Përgjimet e policisë italiane/ Çfarë i thotë tutori shqiptar prostitutës

January 26, 2016 22:00

Përgjimet e policisë italiane/ Çfarë i thotë tutori shqiptar prostitutës

Mediat italiane kanë publikuar një video nga hetimet e policisë gjatë  përiudhës shtator 2014 dhe qershorit 2015, në lidhje me aktivitetin e bandës shqiptare që kontrollonte prostitucionin në disa zona të qytetit të Milanos.

Në këtë video shihet edhe një moment gjatë përgjimit të një shqiptari që bisedon dhe kërcënon në telefon një vajzë që ka dalë në stacionin e autobusëve për të gjetur klientë për seks në këmbim të pagesës.

Shqiptari e merr në telefon vajzën dhe i kërkon llogari se çfarë po bën me telefonin që ka në dorë.

“Ku je? ­Këtu i përgjigjet ajo.

“Tani po kaloj aty, të kam bërë dy herë zile”,­ i thotë shqiptari.

Për më shumë ndiqni videon. Sot policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare arrestoi bandën shqiptare prej 17 personash të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Ata i sillnin femrat në Itali përmes mashtrimit dhe më pas i detyronin që të prostituonin edhe duke i kërcënuar.

 

January 26, 2016 22:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*