Përgjigje Stefanit për Luftën dhe Enverin

August 9, 2016 12:01

Përgjigje Stefanit për Luftën dhe Enverin

Muharrem Xhafa*

Andrea Stefani ka dale me disa shkrime të tij ashpër në mbrojtje të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe kundër LANÇ-it, PKSH-së dhe Enver Hoxhës. Kjo është një çështje e tij, se, siç thotë vetë, në sistemin pluralist borgjez njerëzit janë të lirë të flasin, pra ai është i lirë të flasë, veçse janë të lirë të flasin edhe të tjerët, të thonë mendimin e vet e të kundërshtojnë cilindo që shtrembëron, sipas këtyre, të vërtetën historike. Ndaj mendoj se nuk ka arsye që zoti Stefani të reagojë në shtyp si, bie fjala, kundër Nasho Jorgaqit e të tjerë.

Shkrimet për LANÇ-in në gazetën “Dita” kanë marrë trajtën e një ballafaqimi të gjerë mes ballistëve e bashkëpunëtorëve te tjerë të fashizmit dhe veteranëve e komunistëve, që bënë e udhëhoqën Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Përfshirë në këtë debat, Stefani mban vet përgjegjësi për ato që thotë, por edhe mund të presë me durim reagimet e të tjerëve për mendimet e qëndrimet e tij, të cilat nuk kanë munguar e as do të mungojnë.

Që ballistët ngrihen dhe mbrojnë veten për “kontributin” e dhënë në LANÇ, kjo është e kuptueshme! Po që të bëjë këtë edhe një ish-oficer, një ish-mësues i marksizëm-leninizmit dhe biri i një nëpunësi të nderuar të Kontrollit të Shtetit, siç është Andrea Stefani, kjo nuk mund të mos ngjallë indinjatë, jo fort pse mbron ballistët e kolaboracionistët, të cilët, gjatë luftës e pas çlirimit, s’kanë lënë baltë e gurë pa hedhur për të baltosur e për të përmbysur pushtetin e popullit të udhëhequr nga Enver Hoxha, po sepse shtrembëron të vërtetën mbi LANÇ-in e udhëheqjen e saj, gjë kjo qe ka gëzuar ballistët, po ka indinjuar veteranët e LANÇ-it e komunistët.

Nuk më takon mua të jap mend, veç dua të them që reagimet e replikat duhet të jenë të bazuara mbi të vërtetën historike, të jenë qytetare e të mos bëhen nga pozicione armiqësore.

Jo pak njerëz me kanë thënë e shkruar se Andrea Stefani nuk pranon tjetër veç mendimeve të tij, duke bërë për të etiketime të ashpra, qe s’është nevoja t’i përmend. Nejse kjo çështje nuk përbën objektin e replikës sime me zotin Stefani. Se kështu, qe Muharrem Xhafa është një komunist i pandreqshëm, e thonë edhe për mua kritikë që mbështesin, bie fjala, Alimadhin apo Andrea Stefanin. Sidoqoftë, dua t’i them zotit Stefani se në shkrimet e tij është treguar i njëanshëm e ka dalë, sipas meje, në mbështetje të ballistëve dhe kundër LANÇ-it dhe se do të ishte mirë të reflektonte për to. “Ja prova per ato qe thashë mbi luftën” është një artikull përgjithësues i shkrimeve të Andrea Stefanit, botuar në “Dita”, me të cilin unë përzgjodha për t’i thënë se ka dalë jo vetëm në mbrojtje të forcave që bashkëpunuan me pushtuesit, po edhe se ka hedhur një tezë të pavërtetë, tezën që egërsia e zemërimi i komunistëve gjatë LANÇ-it qenkëshin lëshuar mbi të gjithë ata të cilët guxonin të luftonin të pavarur kundër pushtuesit të huaj, jo nën komandën e PKSH-së, dhe se ky s’ishte një gabim fillestar, por një vijë, që u ndoq deri në fund të LANÇ-it dhe që provohet me fakte të thëna në mbledhjen e Plenumit të Dytë të KQ të PKSH-së, mbajtur në Berat, në nëntor 1944, prej bashkëkuftetarëve të Enver Hoxhës e të vetë Enverit!

Stefani e vlerëson tejet domethënës një pohim te Manush Myftiut në atë mbledhje lidhur me qëndrimin e mbajtur ndaj Muharrem Bajraktarit e forcave të tij në muajt kur lufta po shkonte drejt fundit. Që injoranca i shtyn njerëzit të bëjnë gabime, madje të rënda, unë këtë e di, po di edhe qe Andrea Stefani është një intelektual i njohur, ndaj them: Si ky ia lejon vetes t’i katandisë provat “për ato që thashë mbi luftën” në çështjen e Bajraktarit të Lumës! Si zoti Stefani i lejon vetes t’i kufizojë provat “për ato që thashë mbi luften” në një pohim të Manush Myftiut ose edhe të vetë Enver Hoxhës në mbledhjen e Plenumit të Beratit për qëndrimin ndaj Muharrem Bajraktarit e forcave të tij?!

Stefani këmbëngul t’i bindë lexuesit se gjithkush që kish mbetur jashtë Frontit vlerësohej si një armik, se gjithkush që mund të luftonte pushtuesin jo nën komandën e lidershipit komunist goditej edhe prapa shpine, se Muharrem Bajrajtari luftohej jo thjesht se luftonte gjermanin, po sepse ishte një forcë ushtarake potenciale, që mund të rivalizonte pushtetin komunist nesër?!

Kjo është banale! T’i japësh përmasa barazie të krahasueshme me LANÇ-in Muharrem Bajraktarit e forcave të tij, i cili vepronte në një krahinë të nderuar, po të izoluar si ajo e Lumës, e që s’kishte asnjë farë fuqie të rrezikonte pushtetin e nesërm, duhet t’u kesh një borxh të madh ballistëve e bajraktarëve të Veriut! Absurdin e tij Stefani e shton më tej kur thotë që, me qëndrimin ndaj Muharrem Bajraktarit, bie edhe alibia e enveristëve, që nacionalistët u goditën dhe u eliminuan vetëm si bashkëpunëtorë të pushtuesit. Duke cituar sërish Manush Myftiun ai përpiqet të imponohet se komunistët qenë ata të cilët provokuan për ta nxitur Bajraktarin të luftonte kundër forcave partizane, që pastaj ta sulmonin e ta asgjësonin?! I sigurt, Stefani konkludon se Muharrem Bajraktari ishte i vendosur të luftonte kundër gjermaneve dhe se të zhdukësh dikë që po luftonte pushtuesin vetëm pse nuk i nënshtrohet epshit tënd për pushtet, kjo është tradhti kundër luftës për çlirimin e Atdheut, siç është tradhti të bësh që LANÇ-i të ketë disa pushkë me pak, disa luftëtarë më pak kundër pushtuesit?! Ja pra, Stefani qorton se nuk duhej vrarë askush, as kriminelët, se kështu LANÇ-i do të kishte më pak pushkë, më pak luftëtarë dhe se ky veprim ishte një ndihmë direkte që LANÇ-i i jepte pushtuesit! Duhet të jesh ballist i vendosur të thuash këto dhe të konkludosh se ky ishte një bashkëpunim në distancë e i pashpallur i komunistëve me pushtuesit!

Përsëris se nisur nga origjina, lidhjet me LANÇ-in e pushtetin popullor, me punën si oficer e mësues i marksizëm-leninizmit, po edhe se është një intelektual që di të shkruajë, kjo të bën të mendosh se Andrea Stefani e zhyt veten me dashje në mbrojtje të Ballit e të bashkëpunëtorëve të nazi-fashizmit. S’ka si të jete ndryshe, kur Stefani përsërit disa herë që komunistët e luftonin Muharrem Bajraktarin jo për bashkëpunimin e tij me gjermanët, po sepse ai luftonte kundër gjermanëve dhe përbënte rrezik për lidershipin komunist! S’ka si të jetë ndryshe, kur ai përsërit që komunistët sulmuan në befasi e nga prapa shpine një “atdhetar” e një force “atdhetare”, që po luftonin kundër gjermanëve! S’ka si të jetë ndryshe, kur përsërit që PKSH akuzon Ballin për tradhti, po në qëndrimin e saj ndaj Muharrem Bajraktarit ka mjaft ngjashmëri! Ose kur, në mënyrë të përsëritur, i servir opinionit modelin “Bajraktari” të luftëtarit demokrat e nacionalist ndaj pushtuesve të huaj për çlirimin e Atdheut?!

Në të vërtetë, unë nuk kam si qëllim të flas se cili është Muharrem Bajraktari, po të them përse Stefani nuk i thotë popullit asnjë fjalë për “Bajraktarin e Lumës”, Muharrem Bajraktari?! A sepse nuk di se cili është apo sepse këtë ia do qejfi?! Prisja të lexoja referimet, të paktën në disa dokumente te viteve luftës, të shkruara nga të huaj e protagonistë të kohës, që “studimi” mbi Bajraktarin të mos katandisej në pak citate të marra nga protokolli i mbledhjes së Plenumit të Beratit!

Për mendimin tim, çështja e Bajraktarit duhej parë më gjerë dhe Andrea Stefani duhej t’i fliste publikut më shumë bazuar në dokumente e fakte mbi veprimtarinë e tij.

Së pari, dua të vë në dukje se në vitet e LANÇ-it termin “nacionalist” ia atribuan vetes edhe persona e lëvizje, që shkuan në rrugë të kundërt me atë të çlirimit të Atdheut, duke u zhytur më thellë në baltën e bashkëpunimit me pushtuesit e huaj. Muharrem Bajraktari dhe forca politike e organizuar dhe e drejtuar prej tij i përket kësaj kategorie “nacionalistësh”, krejt i ndryshëm nga ata burra të lavdishëm patriotë, pjesëmarrës e kuadro drejtues të LANÇ-it si Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Omer Nishani, Spiro Moisiu, Medar Shtylla, Baba Faja Martaneshi e shumë personalitete të tjera kombëtare e lokale, që u përfshinë fuqishëm e mbetën besnikë deri në fund të fitores së luftës për çlirimin e Atdheut, pa qenë komunistë.

Së dyti, dua të sjell në vëmendjen e lexuesit jo një, po disa autorë të huaj, të cilët kanë bërë vlerësime të adresuara për Muharrem Bajraktarin dhe që vërtetojnë se PKSH, Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ-it e Enver Hoxha e kanë trajtuar drejtë çështjen e Bajraktarit të Lumës dhe kanë vepruar ndaj tij në përputhje me situatat e qëllimin e LANÇ-it. Për shembull, Rexhinald Hibbert, anglez, që gjatë luftës ka qenë me detyrë në Shqipëri dhe jo dashamirës i LANÇ-it, në librin e tij “Fitorja e hidhur”, botur në shqip, shkruan se “alternativa e Muharrem Bajraktarit dhe e të tjerëve, të gjitha mbetën në vende të zbrazura” (faqe 254). Në librin që përmenda, Hibberti parashtron përmbledhur bindjen e tij se Bajraktari e të tjerë të lidhur me të bëjnë deklarata e premtime pompoze, po që mbetën fjalë, mbasi ato i bëjnë me qellim për të marrë nga anglezet armë, që pastaj t’i përdorin jo kundër gjermanëve, po kundër LANÇ-it – forca e vetme që lufton për çlirimin kombëtar, si dhe që të marrin prej gjermanëve para e të mbushin me to xhepat e veta, sipas një traditë të vjetër të njohur të parisë e të bajraktarëve te Veriut, për të marrë të holla nga të huajt.

Së treti, jo një herë LANÇ-i, PKSH e Enver Hoxha ia kanë shtrirë dorën e bashkimit me LANÇ-in Muharrem Bajraktarit, ashtu si ua kishin shtrirë dorën për bashkim edhe personave të tjerë, si Abaz Kupit, të deklaruar si nacionalistë, ose që atyre, në pamundësi për bashkim, u ishte shtrire dora për bashkëpunim mbi bazën e një platforme bashkimi, edhe pse PKSH e kishte të qartë veprimtarinë antipopullore të tyre në vitet e regjimit të Zogut, pa pretenduar se ua njihnin të gjitha skutat e errëta të jetës.

Paraqitja e provave në shkrimin e zotit Stefani do të kishte qenë më e saktë e më e plotë, nëse do t’i thuhej lexuesit që koloneli i regjimit zogist, Muharrem Bajraktari, kishte vepruar edhe për të vrarë patriotin e demokratin e shquar, Bajram Currin, kur, ndonëse plak, ky burrë i maleve, pati marrë sërish malet për t’i shërbyer Shqipërisë. Po kështu i duhej thënë lexuesit se Bajraktari i Lumës, i cili kishte kaluar në rrugën e rivaliteteve me Zogun, (veprime këto te njohura për parinë e bajraktarëve të Veriut e të vendit tonë), ishte arratisur në Jugosllavinë e sunduar nga monarkia e Karagjorgjeviçëve, duke shkuar për të gjetur strehë në atë vend, jo pa qëllim. Po të lexohet çfarë Ramadan Çitaku, një nga drejtuesit më të rëndësishëm të LANÇ-it, ka thënë në Konferencën e Labinotit, shtator 1943, do të merrej vesh më mirë që përpjekjet për të tërhequr në LANÇ Muharrem Bajraktarin, janë bërë shpejt dhe se çështja e tij ka qenë diskutuar edhe në Konferencën e Pezës (shtator 1942), madje ajo kishte ngarkuar Ramadan Çitakun e Haxhi Lleshin për të marrë takim me Muharrem Bajraktarin, i cili kishte pranuar që të merrte pjesë në LANÇ. E, me që Bajraktari nuk kishte hedhur asnjë pushkë, po kishte penguar kalimin e çetave partizane në krahinën e Lumës, udhëheqja e luftës, e kishte çmuar të arsyeshme të bëhej një takim tjetër i Ramadan Çitakut dhe Abaz Kupit me Bajraktarin e Lumës, po këtë herë Bajraktari “kishte folur me gjuhë tjetër”, nuk kishte pranuar ta njihte Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe kishte mburrur para bashkëbiseduesve Drazha Mihajlloviçin, një armik i shqiptarëve, që donte ta aneksonte Shqipërinë deri në Durrës! Po jo vetëm kaq: Bajraktari nuk u kufizua thjeshtë në mosnjohjen e LANÇ-it, po edhe veproi e krijoi të ashtuquajturën “Besa e Kroit të Bardhë”, që, si edhe “besëlidhjet” e tjera spekulante, kërkonte të pengonte në atë trevë të Veriut kalimin e forcave te Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke u bërë në praktikë një mbështetje e gjerë e pushtuesve të huaj.

Lexo edhe këtë që thotë komandanti legjendar i Brigadës së Pestë, Shefqet Peçi, e të botuar vetëm para pak muajsh në gazetën ‘DITA’, o zoti Stefani: “Kompanitë tona partizane në Lusen e Ujmisht ishin të dënuara pabesisht me vdekje prej Muharrem Bajraktarit. E gjithë Luma po përjetonte vrasjen më të pabesë në historinë e saj nga vetë dora e lumjanëve. Aq më shumë që vetë lumjanët i bujtën si vëllezër të tyre partizanët dhe u kishin shtruar sofrat e bukës… Në kohën që Muharrem Bajraktari na vriste ne në pabesi, duke na rrethuar partizanët që ishin në besë të lumjanëve dhe ishin shtruar për të ngrënë bukë në sofrat e tyre, forcat tona partizane të kompanive të tjera luftonin kundër gjermanëve”.

Së katërti, përse të mos i thuhej lexuesit që përpjekjet për të tërhequr dhe më pas në LANÇ Muharrem Bajraktarin nuk kanë reshtur. Po të lexohet me kujdes, kjo del edhe në protokollin e Plenumit të Dytë të KQ të PKSH-së, mbajtur në Berat, në nëntor 1944. Për mendimin tim, zoti Stefani, duke u mbështetur vetëm në këtë Plenum për të dhënë “provat e tij për luftën”, në fakt, për të rrëzuar e fajësuar LANÇ-in dhe për të ngritur rolin e Muharrem Bajraktarit e të bashkëpunëtorëve të tjerë të fashizmit, gabon. Se të kufizohesh për të paraqitur veprimtarinë e një “nacionalisti të shquar”, siç ai e vlerëson Bajraktarin e Lumës, në vetëm çfarë është thënë prej disa diskutantëve të përzgjedhur nga Stefani, në Plenumin e Beratit, kjo tregon qëllim të lig ose njohjen e përciptë të veprimtarisë së mikut të pushtuesve të huaj e të armikut të LANÇ-it.

Njohësi e historiani i shquar i LANÇ-it, prof. Xhemil Frasheri shkruante se, sipas këtij protokolli, Liri Gega dhe Gjeneral-major Dali Ndreu kanë dërguar nga Shqipëria veriore në adresë të organizmave më të larta drejtuese të UNÇSH një numër radiogramesh, që bënin fjalë për forcat që dispononte Muharrem Bajraktari dhe për ecurinë e përpjekjeve për ta bindur atë që të aderonte në Frontin Nacionalçlirimtar, po, siç del prej këtyre radiogrameve, ai nuk pranonte ta bënte një gjë të tillë.

S’e ka mohuar kush që në Plenumin e Dytë të Beratit, sikurse lexohet në protokollin e tij, goditja kundër Muharrem Bajrajtarit është cilësuar në ndonjë diskutim e gabuar! Po njerëzve u duhej thënë se çfarë përfaqëson mbledhja e Plenumit të Dytë të Beratit e nëntorit 1944 dhe se qëndrimi i lëkundur e autokritik ndaj Muharrem Bajraktarit ka ndodhur të mbahet në kushtet e ndërhyrjes së emisarit jugosllav, Velimir Stojniç e te personave të lidhur me të në udhëheqjen e PKSH-së, ku u sulmua ashpër Sekretari i Përgjithshëm i PKSH-së, Enver Hoxha, vija e PKSH-së dhe veprimtaria e zhvilluar në bazë të saj. Ishte nën këtë presion dhe duke mos ditur asgjë për komplotin e organizuar në prapaskenë e për qëllimet djallëzore të udhëheqjes jugosllave, që një numër anëtaresh e kandidatësh të KQ të PKSH-së shfaqën lëkundje të theksuara në mbledhje dhe pranuan deri në një shkallë tezat e Stojniçit dhe të grupit antiparti të kryesuar nga Koçi Xoxe.

Ndonëse është kundërshtuar nga mbetje të llumit të vjetër e të ri të reaksionit shqiptar, dihet botërisht se Plenumi i Dytë i Beratit, ishte një komplot i poshtër i organizuar nga udhëheqja antishqiptare e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, përfaqësuar në Shqipëri nga shefi i misionit ushtarak jugosllav, Velimir Stojniç, i cili ishte ftuar të merrte pjesë në mbledhjen e Plenumit si përfaqësues i një partie motër. Po ky komplot dështoi, dështoi se ndeshi në kundërshtimin e fortë të Enver Hoxhës e të anëtarëve të tjerë të KQ të PKSH-së dhe komploti i titistëve nuk ia arriti plotësisht qëllimit, nuk ia arriti të realizonte qëllimin kryesor të tij – rrëzimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Enver Hoxhës, sepse shumica e anëtarëve të Plenumit e hodhi poshtë kërkesën e komplotistëve për të larguar atë nga kjo detyrë dhe ngritën lart meritat e mëdha të shokut Enver Hoxha si themelues i PKSH-së e udhëheqës i saj dhe i LANÇ-it.

Janë injorantë ata që thonë se autokritika e Enver Hoxhës në Plenumin e Beratit për të metat e gabimet e vërejtura ishte e imponuar e dobësi e tij. Përkundrazi, kjo tregon se Enver Hoxha ishte një udhëheqës komunist i formuar e i guximshëm për të kapërcyer vështirësi e pengesa të mëdha, i mençur për të lënë përkohësisht mënjanë çështjet më pak vendimtare dhe për t’iu përkushtuar qëllimit final, fitores se luftës e çlirimit të Atdheut. Njerëzit e mençur duhet të vlerësojnë lart faktin që, në kohën kur Plenumi i Dytë i KQ të PKSH zhvillonte punimet e tij në Berat, Enver Hoxha në krye të Partisë e të Ushtrisë Nacionalçlirimtare vendos që të mos merrej flakë për flakë me komplotin e kurdisur nga jugosllavët e agjentura e tyrë brenda PKSH-së, po t’i përkushtohej pastrimit të tokës shqiptare nga pushtuesit nazistë, për t’iu kthyer komplotit të mbledhjes së Beratit, më vonë, në një mbledhje tjetër të Plenumit të KQ te PKSH-së.

Sa thamë, del qartë se ndaj Muharrem Bajraktarit është mbajtur qëndrim i drejtë, i vetmi qëndrim i drejtë që mund të mbahej ndaj tij në ato kushte. Cilido që është i interesuar të dijë më shumë, ai mund të lexojë dhe Abedin Shehun, një ish-kuadër i PKSH-së në ato treva, i cili thotë se “Muharrem Bajraktari bënte përpjekje të paraqitej në popull asnjanës, po në të njëjtën kohë mbante një qëndrim ndaj LANÇ-it të karakterizuar nga shpifje e denigrime, duke përdorur në adresë të saj parulla që përhapnin edhe forca të tjera kolaboracioniste..”. Pra, vetëm pasi i dolën hakut për të gjitha, Komanda e Përgjithshme e UNÇSH i shkruante Shtabit të Divizionit të Parë Sulmues se “pasi t’i bëni thirrje Muharremit, pa ndalur aspak marshimin, kaloni mbi të dhe, në rast se s’i bindet thirrjes, goditeni pa mëshirë”.

Se pesti, lexuesit i duhej bërë e ditur se Muharrem Bajraktari ishte i lidhur me fashistët italianë, ishte në kompromis me nazistët gjermanë e pasiv ndaj këtyre, sikurse ishte edhe mik i madh me vrasësin e shqiptarëve Drazha Mihajlloviç. Gjithkush që dëshiron të dijë më shumë, ai le të shfletojë në Arkivin e Shtetit edhe një shkresë të Mustafa Krujës, kryeministër kuisling i Shqipërisë, që mban datën 6 tetor 1942, në të cilën thuhet se “Muharrem Bajraktari mashtroi SIM-in, i cili i dha mijëra napolona pa kursim”! Po kështu lexojmë në dokumentet gjermane, siç është telegrami i Ministrisë së Jashtme, dt. 21. 08. 1944, ku thuhet se Muharrem Bajraktari është gati të luftojë kundër anglezëve në qoftë se merr ndihma gjermane. Xhuljan Emeri shkruan në librin e tij se Bajraktari ishte në kompromis me gjermanët. Piter Kemp thotë se Muharrem Bajraktari kishte rënë në  marrëveshje me gjermanët që “të mos luftonte kundra gjermanëve, ose të mos lejonte që territori i tij të përdorej si bazë për operacione kundër tyre”. Nënvizohet në Dokumentet ushtarake gjermane se Bajraktari “nuk ka bërë ndonjë sulm, ndonjë aksion, kundër forcave gjermane dhe as nuk ka sjelle ndonjë pengesë në transportet gjermane”. Dhe dokumente, shkresa e fakte të tjera, mund të citohen, por po e përmbyllim me lidhjet që Bajraktari mbante me gjeneralin jugosllav, çetnikun, vrasësin e shqiptarëve, Drazha Mihajlloviçin, ministër i luftës në qeverinë monarkiste jugosllave të mërgimit, frymëzues e drejtues i masakrave në masë kundër shqiptarëve në viset shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia. Në një vend tjetër, Emeri thotë në librin e tij “Bijtë e shqipes” se Muharrem Bajraktari mbante lidhje me Mihajlloviçin, lidhje që, sipas një burimi gjerman, gjenerali çetnik Drazha Mijajlloviç i pohonte vetë dhe mburrej se “për të realizuar qëllimet tona është e nevojshme të bëjmë lidhje të ngushta me nacionalistë të shtetit shqiptar, që udhëhiqen nga Muharrem Bajraktari”.

Prandaj themi në mënyrë të përsëritur që ndaj Muharrem Bajrajtarit nuk kishte rrugë tjetër dhe se qëndrimi i mbajtur ndaj tij shënon një përfundim logjik e të drejtëe. Mbështetur në këtë logjikë, Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha, i shkruante Shtabit te Divizionit të Parë Sulmues, më 2 shtator 1944 : “Në qoftë se Muharremi reziston, i bini dhe i çarmatosni njerëzit e tij”. Ndeshja me Muharrem Bajraktarin ishte bërë e pashmangshme dhe atë qëndrim nuk mund ta lëkundte askush atëherë, as unë, as zoti Stefani e asnjeri tjetër sot! Përrallat se LANÇ-i ishte lufte civile duhen lënë mënjanë. Se Partia Komuniste e Shqipërisë nuk e ka përjashtuar qenien e elementëve të luftës civile gjatë LANÇ-it, por ajo nuk ka qenë kurrsesi një lufte civile, tezë që e kanë thënë dhe vazhdojnë ta thonë edhe sot armiqtë e saj. LANÇ-i kundër pushtuesve italiane e gjermane dhe kundër tradhtarëve, e cila vazhdoi më se pese vjet e gjysmë, është lufta më burrërore e më ngadhënjimtare që shqiptaret kanë bërë gjatë historisë së tyre!

*Sekretar i parë i PPSH

August 9, 2016 12:01
Komento

28 Komente

  1. POTIGU August 9, 14:31

    BRAVO….BRAVO.Te tilleve duhen thyer hundet.

    Reply to this comment
    • Këlcyri August 9, 16:30

      Tradhetare quheshin dhe quhen nga xhihadistet komuniste vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk eshte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

      Reply to this comment
    • Kiu August 11, 16:33

      Redaksia e Dites duhet te kete aq respekt per opinionistin e vet sa te mos botoje replika nga individe donkishoteske qe i ka ngelur ora tridhjete vjet pas…

      Reply to this comment
  2. Mika August 9, 14:41

    Çeshtja e luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare ka dhene nder dhe dinjitet jo vetem per shqiptaret brenda kufujve por per gjithe kombin.
    Kush mund ta kundershtoj qe çdo regjim po keshtu edhe pushtuesit kane perkrahjen, mbeshtetjen dhe ndihmen nga nje pjese e popullit?.
    Kjo mbeshtetje kriminale mendoj une kamuflohet me çeshtjen e bashkimit kombetar dhe jo me kote “Klloçka pushtuese” kur beri zogun, mballoma kombetare, si kunderpeshe ndaj Frontit Nacional-Çlirimtar u veshi kete petk.
    Po e quajtem lufte une di qe lufta ka front ku perballen forcat nderluftuese.
    Mballomistet kombetare nuk jane gje tjeter veçse ajo “e keqia, tenja” qe e ka ngrene pas kraheve historikisht kete popull. “O balo te ngrente tenja se e ke te keqen perbrenda”
    Dine gje keta “turpi i kombit” ç’i gjeti bashkepuntoret e fashizmit ne France, Hollande etj?
    Goli u be ndeshja ka disa dekada qe ka mbaruar……
    Mua me vjen keq por dhe ndot kur kerkohet qe drites ti vihet emri erresire.
    Kur e quajne lufte civile, kur duan te behen dhe deshmore!!!!??????.
    Per mua turpi mbetet turp, por kur permasat jane kriminale meriton ndeshkim pavarsisht se cili regjim mer hake.
    Mirepo turpi hahet dhe me buke.!!!

    Reply to this comment
  3. Sulo kapedani August 9, 15:44

    Andrea Stefani koqe veza e re e bsllisteve te rinj hallemdhenj shqipètarè.Nuk e paska gjetur deren bllokèziu qe do te” zbardh” ditèzinjte.

    Reply to this comment
  4. fshatari pafshat August 9, 15:49

    Kete vape behari, boshllekun politiko-mediatik, Andrea Stefani nuk ka si te mos e shfrytezoje per tu bere edhe me interesant, ekstravagant, ne publik, dhe, ka zgjedhur te futet, me ereksion maksimal, mes anusit te ndotura me balte, gjak, akull dhe tela me gjemba te Ballit Kombetar. Fishekzjarre Stefanore ne hapsiren midis qiellit dhe tokes. Ku, i behet mire edhe gazetes “DITA”, sepse, me c’rast, e nderuara gazete, ne kete vape truheqese, ruan pajtimtaret e saj, dhe bleresit ne kioske – qe nuk jane te paket.
    Morali:
    Vaj Vatani
    Mjere mileti
    Bien malet
    Ngrihen halet
    “Per Atdhe”.
    Nje vrejtje per mikun tim,M.Xhafen: Lufta ANClirimtare nuk perfaqesohet vetem nga 5-6 emra, qe jane bere boze duke u permendur vend e pavend. Lufta kishte me qindra te tille, te cilet ne rast se studiohen CV e tyre mund te arrihet ne perfundime qe tregojne se themelet e udheheqjes te LANC shtriheshin ne te gjitha shtresat shoqerore, arsimore, politike, profesionale, fshat, qytet, etj., etj., deri te familje: ca me partizanet e ca me ballin;e te tjera thesare mund te gjehen po ti largoheni dogmatizmit, shtampave, glorifikimeve, personalizimeve etj., stilit te vjeter te pasqyrimit te LANC.Kohe te reja, perceptime parimore me me shume drite. Jo revizionim, aspak.Per shembull: “Psikologjia e popullit shqiptar ne LANC” ne analogji kjo me “Psikologjia shoqerore e popullit shqiptar”, tezat e dores te pare, fare fare. Dhe, per shembull, fryma antifashiste dhe shifrat 70.000 partizane, 28.000 deshmore behen vetvetiu bindese, edhe per shkerdhatistin me te madh ne bote. Tung, se te lodha.

    Reply to this comment
  5. vjola August 9, 15:53

    Mos i llogarisni Andrea stefanet dhe ballistet .Historine e vulosen clirimtaret . Andrea e te tjere dashakeqes te kombit le te grijne sallat dite e nate.Lavdi Deshmoreve te luftes heroike te SHqiperise.

    Reply to this comment
  6. F.Ruka August 9, 16:19

    Më vjen keq qe shpenzoni kohen me këta palo intelektual të kallëpit Andrea Stefani. Andrea para 1990-tes ishte i bindur se LANÇ ishte nder i kombit dhe PKSH dhe Enver Hoxha ishin drejtuesit e saj dhe fitimtaret. Tani Stefani kërkon të bëhet kapitalist, të bëhet i moderuar se ndryshe ku do i marë leket? Prandaj A. Stefani e dredh, po keshtu do e dredh edhe nesër se i duhen lekë. A. Stefani e ka shitur shpirtin, eshte e drejt e tij se ekonomi tregu eshte. Por ta lësh dhe pa përgjigje atij i mbushet mëndja top se ka të drejt dhe të tjerët nuk dinë gje. Prandaj edhe ndonjë shkrim eshte i domosdoshëm. Sikur pretendimet e A. Stefanit t’i shtronte një ballist apo pinjoll i tyre nuk ja vlente të merrej se eshte e drejta e tyre që të shkruajnë çfardo për të lehtësuar sadopak bëmat e të parëve të tyre që muarën anën e të mundurve! Po ky qe fati i tyre. Çdo luftë ka fitues dhe të umbur.

    Reply to this comment
  7. Viva23 August 9, 17:35

    Shumica e ballisteve u bene bashkepunetore me pushtuesin dhe kjo nuk ka ku te rrije por pati dhe nje pjese e ballisteve qe iu bashkuan LANC-it dhe me vone keta paten njollen e zeze ne biografi.por qe me mbarimin e luftes keta u trajtuan si njerez me damke,dhe asnje nuk flet per kete kategori njerezish.

    Reply to this comment
  8. intelektuali August 9, 20:03

    Ik dhe bej shurren o krimineli i Enverit se do te presim KOQET ashtu sic i prehu BOLET Mehmet Shehu lushnjareve te pafajshem.

    Ik dhe bej shurren o vemje e Partise se Punes dhe shko dhe lexo materialet e VERTETA historike per Enver Pedereastin perpara se te hedhesh helmin tend te tradhetise ne DITA:

    http://www.panorama.com.al/biografia-zbulohet-letra-poshteruese-e-enverit-kunder-kunatit-bahri-omari/

    Ja ku ke edhe nje dokument te placin syte e fanatikut tjeter per PEDERASTINE e Kumandarit sadist dhe gjakatar HOMO seksuale:

    http://www.gazetatema.net/web/2012/12/10/sekretet-e-enver-hoxhes-ne-france-pasioni-per-djemte-e-beshem-dhe-e-dashura-qe-e-lidhi-me-komunistet/

    prandaj:

    O muharrem Xhafa ik dhe bej shurren perpara se te presim KOQET ashtu sic u preu BOLET Mehmet Shehu lunshnjareve te pafajshem.

    Reply to this comment
    • KORCARI August 10, 10:58

      O [email protected] i bythes, o ballist i qelbur o vemje e pangopur Berishiane o mi gjirizi o bythlepires vella i Koqes se kandarit Andreovic Stefanovic Shkerdhata bjerini bythes me shqelma o vemje o krimba qe mundoheni te hidhni balte mbi Luften Heroike Nacional Clirimtare te Popullit Shqiptar,Lufte nga e cila trasheguam kete Shqiperi qe kemi sot Shqiperi shume te cunguar, por e kemi akoma Shqiptare .O legena ANTISHQIPTARE PO TE KISHTE NDJEKUR POPULLI BISHTIN KOMBETAR (Sepse Ball nuk ishte) SOT JUGU DO FLISTE GREQISHT DHE VERIU SERBISHTO QENA ANTISHQIPTARE TE TERBUAR, O BYTHECPUAR , O MIZA MUTI SOT NUK DO TE KISHIM SHQIPERI POR NJE GREQI TE MADHE DHE NJE SERBI TE MADHE ME DALJE NE ADRIATIK, O PLEHRA SHQIPFOLESE, JA KJO ESHTE E VERTETA NQS DO NDIQTE POPULLI LAPANGJOZET E BISHTIT KONBETAR.

      Reply to this comment
    • KORCARI August 10, 11:14

      [email protected] sic duket nder ata qe u preu bolet Mehmeti do ishte ndonje familjari yt prandaj te ka mbetur ne mendje.

      Reply to this comment
    • Moisi Golemi August 10, 21:26

      Babait te “intelektualit” ia ka prere k*qet Mehmet Shehu. Dhe kur u martua me t’emen e intelektuhales, ajo e beri dhe u mbars me brigadierin e kooperatives, atje ne “balle” te punes. Prandaj kjo intelektu-hale, rri duke permendur nje e dy tredhjet qe M.Shehu u ka bere ballistave. Se e mundon impotenca e babait.. dhe impotenca e vet.

      Reply to this comment
  9. fteri August 9, 21:41

    *****O,halldup Andrea Stefani !..L.N. ÇL E Cila është pa dyshim epopeja më e madhe dhe më e lavdishmëja e popullit tënë e dominoi historinë me vepra jo me krekosje e rrahje gjoksi boshe.
    *****U ngritë një popull i tërë në luftë për të çliruar atëdheun e robëruar nga pushtuesit nazistë e fashistë ,por edhe nga robëria e tradhëtarve .bejlerve tregtëarve ,bajrektarve anadollak ,zogistëve hajdut ,ballistëve pula ngrënësish dhe të gjithë llumit reaksionit gjakpirsa që ka rjepur popullin historikishtë brenda vendit.
    ****GJaku i derdhur ,i dëshmorve të atdheut janë dëshmi e luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare ,por edhe atyre PARTIZANVE që ranë në luftë kundër Bajrektarve të Lumës ,të Mirditës ,të Dibrës etj. të veriut.
    ****Po jap dy dëshmor të vrarë nga dora trdhtare e bjarektarve : – Hazis Beqir Dobra Reparti i ndjekjes ku bënte pjesë më 2 korrik 1947 ra në përpjekje kundër një bande të Bajrektarit M.Bajrektrit në Peshkopi
    ***** – Hajdar Dalip Kullafi nga Letmi i Librazhdit ra dëshmor kundër një bande tradhëtarësh të Kapidanit gjakpirsë të errësirës së mirditës GJon Markagjonit në Mirditë,më 10 Janar 1945 Ky djalë i ri dha jetën për konsolidimin e pushtetit popullit.Këto djem të ri ranë heroikishtë në ballë të luftës kundër bajrektarve kriminel bashibozuk dhe shembuj ttë trdhëtisë ka me dhjetra e qindra Kujtesa drejtë e historisë Z,ANDREA është mësim i madhë është tëtrë jeta jonë .Sa më saktë dhe drejtë ta kujtojmë aqë më shumë nderojmë të parët tanë.Lufta është një momentë shkatrrimtare ato na u imponuan solli shumë fatkeqësi midisë edhe shqiptarve ,por misioni ynë është paqja dhe mirkuptimi midisë shqiptarve jo ngritja e barrigatat kundër njëri tjetrit.
    ****Të mendojmë për fëmijët tanë dhe të nxjerrim mësime nga tragjeditë e konfliktet vrasjet tradhëtare brenda për brenda.SHQIPËRIA e Bota i përket paqës,dashurisë,lumturisë dhe mençurisë .
    Të respektojmë të gjithë veteranët dhe dëshmorët e luftës legjendare Çlirimtare.Jo të gjërryjmë plagët e konfliktet si Andrea Sefani me broçkullat e tjë.

    Reply to this comment
  10. alphade August 9, 23:05

    I dashur mik, M. Xhafa !
    Lexova nje fryme analizen tende te persosur mbi figuren
    e M.Bajraktarit , nje figure qe te huajt si Herbert dhe Emer e pershkruajne ne detaje qendrimet e tij antikom-
    betare dhe bashkpunetor i nazifashizmit .
    Herbet thote : M.Bajraktari me shkroi nje leter ne frengjisht , me nje frengjishte te keqe ku me kerkonte
    shume te medha sterlinash ari dhe qe ne fillim me kerkoi
    se cfare posti do te kushte ne qeveri pasi te clirohej Shqi-
    peria ….! Jane keto fjalet e Herbertit qe nuk kishte kurre-
    fare simpatie per partizanet ! Herbert iku nga M.Bajrak-
    tari dhe u bashkue me Bazin e Canes duke iu lutur A.Ku-
    pit te hidhte qofte edhe 2-3 pushke kunder gjermaneve
    me qellim qe Ai t’i raportonte Londres se “nacionalistet”
    po luftonin kunder gjermaneve .!!! Por A.Kupi ,thote Heri-
    bert as ky nuk shtiu asnje pushke kunder gjermaneve ! Te
    vetmit qe luftojne kunder pushtuesve gjermane jane parti-
    zanet dhe ne fund Heribert i bashkohet njesive partizane !!!! Kjo eshte e verteta !
    M’a do mendja se zoti Stefani pa dashur t’a ofendoj ,edhe
    me familjen e tij eshte KONTRAVERSAL !
    Edhe nje here ,i dashur Muharrem ,te prfqafoj per se largu !!! Nje bravo kozmike !!!

    Reply to this comment
  11. alphade August 9, 23:46

    Shenim: Enveri per Shqiperine dhe kombin shqiptar eshte aq i larte sa Everesti i Himalajave !
    A mund t’i besh hije majes se Everestit ?????

    Reply to this comment
  12. ONKEZMI August 10, 03:49

    I RESPEKTUARI XHAF,I MARRI DHE I DITURI NUK NDRYSHOJHNE MENDIM…

    Reply to this comment
  13. stefan cole vlora August 10, 06:31

    Ju jeni pjerdhur me kohe e vazhdoni pirdhni ketu perralla me partizane e balliste. Shqiperia eshte sot nje vrime e zeze pikerisht per shkak te sistemit kriminal se komuniste ata nuk mund ti quaj dhe pasojat e kesaj kolere po vazhdojne me dekada. Mjafton te lexosh arsyetimet e denja per hartime te shkolles fillore per te kuptuar mjerimin shpirteror e njerezor te Shqiperise sot. Po meqe sot te pakten te lejojne te shkruash atehere vazhdoni pirdhni edhe ju kolera e ketij vendi te shumevuajtur.

    Reply to this comment
  14. info analitike August 10, 08:47

    Nuk ua ka fajin Stefani por te vertetat e erreta te nje lufte te cilat u mbajten te fshehura qellimisht nga propaganda e diktatures. Te njejtat reagime u vune re edhe kur Bernd Fischer pohoi se ka pasur lufte civile:http://www.gazetatema.net/web/2014/11/28/bernd-fischer-ne-shqiperi-pati-lufte-civile-mes-partizaneve-e-nacionalisteve/
    Kjo tregon se ndryshe nga shume vende europiane qe kane bere transparence mbi te mirat dhe te keqijat e Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperi damka e propagandes enveriste ka lene shenja te thella tek njerezit qe perserisin si robot ende sot te njejtat parulla historike te mesuara permendesh.

    Reply to this comment
  15. debatiku August 10, 10:26

    SH.MUHARREM BRAVO E FORTE PER JU…ke folur ne emer te gjithe anetarve te PPSH..Me cudit nje fakt Pse cenka fshehur deri tani ” analisti ” apo anarshisti z.Andrea Koco Stefani…keto jane familje me poste drejtuese ne kohen e”diktatures” sic po i vejne emrin???Turp vertete turp…Sepse une per vehte babain se kam patur drejtues te larte te organeve drejtuese te PPSH. por pjestare i rregull, efektive me nr. i inkuadruar ne luften nacional clirimtare ,dhe fill pas clirimit kontriboj deri ne fund te jetes per ndertimin e vendit….si ,nuk e dika Andrea Koco Stefani se si u ndertua vendi teper i prapambetur ,me uzina e fabrika ku ferma e kooperativa bujqesore qe nuk ikte asnje nga vendi se kishte plot pune,shkolle e dashuri te madhe per vendin dhe udheheqesin e madh ,legjendarin ,boteroorin sh Enver Hoxha,e sot jam me fat e sh. krenare qe militoje ne PPSH ,PO QE NGA VITI 1975 ,se kete amanet kisha nga babai im shkolle,arsimim e sherbim per vendin e atdheun-po ju z.Stefani si ju ka edukuar babai i juaj me poste drejtuese ne kohen e socializmit????kete fol per vehte se te tjerat i dine populli ma mire se ju….qe skeni marre pjese ne luften nac-clirimtare..po ju jeni kthyer me shkrimet tuaja,i urryer nga lexuesi dhe po te citoj nje thenie nga filmat shqiptare: -Gelltit diku ndonje luge qorbe te prishur ,…e keshtu qe do vjellesh gjithe jetes,…po po keshtu vertete jeni,keni erresuar vehten tuaj me shkrimet,idem sic jeni, ndersa sh.Enver qe krijoj PKSH ,udhehogji popullin ne luften nac-clirimtare ,e fitoje ate dhe ne krye te PPSH e vendit e transformoj ate,dhe njeriun e ri nga analfabet me arsim e shkollim falas,ne sherbim te popullit…po ku i keni uzinat e fabrikat…apo do shkruajsh ndonje dite se “edhe ato i ndertuan ballistet e kuislinget” oh cfare i ke bere vehtes,je genjyer per dy astra…turp…

    Reply to this comment
  16. Lufter August 10, 15:08

    Enveri qe nga LNCL e me pas beri shume gjera per gjysem shekull dhe shume gjera te mira dhe jo pak jo te mira. Por per luften NCL e orjentoi drejte te lidhur me tre fuqite e medha kunder bishes nazifashiste dhe duhet thene se e drejtoi ate lufte ne menyre te shkelqyer. Pas pilafit na del stefani kunder Enverit,por me Enverin eshte lidhur pazgjidhshmerisht historia e shqiperise per 45 vjete me arritjet dhe mos arritjet qe u ben ne ate kohe nenudheheqjen e Enverit. Na thuaj o Stefan se cfare ke bere zotrote per shqiperine qe te konkurosh me Enverin?.Zotrote ke bere zero me bishte dhe vetem se ke genjyer ne ato shkrimet e tua me interpretime te gabuara te fakteve qe nje mendje e semure dhe konfuze e coroditur dhe coroditese mund t’i beje. Me keto shkrime Stefani eshte i papershtatshem per te punuar ne ekip,eshte i dyshimte dhe manipulues,prandaj gazeta Dita, ekipi i saj duhet menjehere ti japin duaret ketij deformuesi te rrezikshem.

    Reply to this comment
  17. DASHAMIRESI August 10, 18:05

    Pse merreni me nje te turufjaksur ?! A nuk e shikoni , se ai ka rrjedhur nga mendte ?! A nuk ka gjetur fjalen e duhur shkodrani,per njerez te tille ,kur thote : Ne do te mos e urosh nje njeri , thuaji “Te hyfte vedi ne qejf ! “. Levdatat e teperta prishin kedo…,jo vetem femijet !

    prishin kedo

    Reply to this comment
  18. Neshat Bilali August 10, 19:48

    Disa koment qe barazojen.Muharrem Bajraktarin me ata qe kane bashekpunu me okupatorin nuk jan te verteta.Lexoni faktet dhe shkruani e mose shkruani per inat.

    Reply to this comment
  19. Lufter August 10, 19:50

    Mendoj qe te mbyllen keto debate qe historia i ka gdhendur por kundershtite vazhdojne,duhet ta zgjidhi populli pasi historia me arritjet dhe mos arritjet i perket Atij,popullit Shqiptar. Prandaj t’i drejtohemi popullit ne refendum se si i vlereson Ai tre udheheqesit me formacionet perkatese qe kan drejtuar, dhe pikerisht: Enver Hoxha si drejtues i P.K dhe Partizaneve, Ahmet Zogu i Legalitetit, Mithat Frasheri Kryetar i Ballit. Pas kesaj nuk ka me diskutime, populli do i vere vulen se kush e meriton lavdin dhe Stefanologet do te pushojne,nuk do te zhgaravisin e manipulojne me tej te vertetat.

    Reply to this comment
  20. Roffte Populli August 10, 21:09

    A me Ju lumte juve Kelushave te Enverit-shkerllata keni qene wdhe do vdesni.
    Zoti Stefani eshte Burre me 2 “RR” ho klushe kurve e Enverit…..

    Reply to this comment
  21. alphade August 11, 00:18

    ”Rroffte populli ” , nje mut-muti , shkruaj mire shqipen
    ore serb i Milloshevicit dhe Rankovicit ..,..!

    Reply to this comment
  22. Arber I August 11, 05:44

    O politikane e gazetare, a nuk po e kuptoni qe te zotet e hanit ku jeni futur dhe po cirrni njeri-tjetrin, historianet qe mbeshteten ne dokumente po qeshin me ju?!

    Reply to this comment
  23. Hasan Shasivari - Gjilsan August 11, 10:11

    O ju të mjerë,enverista,lanqa e tj,Po Hitlerin e theu
    Amerika dhe Rusia e jo shqiptarët bark zbrazur dhe me
    opinga dhe Enver pedofili,manjaku!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*