Përgjimet, deputeti i PD: Kreu i policisë Fier duhet të burgoset

April 4, 2019 16:09

Përgjimet, deputeti i PD: Kreu i policisë Fier duhet të burgoset

Deputeti i PD-së Ervin Salianji në një dalje për media nuk ka kursyer akuzat ndaj Drejtorit të ri të Policisë së Fierit, Andon Markos.

Sipas  Salianjit, ai duhet të burgoset për dëshmi të rreme.

Partia Demokratike denoncoi dje si akt banditesk emërimin në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit të Andon Markos një prej policëve që është përfshirë në skemën e manipulimit dhe blerjes së dëshmitarit të rremë në dosjen Xhafaj kundër opozitës”

Ne bëmë publike dje 5 përgjime, që faktojnë se Andrea Marko, në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Fierit i shërben dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe e mban me para atë që të dëshmojë kundër opozitës, në mbrojtje të narkopushtetit politik të Ramës.

Partia Demokratike u ka shpjeguar shqiptarëve se në këtë skemë të rëndë manipulimi shtetëror, një rol kyç ka prokuroria e kapur prej Edi Ramës dhe rasti i Andon Markos e provon sërish këtë.

Nga përgjimet faktohet se Drejtori i ri i Policisë së Fierit jo vetëm ka dijeni për skemën e blerjes së dëshmitarit të rremë të qeverisë, por se ai e ka takuar disa herë atë. Kjo e bën shefin e ri të Policisë së Fierit një mashtrues, që duhej arrestuar menjëherë për dëshmi të rreme.

Në datën 17 tetor Andon Marko ka deklaruar në prokurori se me Fredi Alizotin, dëshmitarin e rremë, është takuar vetëm 1 herë, pasi i është kërkuar në 1 qershor nga drejtori Albert Nushi.

Përgjimet e djeshme provojnë se ai është takuar disa herë me Alizotin e qeverisë dhe ka folur dhjetëra herë nga qershori në Tetor, por prokuroria, në vend që t’i vinte prangat për dëshmi të rreme, hesht.

Heshtja e prokurorisë për shkeljet e rënda me dosjen e manipuluar kundër opozitës dhe sajimin e një dëshmitari për të mbrojtur pushtetin kriminal të Edi Ramës e bën atë, përtej çdo dyshimi, pjesë të skemës qeveritare të manipulimit.

Sot Andon Marko duhet të ishte shkarkuar nga Policia si punonjës i padenjë i saj, si bashkëpunëtor i banditëve dhe trafikantëve, por në shtetin bandit të Edi Ramës Andon Marko gradohet në postin e Drejtorit të Policisë së Fierit, si shpërblim për pjesëmarrjen në skemën e shpikjes së dëshmitarit të rremë për llogari të “Shefit të Madh” në Tiranë.

Kjo është policia e Edi Ramës dhe Sandër Kimikut, ku gradohen ata që kryejnë punët e pista dhe u binden urdhrave politike kundër opozitës.

Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do te rikthejmë sundimin e ligjit dhe do të çmontojmë me forcën e ligjit banditët kudo ku ata janë, në institucionet e zaptuara nëpërmjet përdorimit të këtyre banditëve në zgjedhje apo përdorimit të parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Shqiptarët sot janë të bashkuar për të hedhur në kosh qeverinë më të kriminalizuar të historisë së Shqipërisë” u shpreh Salianji.

 

b.b/dita

April 4, 2019 16:09
Komento

16 Komente

  1. Eagles April 4, 16:41

    Ai nuk eshte deputed
    P.o. saliu qytetari digital dhe luli duhen te burgosen?

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri April 4, 17:10

    Videot qe tregoi Ervin Salianji ne emisionin “Opinion” (Video te reja per ceshtjen Babale! 01 prill 2019)ishin shokuese.Edhe ne nje
    vend me nivel nen mesatar te kultures Demokratike,rreagimi do te ishte ekstrem,te nesermen do te kishte rrevolucion.Qeveria
    e “rilindjes” ka instaluar ne Shtetin shqiptare nje organizate mafioze.Eshte nje armate e tere zyrtaresh qe jan implikuar ne kete
    mashtrim.Koha ka treguar se Rama nuk i shet kollaj banditet e vet,sepse ato jan aq shume,sa do ta mirrnin me vete,sepse eshte
    ai qe i ka detyruar te bejn lojen e tij,prandaj edhe “ka detyrime” ndaj tyre,nese nuk don qe ta shesin.Nuk kishte pare ndonjehere
    diktature mafioze Bota,kjo eshte merite e D’Rame Escobarit.Epo,te na rruaç sa malet o skizofreni i”rilindjes”.

    Reply to this comment
  3. Vlora April 4, 17:17

    Ky ja paska kaluar dhe sigurimit.Nga I ka beer gjithe keto pergjime.Ky duket qe eshte mashtrues.Ai mohoi vellain nga nena.Do ti hedh ne gjyq ata qe me bene me vella.Nuk e di I beri dokumentat e gjyqit.Ky eshte i pa ndehur.Te Dali I pafajshem pastaj Te merret me spiunlleqe .Mos kane perdorur pajisjen qe pruri Arben Imami kur i ishte minister I mbrojtjes ,per Te pergjuar opoziten nga Ana e Berishes.U perfol se perdori sigurimi i ushtrise,por Mimi Kodheli u tregua e pa afte per ta gjetur.Prandaj mbushin dynjan me pergjime,dhe kane vene kete budallin qe ti bej publike.Pd duket qe eshte parti spiunesh.

    Reply to this comment
  4. Klorea April 4, 17:26

    Uuuuu, pika qe nuk te bie o Sahanlianji!

    Reply to this comment
  5. Durimi April 4, 18:38

    Nje vemje, qe t’a shpif! Cfare eshte, more, ky bashibozuk, qe cirret posht e larte, duke bere akuza e sterakuza. Kur ka fakte, te shkoje ne institucion, t’i dergoje ne polici, t’ia jape Trupit Diplomatik dhe te mos beje si gore, se eshte bere i neveritshem, nuk shihet me sy surrati i tij dhe te krijon alergji.
    E mban veten si kampion per te gjykuar per te marre vendime dhe per te denuar, nje stampe si lulzimja, si pakoka, si zbardhi, si neperka pika-pika…si te gjithe at,qe i vene vetes zjarrin!

    Reply to this comment
  6. Xha Brahua April 4, 18:48

    Parti spiunash

    Reply to this comment
  7. Te q*** Qifja i Elbasanit. April 4, 18:53

    Ervin Saliuehan nuk eshte DEPUTET, kujdes DITA , jo cdo kush apo cdo qytetar mund te shkruaj apo llomotit, nuk kemi nevoje per muhabete Shqu-pisash qe nuk dallojne nga biseda e rendomta ne kafenete e lagjeve.
    Ky qytetari me falni ky Kari e njohu vellajin e madh, apo akoma e ka bere lanet se eshte hajdut ne Itali, mos u merni me njerez kurva.

    Reply to this comment
  8. FORSTER April 5, 00:45

    O salinjani(KURVA) por ju te PD duhet te burgoseni dhe te vari me koke poshte te gjithe ju KRIMINELE duke filluar qe nga SALI-HALEJA dhe deri SALINJAN-DIHAREJA ,sepse ju jeni jashqitja e kombit SHQIPTAR.Bete mire se ate qe se beri dot populli tu largonte me vote ,ju iket vete ,kjo tregon sa te afte jeni “KUNGUJ”.As per 100 -vjet nuk vini ne pushtet .

    Reply to this comment
  9. Eno April 5, 17:37

    Mos e komentoni më këtë mi epruvetash!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim