“Duhet pyetur njëherë: Nga na erdhën partitë aktuale”

July 11, 2019 16:41

“Duhet pyetur njëherë: Nga na erdhën partitë aktuale”

Në sinkron me Forumin e hapur nga gazeta DITA: “A është Shqipëria gati për një forcë të re politike”, po jap disa mendime, duke kërkuar falje që po përdor një frazë të Leninit, i cili, i shkruajti një shokut duke i thënë se “Po të shkruaj gjatë, ngaqë nuk kam kohë të të shkruaj shkurt”!

Fillimisht, mendoj se duhet marrë në analizë, qoftë edhe shkurt, se nga na erdhi klasa politike aktuale, e cila tashmë dukshëm konstatohet se jo vetëm ka dështuar plotësisht, por i ka dalë boja në atë farë feje, sa nuk parashikohej as nga skenaristët e regjisorët e saj me përvojë në fushën e politikës e të qeverisjes. E që ta bëjmë këtë mini analizë, është e nevojshme të shtrojmë pyetjen:

Nga na erdhën forcat aktuale politike?

Normalisht, me përmbysjen e sistemit socialist, dhe restaurimin e atij borgjez-kapitalist, në drejtim të shtetit erdhi (të paktën formalisht) klasa borgjeze, që u përmbys me 29 Nëntor 1944 nga LANÇ dhe Revolucioni Popullor. Mirëpo klasa borgjeze shqiptare, që politikisht mori pushtetin në fund të viteve nëntëdhjetë, vinte nga një klasë hibride, shartuar me elementë nga bajraktarët, çifligarët, bejlerët, tregtarët etj. që as më vete, e as të bashkuar, nuk kishin arritur të konsolidoheshin e unifikoheshin si klasë. Shtoji kësaj gjendje edhe degradimin që ajo pësoi gjatë dyzet e pesë viteve të socializmit, dhe do të kemi një klasë shoqërore në shpërbërje të plotë. Mbi të gjitha, kjo klasë borgjeze, apo quajeni si të doni, në gjithë historinë e saj, para çlirimit por edhe pas rirestaurimit në pushtet, kurrë nuk u ngrit në nivelin e një klase nacionale kombëtare të mirëfilltë, si simotrat e saj europiane. Kjo klasë mjerane, gjatë gjithë historisë së saj, nuk i solli asnjë të mirë ekonomike Shqipërisë. Para vitit 1944, në vend që të ardhurat e saj t’i investonte në vend, duke sjellë zhvillim e njëherësh edhe duke shumfishuar fitimin, i groposte napolonat nëpër qypa e nëntokë, ose i kalonte matanë detit e oqeanit nëpër bankat e të huajve. E njëjta gjë ndodh edhe pas rirestaurimit në pushtet në fundvitet nëntëdhjetë. Dëmshpërblimet për pronat dhe persekutimin nga socializmi, preferoi t’i marrë në të holla dhe së bashku me to, fluturoi për tek “Nëndaja”! Për të mos u ndalur në veprimtarinë politike e kombëtare, të cilat kjo klasë i zhvilloi dhe i zhvillon edhe sot në shërbim të të huajve, e jo të vendit të saj.

Bërthama politike e kësaj klasë ishte dhe mbetet manteli i Partisë me inicialet PD, që u shfaq në skenën politike të fundviteve nëntëdhjetë, dhe që pretendoi të ndërtonte shtetin ligjor dhe demokracinë e vërtetë. Rreth kësaj force, ne tashmë e dimë të gjithë, u grumbulluan të gjithë ata që, filozofi i Komunizmit shkencor, Marksi, i ka quajtur “lumpenë”. Janë pikërisht këta “lumpenë” (lypësit, prostitutat, gangsterët, mashtruesit, kriminelët ordinerë e profesionistë, të deklasuarit, të degraduarit etj.), të cilët mbushën dhe mbushin radhët e PD, duke e kthyer atë në një klan, i cili qysh në krijim e gjer më sot, në program dhe në profesion, ka patur vetëm shkatërrimin e vendit dhe degjenerimin e shoqërisë.

Për të plotësuar kuadrin e pluripartitizmit, mundësisht të bipolarizmit partiak, ishte nevoja e një simotre të PD-së, sigurisht me formë e ngjyrë të ndryshme. U zgjodh Partia e Punës e Ramiz Alisë, e cila, duke konvertuar “paksa” emrin dhe komplet programin, brenda dy-tri viteve u bë gati të rrotacohej në qeverisje me të parën. PP-PS-Rilindjaj, e pati pak më të vështirë se PD-ja konvertimin, por falë “lumpenëve” të saj, (bastardëve të socializmit), edhe ajo arriti të ndërrojë ngjyrën, flamurin dhe strukturën, e mbi të gjitha të ndërrojë programin, nga “mbrojtëse e shtresave të paprivilegjauara”, në mbrojtëse e oligarkisë financiare.

Për LSI-në nuk është nevoja të zgjatemi, sepse ajo është një shtatanike e dy të parave, e cila, duke u kolovitur në traun e pushtetit, arrin të sigurojë më shumë mandate qeverisëse se shemrat e saj.

Po liderët e këtyre partive nga na u proftasën?

Përgjigja e kësaj pyetje, është tepër e lehtë. Madje kjo përgjigje është artikuluar disa herë, jo vetëm nga analistët dhe media, por edhe nga vetë politikanët, kur u është dashur të kacagjelosen në parlament, në fushatë elektorale, apo në statuset e fejzbukëve, këtyre kullave me “frëngji” moderne.

Kush nuk e ka dëgjuar me dhjetra e qindra herë akuzën se, Sali Berisha është vëllai i Karaxhiqit, në mos biologjik, të paktën virtual? Akuzë e gënjeshtërt? Mundet, por kundër kësaj “gënjeshtre” kurrë nuk është vepruar. Madje edhe i dëmtuari vetë, ndonëse është kundërpërgjigjur me akuza analoge, nuk ka shkuar në dyert e gjykatës të denoncojë shpifjet.

A ka ndonjë në Shqipëri që nuk e din se Lulzim Basha vjen nga organet e UNMIKU-t, kur ky i fundit vepronte në Kosovë. Dhe jo vetëm “vjen”, por edhe ka shërbyer thonë, duke paditur e shpifur për luftëtarët e UÇK-së, për llogari të Prokurorit ndërkombëtar Dik Marti. Dhe as Luli, kurrë nuk është ankuar “zyrtarisht e ligjërisht” për foljen “thonë”.

E njëjta mesele edhe nga krahu tjetër i “dyshes” apo “treshes myzeqare. Të gjithë e dimë, se ish Ministri i Kulturës për katër vjet; ish Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit për gati dhjetë vjet dhe Kryeministri aktual për mbi 6 vjet, me emrin e përbashkët Edi Rama, në një ditë të bukur me diell, fluturoi pako-postale nga bregu i Senës së Parisit, në kolltukun e shtetarit, kolltuk që e ka mbërthyer duke deklaruar se do të zbresë, “kur t’i teket atij”! A, me të vërtetë besoni se “pasi preu thonjtë e pisët”, që ia kishte parë ish Kryeministri Nano, Edi u pastrua vërtet dhe komplet nga pisllëqet e Senës.

“Akoma me konspiracion, ky shkruesi i artikullit”, – do të lëshojë batutën ndonjë lexues, pse jo edhe ndonjë analist profesionist apo politikan. Që të shpëtoj nga kjo akuzë, po sjell për lexuesin një dialog midis ish Shefit të SHISH, Fatos Klosi, dhe gazetarit të “Provokacia”, Mustafa Nano:

. . .

I ftuar në “Provokacia”, Klosi tha se ka pasur informacione të tilla dhe kjo është një situatë e paparashikuar nga ligjet e vendit.

Mustafa Nano: Çfarë ndodh nëse strukturave të SHIK-ut i bie në dorë një informacion shumë i rëndësishëm, i cili flet për afera korruptive të kryeministrit. Çfarë ndodh?

Fatos Klosi: Po. Më kanë rënë mua. Ça ndodhë? Kam ngelur unë në këtë rrethanë.

Mustafa Nano: Ti në këtë rrethanë si kryetar i SHIK –ut, nuk e informon kryeministrin?

Fatos Klosi: Jo, unë nuk e kam informuar. Por i kam pyetur ata që e sollën informacionin, kanë qenë amerikanët.

Mustafa Nano: Fjala ishte për kë kryeministër?

Fatos Klosi: Për një kryeministër . . .

Mustafa Nano: Po ju, një kryeministër keni pasur!

Fatos Klosi: Tre, kështu që e kam më kollaj për t’u fshehur. Ia çova Presidentit. Dhe Presidenti tha: “Po unë ça ta bëj këtë?”, Fjalë për fjalë. Është një rast që nuk është parashikuar gjëkundi në ligjet tona. Nëqoftëse mendohet se është i korruptuar kryeministri, është skandal. Nuk shtrohet problem ça bën SHIK-u. Kemi ardhur në një vend ku shteti nuk i ka parashikuar këto gjëra”.  (Marrë nga “Panorama” datë 9 korrik 2019)

Komentin për këtë dialog, unë po e kursej. Nuk ia vlen të harxhohet laps e letër.

. . .

Kjo është situata për forcat politike dhe liderët përkatës, që na kanë kullandrisur në këto tri dekada, merita e të cilëve ka qenë shkatërrimi i shtetit dhe degjenerimi i shoqërisë shqiptare. Nëse ka akoma ndonjë qytetar me mesataren e nivelit arsimor e politik, ndonjë analist apo politolog, që mendon se këto që shkruhen e thuhen nuk kanë vlerë për tu marrë në konsideratë; nëse ka ndonjë që mendon se konsipracioni politik, moral dhe ekonomik ka “vdekur” me shembjen e sistemit socialist, dhe ai kapitalist është imun; nëse ka ndonjë që mendon se gabimet e partive aktuale politike të vendit tonë dhe të liderëve të tyre, janë “gabime në rritje” dhe jo të qëllimshme, e për pasojë duhet t’i lëmë akoma në skenën tonë të politikës, me shpresën se do të reformohen, atëhere ju siguroj se të gjithë ne qytetarët e thjeshtë duhet të përgatisim valixhet.

Vetëm nxjerrja jashtë skenës politike të kësaj “Trio-je” sarhoshe dhe antikombëtare, mund të na japë shpresë se Shqipëria mund të bëhet disi e t’u afrohet shoqeve që ka përreth. Them disi, sepse këtë objektiv në shkallë të lartë, nuk mund ta arrijë kurrsesi sistemi borgjez, sado të lustrohet me bojë e të mbërthehet me paterica. Sepse duke qenë sistem i lindur mbi krimin e padrejtësinë, doemos prodhimin kryesor do të ketë krimin dhe padrejtësinë.

Forcat e reja politike, për momentin nuk duken në horizont, sepse ky i fundit është zënë nga të parët, mbështetur nga ndërkombëtarët dhe nga mungesa e ndëshkimit. Sigurisht forcat e reja politike, do të thoshte me të drejtë populli: “Duhet ta nxjerrin vetë gomarin nga balta”. Por a nuk duhet që edhe miqtë t’jua japin një dorë këtyre forcave. Aq më tepër që ata (ndërkombëtarët) kanë “ndihmuar” për baltosjen e gomarit tonë!

Gjon Bruçi

 

 

 

July 11, 2019 16:41
Komento

8 Komente

  1. $$$ July 11, 04:59

    Ka vetem nje zgjidhje llogjike,ke 30 vjet ne pushtetet,falendimerit per c’fare ke bere “ne te miren e popullit” Tani boll me ju, duhet te largoheni lerjani rradhen te tjereve.Largohuni me te mire Rama,Meta Basha,SHPORRUNI NJEHERE E PERGJITHMONE PISLLIKUT TUAJ I KA ARDHUR FUNDI SHQIPERA KA NEVOJE PER NJEREZ TE RI.

    Reply to this comment
    • Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat July 11, 08:35

      Ti mire e ke,dhe ne te gjithe ashtu themi qe te ikin te zhduken keto monstra komuniste si saliu si ilirhajduti e familjet mafioze te tyre,por kur shikon ca pederasta te rinj si salianja si gaz bardh majmuni e ca kok cepa xhihadist si qimi bushata e kellica etj etj thua me mire kto halet hajdute,ashtu sa kur shikojme saliun me te gjitha poshtwrsit e tij ,themi se enveri paska qene 100 here me i mire se kto monstra hajdute…..

      Reply to this comment
      • Tomorri July 11, 08:59

        Nuk ta solli Enveri ty Saliun ne pushtet,se Enveri nuk e futi as si mjek tek Blloku!
        Ate e solli agjentura serbe dhe Ramiz Alia.
        Mire e sollen ata,po sot kush po i mban ne pushtet te gjithe ARMIQTE e popullit shqiptar qe nga Berisha,Basha,Meta,Rama etj?
        Keta i mban nje popull dele si ky i joni, qe mbajti mbi kurriz per 500 vjet edhe sundimin otoman!

        Reply to this comment
  2. Optimisti July 11, 18:32

    Të gjithë institucionet kryesore të shtetit kanë rënë dhe janë tashma një gur i rëndë në qafën e popullit lidhur me litarin e trefishtë partiak të PD,LSI dhe PS.
    Kryeministri Edi Rama i marrosur nga sëmundja psiqike e kleptomanisë e ka kthyer qeverisjen e vëndit në një makineri vjedhjesh masive të pasurive të vëndit për interes vetëm të familjes dhe të sojit të tij. Të mendosh se ku venë pasurit prallore të nëntokës sonë, nafta , bakrri, kromi dhe ti vesh prangat kryeministrit si fajtor i kësaj mega vjedhjeje që bëhet haptazi , në dritë të diellit çdo ditë.Të mendosh që banda kryministrore zgjedhore konsumon në mënyrë të qartë krimin zgjedhor në Dibër duke vjedhur pasurin më të çmuar të popullit, votën, që është themel i godinës shtetërore dhe kryetari i bandës mburret haptazi me Damianin dhe tërmetin e tij, atij urgjentisht duhet ti vihen prangat si njeri me rrezikshmëri të lartë sepse duke shkatrruar procesin elektoral, e privon popullin nga një shtet normal sikurse po ndodh aktualisht. Qeverisja është ilegjitime totalisht dhe duhet rrëzuar.
    Edhe institucion i presidencës ka rënë. Presidenti, i verbuar nga makutëri e megavjedhjeve që i ka bërë pasurive të vendit, i dëshpërur që autokriza e pregatitur me kujdes me bashkpunëtorin e tij në shumë krime, Sali Berishën, nuk u kthye në revoltë të armatosur në 30 qershor për rrëzimin e Edi Ramës, i dëshpruar që doli jashtë axhendës së ndërkombëtarëve pa arritur të riciklojë fytyrën e tij të urryer, nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të bëj vizitë dipllomatike jashtë shtetit për të lidhur miqësi midis një qeni të zgjebosur serb me macen princesh të sarajeve të tij lluksoze në Lalës. Postimi presidencial i suksesit të tij për lindjen e një relate miqësore të re serbo- shqipëtare Darko-Sasha tregon që presidenti ynë duhet lënë të meret me hobin e tij për qentë dhe macet dhe s’ duhet vonuar.
    Institucioni i rëndsishëm shtet kontrollues i opozitës tashma nuk ekziston.Një opozit është reale në vartësi të kauzave që shtron para popullit. Kauza kryesore e opozitës në protestat e saj ishte rrëzimi nga qeverisja e hajdutit Edi Rama. Por a mund ti besohet kjo kauz kryehajdutëve më të rrezikshëm të Shqipërisë, kolegëve të Edi Ramës në krimin e vjedhjeve, Sali Berishës dhe Ilir Metës?
    Kauza tjetër është ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa hajdutin e votave Edi Rama për të cilat bën thirrje deri në revoltë kush, Sali Berisha dhe Ilir Meta, doktor -profesorët e shkencës ogurzezë shqiptare të vjedhjes së votave. Dhe kjo opozitë nuk mund ta kthej kurr karburantin opozitar që prodhon me bollëk çdo ditë qeveri vjedhja e Ramës me molotovët e saj dështak në një energji reale popullore për rrëzimin e kësaj qeverie super të korruptuar.
    Hallkë tjetër e zinxhirit shtetëror, parlamenti i rënë edhe ky për tokë kujton se është në këmbë me deputetët mbeturina të listave abuzive të kryetarëve të partive, produkt kancerogjen të pazarit zgjedhor Rama Berisha më 2008.Një parlament ku debati shëndrrohet në një arenë primitive ku kryetarët e partive dhe zagarët e buqet e tyre zbrazin haletë e përqeshjeve , kërcënimeve ,sharjeve ofendimeve nuk i duhet popullit dhe duhet zëvëdësuar urgjentisht me njerëz me dinjitet dhe nivel që tu ketë lezet fjala që thon në foltore.
    Të mos zgjatem, gërmadha jonë shtetërore e projektuar dhe ndërtuar nga antiarkitektët Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama, këto ditë është në prag të kolapsit total. Duhet urgjentisht një parti e re që zhgënjimin total të këtyre 30 vjetëve ta shëndrroj në një program shtet formues duke shmangur shëndrrimin e popullit shqipëtar në një tribu prehistorike e pa aftë të bëj shtet. Por problemi qëndron se a ka intelektual shqipëtar me integritet, të zotë, të pa epur, pa mikrobin e mendësisë së Edi Ramës për të cilin të qeverisësh do të thotë të vjedhësh, që me vepra të fitojnë besimin e popullit, që për familjen e tribunë e tyre të mos i venë popullit të tërë shqelmin në fyt si Sali Berisha. Populli ëstë gati , problemi është, grupi inisiator që do të mar përgjegjsin historike të shpëtoj vëndin nga rënia e frikëshme që po e çojnë PD, LSI dhe PS së bashku.. Një pamflet programatik drejtuar popullit, një thirrje për rizgjim të ndërgjegjes kombëtare është fillimi, të tjerat vijnë pas. Duhet një shkëndijë për të ndezur dritën e mirësisë të shqelmuar nga katër sharlatanë pa komb , pa fe, pa atdhe ,Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama.

    Reply to this comment
  3. remi July 11, 18:51

    Thenja nuk eshte e Leninit, por e Marksit qe i shkruante Engelsit. Dhe per dienin tende, me qe kerkon falje, “Kapitali” i Marksit dhe “Pasuria e Kombeve” e Smith, jane dy biblat e mendimit ekonomik boteror.

    Reply to this comment
  4. Rita July 12, 11:14

    Kush na i pruni gjithe keto parti ???? Ramizi me miratimin e plote te Amerikes , Gjermanise ,dhe te Anglise ! Njeriu qe do te ndermirrte hapin e pare ( Berisha ) eshte e do te jete i garantuar per jeten e ekzistencen e tij . Dhe kjo me vulen e firmen e shteteve te mesiperm

    Reply to this comment
  5. Lili July 13, 01:14

    Rita,
    Po ashtu eshte!
    Ramizi perzgodhi Berishen si besnik nder brsniket ( sepse i hoqi qafe dikur ate qe vdiq ne Pariz) edhe kete me bekimin e Frances amerikes , beogradit ,pak ma pak t’anglise!

    Reply to this comment
  6. Arben July 13, 21:10

    NGA SIGURIMI I SHTETIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*