Përgjigja ime e fundit për Stefanin

August 30, 2016 14:00

Përgjigja ime e fundit për Stefanin

Nga Muharrem Xhafa – Andrea Stefani ka botuar në “Dita”, më 18 gusht 2016, shkrimin e tij “Mashtrimi enverist me Luftën Nacionalçlirimtare”. Unë nuk do të kisha vijuar më tej polemikën, por shoh që Stefani synon t’i vërë bazë teorike asaj që thotë se në “Shqipëri nuk ka pasur e nuk është zhvilluar Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare, po një revolucion komunist”. Ndaj e ndjeva të nevojshme të them diçka.

Jo si zakonisht në shkrimet e tij, Stefani i referohet “Manifestit Komunist” të Marksit dhe Engelsit. Ai citon se në Manifest thuhet: “…komunistët akuzohen se gjoja duan të zhdukin atdheun, kombësinë. Punëtorët s’kanë atdhe. Nuk mund t’u heqësh atyre një gjë që nuk e kanë. Por meqenëse proletariati duhet, para së gjithash, të vendosë sundimin politik, të ngrihet në shkallën e një klase nacionale, të formohet si komb, ai vetë është akoma nacional, ndonëse aspak ashtu si e kupton atë borgjezia”.

Pra, rreket të kundërshtojë e të korrigjojë Marksin, duke komentuar se kjo tezë është “kontradiktore” dhe se “si mund të mos kesh atdhe dhe njëherazi të jesh nacional?!” Kjo, konkludon Stefani, “është themeli i internacionalizmit komunist”, sepse komunistët “nuk luftojnë për atdheun, por për revolucionin proletar botëror. Ata janë kombëtarë vetëm konvencionalisht, vetëm për sa kohë një gjë e tillë u shërben për të vendosur sundimin politik”.

Stefanit kësaj here i kanë “shpëtuar” çështje krejt të qarta. Marksi ka shkruar, thotë ai, që komunistët akuzohen se gjoja duan të zhdukin atdheun, kombësinë?! Pra, paska thënë “gjoja”, pra paska thënë “akuzohen” nga borgjezia, pra paska thënë se borgjezia ka tjetër kuptim nga komunistët për ato gjëra që thotë Marksi. Po përse Stefani i “fshin” dhe nuk thotë së cila është përmbajtja e këtyre tezave të Marksit?!

Si një ish-mësues i teorisë marksiste-leniniste, ai duhej të shpjegonte se qëndrimi i klasës punëtore dhe i komunistëve në çështjen nacionale, kombëtare, është i lidhur ngushtë me patriotizmin e internacionalizmin proletar dhe se, për sa kohë ekzistojnë dallimet kombëtare e shtetet e për sa kohë lëvizja komuniste e punëtore zhvillohet në kuadrin e çdo kombi e të çdo shteti, klasa punëtore e partia e saj nuk mund të jenë indiferentë ndaj çështjes së atdheut e të patriotizmit. Duhej të spiegonte se klasat e ndryshme shoqërorë gjatë LANÇ-it, në përputhje me pozitën e interesat e tyre, e shikonin atdheun me sy të ndryshëm dhe, në periudha e rrethana të ndryshme historike, mbajnë ndaj tij edhe qëndrime të ndryshme.

Mbase nuk i vjen mirë Stefanit, po komunistët, punëtorët, fshatarët, njerëzit e thjeshtë janë patriotë të vërtetë, e duan tokën amtare dhe luftojnë me të gjitha forcat për të mirën e tij, ndërsa urrejnë shtypjen e shfrytëzimin, padrejtësitë dhe injorancën, që u imponojnë popullit të vet klasat sunduese e regjimet antipopullore. Është një fshehje e qëllimshme të mos thuash që komunistët dhe klasa punëtore janë kundër mohimit nihilist të atdheut, të traditave, të kulturës e të krenarisë kombëtare, kundër nënshtrimit të vendit nga të huajt dhe se prandaj, edhe në kushtet e kapitalizmit, ato janë të gatshëm të vihen në ballë të luftës për lirinë e mbrojtjen e atdheut, kur popullit të vendit i kanoset ose rëndon mbi to shtypja kombëtare nga pushtuesit e huaj. Nuk ka përse të fshihet në këtë rast se klasa punëtore e partia e saj pararojë luftojnë jo për të mbrojtur sundimin e privilegjet e borgjezisë vendase, por për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e popullit. Duke qenë patriotë të atdheut të vet, klasa punëtore e komunistët janë njëherësh kundërshtarë të vendosur të nënshtrimit, poshtërimit e shtypjes, që borgjezia e vendit të tyre, gjoja në interesin “kombëtar”, u imponon ose përpiqet t’u imponojë popujve e kombeve të tjera.

  Liderët e komunistët shqiptarë, shkruan Stefani, “u hoqën si kombëtarë pikërisht që të arrinin sundimin politik…dhe këmbëngulën për rolin hegjemon të Partisë Komuniste në Luftën Nacionalçlirimtare…si një lojë kjo në funksion të sundimit mbi popullin dhe jo të lirisë së tij sikundër premtohej”?!

Po, a e çliruan partizanët shqiptarë të udhëhequr nga komunistët atdheun e vet realisht e fizikisht apo ishte ky një atdhe “imagjinar e konvencional”?

Në gazetën “Dita” është bërë e qartë me fakte historike të brendshme shqiptare, të Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, të humbësve kolaboracionistë të luftës e të vetë pushtuesve se Atdheu ynë është çliruar nga pushtuesit nazifashistë me luftë heroike prej partizanëve të udhëhequr nga komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën në krye. Nëse ka, jep fakte e argumente së partizanët e komunistët çlirimtarë nuk e çliruan realisht atdheun e vet fizik, po çliruan një “atdhe të paqenë” dhe e pushtuan atë! Gënje sa të duash, veç thuaj së në cilat arkiva a libra i ke marrë ato që “shet” në shkrime!

Një ithtar i bashkëpunëtorëve nazifashistë mund të thotë se ja, këtu, “fillon edhe mashtrimi historik, sepse ajo (LANÇ-i) nuk ishte një luftë çlirimtare e gërshetuar me revolucion komunist, por një revolucion komunist i maskuar me luftën për çlirim”. Një këlysh shpirtëror i pushtuesve mund ta quajë LANÇ-in “lojë në funksion të sundimit mbi popullin e jo të lirisë së tij sikundër premtohej”. Një analist, historian, politikan i aleatëve të mëdhenj antifashistë, një personalitet a udhëheqës të qeverive të atyre vendeve, vështirë ta këtë quajtur LANÇ-in “një lojë”?! Insistimi për të “bindur” botën se LANÇ kundër pushtuesve nazifashistë paskësh qenë “një revolucion komunist i maskuar me luftën për çlirim”, fsheh shumë gjëra. Mund të jetë i vetmi zë që flet kështu, se ballistët, me gjithë kundërshtimin e tyre, nuk del të kenë mbrojtur hapur këtë tezë! Njihet botërisht se në Shqipëri s’ka pasur as “revolucion komunist” dhe as “revolucion komunist të maskuar me luftën nacionalçlirimtare”, po ka pasur Luftë Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve italianë e gjermanë dhe kundër tradhtarëve, e cila mbeti deri në fund, hapur në sytë e opinionit antifashist botëror, një revolucion antiimperialist, demokratik. S’ka kurrfarë dinamikë të ngjarjeve të LANÇ-it, që të provojë gënjeshtrën e Stefanit. Që të gjitha ngjarjet themelore të LANÇ-it: të PKSH-së, të Frontit Nacionalçlirimtar, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të Pushtetit gjatë luftës, po edhe të Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë, kanë dëshmuar që në Shqipëri është zhvilluar luftë nacionalçlirimtare pa kurrfarë maskimi dhe jo një revolucion komunist ose një revolucion komunist i maskuar!

 Komunistët shqiptarë, thotë Stefani, e fshehën në fillim qëllimin e tyre dhe se ata “nuk folën hapur, që në krye të herës, për përmbysjen që planizonin të realizonin”! Po, a mund të gjejë Stefani një frazë për të argumentuar se ku, në cilin dokument, është fshehur qëllimi i komunistëve dhe se ata nuk paskëshin folur, që në krye të herës, për përmbysjen që planizonin të realizonin”?!

Ja, po i them të kundërtën për t’u treguar shqiptarëve së Stefani bie brenda me çfarë citon nga Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese të PKSH-së (madje edhe para themelimit) kur shkruan së në “Rezolucion..” ndër detyrat kryesore politike theksohet: “Të luftohet për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike, në një Shqipëri të lirë prej fashizmit”. A ka më qartë e më hapur se kaq? Çfarë fshehje ka këtu dhe ku qëndron ajo?! Në Rezolucionin e Mbledhjes Themeluese të PKSH-së, thotë Stefani, nuk flitet për revolucion komunist. Sigurisht që nuk flitet, se si do të flitej, kur ky revolucion, d.m.th revolucioni komunist nuk ekzistonte e as ekziston?

Njerëzve, si edhe më parë, u duhet thënë hapur se organizatat politike të klasave shfrytëzuese u shkatërruan nga Ushtria Nacionalçlirimtare vetëm sepse u vunë në shërbim të pushtuesve fashistë. Se ish-klasat sunduese, me qëndrimin e tyre të hapur antikombëtar dhe antipopullor humbën çdo të drejtë për të pasur pjesë në pushtetin politik gjatë luftës edhe pas çlirimit të Atdheut.

Stefani duhet lexuar më qetësi, se e maskon fort e me kujdes propagandën e tij profashiste! LANÇ-i nuk ndodhi, thotë ai, pse “klasat sunduese u bashkuan me pushtuesit”! E saktë kjo! Se populli i udhëhequr nga komunistët u ngrit në luftë kundër pushtuesve fashistë italianë e pastaj kundër pushtimit nazist gjerman, jo kundër klasave sunduese. LANÇ-u drejtua kundër klasave sunduese atëherë kur ato u bashkuan me pushtuesit nazifashistë e luftuan përkrah tyre kundër popullit, ushtrisë së tij çlirimtare.

Është “koshienca e saktë për këtë lidhje gjenetike të komunistëve me revolucionin, një nga arsyet që i shtyu disa nga nacionalistët, që, në një moment dobësie ekstreme, të bashkohen, si i mbyturi që kapët pas fijes së barit, deri edhe me pushtuesit nazifashistë për të shmangur revolucionin komunist”, shkruan Stefani.

Më pëlqen krahasimi i “nacionalistëve kolaboracionistë” me të mbyturin që kapët pas fijes së barit! Po nuk është e vërtetë që ishte një moment dobësie ekstreme ai që i bashkoi ballistët me pushtuesit e huaj kundër LANÇ-it! Këtë nuk e thonë as vetë ballistët, as vetë nazistët, as vetë kolaboracionistët e tjerë, as vetë misionet e vendeve aleate në Shqipëri, as qeveritë e SHBA e të Anglisë! Se kjo ishte një vazhdë tradhtie e hapur, një vazhdë bashkëpunimi të ngushtë e në shumë forma deri me armë kundër popullit e në krah të pushtuesve: dhe jo një “moment dobësie”!

 Janë botuar dhe më parë në disa organe të shtypit artikuj, të cilët kanë ngritur legjendën së LANÇ-i, që u udhëhoq nga komunistët shqiptarë s’ka synuar çlirimin e kombit, por vendosjen e komunizmit në Shqipëri e përralla të tjera me mbret! Dukë u përpjekur që të pengonin bashkimin e popullit në LANÇ, pushtuesit nazifashistë e regjimet kuislinge, thurnin po këtë legjendë, duke i paraqitur pjesëmarrësit partizanë në të, pa përjashtim e apriori, komunistë, se lufta e këtyre nuk ishte për interesat e kombit e se komunistët ishin agjentë të rusëve, jugosllavëve, grekëve. Kështu vepruan dhe organizatat politike kolaboracioniste të lidhura me pushtuesit, që përgjëroheshin me fjalë për nacionalizëm, por në të vërtetë e shitën atdheun te të huajt.

Stefani, i qartë se nuk ka revolucion komunist, në shërbim të ballistëve e të bashkëpunëtorëve të tjerë të pushtuesve, në mbështetje të nazifashistëve, që përpunuan e mbrojtën tezën e “revolucionit komunist”, që, me shkrimet e tij, u është shtrirë ndër këmbë, shpall së “revolucioni komunist nuk fillon në nëntor 1944, po qysh në ditën e parë të themelimit të PKSH-së, në nëntor 1941, madje edhe më parë me lëvizjen komuniste”. Ves i Stefanit kjo, të kapet pas gjërave të paqena!

Është e vërtetë ajo që thotë Stefani se “kush e ndan aktivitetin e Enverit në atë të luftës, që qenka i mirë dhe në atë tjetrin, pas Luftës, si diktator, që është i keq”, gabon dhe gabon rëndë, së Enver Hoxha është udhëheqësi i LANÇ-it dhe i Socializmit dhe ka bërë epokë për të dy periudhat!

Bëhet qesharak kur thotë së “Lenini ka qenë revizionuesi i parë i Marksit” dhe nuk thotë që ka qenë pasuruesi e zhvilluesi i parë i veprës së tij! Lenini kundër Marksit? Po ti e ke spieguar qindra herë se Lenini ishte një nxënës i Marksit e edhe një pasurues i veprës së tij gjigante marksiste dhe se nuk ka bërë asgjë kundër teorisë shkencore të Karl Marksit.

Karl Marksi mendonte se revolucioni socialist, proletar (quaje ti komunist) mund të ishte i mundur vetëm në vende më proletariat më të zhvilluar si, për shembull, Britania dhe jo në një vend të vetëm, po njëherësh në shumicën e vendeve të zhvilluara të marra së bashku! Dhe ishte e saktë! Po, a ke lexuar gjë nga Lenini të këtë thënë se kjo tezë e Marksit ishte e gabuar e që Marksi kishte gabuar me tezën e tij? A ke harruar se marksizëm-leninizmi nuk është një dogmë, po një shkencë, që zhvillohet e pasurohet në përputhje me ligjet e brendshme të saj. Fitorja e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, më 7 Nëntor 1917, në një vend të prapambetur si Rusia në krahasim me vende të tjera të zhvilluara si Anglia, Gjermania, Franca, SHBA, nuk rrëzon tezën e Marksit, po e pasuron atë!

Sa shoh, e trajton çështjen e masave popullore, të fshatarësisë e të tjera si çështje turmash e me shumë urrejtje dhe “harron” se asnjë revolucion nacionalçlirimtar a socialist nuk fiton pa aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë e masat e tjera të shtypura e të shfrytëzuara, që ti i fyen duke i quajtur lumpen e pa moral!

Punë për ty, po duhet të kesh përmasa e kualitete të tjera të analizosh çështjen e fitores dhe të humbjes të socializmit në Shqipëri! Ti u referohesh, po askujt nuk ia mbush mendjen me citatet e Fukajamës, Veberit etj. për të justifikuar tezat ballisto-naziste. Çdokush, pa qenë nevoja të jetë intelektual, e di se asnjë lloj revolucioni, për më tepër revolucioni socialist, nuk fiton, nëse s’ekzistojnë kushtet objektive e subjektive përkatëse. Kjo e shkreta “teori” kërkon njohje të thellë të përvojës botërorë të revolucioneve, të revolucioneve borgjeze në veçanti e për më tepër të revolucioneve proletare, socialiste. Përsëris se nuk ka revolucion komunist, po ka revolucion që udhëhiqet nga komunistët, i cili mund të jetë proletar, po edhe borgjez, që e udhëheqin komunistët, siç ishte revolucioni rus i shkurtit 1917, po që dështoi!

Po të mos ishte shndërruar në një borgjez, të vazhdonte të ishte një mësues i mirë i nxënësve e studentëve me mësimet e Enver Hoxhës, konsekuent i përvojës së socializmit sa qe gjallë Enveri, Stefani do të kish mundur të bënte përgjithësime me vlerë për fatet e revolucionit e të socializmit shqiptar.

Kur shkruan që “me eksperimente të tilla si dhënia e tokës fshatarit për ta lidhur politikisht me pushtetin dhe më pas, marrja e saj për ta “proletarizuar” në një marrëdhënie, që fshatari nuk e asimiloi, nuk thua gjë me rëndësi, po diçka të kritikuar, që e dinë të gjithë. Po kështu nuk sjell asgjë me rëndësi edhe kur thua se në vendin tonë mungonte edukata e punës që kalit kapitalizmi i zhvilluar, një e metë kjo që do të kishte pasoja fatalë në ecurinë e mëtejshme të gjërave e që nuk mund të kurohej më faktin që PKSH e ndryshoi emrin në Partia e Punës. Nëse nuk e di, po e themi se ndërrimi i emrit në Kongresin e Parë (nëntor 1948) nga PKSH në PPSH është bërë jo për këtë që thua ti, po, në radhë të parë, për shkak të prejardhjes së radhëve të Partisë, të përbërjes së saj!

Mbetur në pozitat e atij që “bluan” fjalë, e vjellë vrer, a mos mendon se meqë Enver Hoxha nuk rron më fizikisht, njerëzit do të duartrokasin ty pse thua që Enveri ishte “një element oriental, në thelb, por me kostum e luk europian, me etje të ekzagjeruara për pushtet..” dhe se Enverit i duhej të shpikte kushtet objektive të revolucionit për të bërë revolucionin?! Delir i madh të ka zënë, Stefan! Që nuk ke njohuritë e nevojshme për revolucionin, kjo kuptohet, po ty nuk të lejohet të bësh gafa si kjo, të thuash së Enver Hoxha “duhet ta bënte revolucionin dhe prandaj do t’i shpikte edhe kushtet objektive për të… duke fryrë apo ekzagjeruar rolin që mund të luante klasa punëtore në aleancë me fshatarësinë e varfër”. Se kushtet objektive të revolucionit nuk shpiken, as përgatiten me dhunë! Po kështu edhe aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë. Partia Komunistë ndihmon, ajo nuk sajon, nuk shpik kushte!

 Shkruan se “krijimi i një klase punëtore dhe nxjerrja e saj në ballë të fshatarësisë ka qenë përherë preokupim i Hoxhës dhe shokëve të tij”.

Kjo është e vërtetë, madje një problem jo i vogël. Po kështu flet drejtë se pa klasën punëtore në ballë nuk mund të kishim diktaturë të proletariatit. Po nuk kuptoj përse shpërthen kundër klasës punëtore shqiptare, se ajo “u krijua me shpejtësi si në inkubator në fabrika të ngritura kryesisht me ndihmë ruse e më pas edhe kinezët”, po që kjo nuk mundi të shkëputej nga psikologjia e fshatit prej nga vinte, për të punuar sa më pak dhe për të marrë sa më shumë”, se ajo ishte një klasë jo punëtore, përtace, pa moral! Keq, zotëri! Po kush e ndërtoi, e transformoi, e zbukuroi këtë vend? Po si e pse ky ballist nuk përmend asnjë arritje të pranuar botërisht të atij sistemi, që i kanë pranuar edhe të huajt?! Komunisti i konvertuar në antikomunist gëzohej ndërsa shihte pas vrimës së çelësit të shtëpisë falangat e Berishës, që me bekimin e Ramiz Alisë e rrënuan ekonominë socialiste dhe ai sistem për të cilin të “vriste”, mbërriti aty i rrënuar! Haveli çek nuk e kishte keq kur thoshte se njerëzit më të poshtër janë komunistët të kthyer në antikomunistë! Jo, zotëri, jo, klasa punëtore u tradhtua nga udhëheqja e lartë e partisë së vet e ata rreth saj, siç u tradhtuan komunistët e thjeshtë! Më vjen mirë që përmend se grabitja e shkatërrimi i ekonomisë kombëtare ishte një krim i toleruar nga “demokratët” po për qëllime pushteti e pasurimi korruptiv!

Stefan, shumë intelektualë në socializëm të konvertuar në puthadorë për borgjezinë në pushtet, janë aktivë, u janë bashkëngjitur korit të ballistëve e të bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj, të cilët “qortojnë” Enver Hoxhën pse me krenari ai shpallte “si një trajtim krijues të teorisë marksiste-leniniste gërshetimin e luftës për çlirim me revolucionin socialist. Shumë mirë e kishte Enveri! Kush nuk e njeh këtë veçori të luftës çlirimtare e të revolucionit në vendin tonë, atij nuk ia kanë fajin ata që mbrojnë LANÇ-in, po ballistët e kolaboracionistët që, duke përfituar nga injoranca e tij, e kanë futur në grackë dhe i japin të hajë aq herë sa u duhet të lehë!

Jo pa qëllim Stefani shkruan që “tradhtia do të qe preteksti edhe për genocidin e ushtruar për 45 vjet mbi brezat e klasave të përmbysura”! As regjimi barbar i Sali Berishës nuk i ka mbrojtur më mirë nga si thua ti klasat e përmbysura, të cilat mbështetën e bashkëpunuan me pushtuesit. S’po e trajtoj gjerë “genocidin”, se e kanë dhënë bukur përgjigjen kolegë të tjerë, po dua të të them se shteti shqiptar nuk është akuzuar në tërë historinë e tij prej asnjë forumi ndërkombëtar për genocid qoftë kundër popullit të vet, qoftë kundër ndonjë populli tjetër! Po, e kundërta ka ndodhur!

 Që të jesh i qetë, Enver Hoxha nuk ka pasur kurrë nevojë të justifikojë dhunën, po e ka thënë qartë, kur është dashur të thuhet se do të fshijë me fshesë të hekur çdo veprimtari armiqësore kudo që ajo është zhvilluar e kushdo që e ka pasur hak, me ligje e me gjykata! Sa qe gjallë e bëri! A ke parë se çfarë është bërë kundër Enver Hoxhës për ta rrëzuar me dhunë e terrorizëm nga agjenturat e huaja në bashkëpunim me ato brenda vendit! Je bërë helm që ata nuk ia arritën qëllimit?

Shpronësimi i klasave të pasura ka qenë i drejtë, është bërë me ligj e dokumentacione të rregullta dhe e tërë pasuritë e atyre që janë shpronësuar është vënë në shërbim të popullit, të vendit, jo për të pasuruar Enverin! Ti fol e nxirr vrer sa të duash, po nuk do të gjesh e nuk do të kesh zgjedhje më demokratike, më të lira, më të ndershme e me përmasa aq popullore se ato të 2 dhjetorit 1945! Të vjen mirë a keq s’ka rëndësi, po gjatë LANÇ-it populli i ndau saktë e qartë se kush qenë patriotët e kush qenë tradhtarët e tij, ama, mos harro se të pasurit e bijtë e tradhtarëve dhe kolaboracionistëve, që përgjonin pas gardhit, u bënë në vitet e pushtetit popullor më “patriotë” se patriotët, i shërbyen mirë atij, u integruan në tërë jetën e vendit më “mirë” e më “bukur” se të tjerët!

Stefani shkruan se “Asnjë diktaturë nuk qëndron dot në këmbë pa patur një armik të brendshëm” dhe se “kur ai nuk ekziston ajo e shpik”, për arsye se “është justifikim për qenien e saj”. Pyes: SHBA, që nuk qenkan diktaturë, a kanë armik të brendshëm? Unë them që po! Në radhë të parë ato janë milionat e njerëzve që vuajnë nën shtypjen e shfrytëzimin kapitalist. Po qe se ky armik i brendshëm atje nuk ekziston, a thua të jetë e vërtetë se ISIS-in e kanë krijuar SHBA si justifikim për qenien e tij? Kjo nevojë, nevoja për të pasur një armik të brendshëm, “e bëri Hitlerin të shpikë rrezikun hebre”, thotë Stefani. Ok, ti që e njeh dhe ke simpati për Hitlerin, bën mirë të thuash: Përse e shpiku e si e shpiku Hitleri “rrezikun e brendshëm hebre”! Se armiku i Hitlerit ishte komunizmi, çka ai shpalli botërisht, jo “hebraizmi”! Dhe sot kush lufton komunizmin është palë me Hitlerin! A ke vënë re ti se, pavarësisht si janë partitë komuniste, zënë vend me deputetët e vet në BE? Që propaganda komuniste, ndonëse është e limituar, nuk është e ndaluar? Që komunizmi me përjashtim të pak vendeve diktatoriale në botë, nuk është i ndaluar me ligj? Ndërsa nazifashizmi është i ndaluar në gjithë botën.

 Paralelja që ti heq, duke thënë se klasa e përmbysur e tradhtarëve në Shqipëri u bënë “çifutët” e socializmit, është antihistorike, e pavërtetë, është pjellë e një mendjeje të deformuar! Si një veprimtar politik e shoqëror në shkollë, në lagje e në shoqëri, Stefani e di se sa punë e madhe është bërë nga Partia, shteti, organizatat shoqërore e shoqëria shqiptare për të treguar kujdes parësor e vëmendje të veçante në trajtimin e njerëzve me “njolla” e për t’u hequr atyre “njollat”, për t’i integruar në jetën shqiptare. Po ai nuk e thotë! Nuk thotë që “pasardhësit e brezave të tërë, të përbuzur, të diskriminuar pse kishin lindur në familje kulakësh, të përmbysurish apo tradhtarësh”, punonin në punëra të ndryshme si gjithë të tjerët e bashkë me ta, paguheshin njësoj me të tjerët për punën që bënin, strehoheshin si gjithë të tjerët e ishin komshinj me ish-partizanë e komunistë, kishin leje pushimi të paguar e shërbim shëndetësor e barna falas njësoj me të tjerët, kishin pension pleqërie, shkollimin e arsimimin njësoj me të tjerët, ishin para ligjit njësoj me të tjerët. Mos harro se jo pak djem e vajza të brezave që përmend mbaruan shkollat e larta e punuan si specialistë atje ku vendi kishte nevojë! Pra, kjo ishte vija, zbutja, zbehja e diferencave, integrimi i të gjithëve në jetën e vendit. Dhe sot ka prej tyre jo pak mirënjohës! Ja, Stefan, sa ngjan “diktatura komuniste”, që unë mbroj, me diktaturën naziste që ti mbron e propagandon!

Ndiq Stefan “kursin tënd dhe lëri njerëzit të flasin!” Unë çfarë kisha për thënë mbi këtë debat, e thashë dhe nuk do shkruaj më për të. Ndërkohë mora vesh se kishe shqetësime shëndetësore dhe personalisht të uroj me gjithë zemër shërim sa më të shpejtë!

 

August 30, 2016 14:00
Komento

13 Komente

  1. BLACK SWAN August 30, 14:50

    po pse pergjigjia e fundit ??
    aaaaaa do ngordhi dhe ky ?
    epo mire o Muharram , te fala birose ne ferrin ku do mblidheni , medaljet do ti japim me vete , ti thuash envorrit qe deri ne vdekje mut hengre , ama ishte mut komunist , qe dhe atje te kesh gradat e tua ,sepse kopil besnik ngordhe
    artikullin se lexova , kerkoj ndjese qe nuk them dot gje
    por me kane mesuar e
    ”Nuk kane faj ata qe shesin mut ,kane faj ata qe e blejne ”

    Reply to this comment
    • Nga Stepat August 30, 17:16

      Shoku Muharrem Xh. do marre dekorate nga ambasadar ruse dhe serbe pas ketij shkrimi. T etjeret le te pelcasin nga hidherimi.

      Pse quhen akoma pushtues italianet dhe gjermanet do jo serbet, jugosllavet? Te dy keto pale vritnin shqiptare.

      Reply to this comment
    • fshatari pafshat August 30, 18:53

      Ore Black … .
      Shko futi nje vizite te mjeku familjes, se pordhet ta paskan ngritur lart diafragmen, dhe zemra po ta nxjerr Mutin nepermjet gojes, dhe jo ashtu sic lypset, nga poshte, normalisht. Shko shpejt te doktori, sa Muti nuk te ka mbytur o njeri prej Muti.

      Reply to this comment
  2. Mark uk August 30, 14:53

    Na cate menermethanen ju shurrana enverista.

    Reply to this comment
  3. POTIGU August 30, 15:18

    Zoti Xhafa!Lodheni kot me Lubonjen.Lubonja duhet te bej kontroll mjekesor,se ai ka lajthitur,jo tani,por ka kohe.Atij duhet ti ngushellosh familjen.Me te gjitheate te uroje per artikullin dhe per kurajon dhe durimin ,qe ke,qe merresh me njerez te tille.Te pershendes POTIGU

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit August 30, 16:17

    Kundershtaret e Lanc kapen pas motivit nazionalist per te denigruar kontributin e Luftes ne krahun e mbare te historise, qe ishte shpartallimi i nazifashizmit, doktrina me e eger dhe c’njerezore e imperializmit kolonialist. Ne fakt, kapen pas shtylles se neonit jo per te pare, po per tu mbajtur. Shpallja e Shqiperise se Madhe nga fashistet ishte vendim ad hoc, tipik prej pushtuesi, pa referendum apo kriter te se drejtes nderkombetare. Kurse vala e revolucionit proletar ka premisen e perfshirjes pa paragjykim te kombeve, si realitet internacionalist, dmth mbi kombet. Sesa i drejte ishte ky parashikim marksist, mjafton te shohesh realitetin e globalizmit aktual. U be nevoje e rendit kapitalist liberalizimi i shkembimeve ekonomike, me synim te qarte edhe ne rrafshin politik. Ne kete pike, pra intetnacionalizmi si mjet dhe metode bashkpunimi dhe shperndarjeje, kapitalizmi ne stadin aktual ia kaloi teorise marksiste. Mirepo kur sot Rama thote qe bashkimi me Kosoven do behet “duke hyre se bashku ne Evrope” e qenka mire e drejt, pse kur tha Enveri po te njejten gje “problemi i Kosoves do zgjidhet ne kuadrin internacionalist” paska qene r gabuar, apo tradhti? Dhe a nuk eshte anakronike qe 70 vjet me pare ballistet shiteshin per nazionaliste krah pushtuesit e sot qenkan kaq europeiste te entuziazmuar duke tundur flamurin nazionalist?

    Reply to this comment
    • info analitike August 30, 21:58

      Sepse “kuadri internacionalist enverist” u shnderrua ne totalitarizem e sektarizem duke u mbyllur edhe ndaj vendeve ish-socialiste e duke i trajtuar si armiq. Kumandarit i ishte mbushur mendja ta cante blloakden i vetem si Kim Jongu sot. Pra ato te enverit ishin genjeshtra propagandistike me bisht qe ndryshonin sipas interesit te diktatorit dhe jo nje linje e perbashket internacionaliste. Mbetet fakt qe lirine Kosoves ia sollen “imperilaistet amerikane” dhe jo “internacionalistet enveriste”. O enveristi i fundit po ti akuzoje ballistet si te parapambetur ne krahasim me kohen ku jetonin, a nuk te duket se edhe vete po arsyeton nga te njejtat pozita anakronizmi? Keto perpjekjet e tua per te ringritur ne kembe propaganden e genjeshtert enveriste do ti kishte zili edhe vete kumandari. Po ti lufto, lufto sepse je enderrimtar e te pelqen te shohesh kudo endrra me enver.

      Reply to this comment
  5. normali August 30, 20:53

    Stefanit, Andreas dmth, i shpreh ngushellimet e mendjes qe i ka mbaruar, tani punon per ne boten tjeter.

    Reply to this comment
  6. Andrea (jo Stefan trapi) August 30, 23:35

    Perdredhja e liliputeve qe e mbajne vehten per analiste eshte per te ardhur keq.Kjo race felliqesirash,nuk mer aspak ne konsiderate situaten,kohen kur u zhvillua epopeja e lavdishme kunder bishes nazi -fashiste ,perkrahja nga aleatet si dhe ndarja qe i bene botes superfuqite.Keta pinjolle te degjeneruar nuk llogaritin aspak se Shqiperia e asaj kohe kishte rreth 800.000 mije njeres ku 95%analfabete me nje mbret qe ja mbathi dhe iku ku populli vuante nga skamja e malarja ,ku shteti drejtohej akoma si ne kohen e xhon turqeve sipas cifligjeve qe ju ishin dhuruar per shkaterimin e ketij kombi.Doni apo zdoni JU o z.Vebiu merita e ketij shteti te sotshem eshte e pa tjetersueshme e te pa vdekeshmit ENVER HOXHA qe ju tmeron ju sharlataneve qe par nje koske mohoni nebe e baba.Hajini mune Erdoganit qe po areston te gjithe kundeshtaret.Cfar kerkojne zorraniket e tradhetaret e kombit,liri fjale kur ata nuk i linin as te nxirnin buken e gojes e jo me te pretendonin per te tjera.Pikerisht per kete aresye populli perkrahu nac–cl dhe mbeshteti fuqishem udheheqjen e saj ne ringritjen e ketij HAURI qe quhej Shqiperi.Turp te kini kur filozofoni si DON KISHOTE dhe mundoheni te percmoni gjakun e te reneve per liri.Gazeta DITA ben gabim qe boton analizat tuaja ku na rendisni shkrimtare e filozofe te huaj,por se ne crethana i kane thene ata keto as qe merni mundimin ti thoni.Ajo periudhe eshte e lavdishme se krijoi shtet,ju tha ndal atyre qe donin te na coptonin por pati edhe gabime gje qe do ti saktesoje me vone historianet dhe do ti japin vleren e duhur gjithsecilit.Megjithate botoni ndonje shkrim per ti ardhur ne ndihme ANDREAS se gjynah jo kuzhdo e kupton kete zheni te letrave shqipe.

    Reply to this comment
  7. intelektuali August 31, 07:14

    PO KU HANI PYKA JU O ENVERISTA TE POSHTER?

    Andrea ju flet me argumenta ju doni ta pushkatoni me gjyq paetizan dhe pergjigjeni me klishe te Partise se Punes si Shaban Hunderri

    Intelektuali ju sjell fakte nga arkiva per LANC -in kriminal qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit, per tradhetine antishqyptare ne Mukje te Enverit qe ne 1943, per spiunin e Zogut dhe Bahri Omarit qe u be Kumandar Legjendar nga Jugosllavia, per lumenjte me gjak njeriu te Enverit me Nexhmijen, per falimentimin e ekonomise dhe renimin e shtetit nga ky KAQOL sadist pa shkolle dhe ju o enverista te poshter dhe te pacipe vazhdoni pa turp dha pa ndjere pendese dhe pa kerkuar falje per krimet e komunizmit, pra ju vazhdoni te dilni ne DITA me replika bolshevike sikur te jeni ne Korene e Veriut. Po shikoni vendet perreth more enverista te poshter qe kane harruar LANC -et e tyre me kohe dhe i jane bashkuar BE-se Antikomuniste, pse more te poshter pa moral e mbani peng Shqypnine me llogjet tuaja historike? Ikni dhe fshihuni poshte barit si Zhapiku se:

    DO T’JU PRESIM KOQET SIC BERI MEHMET SHEHU ME LUSHNJARET E PAFAJSHEM

    Reply to this comment
    • Lesh e li salija nga Patomi August 31, 16:14

      Nastradin kastraveci! Qe te publikon Dita keto kercenimet e tua prej killeri fashist, nuk do te thote se ti mor kerrme e ndyre, mor qen bir qeni, mor bastard dhe kelysh bastardesh, mor vemje e felliqur, mor grope fekalesh qe bien ere nje vit drite larg, mor i harruar i perendise, mor shurran me uturak kudo qe vete, nuk do te thote se ti ke kellqe qe t’u rruash topet lexuesve. Me duket se po e kerkon si breshka tek nallbani tani ne prag te ngordhjes tende, qe te dikush te vije aty ku llomotit mes atyre gerdallave te tjere dhe te jap nje mesim qe ta kesh si argument i larjes se gjynafeve ne ferr. Se vetem ferri te pret o spiun i Lonit!

      Reply to this comment
  8. Fation Starova August 31, 13:06

    Nuk kam ndonje koment per pergjigjen e zotit Xhafa ndaj A.Stefanit. Vetem do te thoja se jam teresisht dakord me konkluzionin e tij, se Andrea Stefani eshte nje profashist, qe kerkon te maskohet pas copra apo fragmente slloganesh duke i ineterpretuar sipas interesit te tij dhe te atyre qe e kane porositur.
    Kam diçka me ju te gazetes Dita.
    Se pari kerkoni qe moderatoret tuaj te faqes online te jene me korrekt ndaj lexuesve tuaj dhe mendimeve qe ata hedhin dhe te mos i publikojne ato kur kembngulin lexuesit apo kur i lexon kryeredaktori dhe kerkon te publikohen.
    Jo nuk ben keshtu, ky nuk eshte qendrim korrekt.
    Se nese ne faqet online te kesaj gazete keni nje armate lexueshish aktiv, pavarsisht mendimeve apo opinioneve te kunderta, eshte pikerisht merita e kryeredaktorit te kesaj gazete qe ka qendruar ne pozitat e korrekteses ndaj lexuesit dhe mendimeve te tij.
    Por gazeten nuk e bene vetem kryeredaktori.
    Se dyti.
    Une nuk e kuptoj pseperdorni dy standarte ndaj shkrimeve qe publikohen ne faqen online.
    Shkrimi i Ardian Vehbiut eshte publikuar ne kete faqe , por duke nderprere te drejten e lexuesve per te dhene komentin apo opinionin e tyre!!!
    Epo me sa di une, zoti Vehbiu qe jeton ne Amerike eshte verete nje person i njohur studiues ne fushen e publicistikes, apo dhe te filozofise, por gjithmone duke i meshuar krahut te djathte politik ne kundershtiim me origjinen dhe genin e tij.
    Por Ardian Vehbiu nuk eshte as Hegeli dhe as Marksi, te cileve u referohet, ku kerkohet nje shkalle relativisht e larte inetelekti per te polemizuar tezat qe hedh ne reference te filozofeve te nndryshem ne kohe te ndryshme.
    Ne shkrimin e tij e gjithe hyrja dhe referencat qe ka perdorur ( ne te shumten e rasteve ne formen e sofizmave pa kurrfare lidhje dhe aspak ne kontekstin konkret te nocioneve kohe dhe hapsire) kane si qellim te mbeshtesin tezen e Stefanit dhe plot nastradinerve te tjere ( te cilet ne kete demoleshanarshi ku dikush shet dhe prapanicen per nje favor) qe kerkojne te revizionojne, baltosin dhe perdhosin Epopene me te lavdishme ne Historine shume shekullore te ketij populli, Luften e Madhe Antifashiste Nacional- Çlirimtare, pjesemarresit, heronjte dhe deshmoret e saj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*