemi enderruar qe ne vitet ‘90. Po nuk u arrit ky standart votimi, asgje pozitive nuk do te shpresohet.

 Vota e shitur eshte manipulim “mafioz” i pushtetit politik

 Ne kete fushate zgjedhore, si asnje here tjeter, me keqardhje, degjojme se kane “mbire” kudo marifetcinj, trafikante, dhunues, bleres te votave. “Te blihen sa me shume vota” eshte “urdheri”. Vota, sa me shume, me cdo menyre. Sa me shume trafikante te tille te kemi rreth e rrotull, aq me i korruptuar do te jete pushteti i ardhshem 4 vjecar.

Sigurisht, i kuptojme familjet e varfra shqiptare per poziten e tyre te veshtire ekonomike, sepse ne jemi pjese e tyre, kemi te njejtat halle, i perkasim  pjeses qytetare te popullit. Por, deklarojme se shitja e votes, ne kembim te parave, eshte veprim shume demprures, ne rradhe te pare per individin qe “shet” voten, pastaj per demokracine shqiptare. Shitja e votes eshte zhvleftesim i demokracise. Ata qytetare qe shesin voten e tyre, me dashje apo pa dashje, jane bashkefajtore per ate qe thuhet se “nuk ka shtet”. Pushtetari “bleres” i votes se lire, i cili neser do te jete ne pushtet per 4 vjet, do t’i marre shumefish leket qe pagoi. Keta pushtetare te korruptuar, paguajne sot per blerjen e votes. Por neser, kur qytetari te trokase ne dyert e tyre per te kerkuar nje vend pune per vete apo per femijet, do te ndeshet me pafytyresine dhe grykesine e ketyre pushtetareve, qe do t’i kerkojne qytetarit miliona leke per nje vend pune, ashtu sic kane vepruar deri tani.  Realiteti qe kemi perjetuar keto 8 vjet nuk ka nevoje per komente e fjale.

Te aresyetojme. Kujt ia shesim voten per aq pak para, politikaneve te korruptuar? Sa i zgjidhin problemet ekonomike dhe hallet e qytetarit te varfer ato para qe marrin ne kembim te shitjes se votes? Per sa kohe? Ne se qytetari hallexhi shet voten, jo vetem nuk zgjidh asgje ekonomikisht, por perdhunon edhe ndergjegjen politike te tij. Per kete aresye, na shkoi ne mend te rilexojme kapitullin e 8-te, ”Demokracia e shitur dhe vapori i kushtetutes” (faqet 136 – 138) te librit ”Eja me mua” te Roberto Savianos. Ne keto faqe te ketij libri, Roberto Saviano tregon se ne vitin 2009, ne Jug te Italise, u blene dhe u trafikuan votat e popullit te thjeshte italian, te rraskapitur ekonomikisht, pikerisht ne rajonet ku mafia ”sundon” me dhunen psikologjike dhe me pushtetin e parase se paligjshme. Kete mafia italiane e beri ne marreveshje paraprake me politikanet italiane, te korruptuar qe kandiduan dhe kerkuan te dalin “fitues” nga votimi me vota te trafikuara. Por, pas votimit cfare ndodhi? Politikanet italiane qe “fituan” zgjedhjet, me ndihmen e votave te ”blera” nga klanet mafioze, kishin “detyrimin” te kompensojne ”kontributin” mbeshtetes te mafias, gjate qeverisjes se tyre 4 vjecare pas zgjedhjeve. Nje nga menyrat e kompensimit qe ofrojne keta politikane te korruptuar, “te blere” me para te pista dhe kriminale, jane ”shitja” e tenderave per punimet publike ne Itali, pikerisht klaneve mafioze qe i mbeshteten keta politikane “per te fituar” pushtetin 4 vjecar. Dihet, punet publike financohen me fondet publike, pra me taksat qe paguan populli. Keshtu, klanet mafioze, si “investitore” per “blerjen” e votave, rimarrin parate e tyre, tashme shumefish. Kete tregon Roberto Saviano ne librin e tij ”Eja me mua”.

Te kthehemi ne Shqiperi, pikerisht per zgjedhjet e 23 Qershorit. Shtetasit shqiptare qe mund te shesin voten e tyre ne kembim te parave apo premtimeve mashtruese, te castit, te politikaneve te korruptuar, shprehin hapur papergjegjshmeri per te ardhmen e tyre, te familjeve te tyre, si dhe per shtetin shqiptar qe do t’i drejtoje per 4 vjet. Kjo do te thote, individualisht apo familjarisht, te mos marresh pjese ne betejen politike per permiresimin e te ardhmes 4 vjecare te shtetit ligjor shqiptar. Pra, te “shesesh” voten, do te thote t’i japesh pushtet pakufi dhe te korruptuar pushtetit 4 vjecar qe te ka blere. Pra, thirrja jone qytetare eshte : mos e shit voten o votues shqiptar, sepse humbet shume ti si individ, por edhe demokracia shqiptare.

Ne librin e tij ”Eja me mua”, Roberto Saviano per shitjen e votes ne Italine e Jugut, atje ku pushteti i mafias eshte mjaftueshem i pranishem, thote (f. 136) ”Ky eshte indiferentizmi, kjo do te thote te mos marresh pjese. Por te mos marresh pjese, … , do te thote t’ua dorezosh Vendin pushteteve qe dine ta organizojne dhe ta administrojne miratimin dhe qe te rrembejne gjithcka. Ta quash Shtetin dicka tjeter jashte nesh do te thote te humbasesh mundesine e se drejtes. Shteti nuk eshte dicka tjeter jashte nesh, Shteti jemi ne vete.” Pra, shitja e votes  nga shtetasi hallexhi dhe i pafuqishem ekonomikisht, sjell edhe shitjen e dinjitetit dhe te drejtave te tij ndaj pushtetit te te korruptuarve qe do te qeverisin per 4 vjet. Nga shitja e votes, qytetari nuk fiton asgje, vecse humbet, madje shume. Shitja e votes, te ben me shume hallexhi se c’je.

 Perse politikanet e korruptuar kerkojne te  “blejne”  votat e qytetareve

 Pushtetit te korruptuar i intereson shtetasi “i blere”, i ndrydhur, i frikesuar, i shtypur nga hallet dhe problemet e jetes se perditshme. Historia e votes se “blere” nuk mbyllet me perfundimin e zgjedhjeve. Asnje politikan apo sekser i tij nuk te jep para pa blere edhe heshtjen tende ne te ardhmen, pas zgjedhjeve. Premtimet e politikaneve kur te blejne voten, jane momentale, aspak serioze. Nuk do te behen realitet ne te ardhmen. Perse? Sepse politikanet e korruptuar nuk do te ndjejne detyrim per voten e blere. Pushteti i korruptuar nuk ndjen detyrim per shtetasit qe i shiten votat. Te kemi paguar, do te te thote thone. Kjo do te thote qe shtetasi qe shiti voten te mos kerkoje mbajtjen e premtimeve te pushtetareve gjate fushates zgjedhore. Ne shpirtin dhe mendjen e pushtetarit fitues me “vota te blera dhe te trafikuara” do te zhvillohet ndjenja e abuzimit me shtetin nepermjet pushtetit te tij. Ne fund te fundit, pushtetari, nepermjet korrupsionit, do t’i rimarre shumefish parate qe shpenzoi gjate fushates elektorale. Ai do te abuzoje me pushtetin. Pushtetari i korruptuar fillon te degjeneroje moralisht, humbet pergjegjesine e tij per detyren dhe te drejtat e qytetareve. Ai do te guxoje t’i shkele edhe ligjet, pa i hyre ”gjemb ne kembe”, sic po ndodh rendom edhe sot. Keshtu, pushteti i korruptuar vepron me dore te lire, pa frike, pa meshire per hallet e popullit. Pushteti me vota “te blera” apo te vjedhura, gjate 4 viteve te pushtetit do te “bleje” gjithcka, edhe median, edhe drejtesine, edhe…. Moto e pushtetit te korruptuar eshte te mos mbese asgje pa u “blere” dhe pa u  kontrolluar. Kjo do te jete “fytyra” e pushtetit te dale me vota “te blera”. Po “fytyra” e votuesin qe shiti voten e tij, si do te jete ? Qyqari do te zhytet gjithnje e me thelle ne hallet e jetes gjate 4 viteve te pushtetit me vota “te blera” mbas zgjedhjeve. Ketyre shtetasve nuk i takon me te ankohen ndaj pushtetit qe i mashtroi. Duke shit voten e tij, qytetari humbet kurajon civile, ndrydhet, ka frike te luftoje per te drejtat e tij, sepse duke shiti voten e tij, i hapi rrugen pushtetit abuziv, te korruptuar. Sigurisht, ”bleresi” i votave, pushtetari i korruptuar, do te ndjehet me i fuqishem. Varferimi behet i tejskajshem, polarizimi financiar i shoqerise arrin nivele te papranueshme dhe demokracia kthehet vetem ne sllogan, ne propagande. Pra, shkurt, or shtetas i Shqiperise, ne se shet sot voten tende, neser nuk do te kesh as ku te ankohesh, as ku te shprehesh. Do te perfundosh ne perpjekjen e perditeshme per mbijetese. Shteti i korruptuar i mbyll te gjitha shtigjet per te drejtat e tij. Ky pushtet do te detyroje te paguash per cdo hall qe do te kesh, pra do te paguash pushtetarin qe te bleu.

Pra, do te jete me mire te votojme me vullnet te lire dhe neser te kemi kurajon te shprehemi hapur, publikisht per hallet tona apo te nenqeshim me ironi kur te shohim mosmbajtjen e premtimeve boshe te pushtetit kur na “bleu” voten?” Thirrja jone eshte te votojme te lire, me vullnet te lire, me pergjegjesine e duhur. Keshtu, demokracia dhe shteti ligjor ne Shqiperi do te funksionojne shume me mire. Njekohesisht, edhe ne qytetaret do te ndjehemi shume me më mirë.

Pjesmarrja masive ne votime do te ule ndjeshem efektin e trafikimit te votes

 Eshte shume e rendesishme te kuptohet thirrja ”Merr pjese ne votim dhe voto sipas vullnetit tend te lire politik. Do te jete shume me mire”. 23 Qershori eshte momenti historik qe populli shqiptar te ndryshoje rrjedhen e zhvillimeve demokratike ne Shqiperi, drejt vendosjes se shtetit ligjor. Qeverisja e ketij vendi nuk duhet te jete privilegj i disa personaliteteve, por t’i sherbeje demokracise se popullit. Per te arritur kete, duhet masivisht te marrim pjese ne votime. Sa me shume vota, aq me shume do te ndeshkohen politikanet dhe pushtetaret e korruptuar e tanishem, te cdo niveli qofshin.

Sondazhet tregojne se pjesmarrja ne votime ne Shqiperi eshte  jo e kenaqshme. Po perse nje pjese e votuesve nuk votojne? Nje nga aresyet eshte se keta votues nuk besojne se zgjedhjet ne Shqiperi jane te lira, te drejta, gjykuar nga zgjedhjet parardhese. Ata mendojne me te drejte se vota e tyre nuk respektohet, trafikohet. Por, theksojme se me 23 Qershor indiferentizmi dhe sjellja prej sehirxhiu nuk sjellin asgje pozitive. Me 23 Qershor kerkohet te votojme sa me masivisht, sepse ndryshe ndihmohet pushteti ekzistues i korruptuar. Votimet kete 23 Qershor kane rol historik per te ardhmen e Shqiperise, te Atdheut tone. Shqiptaret duhet te rilindin Shqiperine dhe veten e tyre. Votimi masiv zhvlefteson blerjen dhe trafikimin e votave, nxjerr ne pah te verteten e perzgjedhjes politike te popullit, te sovranit. Ne se votojme masivisht me 23 Qershor, do te minimizojme ndikimin e votave militante, sic kemi lejuar deri me sot. Me 23 Qershor shoqeria civile shqiptare duhet te thote fjalen e saj me force dhe vendosmeri, te marre pjese masivisht ne votime, per te ndryshuar Shqiperine, per te bere me te mire e me te begateshme jeten e cdo shqiptari. Ne Shqiperi duhet te triumfoje demokracia e vertete dhe shteti ligjor, si garanci per te drejtat e cdo qytetari te Republikes se Shqiperise.

Shqiptaret jane inteligjente, punetore, me te drejte kerkojne te ardhme me te mire. Mendimi qe perhapin se shqiptaret nuk mund te bejne shtet, eshte jo vetem antishqiptare, dashakeqe, por edhe fyese per popullin tone. Bazuar ne fakte, historikisht shqiptaret kane treguar se jane te afte te formojne dhe te drejtojne mbreteri dhe perandori te medha, shtete moderne te medhenj dhe te vegjel. Kemi kulture te lashte dhe histori te lavdishme. Kemi edhe pervoje  shtetformuese. Perse te mos jemi te sukseshem edhe per Rilindjen e pushtetit tone ligjor dhe demokratik ?Ne shqiptaret meritojme qeverisje me te mire, jete me te mire se sa ajo deri me sot. Kete mundesi e kemi vete ne dore, me 23 Qershor. Te votojme me vullnet te lire, aty fillon Rilindja e Shqiperise.

 

* Dr. Inxh. Mehdi SHEHU  është Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale  në Universitetin“Aleksander Moisiu” Durrës.  Perparim ZAIMI është studiues

Mehdi SHEHU / Përparim ZAIMI June 10, 2013 23:54
Komento

4 Komente

  1. Gramoz June 11, 20:05

    profesor i nderuar nuk i heq asnje presje mendimit tuaj ,sepse nuk e kam ate lluks qe te ve ne dyshim mendimin tuajj ,po nje pyetje mund ta bej ;;a e kini bere kete diskutim edhe me studentet tuaj ,.kohe me pare kam degjuar nje zonjushe te nderuar ,qe thoshte se;ne fakultetin e drejtesise ku ajo kishte studiuar ,per drejtesi ajo trgonte se studentet shpreheshin;;sate fillojme pune dhe do behemi te pasur ,,kjo eshte dritheruse profesor..si mund te behet i pasur nje punonjes drejtesije kaq lehte..mentalitete te tilla jane te rezikeshme dhe te pa pranushme ne demokraci..vegjelia nuk mundet te beje asgje pa pasur nje promotor ,ju ini ata qe duhet te ngrini zerin e qe ne te tjeret tu ndjekim ju ..profesor me mire se ju nuk e di askush se sa jane perfolur universitetet private..pa dyshim nuk jahe te gjithe por te ngresh ne cdo qytet universitetkjo nuk eshte normale.ku do punesohen gjith kjo armate aka treg qe ketyre tu sigurosh pune ..mangesite dhe gjynahet e kesaj qeverie dritheruse dhe ju si intelektuale nuk reagoni fare.njerezit jo te gjithe ju njohin ju me te shkruar po te mblidheni te gjithe e te protstoni ne medien vizive ..ju idegjoni sharlatanet politikane qeciren si te cmendur dhe nuk del nje intelektual ta mbertheje me shpatulla pas muri…pse nuk reagoni ju si intelektual per ata njeres te pa pergjegjeshem mbushin cantat me para dhe mashtrojne fukarenjte me nje dore para ,eqe askush nuk e di ori gjinen e ketyre parave..sa njeres kercenohen me largim nga puna po nuk votojne per keta hajdute.,,,jo zoteri po nuk u bashkuat ju si ajka e vendit e ta vini ju per muri kete qeveri te pa pergjegjeshme ketu nuk ndryshon asgje faleminderit

    Reply to this comment
  2. Kuqeziu June 11, 21:43

    Mos e shisni voten o shqiptare. Shitja e votes eshte e njellojte me vetevrasjen. Kujtohu se kur e shet ja dhe atij qe neser do ta shfrytezoje ate vote kunder teje. Ja jep ti armen kunder vetes tende. Ta zeme se te dha 10 kg.sheqer dhe po kaq miell,vaj,oriz, makarona etj. Sa do shkosh ti me ato. Ta zeme maksimumi 3 muaj,-po pastaj si ti kesh ngrene cdo besh? Asgje. Do te te rjepe saliu per kater vjet pa tre muaj!? E kupton kete apo jo. Nuk besoj o shqiptar te jesh kaq trap. Po zgjodhe trapllekun ne djall vafsh! Por do te na mbetesh borxh edhe ne shqiptareve te tjere sepse vota jote e shitur na le saline ne krye me ndihmen tende. Futja vetes po deshe por te pakten ne te tjereve mos na u fut ne borxh. Mos harro se kemi te drejte te ta kerkojme borxhin…?

    Reply to this comment
  3. Mark.uk June 12, 14:59

    O idioter a ka deputet te majt qe blejn vota.

    Reply to this comment
  4. Mark.uk June 12, 17:07

    Mos ma vini re c’fare komentoj ,sepse jom debil I lindur, plus nuk e di cfare them mbasi pi hashash,,,,,,,,,,,,,antiplumbi vetem ne lazarat e lejon hashashin keshtu u detyrova te vij ne UK,,,,,,,,ktu ka me bollek ,,,,,ka aq shume sa edhe japrakun e bojme me gjethe hashashi ,,,,,,,,,,,kohet e fundit me duket vetja edhe me inteligjent mbasi tymos,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*