Përgjigje Partizanit!

April 20, 2018 13:39

Përgjigje Partizanit!

I nderuar z.Thano

Dua që lexuesi të më kuptojë, qysh në fillim, se me këto radhë, unë nuk po u përgjigjem ish-partizanëve legjendarë shqiptarë, të cilët bënë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, çliruan Shqipërinë nga pushtuesit e huaj nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre vendës dhe i bënë nder një kombi të tërë për gjithë jetën. Fjalën e kam për Partizan Cenen, kryetar i Forumit të Intelektualëve Emigrantë Shqiptarë në Greqi, i cili ka replikuar me një shkrim timin, botuar në gazetën DITA të datës 16 prill 2018.

Cene, pas shkrimit tim në “Dita”, publikon fillimisht në FB replikën e tij, në të cilën thotë se “Nuk ishin disa njerëz, por ishte vetë sistemi komunist, zoti Muharrem Xhafa!”

Unë nuk kisha në mend të shkruaja tjetër, veç komentit ne FB, po, pasi mësova se ju ka shkruar edhe juve kryeredaktorit të Dita-s (nejse kjo është punë e tij), lexova edhe një herë të plotë e me vëmendje replikën e Partizanit, në të cilën pashë që kishte edhe mllefe të tjera.

Në komentin tim i shkrova Partizanit se nuk i pëlqej polemikat në fb, sepse nuk arrihet të sqarohen gjërat, përmes tij.

Ja çfarë i shkruajta:

“Zoti Partizan, i thashë, si rregull, nuk bëj debat në FB! Dhe në këtë rast, shpreha në “Dita” mendimet e mia këtu në Shqipëri. Ti shpreh mendimin tënd. Unë nuk kam ndërmend të vijoj më tej me “ish të perndjekurit”. Mesazhet ia adresoj shtetit, edhe pse borgjez! Respekt!”

Partizani vijoi të bëjë replikë edhe me të tjerë. I lexova dhe më bënë përshtypje ato çfarë i shkruanin Partizanit miqtë e facebookut. Unë nuk po i përmend me emra, veç po aq përshtypje më bënë edhe ato që u shkruante Partizani atyre në përgjigjet e tij. Partizani shkruan, ndër të tjera, se “Unë kurrë nuk jam me maskarenjtë, që falsifikojnë historinë. Pasi për mua socializmi në Shqipëri  ishte një periudhë e artë.., por me probleme të mëdha. Kaq kam dashur të them..”

Unë, për të mos lënë ndonjë keqkuptim për  autorin, do ta risjell replikën e tij të plote dhe do të shpreh opinionin tim për ato që thotë.

Ja çfarë shkruan :

“Partizan Cene.

Replikë, me zotin Muharrem Xhafa lidhur me shkrimin e shkruar prej tij në gazetën DITA me titull : Duçja do t’i kishte zili neofashistët shqiptarë!

Pra, problemi nuk është as tek individët as tek  numrat, por tek koha që ka ardhë për të dhënë drejtësi për të gjithë!!

Marr shkak nga një shkrim i zotit Muharrem Xhafa botuar në gazetën e nderuar Dita, ku titulli më tundoi ta lexoja me shumë vëmendje shkrimin, duke kuptuar më thellë pikërisht mendimin e zotit Xhafa, si ish drejtues kryesor i të majtës ekstreme ose më saktë i të majtës së vërtetë në Shqipëri.

 

Pavarësisht se në përgjithësi jam dakord me arsyetimin dhe argumentet që zoti Muharrem Xhafa bën në këtë shkrim (pra është dakord, në përgjithësi M.Xh), mund ta them që në fillim se jam zhgënjyer nga thelbi i asaj që dëshiron të përçojë zoti Xhafa në shkrimin e tij, lidhur me mënyrën se si funksiononin gjërat në kohën e socializmit në Shqipëri. (Çudi, se Partizani i drejtohet mikut të fb. që socializmi në Shqipëri ishte një periudhë e artë për të, ndërsa me mua e quan ndryshe!M. Xh.)

Ç’dua të them me këtë. Konkretisht, në një tog fjalish i nderuari Muharrem Xhafa  shkruan: “Të persekutuarit” janë të lirë të ankohen për atë pushtet, se ai i ka bërë zap dhe u ka dhënë atë që kanë merituar. As nuk themi që s’ka pasur një a disa njerëz të veçantë të partisë, të pushtetit popullor e të organeve të tij, që mund të kenë shkelur ligjet, tejkaluar kompetencat apo bërë krim, duke bërë përpjekje të ndërhynin në punën e gjykatave! Se në çdo shtet e shoqëri ka njerëz të mbrapshtë! Po u themi të sigurojnë fakte, të dhëna, dokumente juridike të vërteta dhe t’ia dërgojnë ato gjykatave për të vërtetuar gjyqësisht shkeljen e ligjeve të asaj kohe e “mos të flitet në tym”! Këtu nuk duhet tê përfshihen ata persona, ish kuadro, që pushteti popullor i ka dënuar vetë për tejkalim të kompetencave e shkelje të ligjeve të asaj kohe, të cilët sot hiqen të persekutuar e më tej se kaq! Jam i bindur që shoqata e të përndjekurve e llogarit edhe këtë kontingjent si të përndjekur a të persekutuar nga pushteti popullor, në mos ata janë dhe në krye!” (Po i nderuar Partizan, siç të kam shkruar në fb. këto po i përforcoj se nuk i luan as topi. M. Xh.)

Pikërisht këtu qëndron shtangia ime dhe problemi që unë kam me këtë shkrim…

Pra ,zoti Xhafa e thjeshton në minimum fytyrën e vërtetë të regjimit të Diktaturës së Proletariatit, që ishte instaluar dhe vepronte ne Shqipëri ..

Ai me zbukurimet e tij, do që të na thotë, se dikush ka gabuar atëherë, por regjimi ka funksionuar, dhe ajo çka ka ndodhur nuk ishte aspak gabim ..

Jo, zoti Xhafa. Nuk ishin disa njerëz, që torturonin apo vrisnin kundërshtarë politik , por ishte mënyra e të jetuarit dhe ngritjes së atij regjimi që e kishte në themel të sistemit të tij përndjekjen, internimin, burgosjen dhe deri eliminimin  fizik të kundërshtarëve politikë! (Çene, je krejt gabim! Unë nuk kam zbukuruar asgjë, gjërat janë ashtu si i kam thënë unë, regjimi i bukur ka funksionuar, pavarësisht gabimeve, diktatura e proletariatit ka dënuar ne baze te ligjit ata qe e kane merituar, ndërsa ti e ke dredhur! M. Xh.)

Vërtet sot, të përndjekurit politik , dhe të afërmit e tyre, mund të mbledhin fakte e të venë ne burg disa njerëz që “kanë gabuar” simbas jush, por kjo kurrsesi nuk mjafton! (Mjafton a nuk mjafton ketë nuk e di ti; këtë e vendosin gjykatat. Çështja është ata që kanë pretendime t’i çojnë gjërat në gjykatë, se në gjykate do të ballafaqohen palët e do të dalë kush është fajtori! M. Xh)

Problemi është që gjithkush në Shqipëri, që e ka jetuar atë kohë, me të mirat e të këqijat, i përkëdhelur apo i persekutuar i regjimit, duhet që ta kuptojmë mirë dhe ta dënojmë me forcë të ashtuquajturën luftën e klasave, dhe veçanërisht  barbarinë dhe keqpërdorimin e të qenit në pushtet, nga regjimi dhe drejtuesit e tij… (Zotëri, unë nuk të njoh nga afër, po lufta e klasave është një ligj i përgjithshëm, që vepron në shoqërinë njerëzore dhe nuk varet as nga ti e as nga unë! Me vjen keq që të them, po të jesh intelektual, pa lëre kryetar intelektualësh, dhe ta mendosh socializmin pa luftë klasash, kjo është e trashë, ndonëse çuditërisht ti socializmin e vlerëson si periudhë e artë! A vërtetë ti mendon se ne kapitalizëm nuk vepron ligji i luftës së klasave? Ç’flet kështu Partizan? A nuk është luftë klasash kjo që po bëhet prej 28 vjetësh në Shqipërinë tonë? Po e lë me kaq, se të ishte përgjigjur saktë, Vasilika Mici! Miku im, vetëm në komunizëm shuhen lufta e klasave dhe shteti i diktaturës se proletariatit. M. Xh.)

Kurrsesi, nuk ka për të bërë përpara Shqipëria, nëqoftëse, edhe ne, unë e ti që nuk kemi qenë të përndjekur, sot që kemi demokraci, Zoti Xhafa, t’u tregojmë, të rinjve fytyrën e vërtetë të diktaturës, për sa i përket mënyrës dhe sistemit se si i trajtonte kundërshtarët politikë!! (Mik, unë nuk kam qenë i “përndjekur”, po, siç thua, as ti nuk paske qenë i “përndjekur”, veçse ti, pa qenë i “përndjekur” si shumë të tjerë, që ti me të drejtë i quan maskarenj, ke rënë kokekëmbë në anën e borgjezisë, të maskarenjve dhe kot thua se “nuk jam me maskarenjtë qe falsifikojnë historinë! M. Xh)

Jam dakord me problemin që ngre, për zmadhim të shifrave apo gënjeshtra dhe keqinformime që po i bëhet sot opinionit rinor që nuk e ka jetuar atë kohë , por kurrsesi nuk do të jem dakord në asnjë rast, që gjërat nga ana tjetër të thjeshtohen në disa individë “që gabuan” dhe nuk zbatuan ligjin korrekt.. Jo, jo, jo, ishte vetë ligji dhe sigurisht vetë sistemi që beri vrasjet, internimet , burgimet keqtrajtimet, etj .. (Zotëri, ti bën mirë që nuk je dakord me ata të cilët spekulojnë e manipulojnë me shifrat, por jo vetëm kaq! Se as ligji e as sistemi nuk kanë qene hiç siç thua ti, po ka qenë sikurse kam thënë unë. Nëse ti nuk i di, lexo dhe ne gazetën Dita të dates 19 prill 2018, të bindesh se ai regjimi i artë që thua ti, i ka ndëshkuar me masa te ndryshme deri kapitale ata që kanë shkelur ligjin për trajtimin e të burgosurve, të internuarve e atyre nën hetim. M. Xh)

Vetëm kështu do të rrisim besimin në popull se me të vërtetë, ka ardhë koha që të reflektojmë të gjithë .

(I nderuar, aspak nuk është koha për të reflektuar të gjithë për çfarë thua ti në krah të borgjezisë!  Po, duhet reflektuar për teprimet e gabimet e njerëzve, që, për 50 vjet, nuk kanë qenë disa kokrra, por ti mos ia lër gabimet rendit socialist, as ligjit! Se kurrë nuk mund të mohohen arritjet e jashtëzakonshme e transformimet e thella që u bënë gjatë atij regjimi. Ti nuk mundesh nga dëshira për të qenë mirë e edhe më mirë, të mohosh gjithçka. Si mund të mohohet arsimi, kultura, drita elektrike, shëndetësia, autoriteti që kishte Shqipëria në arenën ndërkombëtare etj.

Më thuaj disa nga arritjet e qeverive demokratike pas vitit 1990, që të kenë kapur e kapërcyer arritjet e Enverit, që unë e dua, i qëndroj besnik dhe nuk  dorëzohem. Mik i dashur bindu se nga padituria apo nga mllefet i shtyjnë disa të bien në pozitat e neofashistëve të sotëm…. etj.etj. M. Xh).

Muharrem Xhafa

***

Replikën e Partizan Cenes mund ta lexoni KËTU

April 20, 2018 13:39
Komento

29 Komente

  1. zana April 20, 16:26

    Gjepura te tilla nostalgjike nuk jane te denja as ne Koren Veriore. Vetem nje mendje perverze dhe idiotike mund te mbrone doktaturen komuniste te cilen bota e perbuzi me kohe.

    Reply to this comment
  2. Kola April 20, 17:21

    Shtyllen e kurrizos e drejton vetem varri. Te mos njohesh gabimet e renda te PPSH do te thote te kesh jetuarnsi qorr, ndersa tu kthehesh me te tille ashpersi kritkuesve do te thote se je i pandreqshem. Pikerisht per keto arsye populli e braktisi ate parti qe mos ju kthefte kurre ketij vendi. Sa prr Muharremin lereni te rrefeje perralla me mbret

    Reply to this comment
    • fteri April 20, 19:21

      Zana dhe Kola ! ,mos bani si biri dreqit se jeni shqipëtar !
      Jeni jashtë ralitetit dhe me shumë negativitet e helm keni mbushë zemërën ? …

      Shikoi një luftë të ashpër të shqipëtarit me shqipëtarin ,
      të falsifikojnë e zhvletsojmë PKSH-dhe Enverin dhe të lavdërojmë Dushanin e Mildanin ,kur ata ishin vetëm konsulent,të bllokut komunist,si sot LU-ja dhe Vlahutin të bllokut kapitalist ! Shpifsit , mundohen të falsifikojn historinë,ti marrim mundin dhe heroizmin e Enver Partizanit .

      Vllezër :
      Ne jemi shqipëtar,den baba den , populli shqipëtar këtë e dinë ,është plotësisht i bindur se luftën që bëni legjendar Enveri me partizanët trima ,ai ishte ideatori ,udhëheqësi triumfuesi dhe ralizuesi ,që pushka e tyre këndoi si bilbili ,kënga ushtoi në kupë të qiellit ,nga trimi lind trimi ,si djem të një nane ,kështu është motivi i këngës PARTIZANE ,ai ishte dhe komandanti i 70 mijë Partizanve ,ushtrinë më të madhe në histori ,me ta këndoi ,me pushkë në sup ai luftoi ,kurr nuk vajtoi ,por shqipërinë e çliroi, e ndërtoi nuse dhe e mbroiti deri në përjetësi !….
      Kjo është e vërteta dhe për të vërtetn jam gati të vdesë .

      Të mbajmë shqipërisë lart këtë emër ,të bëhemi bashkë të ndërtojmë këtë vend.Të jemi bashkë e të lumtur,ta bëjmë shqipërinë çdo ditë e më të bukur

      Reply to this comment
      • ELIOT April 21, 13:23

        FTERI …. KAM VITE QE JETOJ NE MES TE EUROPES ..POR NJE SHKRIM SI KY I JUAJI DUEHT TE KERKOJE ME QIRI ..SE NUK E GJEN DOT .. NUK E DI SA KULTURE KE ..POR QE TE MBROSH ENVERIN ESHE SI TE MBROSH HITLERIN….SE TE 2 BENE KRIME …. ENVERI NA HOQI LIRINE …POR TI SE DIN CDO TE THOTE LIRI MENDIME LIRI TE VEPRUARIT ..PRANDAJ ..LODHEM KOT MA HA MENJA …KU ENVRERI NA LA VENDIN ME TE VARFER NE EUROPE ..KUR ENVERI NA FUSTE NE BURGJE PER NJE MUZIKE PER NJE SHPREHJE KUNDER DITKATURES FASHISTE KOMUNISTE .. I MADHI CHURCHILL E NDYSHOI BOTEN CIVILIZIMIN .. GENERAL DE GAULLE HEROI I LUFTES E NDRICOI E BERI VENDIN QE TE ECI PERPARA ..DHE I DHA DEMOKRACINE FRANCES ..EDHE CHURCHILLI I DHA DEMOKRACINE ANGLISE .. CFARE NA DHA ENVERI EN RRALLAT E VAJGURIT DHE FEMIJET E VET JETONI SI FEMIJE BEJLERESH …APO NDAREJN QE NA BERI PER SE GJALLI ME PROPOGANDE E TIJE FASHISTE ..KOMUNIITE …. FTERI KULTUA JOTE ESHTE ZERO … CIVILIIMI YT ESHTE ZERO … ZGJUARSIA JOTE ESHTE ZERO …ME MENDIMET IDETE TUAJA EDHE NE KOPESHT DO TE NGELNIN NE KLASE NE FRANCE … DHE PER KETE SHKRIMTARIN QE THOTE PERIUDHA SOCIALISTE ISHTE E MADHE ME E LAVDISHMJA PER SHQIPERINE ….?????PO E DINI JU COBAN NGA KATUNI CDO TE THOTE SOCIALIZEM SE ME SA KE SHKRUAJTUR SE DIN … E NGATERRON SOCIALIZMIN ME KOMUNIZ%IN ME FASHIZMIN .. MESO CDO TE THOTE FJALA COCIALE COBAN SE SE KE HABERIN … ENVERI NU ISHTE SOCIAL ISHTE DIKTAATOR KOMUNIST QE NGA TURPI NGA DREDHITE E NDERROI EMRIN KOMUNIZEM ME SOCIALE …POR QE NUK KANE ASGJE TE BARABARTE …MESOJEN COBANE PASTAJ ZHGARRAVISNI ….. ENVERI SOCIALIST HA HA HA HA HA HA SI TE KRAHASOSH NASTRADININ ME VICTOR HUGO ….MERCI

        Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku April 20, 18:01

    Fatkeqesisht nen kete Diell ka vend edhe per retardet si puna e ketij Mutarrem Xhafes.

    Reply to this comment
  4. fteri April 20, 18:47

    fteri
    I lexova kokërr për kokërr ,
    shajnë partizanët lule borë !
    jan njerëz pa kulturë ,
    shpirtë zijë e katila ,
    sikur jan të gjithë kopila ,
    gjë pa thënë ata nuk lënë,
    shajnë partizanët ,
    me babë dhe nënë !

    Me fjalë të pista nga njëri ,tjetri ,
    Çfarë faj kanë partizanët e ne të vjetrit,
    mos e bëni më këtë lojë ,
    Të na merrni nëpër gojë,
    Ju burracak me llapë t’ gjatë,
    nga shëpia deri në pazar .

    Partizanët janë heroi të lirisë,
    çlirimtar të luftës,
    e të gjithë shqipërisë
    Nuk pranojmë të na poshtroni ,
    Sikur keni tru gomari,
    u mungon vetëm samari ,

    Partizanët nuk u kanë faj ,
    Se ju do të keni të njëtin fat,
    varrin vetes po i hapni,
    Kështu ju komentues ,
    na marrshi t’keqen,
    Jemi gati me u varë teneqen ,
    Na vjen turp,na vjen rëndë ,
    pishmën jemi përse u bëmë !.

    S’keni nderë ,nuk keni fe ,
    Vajmedet o djem për ne.
    Sikur jeni pacient spitali,
    Kështu si këta nuk flet i marri.
    pa kulturë e shpirtë katila ,
    të gjithë të mbledhur si kopila.
    Në kosha të plehrave të historisë ,
    si pasardhës të Duçes t’ italisë.

    Tung dhe mos përsërisni urrejtje,
    për partizanët si të ishi fashista e nazista,
    tradhëtar dhe zuzar .Por ngini grushtin
    lart dhe bëni homazhe nderimi .

    Reply to this comment
  5. fteri April 20, 18:53

    I lexova kokërr për kokërr ,
    shajnë partizanët lule borë !
    jan njerëz pa kulturë ,
    shpirtë zijë e katila ,
    sikur jan të gjithë kopila ,
    gjë pa thënë ata nuk lënë,
    shajnë partizanët ,
    me babë dhe nënë !

    Me fjalë të pista nga njëri ,tjetri ,
    Çfarë faj kanë partizanët e ne të vjetrit,
    mos e bëni më këtë lojë ,
    Të na merrni nëpër gojë,
    Ju burracak me llapë t’ gjatë,
    nga shëpia deri në pazar .

    Partizanët janë heroi të lirisë,
    çlirimtar të luftës,
    e të gjithë shqipërisë
    Nuk pranojmë të na poshtroni ,
    Sikur keni tru gomari,
    u mungon vetëm samari ,

    Partizanët nuk u kanë faj ,
    Se ju do të keni të njëtin fat,
    varrin vetes po i hapni,
    Kështu ju komentues ,
    na marrshi t’keqen,
    Jemi gati me u varë teneqen ,
    Na vjen turp,na vjen rëndë ,
    pishmën jemi përse u bëmë !.

    S’keni nderë ,nuk keni fe ,
    Vajmedet o djem për ne.
    Sikur jeni pacient spitali,
    Kështu si këta nuk flet i marri.
    pa kulturë e shpirtë katila ,
    të gjithë të mbledhur si kopila.
    Në kosha të plehrave të historisë ,
    si pasardhës të Duçes t’ italisë.

    Tung dhe mos përsërisni urrejtje,
    për partizanët si të ishi fashista e nazista,
    tradhëtar dhe zuzar .Por ngini grushtin
    lart dhe bëni homazhe nderimi .

    Reply to this comment
  6. Armandi April 20, 18:54

    Para ndonje viti, OSBE beri nje studim a sontazh c’far i thone , nga ku doli qe mbi 55% e te anketuarve pelqenin ate sistem , mbase te pa kenaqur nga qeverisja gati 30 vjecare ,ne demokraci . Prandaj nuk eshte mire te flasim ne emer te popullit , apo te etiketojme ata qe mbrojne ate sistem , si te pa ndreqshem ,te lene kohe e tej .Jetojme ne demokraci , dhe s’kemi perse te kemi frike te shprehim ate qe mendojme ,dhe skemi perse te anatemojme te tjeret , apo t’i ”denojme” per ate qe shprehin . Apo jane reminishenca te atij sistemi .

    Reply to this comment
  7. Mark .U.K April 20, 18:54

    Pse prap ka ksi shurranash qe na kan gjithfar te kqijash.Nuk ishte fati i botes qe ti zhdukte gjermani ate rregjim te pa fesh.Ata qe u munduan te mos vinin ne pushtet jan heroj.

    Reply to this comment
  8. shut up rreme !! April 20, 20:13

    Dy fjale per shokun/zotin Xhafa
    .
    Ju lutem mos dilni me ne shtyp sepse:
    .
    Nese teoria e Enverit nuk mbeshtet sot me shume se 0.1 e shqiptareve kurse ata qe mendojne se periudha 1944-1990 eshte vite drite larg nga ajo e satrapit Zog dhe e trapit Berishe jane mbi 80% pra me keto dokrra ne vend ti vini vetullat Enverit po i nxirrni syte.
    .
    Pate nje rast te shkelqyer kur i panderuari Arvizu ( i vetmi ambasador amerikan qe u be pjesemarres ne nje vrasje -21 janar) e quajti Enverin monster te Bordello Arjan Canit dhe pastaj paturperisht kerkoi njohje para se te ikte me Olta Gixharin nje whore qe per cudi kishte deklaruar se nuk vishte breke….por ti Rreme e mbylle sqepin
    .
    Nesa ka arkitekte qe e kane ngritur enverin ne legjende eshte ky grupi ketu poshte qe nga rajersoni beogradit qe kllonoi Monstren Berishes e deri te ky Wisnerist-berishisti Donald Blu qe po e mbron hapur nje kriminel i pa pare ne historine boterore Saliun e lugut te zi te tropojes
    .
    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu

    Ishte i turpshem mos reagimi i nderkombetareve qe nga shteti i donaldtrampit e deri te ai i anxhela merkelit ne rastin kur Salimonstra deklaroi para dy javesh se do vrisja Ramen ne baze te kanunit ne 21 janar 2011 sic vrava 4 te tjere…

    E pra kjo hipokrizi e dipllomacise euro-atllantike ne kete rast eshte me e madhe me e denueshme se gjithe bemat e Enverit..

    Boll Muharrem se na i shpife

    Reply to this comment
  9. demo April 20, 21:44

    O Rreme! Enveri ishte MUTANT,si ata personazhet aliene qe marrin ftyren,pamjen e nje personi te njohur qe ti i beson.Enveri nuk do te mbronte kurre nje deshtim si shteti enverist.Hipokrizine enveriste une e shoh tek kjo @shup up rreme,qe nderron nofkat si nderronte enveri ftyrat.Enveri i perbuzte komunistet,kur keta ishin nje sekt me nja 10 axhami,10 romantike dhe 20 teneqexhij.Por sapo pa ne horizont sllavet qe e kane lalen ne Moske,menjehere ju fut komunisteve si veza e qyqes,per tu bere gjemen.Shup upi eshte geni i enverit.Tani shupuaprat nuk mbrojne regjimin enverist te mbushur me krime si regjimi Pol=Potit,por synojne te ndajne enverin nga regjimi i tij dhe te shpallin enverin perendi.Ketu o Muharrem me ate emer qe ke dhe me ate pamje Haxhi Qamili,ti nuk i hyn me ne pune klysheve te gjarperit.Keta duan Indro Montanellin(s`e ka pasur haberin fare kush ishte enver hoxha,perderisa e ben te shkolluar,me gjuhe te huaja,kodra pas bregut),por ketyre tani u pelqen,se ka emer.S`prish pune le te jete fashist,aq me mire,komunizmi ka vdekur,,na duhet vetem enveri!!!!Ju duhet ndonje anglo-amerikan.Jane gati te publikojne 100 here raportet e CIA me raportues te arratisur shqiptare qe e nxjerrin homseksual.Jane gati ta pranojne vesin,sepse homoseksuali eshte vlere euro-atlantike. Ketyure shutuprave u duhet nje gazete angleze,qe paska botuar nje shkrim me titull na fal shoku enver!Se ketyre anglezeve u ka ardhur ne maje te hundes terrorizmi islamik,bombat neper sheshe dhe metro dhe kane gjetur enver hoxhen ne nje humbetire qe me pare nuk e dinin ku binte.

    Reply to this comment
    • ai lart April 21, 16:29

      Demo Demoni

      po ta perseris..kam qene..jam dhe do te jem antienverist/antikomunist….por i moderuar jo kanibal si puna jote.
      .
      AKSIOME:
      Perderisa paneli nderkombetar qe ben ligjin ne Shqiperi toleron ne menyre kriminale Sali Elezbiberishen dhe perderisa Satrapi Zog nderohet si hero i kombit keto gjenerojne vleresim per Enverin qe bytha e tij te ngeli ne dore.aq me shume.perderisa dekorohet terroristi Hamit Matjani & company
      ….

      I KERKOJ FALJE MODERATORVE PER KETE KOMENT TE PERSERITUR POR NUK MUND TE MBYLL GOJEN PER ATE VEND QE ESHTE KTHYER SI NE 1913.
      .
      Kur pashe dje ne kuvend qe nipi I ish gjeneralit te UDB Flamur Noka sillej si nje elefant ne nje dyqan qelqurinash me e vogla qe duhet te medojme eshte se ai vend eshte shkerdhyer dhe vete shkerdhyer.
      .
      Perderisa super-kriminelet Sal & Lul berisha po I vene zjarrin shqiperise per here te trete nen ZGERDHIMJEN E DONALD LUSE & VLAHUTINES….besoj se ky eshte lapidary me I madh qe po I ben Amerika dhe Europa Enver Hoxhes.
      .
      JAM NGA ATO SHQIPTARE QE I PRITEM “PERNEDIMORET” SI ARDHJA E KRISHTIT NE 1991..POR E SHIKOJ QE SOT NA KANE VARUR NE KRYQ SI KRISHTI…

      mos burgosja nga panelet perendimore e perbindeshit Salibisha (kuislingut te tyre)eshte me I rende se cdo pushtim dhe per kete problem nuk ka asnje “negociate”

      ……………………
      Enveri nuk ka nevoje per lapidar,,e shenjteroi salisatanai
      .
      Kam rrjeshtuar nje material ne 4 pjese qe tregon se Berisha eshte vetem nje “lugat I zi” qe ka 25 vjet
      qe po zbaton nje nga teorite me antishqiptare
      dhe me antinjerzore te zbatuar ne Shqiperi qe quhet “doktrina e dekomunistfikimit”
      Biberaj-Rajeson qe rezultoi me reaksionare se NACERTANIA SERBE & MEGALIDHEA GREKE.
      .
      Eshte macabre sot te mendojme se eshte pikerisht Berisha ai qe ka kapur prej bolesh disa dipllomate kryesore euro-atllantikas me aferat e tyre te pista te kryera ne Shqiperi dhe nese “ai hap gojen” do ti perveloje disa nga keto miqte tane e nga podestat-wisnerat e deri te rajersonet.e DORIS PACKET qe po behen si Jelek Antiplumbi per kete monster
      _____________________________________________
      PSE SALISERBI
      ESHTE LAPIDAR DIAMANTI
      QE AMERIKA DHE EUROPA
      I KANE NGRITUR ENVER HOXHES
      SI PROFET ABSOLUT ??
      __________
      PJESA E PARE
      ______________
      Vaske Afezolli, një ish officer i lartë i Sigurimit, ka qenë ndërmjetës i CIA, në Ambasaden Amerikane, në vitin 1991, kur Berisha nuk ishte ende në pushtet. Afezolli, organizoi edhe takimin e ketij me Sali Berishen, i cili u bë në makinen private të V.A, nipit të Vaskes (djali motrës). Për dy orë i ranë rrotull unazës ndërkohë që Berisha dhe oficeri (ose dikush tjeter i CIA) bisedonte në sediljen e mbrapme. Ndërkohe djali i Vaskës, present në takim, (ish zv.min i regjimit komunist , në ministrinë e Tregëtisë ), rrinte në sediljen e pare dhe shofer ishte VA, që nuk dinte anglisht. Vaska përfundoi në SHBA dhe aty vdiq në moshen 85 vjecare në vitin 2015, si shtetas amerikan. Pallati ku rri sot Berisha është ndërtuar në pronën e Adhamit, nga investitori që ka dhe ndërtesën 24 kateshe, përbri Ambasadës Italiane (Qendra Coin, ose ABA), aty ku Berisha ka zyrën e tij sot, në katin 14-te , me siguri si dhuratë prej tij.
      Bujar Hoxha. Pedagog i filozofisë dhe mësimdhënës në shkollën e PPSH ai ishte këshilltar i Enver Hoxhës për çështjet e Kosovës së bashku me Ajet Haxhiun. Çuditërisht të dy u bënë njerëzit më të afërt të Berishës. Ai kishte lidhje krushqie të ngushta me Manush Myftiun, i cili së bashku me Hysni Kapon janë cilësuar si njerëzit e fshehtë të Beogradit në Byronë Politike të Hoxhës, të cilët i dinte vetë diktatori por i lejoi për ti përdorur.(dhe në fakt i përdori).
      Vaskë Afezolli, zyrtar i Sigurimit, me lidhje familjare me Bujar Hoxhën. Përmendet si njeri me lidhje në Dibër, zonë ku dhe UDB ka qenë shumë e fuqishme. Ka pasur lidhje me fisin Baholli, të cilët kanë pasur lidhje me Gazideden që në kohën e regjimit komunist.
      Nerulla Zebi. Shef i kundërzbulimit shqiptar por që kishte jë handicap. Ishte nga Golloborda dhe ka dyshime për lidhje të tij me shërbimin sekret serb, të cilit i ka dhënë dokumente residence. Flitet se jeton në Bullgar
      Vladislav Jovanoviç ka lindur shumë pranë kufirit me Kosovën, në Žitni Potok dhe ka punuar diplomat i Jugosllavisë, pikërisht aty ku shqiptarët kanë qenë më të përqendruar dhe ku thuhet se janë bërë rekrutimet më të mëdha të UDB-sw në diasporë dhe më tej në politikën e shtetit shqiptar. Ai ka qenë diplomat në Bruksel në vitet 50 të shekullit të shkuar ndwrsa në vigjilje të prishjes së komunizmit ka shërbyer në Ankara. Jovanoviç ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Millosheviçit dhe në kohën kur ky i fundit iku nga pushteti la karrierën e ambasadorit serb në OKB.
      Lawrence Eagleburger alias Lorenc Igëllberger, ka qenë një diplomat karriere dhe njohet me nofkën :Lorenci i Maqedonisë apo Lorenci i Serbisë. i ndjeri Eagleburger që ka vdekur në vitin 2011 ka qenë ambassador i SHBA në Jugosllavi gjatë viteve 1961-1965 dhe gjatë kësaj kohe menaxhoi ndihmat amerikane në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit. Ai ka krijuar lidhje jetëgjata me qarqet serbe. Aq jetëgjata qenë këto lidhje sa i mbajti edhe kur shërbeu si Sekretar Shteti kujdestar në kohën e dorëheqjes së James Baker pas humbjes së Bush. Gjatë periudhës 1989-1992 ai shërbeu si këshillues për çështjet jugosllave dhe ishte mjaft kontraversal. Ai në këtë kohë fitoi reputacionin si një partizan i fortë i serbëve, aq shumë sa mohoi krimet e paramilitarëve dhe ushtrisë federative në Kroaci e Bosnjë. Kjo njëanshmëri bëri që shtypi europian ta cilësojë si “Lorenci i Serbisë”./// Sa Lorenca-fazzlice-nick gage-elezbibere dhe matherfackere ka ne washington dhe bruksel…..qe po e mbrojne berishen dhe duke poshtruar 10 miljon shqiptare ?
      ____________________________________________________________________
      PJESA DYTE
      __________
      Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët Sali Berishën në pushtet në ‘92
      Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.
      Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,
      __________________
      PJESA E TRETE (si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
      __________________
      Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
      Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
      “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
      Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
      Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
      Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
      Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
      Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
      Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
      Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
      ________________________________________________________________________
      PJESA E KATERT
      ______________
      Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
      Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit:., SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djallin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte dhe vriste opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre.? Mendoj se ishte një gabim shumë i madh, për shkak se ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot duke u shpërfytyruar si kurrë në historinë botërore
      ____________________________________________________
      Pas Gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit 2011 Sali Bisha nuk eshte me problem I Shqiperise por I Shteteve te Lulbashkuara te Amerkes dhe Shteteve te SHKERDHYERA TE Europes
      ––
      Mos harroni votimet e majit 2011 ku vrasesi lul basha fitoi votimet me menget e perveshura te Arvizuse se do perseriten dhe ne 2017 me breket e ulura te edi rames dhe kinezerirat e Donald luse.

      Dihet qe Shqiperia pas 1992 eshte nje territor qe komandohet nga nenpunsi I rruges Elbasanit qe i duhet thene se kane deshtuar ne Shqiperi si te Gjiri I Derrave ne Kube ashtu dhe te gjiri I DERRAVE TE LALZIT..thjeshte politika amerikane e ka humbur besimin te shqiptaret e thjeshte…dhe SHQIPERINE MUND TA NDREQIN:
      .
      1-ose ardhja e jashtetokesorve (ufot)
      .
      2-Ose te ngrihet nga varri SHENJTORI ENVER HOXHA
      .
      3- Ose le te shpresojme
      se do dali ndonje “hundlesh”
      ti argumentoje zotit Tramp
      se Amerika “e ka dhi punen”
      me monstren Sali Elezbiberisha
      .
      ———————-
      “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”

      Reply to this comment
  10. gjermani i fundit April 20, 21:45

    mesa dime konkretisht rendi socialist u provua per vetem 72 vjet, 1917-1989. Eshte rekord kozmik per jeteshkurtesine. Mjaft komentues do thone se ishte kaq mizor sa edhe 72 vjet ishin shume, por po te ishte keshtu, rendi skllavoproar nuk do zgjaste shekuj, feudalizmi po nja 5 shekuj e rendi kapitalist nja 2 shekuj e ne vazhdim. Per kujtese, sapo fitoi revolucioni i Tetorit, ndaj Rusise bolshevike u derdhen forcat reaksionare te mbeshtetura nga Anglia, Franca dhe Shba dhe u zhvillua nje lufte e gjate civile qe zyrtarisht perfundoi ne 1922, dmth 5 vjet me vone. Edhe me ardhjen e komunisteve ne Shqiperi pasoi nje periudhe e perplasjeve me kundershtaret qe siç e dime edhe nga dokumentet e deklasifikuara mbeshteteshin nga shtetet e medha kapitaliste me qellim kryesor rrezimin e pushtetit. Duke qene se ne Greqine fqinje u instalua diktatura e juntes ushtarake, dyshoj se vendit tone do i ofrohej nje opsion me i mire. z. Partizan Cene duhet te informohet per vitet e diktatures ushtarake ne Greqi, per Luften civile greke, megjithese perseri dyshoj qe ne Greqi te kene hapur letrat deri ne fund, apo bunk’artet e ngjashem si keto te Rames. Qe shembja e komunizmit nuk ishte nje fair play demokratik, por nje mision i madh i financuar me miliarda dollare, me bllokade dhe politika ekonomike izolacioniste, eshte e tepert ta diskutojme. Dhe se çfare mund te bente vendi yne ne kete rrokade te permasave boterore do pak mend ta kuptosh. Per shume studjues te se drejtes civile sistemi lindor ra vete, siç thoshte Sartri, se socrealizmi ishte nje molle e bukur nga jashte, por me krimbin brenda. Edhe per mjaft ekonomiste bindja eshte se sistemi lindor ra vete, se nuk qe i afte te konkurronte ekonomite perendimore, ne drejtim te efiçences, cilesise, stimulit financiar, ekonomise te shkalles,etj. Jane arsye shume te forta qe qendrojne, ashtu siç qendron edhe bindja se konkurrenca midis dy sistemeve u zhvillua ne kushte tmerresisht te pabarabarta. Ne pergjithesi sundon rregulli qe kush fiton luften shkruan edhe historine. Ben per vete kualitetin intelektual duke e vene ne sherbim te ideologjise dhe mendimit unik. Mjafton te shikojme programet e te gjitha partive shqiptare, por konkretisht te partive kryesore; te gjitha ofrojne te njejten gje, te njejtat prioritete, te njejtat programe e shpesh edhe te njejtet persona. Qe do te thote se nje tufe te zgjedhurish te shkolluar e diplomuar mbeshteten prej elitave vendore e me gjere ne Perendim, me qellim te qarte, jo kushedi se çfare zhvillimi do sjellin, por te kontrollojne pushtetin siç u intereson elitave multimiliardere. Meqe sistemi socialist ra, di ndokush ndonje rruge te re perveç doktrines kapitaliste? Nese nuk ka eshte zhgenjim i madh per rracen njerezore, por mbase eshte keshtu se i intereson klases sunduese. Kam lexuar se massmediat kryesore ne Amerike dhe vendet perendimore kontrollohen nga grupe te medha industriale dhe superbanka. Imagjino te shkruash kunder tyre, kur ata vete jane padroni i shtypit. Qe kur hapni kompjuterin ju e kuptoni se po futeni ne rrjetin privat te miliarderit me te madh ne bote. Pastaj hapni faqen e fcb, qe eshte prona e miliarderit tjeter, qe pranoi vete se ju njerez jeni produkti dhe duke shitur te dhenat tuaja ju shet juve, apo boset e naftes qe vendosin çmimin e fuçise, ata te grurit, mishit, etj. Nepermjet njerezve te financuar e influencuar nga Soros juve duhet te bindeni se demokracia eshte ashtu siç e koncepton Soros, edhe pse ne boten financiare njihet si kryepeshkaqeni i spekullacionit. Ja pra qe sundon elita globale, ashtu siç Marksi e ka denoncuar lakuriq ketu e 150 vjet me pare. Ndofta eshte qesharake te diskutojme per te shkuaren e humbur, apo te mbrojme difektet e atij sistemi. Qe sigurisht ngeci, nuk arriti te krijoje qendrueshmeri ekonomike,por cila eshte alternativa e re? Kur kapitali prodhon kriza dhe renie ekonomike, ku eshte alternativa tjeter? Nuk eshte, se e vetmja rrugezgjidhje sugjerojne elitat eshte permiresimi i po ketij sistemi. Por se mos e vuajne vete ata, punetoret e kane zahmet qe te mesohen me kushtet e pronareve.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit April 20, 22:22

      nuk jam gjermani i fundit, jam marksisti i fundit, ose po deshet idioti i fundit qe i eshte thyer pllaka e gramafonit qysh ne kohen e Komandantit Legjendar dhe i vetem do te permbys kapitalizmin fitimtar.

      Reply to this comment
  11. Dodona mbi Tomorr April 20, 22:01

    I janei tuurrur socializmit per te cvleresuar fitoren ne luften e dyte boterore te popullit Shqiptar , ata qe qene bashkepuntore te nazifashizmit dhe qe bashke me ket murtaje jo vetem u munden , por edhe u arratisen dhe u fshehen ne ato vende me te cilat kishin bashkepunuar dhe sot keto mostra qe kane marre revansh , kane marre pushtet me ndihmen edhe te perendimit dhe duan te cdukin cdo gjurme te historise heroike te popullit tone ! Si eshte e mundur qe eshte gjetur ndonji naiv i periudhes se socializmit qe e krahasoka ate kohe me nazifashizmin , por per kete te fundit nuk thote asnji fjale !?Kush e neneshkroi ;”Dekretin mbreteror te 1940 qe e futi ne lufte Shqiperine bashke me Italine kunder Greqise dhe qe edhe sot Greqia mban te pa hequr ligjin e luftes me ne ‘ Nuk thuhet asnje fjale as per Jakomonet as per Verlacet e lloi -lloj mostrash te tjera Hamiter e Zenelesh deri tek Xhevdet Mustafet e Pipet e Biberaj qe u strehuan e u financuan nga perendimi per te permbysur nji qeveri te ligjeshme , por qe per 49 vjet nuk ja arriten, Por nuk thuhet asgje asgje as per Kongresin e Permetit , i cili i cberi te gjitha dekretet mbreterore ! Tashti qe u gjeten Salinj e Azemeri qe te shkaterrojne e djegin gjithcka te krijuar per gjysem shekulli dhe kur mbas kesaj katrahure , populli i mbetur pa “drejtim ” mori arratine . Keshtu erdhen revanshistet ne pushtet qe duan te cbejne cdo arritje ne kete vend : A do te arrijne valle?Ky vend qe nuk u c’be per 500vjet , nuk mund te humbas “busullen” dhe do te dije te drejtohet ne kaosin qe sundon sot boten!

    Reply to this comment
  12. Bardhi Tolabi April 20, 23:51

    Do te kisha deshire qe ndonje historian qe me lexon komentin,apo ndonje tjeter qe ka njohurine e duhur,te me shpjegonte,se si dhe ku ndodhen kalimet prej komunitetit primitive ne bujkroberi,nga bujkroberia ne skllavopronari,nga skllavopronaria ne feudalizem dhe nga feudalizmi ne kapitalizem.E them kete mbasi me duhet te vertetoj se kalimet kane ndodhur ne shoqerite me te zhvilluara te koheve respective dhe jo ne shoqerite me te prapmbetura te kohes…Ne se eshte keshtu atehere them se Marksi dhe teoria e tij mbi komunizmin deshtoj sepse nuk u realizua ne vendet me te zhvilluara kapitaliste,por ne Rusine cariste si hallka me e dobet e kohes,sipas Leninit…Po qe se rendi i ri do te kishte triumfuar ne vende si Franca,Anglia,Gjermania etj si keto,atehere punet do te kishin marre drejtim tjeter…
    Po te shohesh shoqerite e sotme te ketyre shteteve,kane shume elemente te parashikuara prej Marksit dhe qe kane qetesuar perkohesisht pakenaqesite ne shtresat e gjera te popullsise ne vendet e tyre…
    Situatat e sotme po nxjerin problem te reja dhe qe te bejne te mendosh,se perpara shoqerise te sotme kane dale problem qe flasin per nje rruge pa krye per zgjidhjen apo kaperximin e tyre…
    Eshte kjo aresyeja qe sot ne Amerike dhe gjetke,po studiohet shume me thelle se deri tani Marksi dhe teoria e tij,per te gjetur dhe zgjidhjet per te ardhmen…Koha per nje shoqeri te re mbas kesaj kapitaliste nuk eshte utopi eshte shtruar per zgjidhje,por se si askush nuk di te thote.Nuk ka rendesi qe do quhet komunizem apo nje emer tjeter,por duhet te jete nje system i ri shoqeror.Ky eshte nje mesim qe vjen prej histories te njerezimit…

    Reply to this comment
  13. MH April 21, 00:01

    Parase ti hyni kundershtimeve duhet te kuptoni qe komunizem apo socializem si alterantive i ma vonshem nuk kuptohet pa luften e klasave.
    Klasat ishin nga ato qe u lidhen me pushtuesin per interresa ruajtje prone dhe pushtetin e vete qe te mos iu iken nga duart.Lufte klaset bahet edhe me ato qe i sherbejne qorrazi kapitalizmit per te minuar arritjet e socializmit.
    Mos humbni logjike.
    Komentuesi Fteri e percakton bukur krahasimin nga koha ne kohe.Tamam ne pozicion te njejte interresi po ne kohe te ndryshme.Gjate luftes kishim keshilltaret per te avancue ne kuptimin e prespektives se ndertimit te shtetit me nji rruge te re qe nuk njihesh deri ne thelb.Per kete na kishin afrue keshilltare jugosllav.Qe asht mrekulli e nji 30 vjecarit i shkolluar me te mesme qe diti ti baje ball poshtersive te tyre shoviniste per te gllaberuar shqiperin ne nji republike te shtate jugosllave.
    Po keshtu kemi situaten sot.Kur njerez kuadro te zgjedhur me shkolle universitare sa ne vend dhe sa te diplomuar ane e kend botes nuk arrijne te krijojne shtetin shtet.Aq ma teper te kundert me sistemin qe e shuajten vete.Si konkluzion qe nuk i linte te lire te shprehin idet dhe mendimet e veta.Ku me kete nji cerek shekullit e tregojne veten te pa afte qofshin te majte apo te djathte.Ketyne u duhet nji drejtues me hoste per te kuptue cdon me thane shtet dhe institucione shteterore.Ndaj perendimi duke ditur kete nivel paaftesie qe rreshken mbas korrupsionin ne emer e te berit shtet iu kane afruar diplomat te Amerikes edhe te tjere,po ky i Amerikes asht kryesori,te akredituar ne Shqiperi si dhe zonjen Vlahutin nga Europa.Qellimi perseri.Shqiperine ta kemi me perendimin jo rrepublike te shtate.
    Qe te jemi korrekt te rrijme shtrember e te flasim drejte. Pse nuk e hapni gojen per kete nderhyrje identike si ajo e kohes se luftes clirimtare.Ku per ate kohe vidhni zeher e helm vetem e vetem per nenshtrim nga Tito.Ku bilanci doli krejt ndryshej sa me te thane mendja qe Enver Hoxha asht ma shume nacionalist se komunist.Po nuk pjerdhin fare per nderhyrjen e anglo-amerikane e kryesisht te anglezve te cilet iu imponue te na ndihmonin gjate luftes,sepse partizanet trima benin lufte sa te drejte aq dhe heroike.
    Ne mardheni lidhje diplomatike me shtetet,e para pyetje qe shtrohesh ishte.Njohja e pavarsise teritoriale si dhe mos nderhyrja ne punet e brendeshme te shtetit.
    Pse nuk flitni per kuadrot qe permenda ma nalt nga ma te zgjedhurit te diplomuar ane e kand botes nuk pertojne qe nga menxhezi deri ne darke bile dhe pa zbardhur dita erren e njehen brenda ketyre selive diplomtike perendimore te perendimit.Jo per startegji,ideal e pavarsie.Po per tu ankue e spiunu njeri tjetrin bashke me te brendeshmet e partive qe militojne.Duke mos mbajtur asgja sekrete sa qe mos nderhrja ne punet e brendeshme bahet aq qesharake sa qe diplomatet do ankohen.Aman se na catrafiluat me keto probleme teper ordinere por dhe strategjike qe edhe nese nuk duam te nderhyjme ne punet e brendeshme te Shqiperise ju na i servirni vete me vullnet e plot intelktualizem.
    Rendi human komunist nuk lejon asnji lloj politike qe bi ndesh me politiken e tije.Ne te kunderten humbet pushteti dhe perfundon ma keq se ky pushteti i keti sistemi pa sistem sot qe nuk po ia dijme te ramen.Te presim dhe te joshim cfare do te baje Vettingu i cili vlersohet e percaktohet si vrima magjike e arianes.
    Mos harroni qe ne zgjedhjet e para pluraliste i fitoj PPSh pa perdorur krimin dhe vjedhjen.Ku opozita humbese e asaj kohe PD,qe sot asht komplet nji parti prototip fashiste.Krijoj 2 prillin duke sakrifikuar te vete pa pikje arsyjet ne sheshin para kom.te Partise Shkoder.Jo vetem kaq.Por nderzeu te gjithe militantet e vet ca me bindje ca per inerci dhe interres perfitimi ne perspektive,u aktivizuna,qe te gjithe fshatarve qe do sjellin te ardhurat per shitje ne qytet tu merren me shqelma duke i tutorizuar pse votuat per PPSh.Kjo si frymezim i Berishes qe iu drejtue ne ate kohe PPSh.Ju fituat sepse per ju votoi fshatarsia injorante.Kjo solli fitoren me 22 shkurt te vitt 1992.Kesaj fitoreje shtoi dhe vjedhjet e votave.Qe une rastesisht kur prane mejet ne bulevardin e pijaces ndigjova nji nga ato te komisionit,bile kryetar i komisionit qe mburresh per akaprimin e mbi 300 votave me te levizur njihere kalemin dhe i mbante ne cante si hero i verte.Po ama hajdut i pa karkter ne drejtesi.
    Pershendtej per te gjitha ato qe i shohin ceshtjet me objektivitet e pa anshmeri.

    Reply to this comment
  14. MH April 21, 00:41

    Shtes komentit:
    Nga kjo fjali qe shpreh Pratizani i Canit ketu ma poshte:

    “Unë kurrë nuk jam me maskarenjtë, që falsifikojnë historinë. Pasi për mua socializmi në Shqipëri ishte një periudhë e artë.., por me probleme të mëdha.
    Do te vecoj:

    “për mua socializmi në Shqipëri ishte një periudhë e artë.., por me probleme të mëdha.” cfare ban ky Cani partizani.Tallet me vetveten apo ban sikur murmurit pergjumshem filozofin.Periudhe e arte me probleme te medha.Nuk shkon.Kjo bie ndesh nga do ta fillosh.
    O asht periudhe e arte dhe problemet nuk ekzistojne. Ose Porbleme te medha e nuk ka vend per periudhe te arte.

    Reply to this comment
  15. alki April 21, 17:59

    Kujtime nga komunizmi
    (Perjetime nga feminia, ngjarje e vertete )

    Isha e vogel rreth 10 vjece.Banonim ne nje qytet te jugut te Shqiperise.Ishim familje e thjeshte. Familja e babait eshte familje qytetare, rreth 100 vjete e ardhur nga malesite e Jugut.Kishin ndertuar jeten me pune dhe me perpjekje,kishin ngritur dicka.Babai mundohej shume te na rriste.Banonim ne nje shtepi me 2 kate.Na kishte futur shteti ne kete shtepi pasi shtepine tone e kishin prishur per ndertimin e nje blloku pallatesh te rinj.Shtepia ku ishim strehuar ishte e nje avokati te degjuar qe shteti e kishte vrare se ishte me Ballin.Ishte shtepi e ndertuar sipas stilit turk ,ishte ndertuar nga fundi shekullit 19.Ishte shtepi e madhe por donte dore dhe para per ta mirmbajtur.

    Ishte me dy dhoma poshte tri dhoma siper.Kishte ambiente gatimi dhe ndenje.Ne kete shtepi banonim 4 familje.Ishim familje qe pushteti i kohes na kishte mbledhur dhe na kishte bere bashke.Ishim ne dhe tre familje te tjera.Ishte edhe nje familje qe kishte 3 vajza rrugace, si thoshnim ne atehere,ose kurva si i thonin rendom.Ishte me perberje te mire politike.I jati kishte qene partizan, ish oficer i liruar. Komunist i thekur.Familja e tij banonte ne katin e dyte.Banjon e kishim te perbashhket ne katin e pare.Ky zotnia na kishte vene nen thunder dhe bente cfare i donte qejfi me ne.Te tre familjet e tjera nuk kishim c te benim.I bindeshim huqeve te tij dhe te vajzave te tija te hazdisura.Ne oborrin e shtepise tone shihje vec pece dhe perzervative.Ishim te vegjel dhe prindrit na kontrollonin rrepte.Sidomos nena.Ishe shume e ashper me ne.Nuk na linte asnjehere vetem edhe pse puna e bente qe jo gjithmone te na kishte ne kontroll.Babai mundohej shume.Mbaj mend qe catine e shtepise e meremetonte cdo vere sepse thyheshin tjegullat dhe pikonte ne dimer.Por ajo qe nuk me hiqet nga mendja eshte dita e 5 majit.Cdo vit per 5 maj ne shtepine e komshiut tone behej darke me mish te skuqur.Ne vec eren i ndjenim.Bile flinim dhe pa ngrene sepse prindrit e mi rrogen e merrnin ne daten 6.Ky komunisti cdo 5 maj merrte mish me tollon si familje deshmori.Cdo 5 maj vinte pako e mbeshtjelle ku kishte mish dhe disa ushqime te tjera.Ne te uritur, te vegjel shikonim si te hutuar.Babai jone per te blere nje kilogram mish ngrihej shpejt ne mengjez dhe jo gjithmone e merrte.
    Ahengu ne familjen e fqinjit tone vazhdonte vone.Vone dhe ne nuk ankoheshim dot.Ne mengjez degjonim sharje dhe fyerje sepse zotnia e donte banjen bosh.Te gjithe mbanin radhe.Sa te mbaronin keta.Mbaj mend se babai im behej shume keq.

    Meqe ky ish oficeri i kish vajzat me probleme im at e rrahu keq.E rrahu sepse se vajzat e tij binin dashnoret ne shtepi.Ishim ne terror se na ishte bere shtepia si bordello.E rrahu aq keq sa nuk u ngrit per disa dite nga shtrati.Por me pas babai im e pesoi. E burgosen nente muaj per rrahje dhe cenim te figures se ” babait te kurvave”.I bene gjyqin ne lagje. Keshtu ka ndodhur.

    Babai kur doli nga burgu u be me i heshtur.Opinioni ne lagje nuk e denoi, heshturazi e admironin.
    Na moren shtepine me 12 dhoma , na e prishen dhe na futen ne shtepine e tjetrit duke patur mbi koke nje te degjeneruar.Vone kur sistemi i kaluar komunist ra ne na e lane kete shtepi qe ishte pothuaj e rrenuar.Im at edhe kur doli ne pension e mirmbante dhe harxhoi shume leke per ta riparuar.Me vone erdhen te zotet e shtepise, pasardhsit e avokatit te pushkatuar.Babai u tha se e dinte se shtepia ishte e tyre por kishte lufte me shtetin sepse i kishin prishur shtepine e tij dhe kete shtepi ja kishin dhene si shperblim per ate qe ja kishin marre.
    Vazhdoi me tej lufta me gjyqe.Disa vite.Me se fundi e fituam gjyqin.Vellai qe kishte emigruar donte te prishte shtepine dhe te bente nje te re.Babai im kur u prish shtepia e vjetr qau si femije.Kujtonte si na kish rritur dhe vuajtjet qe kishte hequr. Kjo ishte brenga e babait tim.
    Keto jane tmerret qe kane ndodhur ne kohen e komunizmit.

    Reply to this comment
    • Doktori April 21, 19:49

      Kete peralle nga e kaluara tregoja te rinjve se mund te te besojne, por jo never qe e kemi jetuar ate kohe. Gjithandej shikoje perzevativa!!! Ne cilen farmaci i blenin perzevativat? Me sa duket qyteti i jugut ku ke jetuar ti, ka qene ne nje shtet tjeter, se ne ate kohe perzevativat kane qene te pakte ne numer dhe nuk I gjeje sikurse jane sot. Vajzat e partizanit ishin kurva dhe shteti I mbrojti ato duke futur babain tend ne burg! Ai sistem nuk te falte per kurvellik dhe per politike. Prandaj shikoje mire se perse eshte denuar babai yt, se tani edhe hajdutet na dalin te persekutuar duke shpifur ne menyren me te ndyre.

      Reply to this comment
  16. Alki April 21, 23:28

    Jeni te pandreqshem.Kur lexoni fakte flisni ne tym.Gjynah qe jemim bashkekopmbas me ju.

    Reply to this comment
  17. Alki April 21, 23:32

    keto qe themketu jane te verteta dhe nuk e luan topi por ju nuk ju pelqen se donui akoma ate sistem te ndyre.

    Reply to this comment
  18. Alki April 21, 23:33

    keto qe them ketu jane te verteta dhe nuk e luan topi por ju nuk ju pelqen se donui akoma ate sistem te ndyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*