Përgjigje komunistëve që sulmojnë Ballin në ‘Dita’

August 17, 2016 15:12 Updated

Përgjigje komunistëve që sulmojnë Ballin në ‘Dita’

Nga Adriatik Alimadhi – Keni kohë që shkruani në mënyrën më të padrejtë dhe në kushte të pabarabarta mbi Ballin Kombëtar dhe Ballistët. Në intervistat e mia ndaj kësaj mendësie idiotësh dhe të dobët, fjalor fyes midis shqiptarëve që nuk shkon dhe nuk e kanë pasur tradicion vet shqiptarët, më detyron edhe mua t’ju përgjigjem jo me gjuhën e helmuar si tuajën, por me gjuhën e Ballit Kombëtar, t’ju jap dokumente, fakte se kush kanë qenë kriminelët komunistë dhe kriminelët partizanë, krimineli Mehmet dhe krimineli Enver dhe të gjithë ata që pasuan këtë ideologji kriminale.

Por do të mundohem t’ju çrrënjos mendësinë tuaj komuniste dhe këtë gjuhë të helmuar, këtë gjuhë urrejtje midis njëri-tjetrit, të flisni me qetësi, flisni me fakte, jepini lexuesit dhe shoqërisë shqiptare të vërtetën ashtu siç ka ndodhur realisht dhe si është e vërteta. Edhe unë lodhem kot me ju, ju jeni bijtë e baballarëve kriminelë të djeshëm, ju jeni të pashpirt dhe shpirtzinj keni për të ngelur, ju jeni dhe do të ngeleni me mendësinë komuniste, mjerë familjarët tuaj si mundet të bashkëjetojnë me ju idiotë, ju kam thënë dhe do vazhdoj ta them; keni perënduar O shpirtzinj. Askush nuk ju vlerëson dhe askush nuk ju mbështet më, keni dalë si demode dhe do të humbisni fare, në të ardhmen historia do t’ju gropos njëherë e përgjithmonë… Ju keni ditë që po i bëni gjyqin komunist Andrea Stefanit, e keni dënuar me vdekje, nga frika se mos ndodhin këto po kuptohet se paska biografinë e mire me baba ish-komunist, ju nuk e kuptoni por ai ju ka mbrojtur dhe ka qene me mendësinë tuaj dhe gjuhën tuaj, por ju të trashë ngelët, e nuk kuptoni asgjë, e bëtë Andrean, që të dilte edhe sot në kushtet e lirisë së fjalës dhe të demokracisë të pranojë se është krenar që ka qenë bir komunisti dhe se mbron me devotshmëri rrugën e babait komunist, megjithatë ai nuk ka faj sepse me veprimtarinë tuaj kriminale detyruat të gjithë shqiptarët. Por ne nuk jemi si Andrea Stefani, që nga presioni juaj u kthye shpejt në origjinën e tij, sepse atje ka qene historikisht, ne jemi krejtësisht ndryshe sepse kemi ditur për çfarë kemi luftuar dhe çfarë kemi kërkuar, nuk ju kemi pasur kurrë frikë por ju kemi besuar si shqiptari shqiptarin, ju kemi dhënë besën e shqiptarit, por ju nuk ndreqeni, ju ngeleni të pashpirt, të pa fe dhe shpirtzinj, për ju ka vetëm një vend, në Hagë duhet të përgjigjeni për krimet që keni bërë ndaj Ballit Kombëtar dhe Ballistëve, ndaj shqiptarëve të vërtetë, për këtë kemi përgatitur një dosje të plotë, me fakte, dëshmi dhe dokumente, mbi të gjitha krimet që janë kryer në Shqipëri, vitet 1943-1944-1945 e në vazhdim, vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, janar të vitit 2006 për dënimin e krimeve te komunizmit në Shqipëri duhet të gjejë patjetër zbatim mbi ju. Lexoni se çfarë përgjigje ka dhënë Balli Kombëtar për Radio Barin dhe aleatët dhe se kush ishin shqiptarët e vërtetë, gazeta Flamuri, e enjte 10 gusht te vitit 1944, dhe kush ishit ju kriminelë komunist barbar dhe nuk ngopeshit me mish njeriu, kriminelë do të mbeteni përgjithmonë. Të lexojnë shqiptarët nëpërmjet fakteve dhe dokumenteve se kush është e vërteta, pa ju nuk kuptoni. Ja çfarë shkruante më 10 gusht 1944 gazeta “Flamuri”, organ i Ballit Kombëtar:

Radio Londra më 15 korrik foli kështu në të gjitha gjuhët: “Popujt aleat do tu sigurojnë popujve te gjithë botës lirinë. Nën fjalën “liri” nuk duhet te kuptohet lirimi i popujve nga zgjedha gjermane, por restaurimi i demokracisë ne te gjithë boten, ku secili popull do te këtë te drejtën me zgjedhe atë qeveri qe dëshiron, do te kete te sigurume lirin e fjales, lirin e shtypit, lirin e ndergjegjes, me fjale te tjera çdo cili do te kete te drejte te thote fjalen e tij dhe te kerkoje nje veper qe nuk i pelqen. Nuk ka fjale qe ata qi jane ba vegla te shtetit okupues se do te denohen, por se nuk do te shtypen tendencat e ndryshme politike te tyre ne baze te demokracis dhe se asnje klase nuk do te kete privilegje te caktume. Sundimi nga nji klase qofte aleate, qofte tjeter nuk mundet te quhet liri, por diktature dhe vetem nje diktature, nen çdo forme qofte, nuk do te jete e pranueshme dhe e tolerueshme prej aleateve. Do te ishte nje gje fatale-thote fletorja “Observer”- te tolerohet nje gja e tille. Politika e shteteve aleate duhet te jete nje politike e bazume ne lirin, ne tolerance, me sigurimin e ligjes, ne sigurimin e se drejtes te çdo qytetari ne nje shtet te organizuem me parime demokratike plot gjallni e lulezim”.

Shqip perfundoi: “Keto te verteta duhet ti pervetoi dhe çdo shqiptar dhe duhet te jete i bindur se neqofte se ka njerez ne Shqiperi qe mendojne te imponojne mendimin e tyre, kundra deshires se popullit, se aleatet nuk do ti tolerojne ne gja te tille dhe se duhet te kene vend te gjitha rymat politike te mbeshtetuna ne parime demokratike”.

Radio Londra ankohet për “Ballin Kombëtar” qe punon kundra ushtrive te nacional-çlirimtare dhe kërcënon me përgjegjësi bashkëpunëtorët qe nuk shofin greminën e Gjermanisë, Bari shton se njerëzit e “Ballit”: Halil Alia, Nuri Dino, Azis Biçaku e tjere, kane shitur vendin e tyre per disa te holla”. Te gjitha keto thenje shperthejne papritun ne diten qe ne u varrosem ma se 1500 deshmore: te vrame , te torturuem, te masakruem nga drapni i kuq! Shpifjet e paturpshme nuk na trondisin. Na u shtenguem me u mbrojte nga vllaznit e çmendun, mbasi u patëm shtri dorën, mbasi patëm nenshkrue marrëveshjen afat shkurter te Mukaj, mbasi na përbuzën, na shanë, na tradhtuan. E ju shtrime doren edhe mbasi na vrane. Me 20 Gusht 1943, kur çetat tona, po kalonin ne zonen e Shen Mertirit (Kolonje) per nevoja sherbimi, çeta partizane, e kryesume nga petrit dume e josif pashko, kishin zene prite. Zjarri partizan na plagosi dy ushtare. Na masakruan ne shtatorin e kaluem gjithe komitetin e Devoll, Hadi Kasimatin e prene ne fyt e tue dhene frymen e fundit e tallen! I thane: Hajt, Hadi, na fol edhe nje here per Shqipnin tande….!”Zija Gashin e prene ne fyt dhe me gjakftotesi gjaksoresh te lindun i folen: Zoti Toger, epi urdhnin e mbram ushtareve nacionalista, nji ,dy,nji , dy….!”

Me 19 shtator sulmuan çetat tona ne Kuçove dhe na vrane dy vete. Me 25 shtator çeta e Lushnjes tradhetisht mes dy zjarreve komuniste e lane pese te vrame e te plagosun. E na me 12 tetor ju shtrim doren e u kerkum botnisht marreveshje e urti shqiptare. Komunistet na u pergjigjen me vrasjen e atdhetarit Azis Sharres, na u pergjigjen me masakrimin shtazuer te Behxhet dhe Xhevdet Bulgarecit (13 tetor 1943 te cilve ju nxorren syt, ju pren hund e veshe, u thyen nofllat e u prene organet.

Na prape me 20 Tetor qitem nji shpallje ku luteshim te ndalet vllavrasja, te ndijme rrezikun e nji lufte civile. E me 21 Tetor marrim kete pergjigje: Mehmet Shehu sulmon cetat e “Ballit Kombetar, e kape edhe 63 rob, mbas nji lufte te tmerrshme. 62 prej tyne i there barbarisht me thika!! Me 23 Tetuer ceta partizane e Hysni Kapos sulmoi ne Gjorm, Bataljonin “Hysni Lepenica”. Me 3 Nandor u dogjen sa e sa shtepija ballistash ne Mesaplik, Velce, Gjorm e Lepenice te Vlores, vrane e rrembyen familje.

E djegjet, vrasjet masakrimet vashduen e vashdojne n’emen te Shqipnis se trathtueme n’emen te liris se popullit te genjyen. Duhet te cmendemi ma pare, te harrojme kohen ne te cilen po jetojme e te kthehemi ma vone si njerez te huej ne token t’one per te besue si kalamaj se “Balli Kombetar”, e shkaktoi vllavrasjen. E dime mire se Radio Londra, e informueme nga shtabi i Titos nuk beson seriozisht ne fjalet e veta.

Çeshtja Greke me E.A.M.-in e sulmi komunist kundra Legalitetit nuk lane dyshim mbi fajin e fajtorit, mbi shkakun e shkaktarin. Por serioziteti i pretendimeve ulet edhe me teper kur spikeri i Barit nuk mejtohet para se te bahet interpreti i genjeshtres tue mendue Halil Alin, Nuri Dinon e Azis Bicakun etj, si krene te “Ballit”. E propaganda del e cuditshme kur na dekllarojme se personat e naltpermendun nuk jane as kryetare, as antare te “Ballit Kombetar” e se “Balli Kombetar”, nuk ka as nji ushtar ne Dibre e Mat.

Mercenaret e “Ballit Kombetar”, pastaj jane ata luftar trima qi tash tri vjet punojne pa asnji shperblim, te zbathun e te grisun, jane ata luftar te paster qi i kan ba fli Atdheut te robnuem mija deshmoresh. Ndersa Radio perkdhele megalomanin e kuqe, komunistat, per koincidence hapin zjarre e hapin varre edhe ne Shqipenin e mesme e nderlidhsit lajmojne aleatet se u vrane 2000 gjerman (!!!), ndersa 700 vullnetare te qeveris u zun rob. Kto lajme erdhen nga vendi ku nuk gjinden nji grusht gjerman e ku qeverija nuk ka thuejse asnji fuqi!! E populli duhet t’i haje keto gjepura per mos t’i prishe qefin nacional-genjeshtares…

Liria e mendimit e fjales, tolerance, sigurija e ligjeve dhe e se drejtes perbejne bazen e demokracise. Po lirija qe ndrydh mendimin, qe pret fytin nga dalin fjalet, qe nuk duron kritika as ndryshmeni, lirija qe bazohet ne ligjen e te cmendurit, ne te drejten e plumbit kjo eshte liria e popullit qe predikojne kriminelet e kuq! Është vet mungesa e lirisë dhe e tolerancës ajo qe na ka shkaktuar luften civile ne Shqipni e ne te gjith Ballkanin. Komunistet genjeshtar, shpetuan nga kujdesi i yne, trishtuan nga perkrahja e padjallezuar qe dha nacionalizmi i paster, u-forcuan me ndihmen t’one vellazerore. Nje Flamur i Kuq me Shqipe te Zez , Aty qe kishte lajmeruar liria’e Shqipnis me 1443, me 1912, me 1920, na mblodhi per pak kohe rreth vehtes, na shtini zjarria e Kryengritjes. Ay flamur, sot eshte grisur nga Mehmet Shehu e shoke, eshte peshtye, eshte perbuze! Ajo “liri”, qe na ngjalli pas robenive shekullore sot lyhet me gjak shqipetari. Dje ishte Italjani, serbi o greku, qe vinte kemben dhunuese mbi Flamur e liri t’one. Sot eshte shqipetari, qe loz pjesen e te huajit, me flamur te huaj, per qellime te huaja.

Sot n’emer te lirisë sulmohen çetat e “Ballit kombëtar”, vriten atdhetaret me te pastër, luftëtarët me te ndershëm; studentet theren me thika pse nuk pranojnë lirisht lirin’e kuqe, te plagosurit mirren nga spitalet, torturohen e mbyten barbarisht. Mitdhat Frasheri me shoke, ndera e Shqipërisë, figurat me typike te demokracise shqipetare, perbuzen, shahen, mbulohen me shpifje dhe quhen tradhetar t’Atdheut, njerez qe jane kundra lirise se popullit!! Liri, Liri, sa krime po kryhen n’emen t’end! Po per cilin Atdhe flasin komunistet gjakesor? Per ate toke te pavlefte qe thirret Shqipëria e Titos? Për cilin liri cirren katilat e Mehmet Shehut, Dushanit e Miladinit?

Per lirine qe therr, vret e torturon te gjith’ata qe nuk hyn vullnetarisht ne kallupin e lirise se kuqe? Per lirine qe inaguron proklamimin e diktatures me te tmerreshme qe njef historija dhe dekreton me ball celet vdekjen e demokracise?! Radjo Londra na ve perpara kuadrin e luftes botnore dhe na keshillon e na qorton. Por na shqiptaret e vertet qe duallem ne fushen e kryengritjes qysh me 1939, e kemi ballin te hapet dhe ndergjegjen te qete. Jemi gati te dalim perpara çdo gjykatesi si paditesa e te paditun.

Ne qofte se e shohim me sy te hapet rrjedhjen e ksaj lufte decisive, deklarojme pa frike se me afer se frontin e lindjes dhe te perendimit kemi frontin e Shqiperise. Frontin qe kerkon t’i prese krahet Atdheut t’one tek kufit’ e sulmuara. Frontin e mbrendshem qe na qit para çdo dite zjarre e varre n’emer te nje lirije qe kullon gjak. Aljatet kete liri nuk e duan, nuk mund t’a duan, nuk do t’a duan…

August 17, 2016 15:12 Updated
Komento

18 Komente

  1. rip albania August 17, 15:32

    jam nga ata shqiptare qe predikoj nje bashkim..nje pajtim te cdo lloj ndasie politike-fetare-krahinore per ti dhene fund percarjes kombetare.

    sot rendesia e debatit partisan- ballist ka nje vlere te paperfilleshme ne monster-realitetin e tanishem kur nuk ka shtet dhe dinjitet kombetar

    refuzoj te komentoj ne keto artikuj te porositur nga qarqe antishqiptare si alimadhi-pellumb kulla-andrea Stefani etj.

    eshte kriminale kjo stuhi ne gote uji me luften idiote ne 2016 partisan -komunist.

    sot lufta me artikuj duhet te jete per denimin e Nazi-berishizmit dhe le te bashkohen bijte e ballistave dhe komunistave dhe jo te lehin ne gazeta dita

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 17, 16:01

      Me enverizmin ke noi problem ti patrioti rip albania? Jo per gjo po qe Enverizmi, pa qe Berishizmi, pa kemi edhe Edvinizmin…

      Reply to this comment
      • PO.PO August 17, 16:58

        Per “Matuf Xhuxhumakun” :
        Te paska djegur shume, fjala e “rip albanias”,more idjot ! Sot , vete Emri Sali Bishe Berisha ,nenkupton spiunin me te neneshtruar serb , qe perpiqet te gropose Shqiperine . A ke sy ne balle , qe te shohesh se , perse njerezit kane alergji nga derrat e rritur ne shpelle si Sali Berisha ,armiku me i eger dhe i vendosur , kunder races shqiptare , qe ka mbledhur rreth vetes gjithe llumin e kombit ,njerezit me te felliqur , qe nuk duan te dine fare , as per Shqiperi e as per shqiptare ?
        Ti je nje cope plehre shqipfoles , por jo shqiptar . Ne gjithe kete polemike qe po zhvillohet , nuk ka te beje as komunizmi e as komunistet , por flitet per atdhetaret e vertete shqiptare , pjesemarres ne aleancen e madhe te Luf.II boterore kunder Nazifashisteve . Se sa drejt u pozicionua krahu antifashist ne Shqiperi , kete e kane thene e sterthene me mijra here , ne shume dokumenta te kohes, vete aleatet e medhenj dhe nuk ka mbeture problemi tek plehrat Alimadhi me disa bajga te tjera, qe guxojne te na flasin per demokraci , “demokracine”qe na solli shtaza Vicidolase .

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku August 17, 21:58

          O Po,po mbaj nickun e lavdishem me te cilin njihesh me mire me nje emer e ca numra prapa se merresh vesh me nje here kur i nxjerr djerse trurit. Edvini eshte vazhdim i Saliut, sic qe Saliu vazhdim i Enverit. Une nuk shof ndonje ndryshim. Ku eshte problemi ketu? He?

          Dhe nuk ka te beje fare se ku u rendit Enveri ne kohen e luftes, e perse ia shiti Shqiperine Titos se si ia mori mbrapsht prape kur Titoja preferoi Koci Xoxen. Ballistet kolaboruan me pushtuesit dhe bene nje gabim te rende, kurse Enveri e q_u kombin para e prapa dhe ju sot akoma i therrisni babe.

          Reply to this comment
    • 21 JANAR 2011 = 4 SHKURT 1944 August 17, 16:05

      Duke lexuar rrjeshtat e meposhtme nuk ka nevoje per kete komedi te gazetes Dita me halemadhin ,andrea stefanin dhe pellumb kukullen qe jane te lexueshem ne qellimet e tyre shashka-shperndarese.

      Nuk mbulohet dot fakti qe
      21 janari 2011=4 shkurti 1944

      Masakra e 21 janarit 2011 ishet nje akt i paster naziskin i dyshes bash-berisha qe cuditerisht u quajten burre shteti..dhe yll ne ngjitje nga miku i stefanit arvizu…pse duhet te shajme fashizmin dhe komunizmin kur nazifashisti bash dhe berishe e kane pushtuar ate vend me nje edi rame qe vjen si pordha neper breke bashke me donald lune qe naziskinet e PD POR E POSHTROJNE

      Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si
      1- Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve,
      2-Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar,
      3-Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti
      4Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane
      . Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
      Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se
      67 janë shqiptarë,
      9 italianë,
      4 malazezë,
      2 maqedonas,
      1 grek (minoritar)
      dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës.
      Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.
      Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

      Por “sekreti” i xhaferr deves qendron ne faktin se ai ne vend te dorzohej nga autoritetet amerikane si kriminel lufte dhe te gjykohej ne shqiperi sipas konventave nderkombetare,perkundrazi u inkuadrua ne veprime terroriste -diversioniste kunder shtetit shqiptar…biles ne 2012 emri i rruges 4 shkurtit hiqet ne menyre skandaloze nga neo-naziskini Lul Basha qe per cudi eshte yllin ne ngjitje i ambasdorit famekeq Arvizu..miku i Stefanaqit tone qe hap lufte me ballin..
      Pra cfare kuptimi ka debati “dirty job’ i gazetes Dita kur ai vend eshte me keq se ne 4 shkurt 1944..kur kemi nje bandit si lul basha me keq se xhaferr deva….dhe perkrahet hapur nga lobe ekstremisht antishqiptare ne perendim

      Reply to this comment
  2. partizani August 17, 15:47

    O hallemadhi Alimadh!
    Te ka rene dopio gjashta ne dore dhe te duhet te mbrosh krimet e pafund te ballisteve naziste,qe derdhen gjak partizani vetem qe te merrnin pushtetin pa lufte nen pushtimin nazist.
    Pse nuk pyesni me pare SHBA dhe BRITANINE E MADHE, qe mbeshteten deri ne Clirim komunistet e Enver Hoxhes,ne se edhe ata e gjykojne LANC-in keshtu si ju?
    Pyetini ne se ju quajne fitues te luftes apo kolaboracioniste.
    E verteta nuk mbrohet me sharje e shpifje rrugacesh.
    Prap ju ballistet keni zgjedhur rrugen e gabuar:
    Kujtoni se duke share LANC-in dhe Enver Hoxhen,ju do pastroni veten nga tradhetia.
    Harrojeni!
    Ne jemi fitimtaret dhe shume here me shume se ju ne numer dhe zgjuarsi.
    Jeta e burgut dhe internimit ju ka shtrydhur trurin dhe ju sot keni aq mend sa ka edhe gomari im ne fshat.
    Aq tru ke ti,o kryetar i ballisteve sa guxon te thuash mufka te tilla,qe partizanet nuk bene lufte sr nuk u vra zero italian e gjerman.
    Po vete gjermaneve si do t’i pergjigjesh ti idiot kur pranojne se vetem kolona e tyre ne Mushqeta la 3200 te vrare gjate clirimit te Tiranes?
    Edhe femijte qeshin me idiotesine tuaj.
    Heshtni qe te harroheni pergjithmone,ndryshe do beheni si muti ,qe sa here ta gervishesh,vjen ere.

    Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 August 17, 15:49

    ky po që ta mbush mëndjen!!
    të paçim o i madhi ali!!
    na rrofsh sa gjeli i detit!!

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 17, 16:23

    ENVER HOXHA ISHTE BALLIST APO KOMUNST?

    sepse:

    Po te gjykojme se ku ka jetuar ne bollek te plote megjithe Nexhmijen del qarte se ka qene gjakte gjithe Luftes ne vilen e kunatit te tij Kryeballist Bahri Omari qe ishte edhe Kryefashist si Minister i Jashtem i Qeverise Kuislinge qe mbante lidhje direkte me Hitlerin.

    Po te gjykojme nga Librat e Partise se Punes del qe Enver Hoxha ka qene komunist i lindur qe ne barkun e Gjyles, megjithese nuk ka mbaruar asnje shkolle dhe nuk ka pasur asnje dipllome te hajrit dhe megjithese i kishte deklaruar Zoi Fundos ne France kur e njohu me komunizmin per here te pare:

    “PO NE ZOI JEMI BURGJEZE NUK JEMI JEMI BRECJERRE”

    prandaj:

    Me mire se te justifikohet me dacibao te gjata patriotike pa kuptim, Alimadhi nga Balli le te spjegoje historikisht se cfare lloji ka qene Enveri:

    BALLIST APO KOMUNIST?

    sepse:

    Nuk rezulton qe te kete qene asnjeri nga keto lloje te zhdukura te Dinosaureve Prehistorike qe kane bujtur ne Shqypni.

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 17, 16:24

    ENVER HOXHA ISHTE BALLIST APO KOMUNST?

    sepse:

    Po te gjykojme se ku ka jetuar ne bollek te plote megjithe Nexhmijen del qarte se ka qene gjate gjithe Luftes ne vilen e kunatit te tij Kryeballist Bahri Omari qe ishte edhe Kryefashist si Minister i Jashtem i Qeverise Kuislinge qe mbante lidhje direkte me Hitlerin.

    Po te gjykojme nga Librat e Partise se Punes del qe Enver Hoxha ka qene komunist i lindur qe ne barkun e Gjyles, megjithese nuk ka mbaruar asnje shkolle dhe nuk ka pasur asnje dipllome te hajrit dhe megjithese i kishte deklaruar Zoi Fundos ne France kur e njohu me komunizmin per here te pare:

    “PO NE ZOI JEMI BURGJEZE NUK JEMI JEMI BREKCJERRE”

    prandaj:

    Me mire se te justifikohet me dacibao te gjata patriotike pa kuptim, Alimadhi nga Balli le te spjegoje historikisht se cfare lloji ka qene Enveri:

    BALLIST APO KOMUNIST?

    sepse:

    Nuk rezulton qe te kete qene asnjeri nga keto lloje te zhdukura te Dinosaureve Prehistorike qe kane bujtur ne Shqypni.

    Reply to this comment
  6. besimndregjoni August 17, 16:59

    Te lumte Adriatik Alimadhi se e ke emrin dhe mbiemrin shqiptar dhe jo emer serbe e rus sic i kane kriminelet komuniste. Keshtu si ju duhet te shkatrojme totalishte helmin ideologjik qe perhapin pasardhsit e atyre we vrane mbas shpine shqiptaret nacionaliste ata qe deshen atdheun me dashuri dhe jo me urretje. Cdo shqiptar duhet te demaskoi cdo ore cdo dite helmin e shkarravitesve te komunizmit. Cdo dite duhet te publikohen ne media emrat e komunisteve enveriste shqiptare qe kan vrare djem e vajza shqiptare sepse ato nuk pranonin helmin e ideollogjise komuniste. Publikimi i ketyre krimeve qe u ideuan nga serbet dhe u zbatuan nga mostrat Enver. Mehmet. Husni e te tjere. Duhet te i njohim te rinjte me krimet makaber te ketyre krimineleve qe helmi i mashtrimit genjeshtres te denohet nga showeria qe te ndertojme nje showeri pa urretje. Urretje vetem komunistat e kan motiv.

    Reply to this comment
  7. Cobani nga Mukja August 17, 17:13

    Alimadh Ali Mavria! Ke marre barre te rende mbi vete per te vertetuar ate qe nuk vertetohet. Lere kohen e Luftes se ate e bene ata qe e jetuan. Gjenerali bitanik Dejvis, ne raportin e tij dt.17 Dhjetor 1943 (raporti i tij i dyte dhe i fundit, te parin e dha nje muaj me perpara nga Biza), ne piken 1 dhe 7 (nga 7 pika) na e sjell ne vemendje edhe sote se, citoj: “1. Tani rekomandoj nje ndryshim. Situata ka evoluar kaq shume kohet e fundit, eshte imperative tani te denoncohet Keshilli Regjences koelktivisht dhe emer per emer. Po ashtu edhe BALLKOM e ZOGISTET…..7.Mendoj se qendrimi i aleateve duhet te behet publik menjehere duke e treguar se kuislinget, tradhetaret dhe ata qe nuk luftojne kunder gjermaneve do te marrin ndeshkimin qe u takon dhe ne kohen e duhur nga aleatet. Shqiptaret e kane luajtur kete loje kuislingesh ne vazhdimesi me TURQIT, Italianet dhe tani me GJERMANET. Ata besojne se do te bejne te njejten gje edhe me ALEATET” (Emrat me germa te medha jane te origjinalit).
    Ndaj te them lere ate kohe dhe shiko te marresh ndonje deputet ne zgjedhjet e vitit 2017 ne menyre qe, me gjithe ato “bema” te te pareve te pakten te jeshe sot, pas 70 vitesh, parti parlamentare. Por po vazhdove me analiza te tilla, ka rrezik qe edhe voten tende ta hedhesh badiava, si te paret e tu, qe ja mbathen me pushtuesin dhe duke mos patur force morale, ja lane pushtetin Frontit NC. Madje me keq per ta e per ty qe sot je politikan e perfaqesues i tyre, pushtetin ua late komunisteve qe luftuan pushtuesin. Thirri pak mendjes. Kur populli nuk ndoqi te paret e tu qe c’eshte e verteta disa ishin edhe burra te “sojme”, nuk kane se si te te ndjekin ty qe je radhikua si puna ime. Me qe flet ne emer te te pareve tu, ketij populli ja ke borc nje kerkese faljeje qe “baballaret”e lane popullin pa alternative tjeter politike duke bashkepunuar me nazistet gjermane dhe iken me kolonen e tyre te fundit.

    Reply to this comment
  8. heretiku August 17, 17:44

    Kriminelet e vertete kane qene ballistet gjate luftes se dyte boterore, kane vrare me mijera shqiptare te pafajshem, kryesisht pleq dhe femije, te mbeshtetur nga nazistet, me arme, mjete dhe njerez. Kane djegur me mijera shtepi, shkaterruar mijera ekonomi familjare, kane rrembyer dhe vjedhur pafundesi kreresh bageti etj.gjithmone nen ombrellen e pushtuesve naziste, me te cilet ishin te lidhur si mishi me thoin. Ballistet kane qene dhe mbeten funderrina kombetare. Njeri nga kreret e Ballit, Hasan Dosti, ishte minister drejtesie nen ombrellen e pushtuesve fashiste italiane. Me firmen e tij jane pushkatuar dhe varur shume djem te rinj shqiptare, “faji” i vetem i te cileve ishte se luftonin qe Shqiperia te ishte e pavarur dhe jo e pushtuar. Ik ore Halemadh, se shkrimet e tua jane ndotje shoqerore, ndotje ambjenti, ndotje etike, ndotje dhe vetem ndotje. Shko perpiqu ti mbusheh mendjen, ndonje truthari, ndonje te meti mendor, me argumentet e tua demode.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 18, 11:13

      O heretiku pa fe dhe pa bese po degjo pak edhe besimtaret more mavri:

      sepse:

      PO SHAVE BALLIN KOMBETAR TE ALIMADHIT KE SHARE ME PARE ME NONE E BABE E KUNAT NGA PAS BOLMADHIN ENVER HOXHA.

      Reply to this comment
  9. Paqesori August 17, 18:49

    Populli shqiptar thote qe po u pezieve me krundet the hane edhe pulat. Zdo mend qe partizanet do luftonin kunder ballistave sepse nuk kishin mundesi te luftionin germanin pa luftuar ballistet kur ballistat ishin krahe per krahe me germanin nga ana luftarake taktike eshte e pa mundur. Une vetem kam frike se mos ballistat ngrihen e thane se na kishin mare gjermanet me zore te na perdorinin si muroje njerezore dhe te detyronin partizananet te mos qellonin. Une vete jam I ri po im gjysh qe ishte deshimitar I afert I luftes me ka thene qe ballistat kane bere krimi ne popullisi dhe kane vrere ata qe luftonin gjermanin. E sa per demokracine e Z Alimadhit dua te them qe te bukur perkrahje kishin gjetur. Gjermania naziste idhe diktatur e jo demokraci or ti shoq. Une do te them vetem nje gje si fund. Oficeret angleze qe ishim qe vinin nga nje vend demokratik dhe I lire duke vleresuar situaten ne vend pavaresisht se nuk I deshin komunistat I furnizuan me are dhe municione sepse ne ate kohe te nxire te luftes boterore e pare gje qe duhet te benin te gjithe demokratet e perarimtaret e botes ishe lufta kunder gjermanit. kete gje duhet te kishte bere edhe balli me trimat e tij pastaj le te luftonin pas lufte per democracy eshe me pushke po te ishte nevoja.

    Reply to this comment
  10. Z/K August 17, 23:54

    Para se te vesh ne Hage zotri,demokrato- Ballist,fashist.Rregulloni tefteret qe te mos rrezultoj gjekundi aleanca Balliste,Zogiste me pushtuesit.Mbasi pushtuesit ishin Nazifashista qe edhe sot ku te gjinden i denon bota.Partizanet ishin ne koalicionin e clirimtarve:Bashkimi Sovjetik qe mbante direkt ngarkesen e luftes,Franca,Anglia dhe ne fund u lidh dhe USA.
    Ballistet ngrinin zani ne kohe lufte ndaj Anglise sepse nuk i dergonin ndihmat edhe Ballisteve por Partizanve.Ballistet merrni pergjigjen nga anglezet qe ndihmat i cojme atyre qe luftojn Nazifashizmin.Dhe jo atyre qe gostiten me pula e petulla me mjalte.Ju tregoni qe luftoni ne terren Nazifashizmin.Pra vete njeri nga pjestaret e katershes se koalicionit mbeshteste partizanet dhe asnjihere ballistet.
    Ballistet u mbeshteten mbas mbarimit te luftes duke u perdorur si kavie per rrezimin e pushtetit te diktatorit Hoxha.Kete e dinte bukurmire ndjeste paste profesor Abaz Ermeni.
    Se fundi,ju nuk keni asnji kenge per luften qe benit.Sepse nuk ju linte praktika e luftes tuaj qe versuleshit kotecave te pulave te fshatarve.Kanga mund te ishte si te thuash,ti vem nji titull: Pula e gjeli ne koke te ballisttit.

    Reply to this comment
  11. Mergimtari i Larget August 18, 02:23

    Zoteri Alimadhi
    (per dijeni Intelektualit dhe P Kulles)

    Merreni me mend, perpiquni te merrni me mend, ju lutem, bejeni kete per hater te se njeriut me mendje dhe shpirt dhe me kahje per nga e drejta dhe e verteta,

    merreni me mend, sikur…
    sikur komunizmi te kishte rezultuar vertete pozitiv per shqiptaret dhe Shqiperine…!!!

    Sigurisht, nuk e merrni dot me mend se cfare do shkruante Paskal Milo e followers-at e sotem te anti-Mukjes…

    Se, sikur te kishte rezultuar pozitiv diktatura e proletariatit, Pellumb Kulla do bente kritiken e plote te Ballit e te Legalitetit, teksa Hydajet Beqiri do bente autorkritiken per Pleniumin e Zi te Beratit! Do akuzonte jo Andrea Stefanin por Gogo Nushin dhe Beqir Ballukun, qe kishin dyshuar per pak momente ndaj ndihmes se serbeve dhe sllaveve…
    Adriatiku do vetebehej liqen i vogel teksa Intelektuali do t’i thurte himne kurseve kunder Analafabetizmit qe hapi fill pas gjyqit kunder deputeteve qeverria e Rigonit…!

    Komunizmi me ne fund deshtoi, i teri, totalisht, per te gjithe, edhe per vete komunistet, por kane mbetur ende viktima te propagandes se tij, qe ende e mbrojne, edhe mbi gurin e varrit…

    Ata qofshin!

    Reply to this comment
  12. paci August 18, 11:39

    Lere fare o Hallemalli se gjate luftes e pshurret kurse tash 25 vjet e pjerdhet fare , heren e pare ju perveshet pulave kurse tash ne leshokracine tuaj nuk late vlere e pasuri kombetare pa vjedhur e pa shkatrruar , e shikoni se ku e cuat vendin , 100 vjet mbrapa , ku nuk prodhohet me as sapuni per te lare duart tuaja te sterndotura .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*