Përgjigjia është: vetëm burgu

May 9, 2018 03:09

Përgjigjia është: vetëm burgu

I nderuar Kryeredaktor

Mendjet e deputetëve gjermanë Gunter Krichbaum dhe Thorsten Frei e kanë “humbur durimin politik me politikanët shqiptarë”, dhe po zbaviten – nga intervista në intervistë – me idenë e bandave në Shqipëri. Thonë, ata, se Shqipëria gëlon nga bandat. Ndonëse, asnjëri prej tyre nuk e di Shqipërinë. Nuk i njeh shqiptarët. Ata nuk njohin as brezin e vjetër dhe as brezin e ri të shqiptarëve pasardhës të Ilirëve, Epiriotëve, Arbërorëve.

Nuk po zgjatem me Luftën e Parë dhe të  Dytë Botërore, pasi, të huajt që i’a duan të mirën Shqipërisë, krahas begatisë të shtetit të tyre, flasin e shkruajnë kujtime të paqme, brez pas brezi, për trojet tona, dhe shqiptarët. Ja ku është Italia, dhe italianët. Fuqi e madhe botërore, në jetë të jetëve. Fqinjët tanë. Jemi komshi qëkurse pellazgët kapërcyen Adriatikun dhe Jonin. Si? Duke shfrytëzuar portet e panumurta që zotronin paraardhësit tanë nga Ulqini e deri në Gjirin e Artës.

Na njohin italianët aq mirë, sa nuk na njeh popull tjetër në shpinë të Tokës? Megjithatë, nuk kemi dëgjuar e as nuk dëgjojmë prej tyre qortime poshtëruese. Nuk ka, prej shtetit italian, asnjë lloj sjellje paternaliste. Kjo e fundit nuk ka ndodhur, haptazi, as në periudhën 1925-1939.  Kam shfletuar shumicën e gazetave të këtyre viteve e më gjërë, dhe, vazhdoj ta bëj sot e kësaj dite. Them, me plot gojë, se nuk kam hasur në asnjë numur gazete ndonjë deklaratë zyrtare – nga deputetë apo titullarë të lartë të shtetit Italian – kërcënuese apo “konstruktive” ndaj interesave madhore të popullit shqiptar.

Eshtë e vërtetë, gjithashtu, se ligjet e mbretërisë të Ahmet Zogut i’a kishin bërë të qartë shtypit dhe radios të asaj kohe, edhe qytetarëve, se nuk konsiderohen sjellje te “hijshme”: kritikat publike ndaj Larmadhërisë, dhe, miqësisë shqiptaro-italiane. Dhe në vitet e pushtimit fashist, 1939-1943, bëhej kujdes nga zyrtarët italianë të mos sulmoheshin ndjenjat e larta e të pastra popullore shqiptare. Nga ana tjetër, pushtuesit ishin edhe “kopila”. Sepse përdorën kuislingët, si mashë, për të nxjerrë gështenjat nga vatrat e ndryshme të zjarrit në fusha e male.

Kuptohet pushtimi ishte dhe, në histori, mbetet pushtim. Pushtimi është gjithmonë i dënueshëm. Prandaj lindën edhe vatrat e zjarrit që më lart përmenda, ose, lufta frontale partizane. Si përfundim – i këtij fragmenti italo-shqiptar – as pushtuesit italianë dhe as ata gjermanë nuk na kanë pas përcaktuar: banditë, ne shqiptarët. Banditë, terroristë, rebelë për pushtuesit italianë dhe ata gjermanë, ishin vetëm partizanët. Po kuislingët çfarë ishin? Ata ishin banditët e vërtetë, ngaqë ishin në shërbim të pushtuesve. Këta ishin armiqtë e betuar të popullit shqiptar.

Sot, qeveria shqiptare nuk është një qeveri kuislinge. Shqipëria është një vend i lirë. Qeveria përfaqëson dhe mbron, brenda dhe jashtë vendit, me pluset dhe minuset e veta, interesat e gjithanshme të popullit shqiptar. Shumica e shqiptarëve e kanë votuar qeverinë Edi Rama dy herë rradhazi, dhe, pa asnjë ekuivok. Qeveria dhe populli shqiptar, prej 27 vitesh, i kanë sytë te BE. Kjo sjellje, delikate, kundrejt BE – me cfarë të drejte përcmohet nga disa deputetë e liderë europianë? Të vërtetën e madhe, fundi i këtij qeshori do të na e rrëfejë.

Po le të shkojmë edhe ca me tej lidhur me bandat politike shqiptare, konkretisht PS dhe PD, kundrejt të cilave zotërinjtë Gunter Krichbaum dhe Thorsten Frei e kanë humbur durimin. Kur këta – e të tjerë zotërinj – flasin, ne shqiptarët i përfytyrojnë bandat, PS dhe PD, si tërësi qëniesh të tmershme dhe të bashkuara; të  gatshme ditë e natë për plaçkitje; dhe të mbushura me inat e mizori  shtazore.  Për mua është  e pabesueshme që të ekzistojnë njerëz të tillë, në demokraci, në mes të Europës, të bashkuar nën flamurin e PS dhe atë të PD. Përndryshe, terrorizmi do të ishte ne pushtet në Shqipëri, Ballkan, Europë. Unë dyshoj se lënda çimentuese e domosdoshme për krijimin e idesë të bandave politike në Shqipëri ka të ngjarë të jetë më shumë makutëria, e maskuar me keqardhjen, që i shtyn disa njerëz, të disa shteteve anëtare të  BE, të shpërthejnë në protesta publike kundër hapjes të negociatave të BE me Shqipërinë.

Në demokraci çdo individ është i lirë të ëndërrojë për një organizatë në formë hierarkike, rrjeti, apo tregu – e cila – me moralin e saj të kundraligjshëm mund ti shërbejë si një strehë në këtë botë. Kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri. Atëhere, ky limer keqbërësish do një përgjigje mbi të cilën të thyhet heshtja e gjatë funebre shqiptare, edhe, ajo e BE. Përgjigjia është: vetëm burgu. Them: vetëm burgu, sepse, zor se kriminelët hynë në kontakt me ligjet e pranuara nga njerëzit normal. Prandaj në massmedia flitej / flitet për banda të krijuara nga ish ushtarë apo gangsterë amerikanë, rusë, europianë, aziatikë, arabë që kanë coroditur e coroditin botën anë e mbanë.

Ndërsa, në rastin e antarësisë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike nuk ka si bëhet fjalë për banda të organizuara. Brenda këtyre partive ekzistojnë një apo dy grupe, te secila parti, me lidhje rastësore dhe fluturake, e shumta me tre katër veta. Këta, nuk janë antarë të thjeshtë partie. Këta nuk janë as të dënuar të diktaturës, dhe as pinjollë të borgjezisë të vjetër, por, janë ish besnikë të diktaturës me origjinë shoqërore fshatar ose puntor i varfër, para 28 nentorit 1944,  të cilëve – ngaqë demokracia u doli përpara  e i’u dhuroi pushtet pakufi, ashtu, papritur e pakujtuar – u ka “ikur truri”. Këta zuzarë e dallkaukë, të dallëdisur, nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e Shqipërisë, e kudo tjetër në botë ata janë.

Banda quhen edhe grupet muzikore që i këndojnë me pasion e përkushtim të paparë paqes, lirisë, drejtësisë. Dhe, të tilla në Shqipëri ka kudo e pafund. Ky është realiteti.

Nasho Bakalli                                                                      .

 

 

 

 

May 9, 2018 03:09
Komento

24 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku May 9, 13:50

    Lufta frontale partizane?!? Lufta o eshte frontale, o eshte partizane dmth pa vije fronti, o Nashooooooooooooooo!

    Reply to this comment
    • Tartufi May 9, 15:33

      Mesusija Uranija na thoshte gjithmone neve nxeneseve ,kur fletoret i
      kishim te pista dhe jo te mbeshtjella [ c eshte kjo fletore Bakalli ]
      Kur ne mes te kuvendit te futen bakallet,kuvendi dhitet .

      Reply to this comment
    • Lexuesi May 9, 15:46

      Po clirimi i Tiranes u be frontale nga partizanet. Apo duke qene ne mal pa vije fronti dhe cliruan Tiranen! Ne fakt fronti u krijua me heret, duke cliruar jugun dhe duke u cvendosur ne veri, deri ne tokat brenda jugosllave.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku May 9, 17:36

        Cave prej jush ju rren mendja se Shqiperine e cliruan partizanet. E keni gabim, gjermanet iken prej Shqiperie se po i hanin tjeterkund shkelmat. Partizanet vetem sa u versulen te paret te mbushnin boshllekun qe po linin gjermanet duke u terhequr.

        Ai fronti qe thua ti eshte neper librat e rrenave dhe filmave bajat te kinstudios “Shqiperia e Re (Pjerdhur).

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 May 11, 09:57

          është e mundur o qënje dhe kështu si thua ti!!
          në fillim ikën polakët,francezët dhe rusët,pastaj filluan të iknin gjermanët dhe kështu në vënd të themi L2B themi EKKEK(e ka kush e ka,loja që kemi luajtur si fëmijë)!!
          o qënje superiore,askush nuk mburret se ka këthyer fatin dhe ka bërë i vetëm L2Bnë!!
          por dhe të pranosh këto idiotësira që thua ti dhe shumë qënje më pak superiore se ti!?
          duhet të jesh pak i shkunndur në “KQ”,”PC” apo tru si i themi ne këtej nga shqipëria!!
          fronti nacional çlirimtar,bëri atë që bënë tërë ata që luftuan kundër nazifashizmit!pra bëri tërë atë që bënë ata që fituan luftën!!bëri të kundërtën e atyre që deshën ta mbanin italianin dhe gjermanin në shqipëri,atyre që deshën që ai të mos ikte(si thua ti),të atyre që ikën bashkë me gjermanin pa pasur frikë nga ata që “sbënë agjë”!
          ka dy arsye që të shtyjnë për të shkruar në mënyrën tënde!!
          o shpirtligësi e pashoqe,o mëndje të trashë në maksimum!!pra demencë totale!!një mungesë llogjike të gërshtuar me një ligësi cinike!!
          gjithnjë i shtroj vetes pyetjen se si është e mundur që një njeri,një qënje me llogjikë të jetë kaq i pafytyrë sa të vazhdojë e të mbrojë një veprim të gabuar,një faj(tek njerzit e shkolluar të asaj kohe)të vërtetuar katërcipërisht sot e 70 e kusur vjet??
          si e thashë dhe më sipër,nuk je i vetmi!!ke të tjerë të anës tjetër,që bëjnë të njëjtën gjë!!pra ligësia nuk ka vetëm një drejtim!!i ka të dyja anët!!pra të vetmit që janë të rrethuar,jemi ne!!ne që duam të shkojmë përpara,ne që duam të çajë rrethimin e budallallëkut,çmëndurisë së djathtë e të majtë!!
          detyrë e vështirë!për kushtet e shqipërisë!?
          E PAMUNDUR!!

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 May 11, 10:13

          është e mundur o qënje dhe kështu si thua ti!!
          në fillim ikën polakët,francezët dhe rusët,pastaj filluan të iknin gjermanët dhe kështu në vënd të themi L2B themi EKKEK(e ka kush e ka,loja që kemi luajtur si fëmijë)!!
          o qënje superiore,askush nuk mburret se ka këthyer fatin dhe ka bërë i vetëm L2Bnë!!
          por dhe të pranosh këto idiotësira që thua ti dhe shumë qënje më pak superiore se ti!?
          duhet të jesh pak i shkunndur në “KQ”,”PC” apo tru si i themi ne këtej nga shqipëria!!
          fronti nacional çlirimtar,bëri atë që bënë tërë ata që luftuan kundër nazifashizmit!pra bëri tërë atë që bënë ata që fituan luftën!!bëri të kundërtën e atyre që deshën ta mbanin italianin dhe gjermanin në shqipëri,atyre që deshën që ai të mos ikte(si thua ti),të atyre që ikën bashkë me gjermanin pa pasur frikë nga ata që “sbënë agjë”!
          ka dy arsye që të shtyjnë për të shkruar në mënyrën tënde!!
          o shpirtligësi e pashoqe,o mëndje të trashë në maksimum!!pra demencë totale!!një mungesë llogjike të gërshtuar me një ligësi cinike!!
          gjithnjë i shtroj vetes pyetjen se si është e mundur që një njeri,një qënje me llogjikë të jetë kaq i pafytyrë sa të vazhdojë e të mbrojë një veprim të gabuar,një faj(tek njerzit e shkolluar të asaj kohe)të vërtetuar katërcipërisht sot e 70 e kusur vjet??
          si e thashë dhe më sipër,nuk je i vetmi!!ke të tjerë të anës tjetër,që bëjnë të njëjtën gjë!!pra ligësia nuk ka vetëm një drejtim!!i ka të dyja anët!!pra të vetmit që janë të rrethuar,jemi ne!!ne që duam të shkojmë përpara,ne që duam të çajë rrethimin e budallallëkut,çmëndurisë së djathtë e të majtë!!
          detyrë e vështirë!për kushtet e shqipërisë!?
          E PAMUNDUR!!

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku May 11, 13:53

            Po deshe te diskutojme bashke, lemoje pak gjuhen. Secili ka pikepamjet e veta dhe ti dukesh emocionalisht shume i ngarkuar per te diskutuar ne menyre racionale. Ti e di qe edhe une mund ta rendoj gjuhen, po sic e kemi pare edhe me perpara kjo nuk na con ne ndonje vend me drite. Te pata shkruar diku me pare, po moderatoret kishin hequr edhe komentin tend edhe timin, keshtuqe nuk e di a arrite ta lexosh apo jo, prandaj po ta perseris: Hape mendjen pak me shume dhe veri ne diskutim edhe ato qe deri tashti i ke menduar si te verteta absolute, sepse mund te mos jete ashtu si kujton ti.

          • anticensurë25642654 May 11, 15:12

            uau qënje
            ku duket emocionaliteti tim??
            tek ajo që të them se kjo që thua ti qëndron ndërmjet çmëndurisë dhe ligësisë??
            apo tek funsioni i çrregullt i KQ,komitetit qëndror??
            apo kur të krahasoj me sivllezërit e tu që janë në anën tjetër,fterri, ben duka apo xhaferri??
            ku e shikon mëndjen e mbyllor moj qënje??
            tek lufta që bënë të mitë?tek palgët që morrën gjat luftës me pushtuesin dhe bashkpuntorët e tyre,të cilët i kishin dhe në familje??
            ku moj qënje ku??
            tek ajo që ti quan si mikun tënd anglo-ameirkanin,por i luftoje me pushkë në dorë, në krah të kundërshtarëve të tyre??
            ku e sheh mëndjen time të mbyllur tek ajo që unë pranoj se janë bërë gabime e faje,nga “ne”,kundër “jush”,kurse ti akoma nuk pranon asnjë lloj faji,kurse ti e quan të drejtë bashkpunimin me pushtuesin,akoma sot??
            qënje të kam folur me qetësi dhe pa gojë të prishur!sepse e di që nuk na çon askund,por që të pranoj me gjuhë të “ëmbël”një shfryrje helmi aq të pështirë!?
            nuk mund ta bëj o qënje!!nuk mund të pranoj këtë këmbëngulje prej mushke!!nuk mund të pranoj këtë përsëritje të pallogjikshme dhe tmerrësisht dashakeqase!!
            qënje ti mos e rruj fare,prishe gjuhën sa herë të duash!si të njoh unë më njeh dhe ti!!
            butësia a ashpërsia tënde,nuk ma ndryshon mendimin tim!!derrit nuk i them dot dajë,ashtu si dhe dajën nuk e bëj dot derr!!
            ps:shoh dy herë komentin tinm dhe asnjë tëndin!që do të thotë nuk e kam lexuar!!
            heqja e komneteve nuk është e veçantë!!
            dhe mua më ka ndodhur e njëjta gjë!!në një komnet me ty tek ben duka!më pas i kishin hequr të dyja,por rikëthyen tëndin!!
            ndoshta këta të redaksisë janë më të “hapur” mëndërisht se ne!!

          • Plaku Xhuxhumaku May 11, 18:12

            Emocionaliteti yt duket qarte ne te gjitha ato qe i ripermend. Pra edhe ti vete mesa duket e realizon qe je emocional. Kjo ne vetvehte nuk perben asnje te keqe, pervec se nuk te lejon qe gjerat ti gjykosh me gjak te ftohte dhe sidomos te mos i jepesh vrrulit te pare te gjykimit qe pa tjeter te con ne paragjykim te tjetrit dhe ne vleresime te gabuara. Psh ti me fut mua ne nje kategori, madje me ben edhe sivella (!) me fterin, ben duken, apo xhaferrin. Per dijeni dy te paret une as nuk i ve ne hesap fare se i konsideroj mendjethare, dmth pa shprese per evoluim pozitiv. Kete xhaferrin qe thua ti une nuk e di kush eshte, dmth nuk kam parasysh ndonje koment te tij.
            Ti thuash tjetrit i cmendur, i lig, idiot etj. si keto nuk perben argument. Te supozosh qe patjeter ai tjetri meqe shkruan ashtu si shkruan i perket fashisteve, apo ballisteve, apo tradhetareve etj. eshte gabim. Per te qene kunder asaj qe mbiu ne 1944 dhe qe u legjitimua pikerisht prej asaj luftes se lavdishme nuk do te thote se je patjeter pinjoll tradhetaresh e kuislingesh. Une s’kam asgje me luften si e tille, madje edhe te mite moren plage po aq sa te tute. Une bera nje jete normale (aq sa mund te ishte normale) nen diktature, as me privilegje, as i persekutuar, madje profesionalisht te suksesshme, por kjo nuk me ben te verber e fanatik mbas te ashtuquajturit heroizem partizan. Aq me shume, qe tani ka kaluar aq shume kohe sa eshte per tu habitur se si njerzia ne Shqiperi vazhdon te shkumezoje akoma rreth kesaj. Bota e qyteteruar sot kujton ca data e pervjetore nje here apo dy here ne vit dhe kaq. Nuk e riperterin nje konflikt qe ka 70 vjet qe ka marre fund.
            Per komentet e fshira: nuk i perkasin kesaj teme, me duket se ishte tek nje proze e Dukes. Ti kishe lene nje koment ku thoshe “qe edhe koka ime edhe bytha ime kane dale nga i njejti trung”. Ne pergjigje te asaj qe une thosha qe si komunizmi, ashtu edhe fashizmi jane dege te te njejtit trung. Une iu pergjigja ketij komentit tend. Ai u postua, por pastaj u hoqen edhe komenti jot mbi komentin tim te pare, edhe komenti im mbi komentin tend, ndersa komenti origjinal i imi eshte akoma. Une nuk e di perse u hoqen komentet, por pergjigja ime ishte pak a shume qe edhe zotrote ke edhe koke edhe bythe, dhe qe bytha nuk duhet perbuzur edhe aq shume, sepse ne fund te fundit, po nuk funksionoi bytha, njeriu vdes. Nejse, nuk po merrem më me kete pune, por po te lexosh pak me shume do te shikosh qe ajo qe them une ne komentin origjinal eshte e vertete, pra qe edhe Lenini edhe Mussolini paten te njejtin at shpirteror, filozofin francez Georges Sorel.
            Hapja e mendjes qe te kerkoj une nuk ka te beje me embelsimin tend ndaj atyre qe ti i mendon si armiq te perjetshem. Hapja e mendjes qe te kerkoj une ka te beje me faktin qe ne kete bote nuk ka as miq te perjetshem, as armiq te perjetshem dhe sa me shpejt ta kuptosh kete (jo vetem ti) aq me i lehte mund te behet krijimi i nje atmosfere me te qete e me produktive nder shqiptare. Nese do te luftosh me armiq, lufto me keta te sotmit, ata te L2B nuk jane me.

          • anticensurë25642654 May 14, 10:07

            qënje
            si unë dhe ti nuk jemi kompiuter,të paktën për vete e di,por dhe ti nuk mun d të jesh kompiuter,sepse nuk ka arritur një shkallë e tillë zhvillimi të informatikës,pra ne diskutojmë me emocione!shkalla e tyre varet nga njeriu,nga unë dhe ti,në këtë rast!!
            “Per te qene kunder asaj qe mbiu ne 1944 dhe qe u legjitimua pikerisht prej asaj luftes se lavdishme nuk do te thote se je patjeter pinjoll tradhetaresh e kuislingesh.”
            për të qënë kundër diktaturës,të mbështes dhe unë,por nuk mund të pranoj që për këtë arsye ti të mohosh gjithçka që ndodhi para legjitimimit të saj!!
            sepse po të prnoja këtë duhet të pranoj që vota që kam dhënë për PDnë në ’91,’92ka qënë e gabuar sepse sali berisha e këtheu votën time në diktaturë!vota që dhash në ’96,’97,të jetë faj sepse nano e këtheu në korrupsion shtetin shqiptar,e kështu me rradhë deri përpjekjet që kam bërë deri në prill të ’13 për të ndihmuar “ramën”!!
            jo qënje jo!!unë kam,si unë dhe shumë të tjerë,zgjedhur më të mirën!kam kërkuar ndryshimin për vëndin tim!
            për shkak të deformimit të asaj lufte që u bë për çlirimin e shqipërisë,ti e mohon totalisht!ti thua se nuk ka ndodhur fare!!ky mohim më shqetson mua dhe jo ajo që ndodhi pas asaj lufte!!
            lufta,ndryshe nga ajo që propagandohet sot,dje dhe më shumë,nuk u bë nga enver hoxha,por u bë nga shumica e popullit shqiptar!!që u vra e u pre deri ditën e çlirimit!luftën e bënë dhe shumë që u spastruan shumë herët dhe që përfunduan me azbi e sheh në fund!!
            sado ta kesh inatin me enver,duhet ta kesh dhe me veten tënde,me familjen tënde dhe me të gjithë popullin shqiptar!!popull,që nuk ndryshon aspak nga sot,që nuk është në gjëndje të flasë për të mirën e tij,por të vetmen gjë që di të bëjë është ti shkoj pas atij që ka dajakun më të trashë në dorë!!
            në atë kohë pati disa njerëz që e thanë fjalën e tyre të drejtë,por në krahasim me tërësinë ishin vetëm një pikë në oqean!e njëjta ndodh dhe sot!!i vetmi ndryshim është se kemi dy krahë me dajak në dorë!njëra,me rrotacion,e ka më të trashë dajakun,të cilës dhe pjesa që ndodhet në mes i bindet pa e hapur gojën!!
            ajo që ndodhi pas ’44ës ishte një faj total i popullit shqiptar dhe një pasojë e primitivitetit të tij!!primitivitet që po vazhdojmë e ta shijojmë akoma me tërë shijen e tij dhe sot!
            këtë primitivitet e kemi parë dhe në fushatën e fundit!!ku me popullin shqiptar u tallën aq rëndë sa skishte ndoodhur asnjëherë në historinë e tij!!u bë një estradë me tepsi ekusi me çadra e kampingje dhe populli i trashë ishte i lumtur të votonte për tallësin e radhës!!
            kështu qënje,nuk mund të mohohen vlerat e mustafa krujës,ernest koliqit e frashërit,të para pushtimit,vetëm sepse ata u bashkuan hapur o jo me pushtuesin!!ti do të thuas se ja mohuan??
            këtë e di dhe prandaj jam kundër,por mos harro se të njëjtin mohim po bën dhe ti!!pra ti po vepron me të njëjetin mentalitet të asaj që e quan të padrejtë!

          • Plaku Xhuxhumaku May 14, 18:25

            Se pari, nuk e kam fjalen per mungese totale emocionesh, por them se sa me pak emocion te futet ne diskutim aq me objektive do te jene perfundimet.
            Se dyti, une nuk e mohoj luften, ne kuptimin qe ajo nuk ka ndodhur (nje shembull tjeter i nxitimit ne gjykim si pasoje e emocionalitetit nga ana jote). Une them se e ashtuquajtura lufte nacional clirimtare kurre, po e perseris kurre, nuk pati ato permasa dhe ate heroizem (po permend kete term se nuk po di si ta quaj tjeter) qe me vone u propagandua, pikerisht per t’i paraqitur komunistet si shpetimtaret e kombit. Nuk po them se nuk u vrane djem nenash e partizane trima, dasem pa mish nuk ka. Ajo qe po ta theksoj perseri eshte egzagjerimet e pakufijshme qe iu veshen luftes, si nje lufte titanesh. Psh gjithmone propaganda zyrtare e kohes ka folur per 28000 deshmore, ne nje kohe qe po propaganda zyrtare ka folur per nje ushtri partizane qe diten e clrimit perbehej nga 70000 partizane. Po ta shikosh holle holle i bie qe per cdo 5 partizane qe mbeten gjalle, ishin vrare dy partizane. Pra i bie qe partizanet o duhet te kene luftuar pa pushke, o kane pasur ca komandante idiote qe i kane cuar ne lufte si ne dasem. Kete enigme po ta le ty te mendohesh pak.
            E treta, ti thua:
            “ajo që ndodhi pas ’44ës ishte një faj total i popullit shqiptar dhe një pasojë e primitivitetit të tij!!primitivitet që po vazhdojmë e ta shijojmë akoma me tërë shijen e tij dhe sot!”
            e plot te tjera si keto deri tek:
            “këtë primitivitet e kemi parë dhe në fushatën e fundit!!ku me popullin shqiptar u tallën aq rëndë sa skishte ndoodhur asnjëherë në historinë e tij!!u bë një estradë me tepsi ekusi me çadra e kampingje dhe populli i trashë ishte i lumtur të votonte për tallësin e radhës!!”
            Pra, edhe nje here, keto po i thua ti!. Tani po te pyes une, nje popull si ky qe pershkruan ti (nuk po them se nuk jam dakord, thjesht, po arsyetoj ne linjen tende), si ka mundesi qe nga 1939 – 1944 u zgjua papritmas, u shnderrua ne nje popull sic nuk kishte qene kurre me pare, luftoi si luan me mencuri e guxim, e pastaj, fap, si me magji u kthye ne mediokritetin e tij tradicional per te vazhduar te jete viktime e tallesit te rradhes me dajakun me te trashe. A nuk i bie qe per koherence logjike edhe ne lufte shkoi pas berihait, si kish bere gjithmone me pare, e sic vazhdon te beje edhe sot?

          • anticensurë25642654 May 28, 18:49

            qënje të kam thënë më kohë që nuk je budalla,por në të njëjtën kohë të kam thënë që dhe “qënje superioire”nuk je!!unë shkoj gjithnjë me parimin e sokratit”që nuk di asgjë”pra që të tjerët janë më të zgjuar se unë,ti me të kundërtën,”që mund të mashtrosh gjithkënd”pra që gjithë të tjerët janë budallenj!
            ti e di fare mirë që 28 mijshja nuk është “dëshmorë”partizanë,por janë të rënët gjat luftës!!pra nuk duhet ta bësh llogarinë me 70 mijshen por me popullatën!!sa janë të vërteta dhe sa janë të përdorura për politikë!?nuk ja vlen të flasim!!thjeshtë mos nugul një gozhdë këpuce në mur betoni!!
            mbylljen e ke bërë të mënçur—
            “Tani po te pyes une, nje popull si ky qe pershkruan ti (nuk po them se nuk jam dakord, thjesht, po arsyetoj ne linjen tende), si ka mundesi qe nga 1939 – 1944 u zgjua papritmas, u shnderrua ne nje popull sic nuk kishte qene kurre me pare, luftoi si luan me mencuri e guxim, e pastaj, fap, si me magji u kthye ne mediokritetin e tij tradicional per te vazhduar te jete viktime e tallesit te rradhes me dajakun me te trashe. A nuk i bie qe per koherence logjike edhe ne lufte shkoi pas berihait, si kish bere gjithmone me pare, e sic vazhdon te beje edhe sot?”
            por prapë nuk ke dalë nga ajo që të thashë unë!!
            shqiptarët kanë shkuar pas berihait gjithnjë!!si ata që i shkuan pas italianit e gjermanit,tërë ata intelektualë kundërshtarë të zogut,që tërhoqën një pjesë të njerëzve pas!ashtu si dhe shumë që shkuan pas berihait,atyre që luftuan pushtuesin dhe që premtuan shumë!!
            pra populli ynë nuk e kishte dhe,për fat të keq akoma nuk e ka,një ndërgjegje civile,qytetare,nuk është akoma në gjëndje të shkëputet nga e vogla,nga ajo që ndjen në qënjen e tij!!akoma nuk është në gjëndje të mbrojë të drejtën e tjetrit!!
            akoma si në të kaluarën e largët,populli ynë mendon shumë shkurt!!
            kjo po vërtetohet akoma sot!kjo po shihet akoma sot,kur njerzit nuk njohin alternativë tjetër përveçse ndërmjet mutit dhe kakës!!
            të quash akoma alterrnativë sali berishën!?është një çmënduri!!të quash alternativë për drejtim të vëndit një njeri që e ka vërtetuar dy herë që është i papërshtatshëm,që është katastrofal!?
            është mangësi mendimi!është prapambetje mendore!!
            të mbrosh një tjetër që vepron njëlloj si sali berisha?
            është po e njëjta gjë!!
            e kam thënë shpesh,që në shqipëri akoma pjesa dërrmuese e popullsisë,85-90% nuk ja kanë idenë se çdo të thotë SHTET!!nuk ja kanë idenë se si funksionon,ose më mirë se si duhet të funksionojë shteti!!
            me qëllim,është,dhe po mbahet në injorancë ky popull nga politika dhe nga “elita”intelektuale(që nuk egziston!!

      • intelektuali May 10, 15:37

        CLIRIMI FRONTAL I TIRANES

        Clirimi i Tiranes u be nga Mehmet Shehu dhe cubat e tij nga Mallakastera qe sot eshte akoma POLIAGJENT dhe ARMIK i popullit, nderkohe qe Kumandari enver Hoxha me gjithe fashisten Nexhmije Xhuglini ja mbathi ne Berat nga frika se mos ndonje cub i Mehmetit ja fuste ndonje kokerr plumbi pa e ditur se kush ishte, sepse helbete u largua ne panik nga vila e kunatit te tij Kryefashist Bahri Omari disa ore perpara se te hynte ne Tirane POLIAGJENTI i rrezikshem Mehmet Shehu, qe kur pa se ne tirane nuk kishte mbetur kembe dhe koke gjermani per ta vrare, i u sul tregetareve dhe intelektualeve te Tiranes ne nje masaker te papare, per disa ore u vrane dhe u masakruan mbi 2000 tironsa qe u hodhen ne grope ne rreze te malit te Dajtit ku gjenden deri me sot te pa studiuar dhe te pahulumtuar nga historia jone e pjerdhur kombetare.

        Reply to this comment
  2. Doni apo nuke doni ju o Nasho,Drejtesia do te behet dhe Shqiperia do legjitimohet si pjese e BE. May 9, 15:37

    O Nasho,po Reforma ne Drejtesi per se u kerkua me force nga populli,SHBA e BE,po populli perse i bojkotoje ne shumice zgjedhjet e fundit parlamentare duke e nxjerre tere politiken shqiptare te dhjere,por “krenare”,apo nje luge supe e prishur te ben te vjellesh tere jeten?Bandat ne ps,lsi e pd kane krietare e antare me emer e mbiemer te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e medjatike,perse nuke i permend qe te behesh vertet i besueshem,para popullit e BE,o Nasho?.Reforma ne Drejtesi jo vetem ne leter,por per te vendosur ne bangen e drejtesise ata gjykates,prokurore e politikane te binjakezuar me boten e krimit e korrupsionit,ekstremist e imoralo politik te bandave ps,pd,lsi e pr dhe nje djalle e gjysem brenda,si kushti numer 1 per te hapur negociatat per ne BE.Mjaft me,me lojra fjalesh,populli,SHBA e BE thone ja ku jane ujqerit, kurse ti na thua gjurmet.O Nasho keshtu sic zhgaravit ti,nuke te beson me njeri.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja e afert nga deliri i madheshtise,superlukset e pushtetet ne bangen e Drejtesise dhe ne nje fund te turpshem e pa kthim.Besoni,binduni dhe rrefehuni,nje here te vetme ne jete qe populli,SHBA,BE,e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.C’do skenare i peshtire i rradhes brenda bandave roze-blu vetem se do t’ju shtoje vitet e heqjes se lirise.Besoni,kthim prapa nuku ka.

    Reply to this comment
  3. tonia May 9, 16:46

    Nuk eshte mbiemeri si e shkruani ju Krichbaum por Kirchbaum(qershia).

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini May 9, 19:11

    Jam kurjoz te dij se ku jeton Nasho Bakalli .

    Reply to this comment
  5. vito May 9, 21:47

    gjermanet ju shajn me nashon e keni fiksimin ,, ne vetem njeri tjetrin shajm , kur vjen puna tek te huajt , nuk e di sepse dilni bark direkt .behet fjal per kta dy homoseksualet gjerman o njerez çpun keni me nashon.

    Reply to this comment
  6. vito May 9, 21:48

    gjermanet ju shajn me nashon e keni fiksimin ,, ne vetem njeri tjetrin shajm , kur vjen puna tek te huajt , nuk e di sepse dilni bark direkt .behet fjal per kta dy homoseksualet gjerman o njerez çpun keni me nashon.

    Reply to this comment
  7. Paul Tedeschini May 10, 11:59

    The Times: Bandat shqiptare ushqejnë dhunën me tregun e kokainës në Angli

    Grupe shqiptare të trafikut të drogës po fuqizohen gjithnjë edhe më shumë në Angli.

    http://www.gazetadita.al/the-times-bandat-shqiptare-ushqejne-dhunen-me-tregun-e-kokaines-ne-angli/

    Reply to this comment
  8. intelektuali May 10, 15:37

    CLIRIMI FRONTAL I TIRANES

    Clirimi i Tiranes u be nga Mehmet Shehu dhe cubat e tij nga Mallakastera qe sot eshte akoma POLIAGJENT dhe ARMIK i popullit, nderkohe qe Kumandari enver Hoxha me gjithe fashisten Nexhmije Xhuglini ja mbathi ne Berat nga frika se mos ndonje cub i Mehmetit ja fuste ndonje kokerr plumbi pa e ditur se kush ishte, sepse helbete u largua ne panik nga vila e kunatit te tij Kryefashist Bahri Omari disa ore perpara se te hynte ne Tirane POLIAGJENTI i rrezikshem Mehmet Shehu, qe kur pa se ne tirane nuk kishte mbetur kembe dhe koke gjermani per ta vrare, i u sul tregetareve dhe intelektualeve te Tiranes ne nje masaker te papare, per disa ore u vrane dhe u masakruan mbi 2000 tironsa qe u hodhen ne grope ne rreze te malit te Dajtit ku gjenden deri me sot te pa studiuar dhe te pahulumtuar nga historia jone e pjerdhur kombetare.

    Reply to this comment
  9. tomorraku May 10, 21:53

    Keta dy gjermanet me siguri do te jene pjella te atyre gjermaneve qe u vune perpara nga partizanet dhe nuk pane nga syte kembet bashke me sherbetoret e tyre ballisto-zogiste . Keta me siguri u munduan e po perpiqen akoma qe ne gjermani te kthehet nazizmi.Megjithse perpjekjet e ketyre naziskineve kane deshtuar ata perpiqen herepashere te organizohen ne grupe dhe ndermarrin aksione kunder emigranteve qe i trajtojne sic trajtonte hitleri cifutet. Kete ndoshta kerkojne keta gjermane qe te ngjalllin edhe ne Shqiperi sic beri dikur Hitleri me Xhaferr Devet ; dhe meqenese ketu nuk kane gjetur ate qe kerkojne ulerijne me fyerje dhe lloj-lloj ndyresirash qe i perdorin edhe ketu edhe te “rinjte e ballit dhe legalitetit!

    Reply to this comment
  10. anticensurë25642654 May 11, 09:30

    “letër kryeredaktorit”
    i nderuar thamo
    mos vallë ke gabura rubrikë??
    mos vallë duhej vendosur në rubrikën “gojët e liga”,ky shkrim humoristik i hollë sa trashësia e shkruesit??
    o Nasho Bakalli ,si ke ti të drejtën ti të shprehësh mendimin tënd,për një çështje të caktuar,sipas informacioneve që ke dhe sipas pikvështrimit tënd,ashtu dhe gjermanët,pra çdo njeri tjetër,ka të drejtë të bëjë të njëjtën gjë!!
    o Nasho Bakalli,si mënçuria dhe buallallëku kanë një gjë të përbashkët!!
    ato duhet të shprehen!!
    o me shkrim o me të folur!!
    ti ke shprehur shumë budadllallëk,ironik,deri diku!!budallallëkun e ke shprehur si duke mbrojtur dashin tënd dhe duke u përpjekur të ndalosh shprehjen e budallallëkut ose mënçurisë së të tjerëve!!
    ti dhe shumë të tjerë,pavarsisht se e dini fare mirë që problemi ynë janë qeveritarët tanë,si pozitë dhe opozitë,si të ndyrë dhe më pak të ndyrë,si kriminelë dhe më pak kriminelë,prap nuk bëni gjë tjetër veçse ankoheni se të tjerët nuk na pranojnë kështu më pak të ndyrë se ajo që deri dje ne vetë thoshim se ishte e papranueshme!!
    kemi njerëz si ti o Nasho Bakalli,prandaj lundrojmë mbi mut,tërë kohën!!
    do të lundrojmë në këtë “lumë”dhe për kohë të gjatë!!
    botkuptimi ynë vështirë se mund të ndryshojë!
    kur njerëz si thamo,nuk janë në gjëndje të përzgjedhin shkrimet që botojnë!?
    ty nuk të vë asnjë lloj faji!!me shkrime të ngjashme me tëndin,të servirura nga thomo me shokë,je brujtur!!i ke gëlltitur pa i përtypur fare o shpirt!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*