Përgjigjja e BE për Teatrin, Veliaj: Lajm i shkëlqyer, tani askush s’duhet ta pengojë progresin

September 10, 2018 14:10

Përgjigjja e BE për Teatrin, Veliaj: Lajm i shkëlqyer, tani askush s’duhet ta pengojë progresin

“Një lajm të shkëlqyer” e quajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian, me anë të së cilës i jepet fund ngërçit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke i hequr çdo alibi opozitës për ta kundërshtuar projektin.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se BE ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në. Ndaj, shprehet Veliaj, tani që pengesat kanë rënë, duhet t’i hapet rrugë zhvillimit të Tiranës.

“Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i miratuar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Në letër shkruhet se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare.

o.j/dita

September 10, 2018 14:10
Komento

3 Komente

  1. Messerschmidt September 10, 14:13

    Justifikim Geeeerrrrqi Arixhiu !
    BE nuk i plas trapi per Trashgimine Kulturore Shqiptare.
    Perkundrazi sa me teper vepra te perendimorve zhduken nga Urbanistika Shqiptare aq me shume gezohen ata!

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 10, 14:49

    LAJMI QE KESHILLI I EVROPES NUK KA KOMPETENCA NUK PERBEN NJE “LAJM TE SHKELQYER” O MASHTRUESI ENVERIST ERION VELIAJ

    Po pse me “Fake news” dhe me genjeshtra do te shtysh jeten ti o bedel i Edvinit?

    Po me “Fake news” -et e tua genjeve dhe mashtrove shqyptaret dhe nderkombetaret per dipllomen amerikane dhe per provimet qe nuk i kalove asnjehere ne Universtitetin fantazem ne Michigan,

    njashtu sic:

    Mashtrove eurodeputeten Tanja Fajon me rastin e Griseldes se Elvis Roshit, qe detyroi BE te dilte me nje deklarate turpi dhe rezili per kete Kryetar Bashkie:

    “… Tanja Fajon më vonë kërkoi falje dhe pretendoi se zoti Veliaj e kishte mashtruar atë për këtë histori. Kjo polemikë ka ngritur shqetësime serioze ne BE lidhur me përdorimin e lajmit të rremë dhe lidhjeve personale nga z. Veliaj për të ndikuar zyrtarët e lartë të BE-se…”

    ashtu sic:

    Genjeu dhe mashtroi per Teatrin e Bosios duke e quajtur “dopolavoro fashiste” per t’i hapur rruge Kullave te Fushes dhe Mafies se Rilindjes qe e kane katandisur Kryeqytetin tone si Kandahari i Afganistanit sa edhe bythzinjte nga Afrika ne Guine nuk duan te krahasohen me ne.

    Reply to this comment
  3. mirel September 10, 15:14

    O kurve e Ramutit
    BE thote qe nuk ka kompetence, prandaj letra juaj eshte shkelje ligji, sepse kerkoni te kaloni kompetencat e shtetit ne institucione te huaja.
    Qe ketu duheni denuar per shkelje ligji dhe per mashtrim publiku.
    Njerez te pafytyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*