“Arrestimi i Tahirit”, PD kërkon nga Prokuroria ridërgimin në Kuvend

March 29, 2018 11:00

“Arrestimi i Tahirit”, PD kërkon nga Prokuroria ridërgimin në Kuvend

 

Seanca e sotme parlamentare do të rikthejë debatin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pas publikimit të përgjimeve të reja.

Nga përgjimet e Antimafias italiane ka rezultuar që edhe drejtues të lartë të policisë së Vlorës kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës së bërë nga grupi Habilaj.

Në këto përgjime përmendet edhe emri i biznesmenit, Orest Sota.

Në një reagim, nënkryetari i PD, Edi Paloka i ka kërkuar prokurorisë të ripërsëris kërkesën për arrestimin e Tahirit dhe të gjithë atyre që rezultojnë në lidhje kriminale Habilaj-Tahiri.

Temë tjetër që pritet të shkaktojë debate në Parlament është vendimi i qeverisë për pezullimin e titujve të pronësisë në bregdet.

Partia Demokratike është shprehur kundër këtij vendimi, me argumentin se në këtë mënyrë qeveria bllokon regjistrimin e pronave të pronarëve dhe më pas me një instrument tjetër do të shfrytëzojë pronën ose do ua japë personave afër tij kryeministrit.

l.h/ dita

March 29, 2018 11:00
Komento

3 Komente

  1. Biomete March 29, 11:39

    Mbrojne Shkelzenin
    Duan golin e barazimit. Leshoni Zenin te Leshojme Tahirin
    PD esht kthyer qartesisht ne parti per.mbrojtjen e familjes Berisha

    Reply to this comment
    • Duan apo nuke duan berishavicet drejtesia do te behe. March 29, 18:57

      O redaktor,pd-ja jo vetem mbrojtes per familjen berisha por dhe te grabitesve te pronave ne bregdet,dhe kjo ngase ne shumice jane bashke “vuajtes” dhe bashkegrabites,pra bashkefajtore nga fuqia e pushteteve.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet, o te pa breke qe ju gjeti dita dhe miljonere ju ngrysi nata. Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetetnje ender,dhe e nesermja e afert nga bange e akuzes ne burg te Recit.Duan apo nuke duan berishavicet dhe ramavicet me shoke e shoqe,Drejtesia do te behet se e kane kerkuar me force SOVRANI,USA dhe BE.

      Reply to this comment
  2. MH March 29, 20:02

    Biomete !
    Bashkohem me Ty.Simbas mendimit Tend i bie qe dy partite opozitare LSI dhe PD jane parti prone familjare.Keto vertetohen me argumentet qe shpalosin anetaret e dy partive ne mbrojtje te Familjes Parti,te partise familja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*