Përgjigjja ime e fundit për Fugën e të tjerët

May 20, 2016 11:50

Përgjigjja ime e fundit për Fugën e të tjerët

 

Letër gazetarit Xhevdet Shehu, në mbyllje të debatit për Akademinë e Shkencave

 

Nga Pëllumb Xhufi

 

I dashur Xhevdet,

Po të drejtohem ty me këtë letër, që mund ta konsiderosh pjesë të polemikës në të cilën jam përfshirë këto ditë me Artan Fugën, së cilës iu shtua papritur dhe Besnik Gjongecaj. Është një përgjigje e fundit, vërtet e fundit, që në mënyrë indirekte ia dërgoj, nëpërmjet teje, Fugës, aspak për ta injoruar, por thjesht për të ruajtur qetësinë e mendimit e të fjalës, në mënyrë që të respektoj në radhë të parë lexuesin, që nuk meriton shfaqjet tona herë-herë të dhunshme. Paradoksalisht, shtytjen kësaj radhe nuk e mora nga Fuga e nga aberracionet e tij fejsbukale, as nga Gjongecaj, që vazhdon betejën e tij me mullinjtë e erës edhe pse e di se nuk ia ka kush ngenë. E mora këtë shtytje nga shkrimi i Prof. Rami Memushaj i botuar po dje në gazetën “Dita”. Nëse Fuga e Gjongecaj nuk arrijnë të futen në thelbin e problemeve që unë kam shtruar për problemet e Akademisë e të kërkimit shkencor, pasi i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqitë, miqësitë, bindjet e deri edhe psiche-ja ime, dhe prandaj merren me to, le të lexojnë argumentat e qeta, të paqme e të mençura të Prof. Memushaj. I cili, veç të tjerash, nuk ka arsye të ketë ndonjë nostalgji për Akademinë e vjetër të Shkencave, pasi nuk ka qenë pjesë e sistemit të saj, nuk ka marrë pjesë as në ngritjen e as në rrënimin e saj.  Prof. Memushaj është profesor universitar, studiues i njohur i gjuhës, nga ata që kanë shkruar shumë libra, fare pak artikuj gazetash dhe asfare shigjetime tinzare fejsbuku.

 

Ka të drejtë Prof. Memushaj, që fare butë më bën edhe mua një kritikë miqësore për të ruajtur qetësinë e klasin. Do ta bëj këtë, por jo përpara se t’i drejtoj një frazë të vetme Besnik Gjongecajt. Kundrejt lumit të etiketimeve të tij, direkte e indirekte, që i vjell edhe në shkrimin e djeshëm, unë për të e prish gojën vetëm një herë. Për të kam vetëm një përfytyrim e vetëm një emër. Atë të një kaposhi të fryrë e të patru, sepse vetëm një specie e tillë do të guxonte të hipte e të këndonte “ecce homo” (unë jam autori!) mbi rrënojat e Akademisë së Shkencave dhe të vetë Universitetit të tij Bujqësor, të shkrumbuar nga urrejtja e barbaria e rekrutuar dhe e cytur prej, e përsëris, “sojit e sorollopit” të tij. Ky, pra, pasi e mbaroi arsenalin e sharjeve, e mbyll tiradën e djeshme, duke më kënduar një “de profundis” sikur të ishte prift i mafies siçiliane. Dhe pastaj lutet për mua (për shpirtin tim?). Është ky një mesazh? Nëse po, do t’i lutesha ndokujt që e njeh mirë të ma deshifronte.

 

Problemi që unë kam me Fugën, i dashur Xhevdet, nuk është personal. Kam reaguar ndaj tij vetëm dy herë. Dikur përpara 3-4 vjetëve, kur ai hodhi i pari idenë e futjes së mësimit të fesë në shkolla. Alarmi im atëhere nuk paska qenë i kotë, sepse sot shoh se kjo ide e tij, antikushtetuese dhe e rrezikshme për kohezionin social dhe sigurinë kombëtare, është bërë sot një projekt në zbatim i qeverisë Rama, ku Fuga ka degëzimet e veta.

Për herë të dytë kam reaguar ndaj tij në gushtin e vitit 2015, kur pa qenë mirë e qartë se cili ishte projekti i qeverisë për kryerjen e një reforme të re në arsimin e lartë, Fuga u hodh i pari dhe pa ndonjë argument (s’mund të kishte përderisa nuk kishte ndonjë projekt të shkruar për reformën në fjalë) duke e paragjykuar atë si një reformë “komuniste”, që do risillte praktikat “komuniste” dhe profesorët “komunistë” në universitetet tona. Shpreha mendimin tim, mbi të gjitha shpresën time, që një reformë e re ia vlente barra qeranë edhe sikur të mund të realizonte një detyrë të vetme: të gjente një mekanizëm ligjor, siç ekziston në të gjitha universitetet e botës së përparuar, për të shkulur nga kolltuqet e mbingrohura drejtuesit e universiteteve publike, përfaqësues (mendoj unë) të një klase të paditur, të politizuar e të korruptuar, të cilët prej 25 vjetësh kanë marrë peng universitetin, dijen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Përsa i përket “tiradave” me komunistë dhe me “rrezikun komunist” që rrezikoka universitetin, vetëm sa i kujtova Fugës se nuk ka arsye të trembet për një mundësi të tillë, pasi komunistët janë dejà në Universitet, është ai vetë, anëtar i dikurshëm i Partisë së Punës, bashkë me shokët e tij të salloneve universitare. E ndjeva me vend t’i kujtoj këtë pjesë të historisë së tij e të marr rolin e ekzorcistit (të atij që çliron nga xhindet), pasi e shoh që kompleksi i të qenit dikur anëtar i PPSH e shtyn të shajë e të sulmojë egërsisht si “komunist” çdonjerin që mendon ndryshe nga ai. E bëra edhe nisur nga një episod shumë domethënës, që ndodhi aty nga viti 1995 me një tjetër të kompleksuar nga e shkuara e vet, me z. Berisha. Kur në një nga takimet e tij me shtypin në Presidencë, pas shfryrjes së zakonshme kundër “komunistëve”, një gazetar i njohur, më duket z. Hamdi Jupe, e pyeti nëse ishte e vërtetë se ai kishte qenë për 25 vjet anëtar i PPSH, ish-Presidenti u hutua aq keq, sa edhe mua mu dhimbs. I shkreti, kishte harruar vërtet që kishte qenë komunist! Dhe a të kujtohet, i dashur Xhevdet, që pas këtij “incidenti” z. Berisha e moderoi për pak kohë gjuhën. E pra, me shpresën e kotë se do ndodhte e njëjta mrekulli ia kujtova edhe unë Fugës këtë segment të historisë së tij.

 

Përmendja e fundit nga ana e Fugës ishte në intervistën që më more ti para një jave. Për dreq (apo për shejtanllëk profesional) më pyete se si i gjykoja vërejtjet e Akademikut Fuga për Akademinë e Shkencave. T’u përgjigja se bashkohem me to, por meqë si historian jam i lidhur profesionalisht me të shkuarën, kujtova edhe faktin që Fuga ka qenë një nga arkitektët e reformës së vitit 2007, që prodhoi këtë lloj Akademie me shumë gjeneralë (një pjesë e mirë të graduar nga z. Berisha), por pa ushtarë, pra pa institutet e pa studiuesit që  realisht kryejnë punë shkencore, të cilët reforma i degdisi në periferitë e universiteteve vaj-medet të reformës berishiane. E cila, për hir të së vërtetës, nuk është vetëm e Berishës, por është edhe e PS së Ramës, që heshti si peshku kur ajo kaloi në Parlament, ashtu siç është padyshimshmërisht edhe reformë e Fugës dhe e të tjerëve. Mirëpo, Fuga është nga ata intelektualë të tipit “noli me tangere” (mos më prek), të cilët në Romën e lashtë i gjeje rëndom jo në kohën e sundimit republikan, por në epokën e “perandorëve-diell”. Dhe m’u turr, ashtu si ti e di (dhe në fakt, siç ti pak a shumë e urove, sigurisht për arsye profesionale).

 

Duke përfituar nga qetësia që më frymëzon pamja jote olimpike, i dashur Xhevdet, më lejo të sqaroj edhe dy çështje të tjera, duke shpresuar se nuk do e mërzis tej mase lexuesin.

Kur unë flas për Akademinë e dikurshme të Shkencave, për profesorët shqiptarë e të huaj që mblidheshin nën çatinë e saj, kur unë flas për nivelet e admirueshme të Institutit të Historisë, atij të Gjuhësisë, Arkeologjisë e Antropologjisë, të Institutit të Sizmologjisë, të Institutit të Energjisë Bërthamore, makar edhe për projeksionin ndërkombëtar të Institutit të dikurshëm Bujqësor, unë nuk dua t’i bëj elozhe regjimit të E. Hoxhës. Unë, sa më shumë njerëzisht, mundohem t’i tregoj respektin e duhur atyre shkencëtarëve, atyre profesorëve, shumica e të cilëve nuk ishin anëtarë të PPSH, të cilët na gatuan ne, mua dhe Fugën, madje Fugën pastaj mua. Sepse unë i kam kryer studimet universitare në Itali. Dhe në Itali, unë dhe shoku im Shpëtim Çuçka, madje Shpëtimi dhe unë, megjithëse vinim nga një shkollë “spartane”, rezultuam të ishim ndër studentët më të mirë. Shpëtimi i pari, pastaj edhe unë. Dhe aty, në vendin e duhur, ne patëm rastin të vlerësojmë siç e meritonte profesorin tonë të latinishtes, Pashko Gjeçin, profesorin tonë të greqishtes së vjetër, Seit Mansaku e plot e plot të tjerë, mes të cilëve kishte ndonjë komunist, por kishte edhe të burgosur politikë, siç ishte pikërisht Pashko Gjeçi. Të cilin ai regjim, që të paktën e pati një projekt edhe për albanologjinë, e nxori nga burgu për të na mësuar ne, që ishim projektuar si albanologë të ardhshëm, gjuhën latine e greke.

 

Mua nuk më kujtohet nëse, kur ndonjë profesor na bënte komplimente për nivelin e mirë të njohjes së gjuhëve klasike, të kem përmendur emrin e profesorëve tanë e “t’i kem ndarë meritat” me shkollën shqiptare, nga vija. Nëse këtë nuk e kam bërë, nuk do të lodhem së korrektuari këtë gabim timin, edhe në vitet e pleqërisë së thellë (nëse Gjongecaj nuk do ma ketë kënduar “de profundis” në vitet e pleqërisë së hershme). Aq më shumë, që ndërkohë kam patur përvoja e ngjarje që më kanë bërë të reflektoj. Kam marrë një mësim tronditës nga sopranoja jonë Inva Mula, në vitin 2003, kur shërbeja si Ambasador i Shqipërisë në Romë. Pas një shfaqjeje plot sukses e bujë që ajo dha në “La Scala” të Milanos (“Traviata”, në mos gaboj), e rrethuar nga gazetarët dhe e trajtuar prej tyre si një “princeshë franceze”, Inva i shtangu ata duke u thënë, jo pa nerv, se ishte shqiptare doc, dhe se suksesin e saj ia dedikonte shkollës së kantos shqiptare ku ishte formuar. Një vit më vonë një tjetër soprano e re, Ermonela Jaho, në Bienalen e Spoletos do të vetëprezantohej si produkt i shkollës shqiptare dhe po ashtu Kledi Kadiu nuk la rast pa shfrytëzuar për t’u identifikuar, me krenari, me shkollën e baletit shqiptar. Këto që them, atë kohë mund t’i kenë parë nga ekranet e televizionit italian edhe shumë shqiptarë të tjerë, në Shqipëri e në Itali.

 

E pra, në vështrim të këtyre shembujve domethënës, ne burrave që jemi tek të 60-tat (unë, po) nuk na ka hije, mendoj, të bëjmë “buzëhollin” e “të virgjërin”. Nuk kemi lindur me demokracinë, dhe të paktën përsa i përket arsimimit, më mirë kështu. Për të tjerat: aferim.

Së fundi, mes të tjerash, këto ditë Fuga më shigjetoi disa herë si ziliqar, si i kurdisur nga dikush, si ambicioz. Përse të jem ziliqar? Shëndetin e kam, marshalla, jo më keq se ai, flokët më rezistojnë e po ashtu dhëmbët, dhe vetullat ende i kam të zeza edhe pa i bojatisur.  Ambicioz, përse? Për t’u bërë Akademik, për t’u bërë Drejtor i Qendrës Albanologjike? Jo mor zotni, nuk janë të miat këto ndjenja. Ndaj, i dashur Xhevdet, nëse e ruan miqësinë me Fugën e nëse të ecën fjala tek ai, të lutem thuaja: unë e deklaroj se nuk dua të bëhem anëtar i Akademisë së Shkencave, edhe pse një shtesë prej 40 mijë lekësh mbi pension nuk do të më binte keq. Do bëj si do bëj, do pi një kafe më pak. Por nuk dua të bëhem anëtar i asaj Akademie, për arsye parimore, sepse ajo Akademi ku unë kam edhe ndonjë shok e mik të rrallë, nuk është akademia ime, është akademia anti-shkencë e Fugës dhe e të emëruarve të tjerë si ai. Nuk dua të bëhem, dhe nuk do të bëhem as Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, siç ka dalë ndonjë fjalë, që i ka prishur qetësinë Fugës.

 

Më kanë mbetur vetëm pak vite punë, dhe për ta thënë me gjuhën e “lëshuar” që përdor ndonjëherë Fuga, unë nuk jam Herkuli që në 3-4 vjet të mund të laj bajgat që ka lënë këta 25 vjet në studimet albanologjike regjimi i antishkencës, i antidijes, i antiligjit, i antishtetit. Do përfundoj punët që kam në dorë, për ta pasur ndërgjegjen e qetë përpara vetes, familjes, njerëzve që më respektojnë, institucionit ku punoj dhe përpara shtetit, që mirë a keq, më ka paguar dhe ende nuk më ka hedhur në rrugë të madhe, si shumë e shumë të tjerë.

 

Miqësisht,

Tiranë, 19 maj 2016

 

May 20, 2016 11:50
Komento

28 Komente

  1. SH.Kolonja May 20, 12:09

    ‘ARTI MATET ME PAK’BRAVO!

    Reply to this comment
    • Myhnyri May 20, 13:35

      Bravo Skifter! E mbrojte me se miri Akademine. Bravo, dhe mos e caj bythen fare, se je gjeni I shkences shqiptare, je nje Xhufke mbi Zero!

      Reply to this comment
      • AUTOPSIA E KUFOMES SALI-NAZISTE May 20, 16:55

        Or menxyre ?!

        Pellumb Xhufi eshte ndoshta atdhetari me i madh nga intelektualet ne shqiperi sot per sot

        Bisha Sali-naziste & tradhtia e Sali UDBerishës

        Shqipëria festoi 100 vjetorin e Pavarësisë në mënyrën më të turpshme e të padenjë për një Popull. Shqiptarët shkuan në festimet e pavarësisë më të përçarë se kurrë, varfëria e mjerimi është katastrofike. Shqipëria është vendi më i varfër në Europë. Duhet theksuar se atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për 100 vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.

        Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t,??ia bëjë armiku i jashtëm.

        Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë.

        Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.

        Ekonomia e jetesa duhet ti kishte arritur nivelet e vendeve perëndimore më të zhvilluara të Europës po të ishte qeverisur mirë dhe kjo nuk është një dëshirë por plotësisht e mundur me pak punë, duke patur parasysh resurset e mëdha që ka vendi, investimet e mëdha të realizuara para vitit 1992 në industrinë e lehtë e ushqimore, në industrinë nxjerrëse e përpunuese, me bazën materialo-teknike në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe ushtri, me një bujqësi të zhvilluar e rendimente të larta.

        Zoti i ka dhënë Shqipërisë pasuri shumë të mëdha që nuk i ka asnjë vend i Europës në raport me popullsinë; ka krom, bakër e flori, hekur, nikel, bokside, mermere, bitum, lëndët djegëse qymyr guri, naftë, gaz natyror, bitum, minerale të rralla si kobalt etj. Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme për prodhim të energjisë elektrike me kosto të ulët me Hidrocentrale. Vetëm me Hidrocentrale të vegjël, mundësitë kanë qenë që të ndërtonte rreth 1 milion kë orë energji elektrike, duke siguruar kështu të ardhura të mëdha për buxhetin e shtetit, ka turizmin bregdetar që nuk e kanë shumë vende të Europës, ka turizmin malor, ka kulture të gjerë arkeologjike, ka një klimë të mrekullueshme malore e fushore për bujqësinë, blegtorinë e frutikulturën.

        Para viteve 1992 janë prodhuar mbi 1 milion ton krom, 2.4 milionë ton naftë, etj. Këto 20 vite, jo vetëm nuk ka patur asnjë strategji zhvillimi për rritjen ekonomike por ka ndodhur e kundërta, të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar në vitet e shkuara, gjoja e ndërtuar nga komunizmi, për këtë jemi dëshmitarë të gjithë me teorinë e terapisë Shok dhe Çekut të bardhë. Janë realizuar qëllimet serbe e greke që të mos ketë më Shqipëri.

        Nuk është e vështirë për ta kuptuar se është përdorur një strategji e organizuar në shkatërrimin e ekonomisë, unitetit të popullit dhe nuk mund të jetë ndryshe. Kjo është e vërtetuar me faktet e ndodhura pas vitit 1992 e vazhdim. Në Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t,??ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.

        Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht.

        Nga viti 2005 kur mori Pushtetin Sali Berisha, kostoja e Jetesës është rritur mbi 2 herë, nga 75 lekë/ litri i naftës në vitin 2005, sot është 190 lekë/litri. Asnjë vend i lindjes nuk e ka këtë çmim, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë burime nafte. Është rritur energjia elektrike, gazi etj, borxhi publik ka arritur shifra tepër të larta të papërballueshme për një ekonomi në rrënim.
        Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 ,?? 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër).

        U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera.

        A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin.

        Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.

        Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.

        Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar.

        Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës ,??Vefa,??, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.

        Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri ,?? Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur të pranojnë ti vizitojë një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!? Labëria ka vdekur.

        Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij.

        Në vitin 1992, siç shprehet Qerim Kelmendi u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot ,?? Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.
        Dihet se edhe tenderin e Interkoneksionit me Kosovën e anulloi, kundërshtoi marrëveshjen e Rambujesë në vitin 1999 e tjerë. Për zgjedhjet e vitit 2005 doli me sloganin tolerancë zero ndaj korrupsionit, u vërtetua se korrupsioni dhe vjedhja e pasurisë kombëtare në përmasa të mëdha janë objektivi i vetëm i qeverisë, për zgjedhjet e vitit 2013 ka dalë me sloganin e nacionalizmit dhe të bashkimit të trojeve shqiptare, kjo është një demagogji, një strategji dhe urdhër i qeverive serbe e greke për ta mbajtur në pushtet edhe pas vitit 2013, ato e urdhëruan ta fuste në burg mikun dhe bashkëpunëtorin e tij Fatos Nano. A ka moral Sali Berisha të akuzojë opozitën si pasardhës të byroisteve kur Partia Demokratike drejtohet nga njeriu që ishte më tepër se një ish anëtar byroje, një komunist e shërbyes i zellshëm i nomenklaturës së lartë të Partisë Punës, një njeri që studimet pasuniversitare i kreu në Francë si shpërblim për shërbimet e mëdha që u bënte byroistëve. Në strukturat e larta të Partisë Demokratike është Ilir Rusmali, djali i Çajup Rusmalit, ish sekretar i parë i rrethit Elbasan me funksion më tepër se një anëtar byroje; Rajmonda Pashko (Bulku) e reja e Josif e Elena Pashkos me funksionet të larta në Partinë e Punës; Genc Ruli, Genc Pollo, djali i Stefanaq Pollos etj.
        A nuk kam të drejtë të them se Sali Berisha ka punuar sistematikisht për shkatërrimin e vendit, duke u shërbyer qeverive serbe e greke!? Shpërdorimi i detyrës dhe krimet që ka kryer Sali Berisha, janë të shumta. Më poshtë po rreshtojmë disa prej tyre që të gjithë shqiptarët i njohin:
        1. Organizoi dhe realizoi ngjarjet e 2 Prillit të vitit 1991 në Shkodër, ku vrau 4 vetë. Qëllimi ishte marrja e pushtetit , premtoi se do të zbulonte vrasësit por kjo ishte një përrallë si për të ndjerin Azem Hajdari.
        2. Shkatërroi industrinë e lehtë e ushqimore, industrinë e duhanit, panxhar sheqerit .
        3. Shkatërroi industrinë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve e lëndëve djegëse që janë dhe baza ekonomike e vendit si industrinë e kromit, bakrit, hekur nikelit, të qymyrit, naftës. Uzinat e telave në Shkodër etj.
        4. Shkatërroi uzinat e plehut kimik për bujqësinë dhe gjithë bujqësinë.
        5. Shkatërroi të gjithë pemëtarinë.
        6. Ngriti firmat piramidale
        7. Organizoi luftën Veri-Jug në Shqipërinë e vitit 1997 pra luftën civile ku u vranë rreth 3000 vetë.
        8. Gjatë viteve 1995-1997 furnizoi me naftë Serbinë gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë
        8. Në vitin 1995 organizoi e vrau Remzi Hoxhën
        9. Më 14 Shtor 1998 organizoi grushtin e Shtetit duke pushtuar dhe Televizionin.
        10. Vrau 26 vetë dhe plagosi qindra të tjerë në Gërdec.
        11. Vrau 4 vetë të pafajshëm më 21 Janar 2011.
        12. I fali Greqisë trojet shqiptare, detin.
        13. Emëroi në krye të Kishës Ortodokse një prift grek kundër kushtetutës së vitit 1922.
        14. Në Përmet zhvarrosi eshtrat e fshatit duke i konsideruar si ushtarë grekë.
        15. Shkatërroi sistemin arsimor, të drejtësisë , administratën shtetërore etj.
        vijon rromani

        Reply to this comment
      • Dielli mbi Korab May 20, 22:05

        Ti Mynzyr ben komente qe tregojn se je nje tru nxire.
        Pellumb Xhufi eshte intelektuali me atdhedashes qe ne kemi fatin ti degjojme keshillat e tij dhe mbi te gjitha burre me bese dhe i mençur.
        Jete te gjate i nderuar Pellumb dhe mos harxho kohen kot me zvaraniket.
        Pershendetje nga Gjemania.

        Reply to this comment
        • Kaliopi nga Gjermania May 21, 18:35

          Sa nick-name ke o zoti 2K? Ne fakt je me 3K, se ke edhe nje K, por e ke per t’a bere synet. Je komplet K. Dhe mos e postoni kete koment, se pasha zotin e di veda qe zotia 2K mbush poturet, apo breket. si I thoni ju nga Laberia.

          Reply to this comment
    • 5202016750 May 20, 13:53

      PER KOMENTUESIN “DEMO” ketu poshte.

      zoteri !!

      ramiz alia I kishte ne dore tropojanet e tij deri ne 2 prill 1991 se pastaj kaluan rezeverste te

      -MERGATQYQARIT ELEZ BIBERAJ
      -MAKARTISTIT BILL RAJERSON QE PER TE ZEZEN TONE ERDHEN NGA BEOGRADI PASI KISHIN ZENE RRENJE GJYSEM SHEKULLI ATY DHE ISHEIN BERE ME SERB SE SERBET

      NDIQ MATERIALIN ME POSHTE…NUK BEHET LLAFE QE AKADEMIA E SHKENCAVE KA IK PER LESH ESHTE
      ””””’GJONGECIZUAR”””””
      POR NJE KOMB I TERE PO LENGON NEN THUNDREN E BANDES TROPOJES TE SALIELEZBIBERISHES

      Krimi me i madh i tyre eshte se akoma mbahen si don kishoti me flamurin e luftes kunder komunizmit qe eshte nje doktrine e Serbise qe hyne ne intervenim te maskuar qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
      Ndersa amerika zytare ka marredhenie te shkelqyera me kinen KOMUNSITE ( kujtojme 60 miljonet e vrare na Mao ce duni,dhe mijra te shtypur me tanke ne Tien an men)…perse antishqiptari me i madh ,praktikisht dhe nje antiamerikan i llojit te tij elez biberaj dhe ca ambasadore famekeqinj si rajersoni ose arvizu akoma vazhdojne luften idiote kunder mender komunizmit per te mbuluar genocidin e berishes dhe devilave te tij
      Ndersa amerika zytare po lidh mardhenie dipllomatike dhe me KASTROT E KUBES..pse admistrata amerikane vazhdon “ligjin e luftes” me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur..
      Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?

      Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
      .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
      Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
      PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
      Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
      Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
      Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
      Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
      Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
      1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
      2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
      Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
      Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
      Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
      Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
      [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
      Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
      Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
      Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
      Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
      Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
      A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
      Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
      Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
      Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
      K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
      Me ndryshe:
      Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
      A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
      Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

      pra jo vetem academia por krejt shqiperia eshte shperfytyruar nga banda e berishajve dhe mostrave te tij qe ne kete rast jane akademike te shpelare

      Reply to this comment
    • Mutin po e ngacove vjen ere May 21, 00:48

      Pellumb Xhufi – O bir i Progonatit,.Ti je shkencetar i nderuar, patriot i admiruar, je trim i zgjuar, do te thosha nje fjale -mos u merr me plehra, ata shyqyr qe u begenisen dhe nuk do te shqiten kurre. Maloku fiton kreditet sepse nuk e njihte njeri deri me sot, tjetri nje hajvan qe cdo jave hedh nga nje gur siper, “ti bij kujt ti bij vetes time mos ti bij., njeri pa vlere. Ne nga anet tona themi mutin po e ngacmove vjen ere.
      Nderime Profesor, shqiptaret e vertete te njohin dhe te vleresojne.

      Reply to this comment
    • Alban Sinani May 22, 09:12

      Keto dite u luajt theater I HOLLI dhe I TRASHI, me aktore Xhufin dhe Fugen. Vertet!. Neser pritet te zgjidhen 5 akademike te rinj. Se paku keshtu thote Fuga, dhe si dinak qe eshte, del kunder ketyre pranimeve. Se e di mire qe 4 ne 5 prej tyre jane berishiste, 2 ne 5 jane te perbaltur ne afera korruptive dhe 3 ne 5 jane thjesht nenpunes shteti. O Zot, çfare maskarade me regjisor Myzon, dinosaurin e Akdemise, vjehrin e Elvana Hanes, me konsulence permanente te Omarit dhe puntor skene Gudarin. Fuga e kundershtoi kete pranim, se me nder lan bajgen qe projektoi 10 vjet me pare. Leshatori Xhufi, si diplomat i trashe qe eshte, e kundershtoi fugen, dhe i hapi rruge kesaj maskarade. I trashi, po i trashe mbetet. Veret, Fugen e dime se çfare eshte, dhelper e fjales dhe dredharak I pergjegjesise. Po ky Xhufi çfare eshte, studiues historian? Apo diplomat? Apo nenpunes i rendomte? Apo politikan, qe bredfh sa nga nje parti, ne tjetren? Me sa duket, eshte …nje NUL. Po me sa beri, nen kurthin e Fuges, i hapi rruge perfundimisht mediokritetit dhe berishizmit ne Akademine e Shkencave.

      Reply to this comment
  2. demo May 20, 12:22

    Palloshi Gjongecaj i Tropojes pse fryhet si sallatori Lushnjes ne frigorifer?”Antikomunizmi” tropojan lindi ne birucat e sigurimit te shtetit,si antikomunizem komunist dhe malok.Nje qenje e tille e terbuar me antikomunizem,ka aq lidhje me kulturen,sa ka derri kur hyn ne biblioteke.

    Reply to this comment
    • Zhuli xhufka May 20, 16:35

      O Demo Cari!Je mesuar tere jeten me sallator Lushnje por mesa duket nuk te ka ngopur!!!Hajde ta provosh Sallatorin e Tropojes se do kenaqesh pa mase o bashkepunetor sigurimi(200 lekesh)

      Reply to this comment
  3. Goni May 20, 12:33

    Bravo me “B” te madhe, Profesor Xhufi!
    Sa per Fugen mjafton te lexosh komentet e tij sociale, qe botojne gazetat kohe pas kohe, te mbushura me fjale te pista dhe zhargon rrugesh, per te kuptuar se cfare soj akademiku eshte zotria. Vaj medet per shkencen tone!
    Goni

    Reply to this comment
  4. petrit sula May 20, 12:49

    Per mua je njeri i nderuar dhe patriot. Mos u merr me plera

    Reply to this comment
  5. Andrea May 20, 13:05

    Dinjiteti perballe sharlataneve,kultura e shprehur dhe sarkazma therese e profesorit te nderuar Pellumb Xhufi perballe derave qe shkateruan gjithcka.Respekt profesor.

    Reply to this comment
  6. mirel May 20, 13:38

    Nuk na ngelet gje tjeter vecse te shprehim admirim dhe respect per profesor Xhufin. Tani po qartesohem se paska qene ky plera Fuga ai qeve paska hedhur idene e fese. Me sa duket ide e mbrujtur nga Berisha qe po gjen miratim dhe perkrahje te plote nga Rama. Ne pelqen Xhufi me kete deklarate dhe shpresoj te flase sa me shume dhe ti drejtoje shigjetat keshtu si sot dhe nga Ramiu, qe nuk eshte gje tjeter vecse shtesa e qeverise se Berishes.

    Reply to this comment
  7. Niko May 20, 15:37

    Sistemi i Enverit kishte te mira dhe te keqija. Kur mendoj qe profesore te te ketij klasi u bene ata te rinj qe ishin studente ne kohen e Enverit, mendoj se eshte koha dhe detyra ti bejme elozhe per ato te mira qe kishte …dhe paska pasur shume me cfare po shikoj keto 26 vjet. Respekte profesor qe as nuk ju njoh dhe as me njihni.

    Reply to this comment
  8. Fatmira Kastrati May 20, 15:40

    Keni paraqitur një realitet të vërtetë: përdhosjen që i është bërë shkencës shqipatere në këto 25 vite. Dhe këtë na e bën Shteti jonë ose “regjimi i antishkencës, i antidijes, i antiligjit, i antishtetit.”-siç e thoni ju.
    Sot, kam shpërndarë në rrjetin social të fejsbukut shkrimin e Prof. Rami Memushit me këtë hyrje timen:
    Për mjerimin e thellë kulturor ku na ka zhytur e na ka mbytur politika 25 vjeçare e jona. Shkatërrimi i Akademisë së Shkencave është kulmi i tërbimit të keqësisë dhe mediokritetit kundër fuqisë së mendjes dhe të dijes. E përditshmja e jonë: përballja me zhvlerësimin e profesionistëve të aftë e dinjitozë.
    Ju falenderoj juve për problemet që keni ngritur. Por jam shumë pesimiste për vitet që do t’i duhen përgatitjes dhe nxjerrjes së figurave të papërsëritshme të shkencave gjuhësore si Prof. E.Çabej, Prof. M.Domi, Prof. Sh. Demiraj, Prof. Jup Kastrati. Apo zotërues e përkthyes nga gjuhët e vdekura si latinishtja e greqishtja e vjetër si z.Pashko Gjeçi, z. Gjon Shllaku etj.
    Kemi nevojë për shkrime e rrahje problemesh me nivel e me pjekuri sepse jemi në agoni edhe për një tekst të shkruar saktë në gjuhën tonë amtare: vetëm në shqip.

    Reply to this comment
  9. Demokrati May 20, 15:41

    Leter shume e sinqerte dhe e teper e argumentuar. Fuga, i pajtuar te publikoje dokrra fugiane te gazeta e djathte “Standart”, eshte thjesht nje sharlatan. I hedhur nga e majta ekstreme te e djathta ekstreme, kerkon te vihet ne piedestal te shkences! Thjesht nje fjalaman, pa kurrefare mendimi! Sharlatan i pshtire. Urime, zoti Xhufi!

    Reply to this comment
  10. Antikonformisti May 20, 18:49

    Brilant ne çdo fjale, ne çdo fjali, ne çdo fraze, Profesor Pellumb Xhufi!
    Nuk ka nevoje aspak te ofrojne ty karrike ata qe ndertojne kolibe zagaresh dhe qe i quajne akademi! Fuga dhe flugeret e pushteteve dhe partive kurvica, Gjongecaj dhe plot karkalece plehrash dhe hedhurinash, nuk mund jo te retushojne dhe kundershtojne vlerat e pakontestueshme te Akademise se te Medhenjeve te ketij Kombi si Aleks Buda, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Shaban Demiraj dhe deri tek te gjallet dhe te medhenjte Luan Qmari dhe Rexhep Qosja, por dhe nese duhet te permendin ate akademi vlerash dhe kontributesh te pazevenndesueshme, duhet ne rradhe te pare te shkelin me kembe te gjitha felliqesirat qe kane gatuar ne keto 25 vjet demolesh anarshie ne batallakademite e ngritura mbi tezash malokiane viçidoliane.
    Fuga, eshte (po e them une nese rezervohesh per etike ta thoni ju) eshte nje servil i peshtire dhe teist i shtire, nje marionete i Edi Rames, ndersa ky Gjongecaj, nje produkt maloku inatçor dhe injoranto-anadollak, eshte nje mi gjirizesh qe e konsideron veten per tiger, sepse kete hapsire i ka dhene maloku kriminel Sali Berisha dhe gjithe malokria politike shqiptare.

    Reply to this comment
  11. Shkelqim May 20, 21:21

    Respekte pa fund i nderuar profesor

    Reply to this comment
    • Sejdi Veseli May 20, 23:08

      Me respekte dhe nderime për të madhin prof. Pëllumb Xhufin!
      Falënderime për profesorin tonë patriot për mësimet që na mundësojnë të vjelim nga sjellja plotë dinjitet dhe vepra e Tij shkencore!
      [email protected]

      Reply to this comment
  12. Arber May 20, 22:34

    I dashur Pellumb! Ti e ke merituar me kohe anetaresimin ne Akademine e Shkencave dhe postin e e Drejtorit te Qendres se Studimeve Albanologjike, por ti je si nje shqiponje e lire e maleve te Kurveleshit dhe nuk behesh dot kanarine kafazi, si servili tipik Artan Fuga dhe i ati, Myqerem Fuga, i cili ne kohen e LNCL fshihej ne fustanet e grave te Beratit dhe pas Clirimit beri kariere ne saje te lepirjes se bythes se Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise. Te gjithe talentin e tij prej
    servili, Artan Fuga e ka shpenzuar per t’i bere fresk kriminelit, hajdutit dhe tradhtarit te Atdheut Sali Berisha, ne mbeshtetje te te cilit vazhdon edhe sot e kesaj dite. .

    Reply to this comment
  13. Sejdi Veseli May 20, 23:26

    Me respekte dhe nderime për të madhin prof. Pëllumb Xhufin!
    Falënderime për profesorin tonë patriot për mësimet që vjelim nga sjellja plotë dinjitet dhe vepra e Tij shkencore!
    [email protected]
    20.05.2016

    Reply to this comment
  14. Gjobeku gjirokas. May 21, 00:46

    I nderuar ose me mire shume i nderuar z.P.XHUFI ! Populli me i shumti qe eshte objektiv i kupton dhe i di te gjitha , mirpo nuk ka gje ne dore.Nje gje duhet te dine mire keta te dy pseudoakademik se shoqeria nuk ka ci do te pa aftet, servilet partiak qe quajn” shkenc “venien e fese ne arsim – se ajo na mungonte deri tani…. !Ata dhe ndonje tjeter ju kane zili juve dhe erudicinit tuaj ne fusha te ndryshme dhe te karakterit tuaj te formuar si njeri !.Ne kohen qe po jetoj me rralle te dalin profesora me vyrtyte the tilla…pra daj vazhdoni ne rrugen tuaj se njerez dhe kuadro te tille do shoqeria –populli –nderime z.P.XHUFI.

    Reply to this comment
  15. Alf May 21, 12:59

    Respekt dhe nderim te vecante per Prof Xhufin. Nje atdhetar dhe akademik qe po te kishte me shume si ai do i bente mire Shqiperise hallemadhe.

    Reply to this comment
  16. Racionali May 21, 13:07

    Bravo Profesor Xhufi.Artan Fuga eshte pjelle e Myqerem Fuges,njeriut komunist dhe te eger,si Minister i tregtise dhe ushqimit,si dhe me vone drejtor ne Kombinatin e mishit Tirane.Nga kjo pjelle familjare nuk ka se si te dali Artan Fuga me i mire.Mjafon te kuptosh Apologjine e Artanit per kryekriminelin Bisha-Berisha dhe komentet jane te teperta.Pema qe ka kokrra qellohet Profesor Xhufi.Qente e Komunisto.demokrato-fashisteve le te lehin,karvani perpara Profesor

    Reply to this comment
  17. Ndonjehere May 21, 21:20

    Pergezime Profesor Xhufi, edhe kete here ja vendose pikat mbi i moralistit, mediokrit dhe pseudo sociologut Fuga.
    Me ato qe publikon ne rrejtet sociale , duket dhe kuptohet qarte se perdorimi i fjaleve jane me karakter adoleshencial dhe teresisht prej nje njeriu te shtirur prej deliranti.
    Uroj te lexosh te gjitha komentet e admiruesve te tu, sepse qe te gjithe ata qe ju drjetohen , fjalet e tyre kane nje sens llogjik , jo vetem ne rrespektin tuaj si individ, por mbi te gjitha ju jane mirenjohes per te gjithshka qe ju keni bere dhe vazhdoni te beni ne te mire te mbare Kombit. Kam pasur rastin te takoj njerez nga politika Italiane dhe njeri prej tyre me tha tekstualisht keto fjale: eshte nje nga kryedipllomatet me serioz dhe me korrekt qe ka qene i akreditur nga vendi juaj ne Rome. Pervec kesaj, me kujtohet nje deklarat juaja, ku hodhet poshte te gjithe veshimin negativ qe mediat e italise na klasifikonin si mafios e kriminele, Ju i nderuar Profesor, dolet ne koference per shtyp dhe mbrojtet me fanatizem mbare emigrantet shqiptar qe jetojne me punojne ne Itali dhe theksuat se kriminaliteti e venidt tone nuk ka asnje lidhje me mafiet e organizuara te italise.
    Ju lutem Profesor, mos i jepni me rendesi mediokreve imoral qe per fat te keq jane bere shumice kohet e fundit fale dikujt qe i ka lene hapesire te shfaqen si intelektual… mos ja beni kete nder deliranteve qe si qellim me shume se sa i dhimbset akademia e jone qe tashme nuk eksiston, si objektiv madhor te tyre kane te terhqin vemendjen e bibave te pergjeruara e te chatojne privatesiht me to.
    Profesor, ju uroj suksese ne projektet qe keni ne dore , sepse cfare ju na servirni, do kete vlera nder shekuj per brezat e ardhshem te vendit tone fat keq e te shume vuajtur fale mediokrit fuga dhe kolegeve te tij.

    Reply to this comment
  18. Ndonjehere May 21, 21:22

    Pergezime Profesor Xhufi, edhe kete here ja vendose pikat mbi i moralistit, mediokrit dhe pseudo sociologut Fuga.
    Me ato qe publikon ne rrjetet sociale , duket dhe kuptohet qarte se perdorimi i fjaleve jane me karakter adoleshencial dhe teresisht prej nje njeriu te shtirur prej deliranti.
    Uroj te lexosh te gjitha komentet e admiruesve te tu, sepse qe te gjithe ata qe ju drjetohen , fjalet e tyre kane nje sens llogjik , jo vetem ne rrespektin tuaj si individ, por mbi te gjitha ju jane mirenjohes per gjithshka qe ju keni bere dhe vazhdoni te beni ne te mire te mbare Kombit. Kam pasur rastin te takoj njerez nga politika Italiane dhe njeri prej tyre me tha tekstualisht keto fjale: eshte nje nga kryedipllomatet me serioz dhe me korrekt qe ka qene i akreditur nga vendi juaj ne Rome. Pervec kesaj, me kujtohet nje deklarat juaja, ku hodhet poshte te gjithe veshimin negativ qe mediat e italise na klasifikonin si mafios e kriminele, Ju i nderuar Profesor, dolet ne koference per shtyp dhe mbrojtet me fanatizem mbare emigrantet shqiptar qe jetojne me punojne ne Itali dhe theksuat se kriminaliteti e venidt tone nuk ka asnje lidhje me mafiet e organizuara te italise.
    Ju lutem Profesor, mos i jepni me rendesi mediokreve imoral qe per fat te keq jane bere shumice kohet e fundit fale dikujt qe i ka lene hapesire te shfaqen si intelektual… mos ja beni kete nder deliranteve qe si qellim me shume se sa i dhimbset akademia e jone qe tashme nuk eksiston, si objektiv madhor te tyre kane te terhqin vemendjen e bibave te pergjeruara e te chatojne privatesiht me to.
    Profesor, ju uroj suksese ne projektet qe keni ne dore , sepse cfare ju na servirni, do kete vlera nder shekuj per brezat e ardhshem te vendit tone fat keq e te shume vuajtur fale mediokrit fuga dhe kolegeve te tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*