Përgjigje letrës së Akademikut Artan Fuga

May 12, 2016 13:16

Përgjigje letrës së Akademikut Artan Fuga

I nderuar Profesor Fuga,

U ula të shkruaj këtë përgjigje për letrën miqësore që më dërgonit dje publikisht, duke dalë nga natyra ime si gazetar. Them se po dal nga natyra ime, sepse unë jam përditë në kontakt me lexuesit dhe e kam të pamundur të rri e të shkruaj letra e mesazhe. Unë marr reagime, letra, telefonata e mesazhe përditë për shkrimet dhe intervistat që realizoj, por ato i konsideroj krejt private dhe asnjëherë nuk u jam përgjigjur publikisht.

Por, me ty ndryshon puna.

E para në respekt të njohjes dhe miqësisë sonë të vjetër.

E dyta, për shkak të problemeve që ngre në letrën tënde dhe të disa sugjerimeve që më bën për punën time si gazetar.

Nga letra jote kuptova se gjithë vëmendja dhe përkujdesja ishte të polemizoje me Prof. Pëllumb Xhufin për çështjet që ai ngrinte në intervistën e datës 10 maj në DITA. Menjëherë mendova se ju “i binit pragut të dëgjonte dera”. Hollë-hollë ju nuk e kishit me mua shqetësimin, ose shqetësimi juaj për mua si gazetar ishte fare anësor në krahasim me problemet ku e ku më të rëndësishme që ju ngrinit në letër. Prandaj dhe thashë se do të ishte mirë që këtë letër t’ia drejtoje direkt Prof. Xhufit dhe të ballafaqonit pikëpamjet tuaja për çështjen e reformimit të Akademisë së Shkencave. Sepse ky ishte thelbi, apo jo? Me aq sa e njoh Prof. Xhufin, mendoj se ai është i gatshëm të ballafaqohet me cilindo dhe për çfarëdo problemi historik apo shkencor që shtrohet për diskutim. E ka treguar këtë shumë herë.

Sidoqoftë, debati është hapur tashmë dhe mua më vjen mirë që ka debat, aq më mirë kur shoqërohet me argumente në favor të mbarëvajtjes së punëve të Akademisë për të mirën kombëtare.  Nuk u heq asnjë presje atyre që kini konstatuar dhe që i radhisnit në letër, për ato që kishit parë e gjetur në Akademi gjatë auditimit që keni bërë në atë institucion dhjetë vjet të shkuara.

Por nuk mund të them se jam tërësisht dakord me disa çështje të tjera. Shprehja “Akademia në agoni” më duket si eufemizëm përballë gjendjes reale të Akademisë pas vitit 1992. Problemet nga të cilat vuan ajo akademi janë shumë më të thella, sa politike, aq dhe konceptuale. Pse e them këtë? Si gazetar gjatë gjithë këtyre 25 viteve nuk më ka joshur e nuk më ka mbetur në mendje ndonjë veprimtari apo vepër madhore mbresëlënëse që ta kujtoj me respekt. Përkundrazi, heshtja dhe indiferentizmi i akademikëve tanë për disa çështje madhore më ka lënë shije të hidhur.

Fjala vjen, kjo akademi ka mbajtur sehir kur është sulmuar gjuha standarde shqipe e realizuar nga akademia e atëhershme që ju e quani “një bunker sovjetik, një bunker i modelit sllav”. Madje kjo akademi e tanishmja “e çbunkerizuar” u ka fryrë erërave të sulmeve për ta zhbërë këtë gjuhë. A nuk është i ashtuquajturi këshill ndërakademik Tiranë-Prishtinë një shembull aspak i denjë për akademinë tonë? Pse kanë heshtur akademikët tanë gjuhëtarë për sulmet që i janë bërë gjuhës standarde, pa folur për disa që janë angazhuar tërësisht për ta prishur standardin së toku me një tabor diletantësh të mllefosur.

Tjetër. Ju lutem, Profesor, më tregoni arritjet albanologjike të këtyre viteve? E, nëse ka nja dy gjera thelbësore me të cilat duhet dhe mund të merret akademia jonë janë pikërisht gjuhësia dhe albanologjia. Sepse shkenca jonë e ka të pamundur të merret me kozmosin, me fizikën bërthamore apo me kibernetikën, siç merren akademitë e botës.

Ja, m’u kujtua edhe diçka tjetër. Ju kujtohet se si me vendim parlamenti, tërësisht politikisht u ndryshua dita e çlirimit të Shqipërisë në vitin 1992. Ku ishin akademikët tanë historianë që heshtën paturpësisht ndaj këtij zhvillimi për shumë vite me radhë?

Profesor, arsyeja e dytë që po të përgjigjem lidhet me ca këshilla miqësore që më jepnit nga fundi i letrës për punën time si gazetar. Ta them miqësisht se do kishe bërë më mirë të mos i shkruaje ato radhë, për faktin se janë përtej koncepteve të mia për gazetarinë. Se cilat janë pikëpamjet e mia për gazetarinë, paanshmërinë, balancimin, integritetin, etj., unë i shpalos jo në një ditë të vetme, as në një shkrim apo intervistë, por përditë e në vijimësi. Unë ndihem shumë komod në gazetën DITA ku punoj, për të cilën ju flisni me konsideratë të veçantë. Prandaj dhe mos u ndje i lënduar dhe ligështuar në këtë aspekt të punës sime.

Gjithsesi, si miq që jemi, të dëgjoj me vëmendje dhe marr në konsideratë këshillat tuaja. Me këtë rast, po të kërkoj një këshillë si mik dhe si filozof që jeni (gjë që mund të jetë objekt i një interviste të zgjeruar që mund ta bëjmë bashkë në DITA):

Më thuaj, i dashur Tan, nga cila filozofi jemi udhëhequr ne shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste? Më trego edhe filozofinë ku duhet të mbështetemi dhe të orientohemi, për të ndrequr ato që janë prishur, të paktën këto 100 vitet e fundit? Unë si gazetar bëj edhe pyetje të tilla. Mos ma merr për keq.

Së fundi, ajo puna e ftesës për kafe mbetet në fuqi. Kur të duash, duku këtej nga unë ose takohemi te ndonjë kafe e jotja e preferuar. Aty fiksojmë së bashku dhe intervistën e radhës.

Miqësisht,

Xhevdet Shehu       

Tiranë, 11 maj 2016

May 12, 2016 13:16
Komento

29 Komente

  1. Plaku May 12, 13:52

    Megjithate Prof Xhufiit i vjen radha tani,Them se Akademia nuk duhet te mbahet vetem si kujdestare e historise dhe gjuhesise siç po trajtohet ,.Me tituj e grada shkencore eshte mbushur shqiperia dhe ne se nje here ne nje kohe numuroheshin kollaj sot nuk i numuron dot me tufa ,edhe kjo pjese eshte tregues qe ne vend te fliste per cilesi dhe produkt te akademizmit flet per te kunderten Mendimi dhe platforma e Akademise eshte ne bisht te zhvillimeve ,profesoret e nderuar duhet t’a shtyjne ne balle te zhvillimeve ,por me t’i rene me te fshehura “pas gaxhoit” siç thoshnin arixhinjte nuk ka sy per rreguim.

    Reply to this comment
    • hysen daci May 12, 18:45

      Miku im Xhevdet !
      mbasi lexon gjithe keto komente, ku gjykimi ndaj njerit apo tjetrit, qe jane shkencetare real, eshte politik te le nje shije te hidhur perdorimi I gazetes per linçim e shfryrje dufesh me shkaqe te tjera e aspak nga meraku per shkencen apo dhe Akademine.
      Ka pra diçka qe nuk shkon ?!?!.

      Reply to this comment
      • beni May 13, 09:06

        Vertet nuk shkon,ndac xhufi ndac fuga fillojn me teper te bejn demagogji per sa i perket historis reale e nuk thon te verteten qe tek ne fillojn cdo gje me s skutari,skiperi ,serbi bile edhe ne lindje te gjermanise ka nje minoritet i quajtur sorbe qe perseri vijn nga serbia dhe u ben te pa varur nga gjuha e memes dhe harojn te thon se te gjith vijn nga kisha serbe!
        Behuni me realiste or akademike se nena e skenderbeut vojsava e bije e nje princi serb ishte mos shkoni me tutje vizitoni kishen e ristozit mborje korce,do te shifni me syt tuaj shkrim sllav te vjetr dhe car stefan ürosh dushan ne nje ikorne te vjetr me plot vlera historike e shkenore te identitetit kulturor!
        Kot nuk themi se skiperia esht deri ne skopie atje ku lindi car dushan dhe u varos ne prizren!
        Esht histori tjetr te besh demagogji per ti mbajt popullin se bashku kjo esht nje detyre morale per te then se popujt rin ne harmoni se bashku kur bejn historin e realitetin e jo demagogji per pushtet e fuges apo te xhufit te orjentit apo te oksidentit!

        Reply to this comment
        • Shefqet Cela May 14, 21:01

          Beni, ne mos gabohem, e verteta hystorike eshte krejt tjeter nga kjo qe paraqet ti. Stefan Dushani ishte nje pushtues, jo vetem i trojeve tona, por gati te gjithe trojeve te Ballkanit. Pushtimi kishte nisur me perpara, por ai e çoi akoma me tej, pqperjashtuar Greqine.
          Se ku lindi ky despot, apo ku vdiq, nuk ka asfare rendesi per çeshtjen tone kombetare.
          Sa per Vojsaven, ky ishte zakoni ne mesjete, bile edye sot qe mbreterit dhe princat martoheshin me te huaj. Zogu vete nuk beri perjashtim….
          Selam!

          Reply to this comment
          • beni May 15, 07:32

            Z.cela te njof nga gazeta shekulli,je i majte ne mendime partiake natyrisht edhe une,permes te majtes e se djathtes,por sa per histori anon nga cudirat e jo realiteti?
            Car dushan shpetoj perandorin bizantine dhe historia fillon me njemenic perpara car dushan qe per hir te vertetes vrau babane per te mar sundimin dhe car dushan e shtriu sundimin deri ne epir ku igumenice zagorie jan emra te vendosur nga sundimi i tij por qe epiriotet u miqesuan shum shpejt kur ish fjala per fe sepse feja bente politiken e atershme!
            Historia tek ne esht bere gjithnje simbas sundimeve,bile edhe ne sundimin komunist te hoxhes ju nderuan emrat e toponimeve nga volo-reke ne drilone per ti humbur gjurmet e kultures e historis dhe ktu qendron gabimi ku historia ngelet histori dhe kombet homogjene ashtu sic jemi edhe ne ndertohen simbas projekteve te rinj te kohes e jo simbas deshires e pikpamjeve te ideologjis sunduse ne rastin ton turqise?
            Ti mundet tua nderosh identitetin toponimet ne rastin e kostandinopojes ne istambul nga beligrad ne berat por kujtesen e popullit nuk e shuan dot nga realiteti historik esht edhe per moskopolitet nga vllenjte ne voskopojare nga rovanice ne rozafe ne vendin e shen stefanit?
            Ne librat e historise tek ne behet demagogji per pushtet dhe jo realitet sidomos akademi e shkences e albanologjise sidomos kur ato jan mbushur me historiane te ideologjis orjentale e bejn demagogji e prapagande kunder fqinjve sikur ata dhe vetem ata jan armiqte tane por qe realiteti esht ndryshe bej demagogji e nxit urejtje,sepse keshtu mbahet pushteti?

    • ZIVER TELEPENA May 13, 05:59

      Xhevdet, me duket se ke bere nje gabim fatal. Letren e Fuges e ke lexuar me nder me bythe… Si e kuptoj une, Fuga konteston Xhufin duke mohuar se ka qene pjese e grupit te reformes se vitit 2007, kur vjehri i Xhufit, juristi i madh kushtetues Luan Omari zgjodhi si akademik jo vetem Artanin, por edhe Gudarin, dhe duke pranuar individe pa vlera, i hapi rrugen shkaterrimit te Akademise se Shkencave. Kuptohet nga halli, per nje palo rroge shtese mbi pensionin, qe ja hodhi si kocke Saliu i Rames nga Vicidoli. Kete ka shtremberuar Xhufi, dhe nuk e ka bere pa qellim. Mbase me te drejte Xhufi don te trashegoje Akademine, ta riktheje ate ne fis, ta ktheje prape nga Gudari te Omari.

      Reply to this comment
  2. Mira May 12, 13:55

    U bene te gjithe ” akademik ” ne Shqiperi. Punojme e studiojme ne Perendim, na duhet te publikojme artikuj shkencor e te kryjme pune shkencore, qe te na quhen tituj akademik. Kurse ne Shqiperi, njerez si prof. Fuga, qe sinqerisht pervec ketyre fjalosjeve qe pa shume permbatje, por polemizuese qe lexojme neper gazeta, s’i kam lexuar asnje pune shkencore. Te pakten prof.Xhufi, i ka shkruajtur nja dy libra e ka nxjerr dicka ne drite, por Fuga, si filozof i shkolluar ne France, ka pune gati inekzistente. Tani kerkojne e te marrin protagonizem, me gjera qe as nuk jane te tyre dhe per te cilat s’kane dhene asnje kontribut.

    Reply to this comment
  3. Tirana May 12, 14:23

    Pershendetje Xhevdet Shehu,

    Besoj se cdo lexues juaji ndjehet mire kur perpiqeni te vini piken mbi “i” ashtu si ju duket me mire…Jam nje prej tyre. Suksese

    Reply to this comment
    • arbereshi May 12, 16:28

      Pershendetje edhe nga une z Xhevdet. Kur te pish kafen me z Fuga keshilloje qe nje ‘intelektual’ nuk i bije pragut qe te digjoje dera por eshte i drejt perdrejt. Nje njeri ” intelektual ” nuk mund te thote mendimin e tij ne forme thashethemi midis nje te treti sepse per nga karakteri konsiderohet, te me falin, putane e pa vlere. Intelektuali nuk eshte ai qe ka mbaruar nje shkolle te larte, por intelektuali eshte i tille ne pune edukate kultivim force mendimi avanguard ne cdo gje. Kategoria e Nard Ndokes, Mark Markut, Agron Gjekmarkaj Prec Zogajt, Frok Cupit dhe e nje lukunie te tere si keta nuk i duhet kerkujt

      Reply to this comment
  4. intelektuali May 12, 14:33

    O Xhote gazetari i DITES:

    Po eja tek Tajvani te dy me profesorin e nderuar Fuga qe te pini kafen me intelektualin qe do t’ju tregoje mjaft historira te VERTETA per Akademine e shkencave enveriste qe trasheguam nga Partia e Punes. Ja edhe nje prej tyre:

    Kur Enveri mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe dhe u braktis nga Jugosllavia, Rusia dhe Kina komuniste njekohesisht i hypi deliri i madheshtise dhe vendosi te beje fjalorin e ri te shqipes duke thirrur ne zyre Androklli Kostallarin dhe i tha:

    ME BEJ NJE FJALOR TE RI TE SHQYPES JO ME PAK SE 500 MIJE FJALE?

    Androkliu i ngrate u pergjegj me frike ne zemer:

    PO KAQ SHUME FJALE KU TI GJEJ O SHOKU ENVER? ASNJE GJUHE NE BOTE NUK KA KAQ SHUME FJALE.

    Enveri e pa venger dhe ja ktheu:

    SHKO NE TEREN, NE BAZE DHE DO T’I GJEC FJALET! NE JENA POPULLI ME I VJETER NE BOTE DHE GJUHA JONE ESHTE ME E PASURA NE BOTE!

    dhe i dha shembell Zihni Sakon qe kishte gjetur ne baze vjershat famoze autentike nga trevat shqyptare:

    “Me sheqer, me sheqer,
    te na roje shoku Enver”

    Dhe Androkliu i ngrate filloi punen me fjalorin e Akademise se shkencave me 500 mije fjale e larte dhe gjuha shqype u be me e pasura ne Bote me fjale te reja si pershembell:

    uniforma e ushtarit
    njetrajteshja e ushtarit
    njeformeshja e ushtarit
    ……………………………

    e keshtu me radhe por asnjehere nuk e arriti shifren 500 mije ne fjalorin e tij famoz dhe Partia e Punes per pak sa nuk e ndeshkoi me internim, por e mbrojti Dritero Agolli dhe prandaj u mjaftuan me nje verrjetje me paralajmerim, por profesori yne i nderuar i fjalorit te shipes letrare u be me ves dhe sa here kalonte prane Akademise se shkencave persersite me vete:

    O ANDROKLI I GJORI ANDROKLI,
    PO C’THU DESH TY ME AKADEMI?

    Po te doni te VERTETA te tjera ejani tek Tajvani.

    Reply to this comment
    • aldo May 12, 15:22

      Ky do jete “Filozofi i Kafenve”, Fuga dora vete qe nuk ka nje studim shkencor e nuk i njohim ndonje filozofi pervec kafeneve.

      Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 12, 16:26

      Pershendetje Kumandar Efendi Nastradini .
      Jam i gezuar qe ju degjoj , e gezohem kur ju gezoni shendet Te mire .
      Nuk i Harroj Pulat , Kecat e Rakine qe
      pinim Gjate luftes ,
      E ku na shpjegoje Qe Kapitalizmi Ishte
      i Omel si Hallva me shume sheqer .
      Ku borgjezet Barkderra me Kepuce 5.000 $
      e kane shpirtin Si ate te vete ZOTIT .

      sOT , une si puntor nuk e di se ç,me pret ,
      dhe familja ime eshte e pa sigurt…

      Ne kine kosto e punes eshte 2 dollar ORA ,
      pa Kontributet [ pensionet ]]
      pa shendetsi
      pa mbrojtje
      E megjithate Per KAPITALISTET E
      PROPAGANTUAR NGA TY ,
      edhe kjo eshte Shume tani .
      SHUMKOMBESHET e medhenje te Manifaktures po ikin nga kina .
      Mos kujto se po tallem , nuk eshte batut .
      Po shkojne ne Vietnam
      ku Ora e punes eshte gjysma e asaj te Kines .

      Mbas Vietnamit do te shkojne ne Sudan ,
      Pastaj do te vene ne Pune Femijet Afrikane per 50 çentez ne dite ,
      Pastaj do te vene ne pune te Burgosurit e Luftes , dhe Ordineret te punojne FALAS ,
      Pastaj shpirtin ne FERR ,
      E PASTAJ do shpikin ndonje gje tjeter te Re .

      APOCALYPS NOW . per puntoret O KUMANDAR NASTRADINI .

      E ne kerkojme pune ne Shqiperi e ne Europe ???
      Kjo ekonomi Idiote po shkateron Boten .

      Sa here te lexoje ,
      Mendoje se ti nuk e ke Keq kur Thua ::

      Me mire te jesh KAPITALIST BARKDER ,
      Sesa puntore i Varfer me Barkun Derrase .

      Ne kete Kapitalizmin tende , Po Varferohemi duke punuar edhe Jashte Orarit .

      Presim , me pa durim DACIBAOT e tua ,
      Shpresdhenese , qe te Ngopim Femijet tane te Uritur ,
      Dhe ti shpetojme Diktatures Ekonomike Edviniane , nga Burgu Shtetberes ,
      per mos Pagim te Energjise elektrike si i Papune .
      Na rrofsh per Dimer , o Kumandar
      se per behar e kam merak vete i thone Kesaj .
      Mos Harro , ENVERI KA 31 VJET QE KA VDEKUR .
      Kumandar merr me te gjallet .

      Reply to this comment
    • PO QY...ORE ! May 12, 19:01

      “INTELEKTUALI” i leshitn,vazhdon intensivisht procesin e dekompozimit , nga bajge , ne pleh .Nuk cuditet askush me idjot te tille pa asnje identitet
      njerezor .

      Reply to this comment
    • fshatari pafshat May 12, 20:21

      Intelektual, o intelektual
      E ke gjoksin plot me lesh
      Po edhe pa lesh ta kesh
      Intelektual kurre
      Nuk do te jesh
      Me zaret e tua
      Shesh – Besh.

      Reply to this comment
    • tirana May 12, 23:31

      Po qe se te mbushet mendja qe ne vend te “intelektuali” te vesh ndonje nofke tjeter (mund te rekomandoj ndonje si “idioti” ose “trapi” ose “tyryfyku” ose …) ndoshta komenti qe ke bere merr pak kuptim…Perndryshe bej nje tjeter bejte radhe.

      P.S. Po i lejoj vehtes edhe kete cilesim: U be tulja jote te zere ne goje emrin e Androkli Kostallarit…

      Reply to this comment
  5. Ballist i PENDUAR. May 12, 15:09

    Gazetaria SOT eshte nje PAKT vetvrases .
    Per ata gazetare qe e bejne me te vertet .
    Eshte nje Vetvrasje si perfundim .
    Sepse te besh Gazetarin sot , eshte sikur te luftoje Davidi , kundra Golias gjithmone ,
    Por me nje Fund , qe Gjithone vdes DAVIDE .
    Gazetaret ”””’ Kamikaze ”’ e di mire se ç’fare po bene ,qe jo vetem ai , por edhe te afermit do te Paguajne me DHIMBJE
    OSE me keq , kete veprim te gazetarit .
    Ky eshte sistemi qe jetojme ,
    Ky eshte realiteti ,
    Demokracia ?
    Une nuk e kam pare ,
    edhe se Politika Feston çdo vit per te Te .

    Reply to this comment
  6. feniks May 12, 15:17

    Zoti Xhevdet!
    Filozofia e Akademise mavri te SOTME eshte mbeshtetja pa kufi e SHKATERRIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR,nxitjes se urrejtjes dhe percarjes midis partive,krahinave,feve,dialekteve etj!
    Eshte e njejta filozofi,qe ndiqni edhge ju,zoti Xhevdek,qe ne vend te merreni me hallet e medha te ketij populli,mbushni faqet me historite e kaluara te M.Shehut,.H.Kapos.K.Hazbiut,etj dhe te gjitha keto ne mbeshtetjes se trezes se ENVER HOXHA paska qene armik me te gjithe!
    Ke bere disa intervista me nje sgharlatan si Qani Duraj ,vetem se e ke bashkafshatar nga Mallakastra cqe derdellit kot per gjithcka te para 90-tes sikur ai ka qene strumbullari i asaj kohe!
    E keni emeruar shef i sektorit ushhtarak te KQ te PPSH-se,kur ai ka qene vetem instruktor si gjithe te tjeret!
    Dhe mbi te gjitha,te gjitha te dhenat dhe gjykimet e tij per atre kohe jane jo vetem MASDHTRIME,por te nje niveli mjeran,gje qe tregon se ai ka qene jo vetem pa formimin e duhur ushtarak,por edhe shpirterisht njeri i KEQ!
    EI jam kundervene me fakte te gjitha intervistave te tijh,por ju si gazetar nuk ju ka interesuar te beni nje ballafaqim te mbrockullave te Qani mavrise me ato te mijat!
    Sa per kete Fugen,mos e merr kot mundimin ta marresh ne i9nterviste!
    Me mire merr ndonje personalitet tjeter qe te shpalose qellimet ANTIKOMBETARE te shkaterrimit te AKADEMISE SE SHKENCAVE dhe largimin prej saj te te gjitha instituteve pjese e saj dhe ku ka perfunduar sot!
    Ku ka vene dore Berisha NUK MBIN BAR!

    Reply to this comment
  7. feniks May 12, 15:33

    Per intelektu-HALEN!
    Mynih 1979, një dëshmi befasuese për Sali Berishën

    Në 25 shkurt të vitit të kaluar DITA botoi pjesë nga një libër i 1995-s, pjesë të të cilit kanë qarkulluar për disa vjet nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare, më pas është heshtur. Takimi për të cilin flitet në libër është kryer në vitin 1979. Në tekst bien në sy dy elementë. Së pari autori pretendon se që në pragun e viteve’80 janë bërë plane për të krijuar “shtete-valvula” . Elementi i dytë i rëndësishëm, krejtësisht befasues është fakti se personi që përmendet si kontakt është… Sali Berisha. Botimi nuk mund të zbardhë shumë pikëpyetje që ngre ky takim, por nëse ato çka rrëfen autori janë të sinqerta, atëherë Sali Berisha nuk ishte thjesht një mjek komunist me ilaçe në çantë në oborrin e parisë komuniste të atëhershme.

    25-shkurt-2013 ok

    Libri titullohet “Komplotistë ndërkombëtarë” është botuar në vitin 1995, nga shtëpia botuese “Nea Thesis”, me autor Atanasius K. Strigas, që ka shërbyer për disa vite në Bruksel si këshilltar i NATO-s në vitet 70-80. Autori ka studiuar fillimisht shkencat politike dhe ato ekonomike në universitetin e “Heidelberg”-ut. Më pas është specializuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe çështje të Strategjise në University of Georgetown në Uashington, për të përfunduar më tej studimet me specializimin e tij për propogandë në universitetin “Patris Lumumba” të Moskës. Në pjesën ku përmendet Shqipëria flitet për një takim me pjesëmarrje të lartë më 7 janar 1979 në Getensberg të Bonit. Autori përmend si pjesëmarrës në takim edhe dy presidentë bankash, zyrtar të një shërbimi sekret dhe “ndërlidhës me shërbimet sekrete të Europës Juglindore” dhe një person që vite më vonë (kur doli në sipërfaqe problemi maqedon) ishte ndërmjetësi publik kryesor për këtë çështje. Sipas autorit, takimi diskutoi planet mbi “tri shtete valvula ose thithës” dhe dhënien e fondeve të mëdha për këto qëllime.

    Shkruan autorindër të tjera: “Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Z.Merden i tha frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Z.Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, – tha bojaxhiu tërë kortezi false…

    Reply to this comment
  8. polua May 12, 15:41

    Me intelktuale te tille si Fuga, po e rrezojme edhe ate qe na ka mbetur nga sistemi diktatorial. Te gjithe hiqen per akademike, profesore, intelektuale qe nga ai qe ngarkon gomarin e deri tek ai qe i ka hipur ka(r)l-it.

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit May 12, 15:56

    Interviste ne Tirane do te thote Kaferishte. Ulu ne kafene e futja llogjes. Kafeneja eshte akadhemia e llafehanes

    Reply to this comment
  10. demo May 12, 17:07

    Pse politika shqiptare nuk e ka vertetuar kete shkrim te gazetes greke qe ne 1979 Berisha ka qene perfaqesues i larte i sherbimeve sekrete.Pse as Ramiz Alia,as Nexhmije Hoxha,as Hekuran Isai me drejtore te sigurimit qe kane qene gjalle ne 1995,nuk e analizuan kete fakt?

    Reply to this comment
  11. demo May 12, 17:07

    Pse politika shqiptare nuk e ka vertetuar kete shkrim te gazetes greke qe ne 1979 Berisha ka qene perfaqesues i larte i sherbimeve sekrete.Pse as Ramiz Alia,as Nexhmije Hoxha,as Hekuran Isai me drejtore te sigurimit qe kane qene gjalle ne 1995,nuk e analizuan kete fakt?Po..

    Reply to this comment
  12. dauti May 12, 17:45

    Per Feniksin….
    E ke lexuar librin qe permend, apo vetem ke lexuar cfare ka botuar dikur gazeta Dita? Po qe keshtu, me mire mos u nxito te shkruash. Gazeta ne fjale ka dashur te godase Berishen dhe nuk permend se ne kete liber thuhet se Ramiz Alia mori 150 milione dollare nga te njejtet njerez…Apo, per Ramizin nuk mund te shkruash, sepse ai eshte “imajte”!

    Une e kam pare kete liber dhe jam i bindur se nuk ka asnje te verete, sepse nuk do lejonin ata njerez te fuqishem qe ato para mos “shkonin ne destinacion”.

    Pranda, i/e nderuar Feniks, shkruani per ato qe i dini me siguri, se me perralla nuk shkohet larg.
    Shpesh i bej pyetje vetes, po te mos ishte Sali Berisha, cfare do benin keto dhjetra gazeta ne vendin tone, pa folur per Ri9lindjen dhe Edi ramen, qe ngrihen e bien per te fjetur me emrin e tij ne goje!

    Reply to this comment
    • Feniks May 12, 19:52

      Eh more dahut mavriu!Me gazeten Dita le te merren te tjeret ne se nuk i pelqeu shkrimi ndersa mua me shqeteson fakti qe Berisha ka vepruar si ARMIK i Shqiperise dhe sot derdellit si trim.Shqiperine e mori serbi ndersa shqipetaret merren me perralla.Berisha i ka bere aq krime ketij vendi sa as te gjithe pushtuesit nuk i bene.

      Reply to this comment
    • dfg May 12, 20:36

      Po ti more daut,meqenese e paske PARE librin,pse nuk thua ne se ato qe shkruan gazeta DITA per Sali Berishgen,JANE APO JO TE VERTETA??

      Reply to this comment
  13. Vetoni May 12, 23:26

    O Artan,
    Po cfare profesori te duket vetja, kur pervec nje emri te trasheguar nga e kaluara, nuk ke deshmuar asnje vlere.
    Mundohesh te marresh poza te filozofit te madh, mundesisht tu ngjash filozofeve te antikitetit, kur ne fakt je thjesht nje filozof i rendomte i kashtes. Nuk mund ta kuptoj se si merr guximin te krahasohesh me profesor Xhufin. Je vertet per tu hedhur ne ndonje kosh plehrash, ti bashke me filozofite e tua bajate qe nuk i hyjne ne pune kerkujt, vec mendjes tende obsesive per te per tu dukur i rendesishem dhe opinionberes. Ne fakt nuk meriton te jesh me teper se nje dordolec per te trembur ndonje laraske nga ara.

    Reply to this comment
  14. Arber May 13, 00:26

    Xhevdet, me vjen keq qe e prishe rregullin per te mos iu pergjigjur personazheve te intervistave te tua. Fuga duhej t’i dergonte letren Xhufit. Ti je arbiter. Arbitri nuk hyn ne ring, ai gjykon.

    Reply to this comment
  15. Dr. Vehip (Veip) Proda May 14, 06:42

    Nëqoftëse shqiptarët e të gjitha niveleve, e të gjitha besimeve, e të gjitha bindjeve, do të kenë në themel ideologjinë kombëtarë – shqiptarizmin -, do t`i bëjnë shërbime të mira atdheut e kombit dhe nuk do të rrezikohen asnjëherë që të bien në kundërkombëtarizëm dhe në kundërshqiptarizëm

    Reply to this comment
  16. Shqipe May 15, 10:47

    Zotit Xhevdet Shehu!
    Fjalet “mik” , “filozof” perdorur ne rastin e “fuges” me tingellojne me ironi dhe sarkazem. Nuk Ju njoh dhe nuk ju kam ndjekur si gazetar, por nese sa me lart nuk eshte e vertete, me falni por me vjen ne mend nje fjale e urte: “me thuaj me ke rri-te te them se cili je”.
    Si do qofte me kete rast me poshte konsideratat e mia per “adham-udhin” -FUGA:

    Aka-dem-ikut Artan Fuga(Fosile e komunizmit, mishi i dhise dhe “lecca culo”ne demokracine shqiptare)
    Vertet edhe me kontributin dhe zellin tend kemi humbur Akademine Shqiptare, por kemi fituar Aka-dem-ikun, vertet çalon pak, vertet ka qene edhe kandidat i PPSH (asgje, po ta krahasosh me Saliun që ka qene 25 vjet sekretar i org. Partise) por per aftësitë e tij filozofike, edhe Shvejk-u do ta kishte zili!
    Pëllumb Xhyfi është shumë dinjitoz dhe nuk dua ta përmënd këtu, mbasi nuk meriton të ndyhet, qoftë edhe duke i përmëndur emrin bashke me emrin e nje “leca culo” si puna jote.
    Nuk është hera e parë që të drejtohem dhe nuk do të ndaloj duke kërkuar të largohesh nga skena publike dhe t’i lësh shqiptarët ne hallet e tyre.
    Ç’me ngrifesh si gjeli i cofur maje plehut. “Soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.
    Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Sa larg eshte per ju permbysja e diktatures, kur “vrima e miut ishte 500 grosh”, kur ju u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve dhe moret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist. Tani mendoni se e kaluara juaj u harrua dhe erdhet perseri ne atdheun tuaj(ne vendin e krimit) per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar si grupim shoqeror i shpifur.
    A te kujtohet kur ti “prof-e-sorre” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(mbai ishe pak çalaman) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” (Perparim Fuga) qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj(Andon Sheti) si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “prof-e-sorret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji”-t tend per tu kthyer ne “prof-e-sorret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe anal-iste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta. Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(i biri Mehdi Bushatit e nipi i Hysni Kapos), filizave të familjeve të KQ PPSH si “di-pllom-ati” Fatos Tarifa dhe Shpëtim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por ishte i afte per dipllomat dhe sot jo rastesisht vjehrri i Gjin Gjonit) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektoratit të Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme – duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*