“PËRGJIMET” / Kur do flasë INTERFORCA?

May 19, 2016 09:33

“PËRGJIMET” / Kur do flasë INTERFORCA?

 

Nga Andrea Stefani

Ai që nga opozita po fryhet si skandal i “përgjimeve” nuk do të kish marrë përmasat e një misteri sikur lidhur me të, të qe prononcuar me kohë misioni italian i “Interforcës” që bashkëpunon prej kohësh me policinë shqiptare. Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm, ka deklaruar disa herë publikisht, edhe dje në seancën dëgjimore në komisionin parlamentar, se pajisja misterioze së cilës i atribuohen përgjimet, nuk ka kapacitete të tilla dhe se policia nuk ka patur, nuk ka dhe nuk mund të ketë pajisje për përgjim. Tahiri ka sqaruar se pajisja e sjellë nga misioni “Interforcë” dhe që mbetet në pronësi të këtij të fundit, është përdorur vetëm për trajnimin e policisë shqiptare dhe se shërben jo për përgjim por vetëm për të lokalizuar vendndodhjen e celularëve të personave që janë objekt i ndjekjes nga policia. Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe drejtues të tjerë të policisë.

Sqarimet nuk kanë mjaftuar dhe opozita ka vazhduar t’i bjerë fyellit të kërcënimit të interesave kombëtare nga një aparat përgjimi i futur ilegalisht në vend (duke vepruar si një mafie tha Lulzim Basha) nga policia dhe qeveria Rama. Këtij alarmi i është bashkangjitur edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që është shprehur po ashtu i shqetësuar për kërcënimin e sigurisë kombëtare.

Pra, kemi dy opsione: pajisja e sjellë “Interforca” nuk ka kapacitete përgjuese dhe përdoret vetëm për trajnimin e policisë që të mund të bëhet më e aftë në ndjekjen e kriminelëve dhe terroristëve edhe nëpërmjet teknologjive më të avancuara të kohës dhe, si e tillë, përdorimi i saj nga policia i shërben interesit kombëtar për luftën kundër krimit të organizuar. Opsioni tjetër, i opozitës dhe Presidentit Nishani është se pajisja misterioze është përdorur për përgjime (Berisha ka nxjerrë në publik edhe një listë të të përgjuarve që një zot e di nga e ka marrë) duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare. Përplasja e këtyre opsioneve u pa edhe në seancën e djeshme dëgjimore në Kuvend, ku u prodhua një mishmash ku secili tha të vetën por publiku nuk e dëgjoi të vërtetën.

Në këto rrethana nuk mund të mos habitesh që pikërisht misioni “Interforcë” që është në rolin asnjanës, por edhe në atë të të akuzuarit nga opozita se ka thyer ligjet shqiptare duke vënë në përdorim në Shqipëri, pa lejen e prokurorisë sikundër e kërkon ligji shqiptar, një pajisje përgjimi, nuk po prononcohet për ta ndarë shapin nga sheqeri. Kur do të dalë dikush nga ky mision apo nga Ambasada Italiane t’i thotë publikut shqiptar si qëndron e vërteta duke davaritur misteret e panevojshme?

Ndërkaq duhet të shtojmë se burime që nuk duan të evidentohen, thanë për “Dita” se zhurma për përgjimet ka shkaktuar shqetësim në misionin “Interforcë” deri në atë shkallë sa është përfolur edhe ndërprerja e misionit dhe e bashkëpunimit. Po të ndodhte një gjë e tillë, është e qartë se do të ishte krejt në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë që, në këtë rast, është lufta kundër krimit të organizuar por në interes të plotë të këtij të fundit. Prandaj, ka ardhur momenti të pyesim se kujt po i shërben ky skandal i ruajtjes apo cenimit të interesit kombëtar, shtetit shqiptar apo mafies së infiltruar në politikë?

Të njëjtat burime pohuan për gazetën “Dita” se misioni “Interforcë” mund të prononcohet së shpejti lidhur me të vërtetën për pajisjen misterioze dhe se ndërkohë, ai i ka ofruar të gjithë faktet dhe dokumentet Prokurorisë shqiptare. I thirrur në seancën dëgjimore kryeprokurori Lalla nuk shfaqi asnjë shenjë se kish dijeni për një informacion të tillë ndoshta sepse po bën hetime edhe përtej të vërtetës që ndryn misioni “Interforcë”.

Nuk e dimë ende si do të jetë e vërteta që posedon “Interforca”. Por ka një indicie që ajo nuk është në favor të akuzave për përgjime të ngritura nga Berisha, Basha dhe të mbështetura nga Nishani. Kjo indicie ka të bëjë me një status në facebook të postuar dje po nga Berisha. Në të ai bën të ditur, i informuar si përherë nga qytetari dixhital, se policia e paska marrë pajisjen misterioze duke fshirë prej saj programin e përgjimit. Të krijohet përshtypja që Berisha po e ndjen se momenti i të vërtetës për gënjeshtrën e “përgjimit” po afron. Në raste të tilla ai e kolateralizon gënjeshtrën e parë me një të dytë, me këtë të fshirjes së programeve të përgjimit. Gjithçka të kujton 21 janarin kur pasi ra gënjeshtra e parë për puçin, thikat me helm dhe çadrat pistoletë, Berisha nxori gënjeshtrën e dytë, atë të rikoshetës. Taktika është edhe në zakonin e tij për të akuzuar kundërshtarët për krimet a dredhitë që i ka bërë vetë. Ka përgjuar vetë opozitën dhe sot akuzon për përgjime qeverinë, ka fshirë serverat e Kryeministrisë në 21 janar ndaj akuzon qeverinë për fshirjen e programeve të përgjimit. Është taktika e mafiozit që për ta mbuluar një krim me mister të përjetshëm hedh në erë apo i vë flakën godinës ku ka ndodhur ai.

Por Berisha gabon në një gjë. Harron që në mes ka edhe një palë të tretë që është misioni “Interforcë”. Prandaj, “Interforca” nuk ka pse të largohet nga Shqipëria duke e bërë mafian dhe botën e krimit të fërkojë barkun. “Inteforca” duhet të thotë të vërtetën. Sepse, në fund të fundit, edhe misioni i saj në Shqipëri është në funksion të triumfit të drejtësisë mbi krimin. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse triumfon gënjeshtra!

May 19, 2016 09:33
Komento

13 Komente

  1. info analitike May 19, 10:36

    Nuk eshte vetem heshtja e Interforza-s por edhe qendrimi qesharak i drejtuesve te policise dhe ministrit Tahiri qe u shmangeshin pergjigjeve duke bombarduar me propagande bosh ose duke dhene pergjigje qe shtonin akoma me shume dyshimet sic ishte ajo ne lidhje me hyrjen ne dogane te kesaj pajisje. Duke pasur parasysh se tashme Tahiri e ka bere rruge genjeshtren dhe mashtrimin eshte mese i justifikuar dyshimi se edhe kete here ai po luan ndyre. Meqenese ai ka qejf komunkimin me qytetaret me shume se me deputetet ateher qytetareve i lind dyshimi se ministri po u kercenon privatesine duke abuzuar me nje te drejte qe ai nuk e ka. Nga nje ane kemi artikullin e Stefanit ndersa nga ana tjeter ate te Bushatit: http://www.lapsi.al/ide/2016/05/18/dyshimet-p%C3%ABr-%E2%80%9Cp%C3%ABrgjimet%E2%80%9D-e-tahirit#.Vz15v7iLTIU

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 19, 14:43

      Po ta shkruaj Italisht INFO .

      Il sistema collassera , se ci rifiutiamo di comprare quello che ci vogliono Vendere , le loro idee ,la loro versione della storia ,le loro guerre ,le loro Armi ,la loro nazione di inevitabilita .
      Ricordatevi di questo :
      Noi siamo in molti ,e loro sono in pochi .
      Hanno bisognio di noi piu di quando abbiamo noi di loro .
      Un altro mondo ,non solo e possibile ,
      ma sta ARRIVANDO .
      Nelle giornate calme lo sento Respirare .

      Info — Kurre populli ka 25 Vjete
      qe vuan , per pune , shendetsi , siguri , Uje drita , Emigracion , Prishjet e familjeve [[ ndarjet ]] , Vrasje ………
      Ty , Klausit e Stefanaqeve u pelqen te merreni
      Me kosmetiken ose Sfilaten ePolitikaneve te Ngjyrosur …………
      Eshte sistemi Info .– e kote qe bene lojra Fjalesh .

      Bankat dikur sherbenin per te krijuar pune e per te bere Investime ,
      Kurse sot Prodhojne Leke mbi Leke
      duke Hedhur ne Humnere Puntoret e inprenditoret ,
      Dikur bankat ndihmonin ne rritjen e Teritorit ,
      Sot ato sillen sikur ka kaluar Cikloni ,
      BANKAT SOT PER TE NA DETYRUAR
      NE SKLLAVERI PERDOR BORXHIN ,
      duke ”’ burgosur ” ate qe kerkon borxh ne nje
      Borxh qe nuk mund ta paguaje KURRE .
      Duke i marre pak nga pak Gjithçka [[[ edhe ty Info , edhe Klausit ]]],
      Deri ne ate pike sa te detyron Ne vetvrasje [[[[ Shembuj ke me mijra , ne itali , greqi ….]]]]
      Ku ne diskutojme pa pushim per terrorrizmin ,
      por ajo qe nuk thuhet , eshte se TERRORRIZMI FINANCIAR ,
      PRODHON VIKTIMA QE NE NUK I SHOHIM E DEGJOJME [[ SHTYPI nuk flet ]]]
      Sistemi bankar e bankat duhet ti nenshtrohen POLITIKES , ne menyre te Favorizojne , Qytetaret e mirqenien e tyre ,
      Kurse Sot jane Bankat qe Nenshtrojne Politikanet ,ku gjithmone ne Rast veshtirsise ,
      JANE BANKAT QE SHPETOJNE .
      Sot financa ka Spostuar politiken ,.
      Dhe fale ketij sistemi sot Na kerkohet
      te DORZOJME SOVRANITETIN E ATDHEUT TONE , ASHTU si ja kerkojne greqise , Italise ……….
      Ose duke Privatizuar GJITHçKA .
      lufta e klasave nuk ka mbaruar , shtu si thuhet Vazhdimisht , thjesht kLASA DOMINANTE
      [[ BORGJEZIA ]]] pO MERR Gjithçka .

      dhe thenia e Berton brecht kur citonte ::
      Te vjedhesh nje Bank , eshte pak
      , perpara asaj qe te krijosh nje banke .

      Populli ka nevoje per Buken ,
      dhe ju diskutoni se Cila marke Xheli eshte me e mire per Floket kaçurrela .

      Reply to this comment
    • VANDALET E PD-se May 19, 15:38

      KUJDES , SE PO FLET BAJGA INFOANALILESHE, QE MEZI PO PRISTE, SA TE DELTE FAQJA E GAZETES, PER TE ZENE RADHE I PARI , NE NDOTJEN E ATMOSFERES DHE SHTIMIN E KAOSIT. KY ESDHTE TEPER INJORANT E I PA AFTE MENDERISHT TE KUPTOJE , SE ME IDJOTESITE E TIJ , PO E FUT CDO DITE E ME THELLE USTA SERBO-FILIN !.

      Reply to this comment
  2. Claus May 19, 11:02

    Ore,po a mund te manipulohet kaq hapur,sy per sy,me faktet qe jane sheshit?!
    Kemi dy opsione ,thote zoti Stefani.Nje i policise ,dhe nje i opozites…!!!
    Nganjehere,te behet te mos komentosh fare budallalleqe te tilla,por,mendoj se ia vlen;se nuk jane thjeshte budallallalleqe.
    Jane shejtanbudallalleqe.
    Prokuroria e Pergjithshme ka hapur hetim per skandalin.HETIM.Po hetohet.
    Qe do te thote,se i ashtuquajturi opsion i dyte,nuk eshte i opozites,por i Prokurorise.
    Pra,po te flasim ne gjuhen e gazetarit,qe eshte zamet i madh me thene te drejten, kemi dy opsione:
    1-opsioni i Policise;
    2-opsioni i Prokurorise.
    Por,zoti Stefani,nuk e permend fare prokurorine.Nuk e permend,sepse e di qe gjithe cka dashur te thote,shumezohet me zero;behet nul.
    Vetem njehere e ka permendur prokurorine dhe Kryeprokurorin,dhe vetem kalimthi;shume kalimthi.
    E gjithe kjo zhurme,po behet se ka nisur hetim prokuroria.Po heton prokuroria.Po heton per nje ceshtje qe ajo e cileson si shume te rendesishme.
    Nese nuk do te kishte pasur hetim nga Prokuroria,opozita le te thoshte c’te donte,nuk do te behej kjo zhurme qe po behet.
    Por,e perserisim,Prokuroria ka nisur hetimin per skandalin ne fjale.
    Kjo eshte ajo qe e ka bukosur zotin Stefani,i cili e anashkalon.
    Dhe,e dini pse anashkalon?!
    E anashkalon,sepse,do te ishte e tepert te akuzonte edhe Prokurorine.
    Akuzo Presidentin,akuzo SHISH,akuzo Prokurorine behen ca si shume?! Ka ca dite qe po sulmohen edhe gjykatat;po rrethohen gjykatat,po lincohen gjykatesit.
    Shkurt e me pak fjale,po sulmohen institucionet kryesore te shtetit: Presidenca,Prokuroria,Gjykatat,SHISH.
    Te gjithe keto sulme vijne nga qeveria.Vijne nga qeveria socialiste.Nga mediat e saj.
    Skandali me i fundit eshte deshmi e pamohueshme,se ne Shqiperi eshte instaluar nje regjim protofashist.Edhe pak,shume pak,pakez fare,do te duhet qe te hyjme ne nje regjim te plote fashist.
    Ne Shqiperi,po ndodh e njejta gje si ne Maqedoni.
    Rama po kopjon Gruevskin me pergjimet.
    Kur pushteti e kupton qe me mjete demokratike e ka te veshtire,ne mos te pamundur te mbahet,perdor mjetet antidemokratike,qe ne kete rast jane pergjimet.
    Deshtimet e gjithanshme ne ekonomi,paaftesia turperuese ne cdo sektor te qeverisjes,korrupsioni galopant dhe lidhjet me krimin e organizuar – te gjitha keto kane kaluar ne plan te dyte.
    Ne plan te pare eshte frika nga renia prej pushtetit.Pasojat qe do vijne me pas.Llogaridhenia.Pergjigjia para ligjit.
    Eshte kjo arsyeja kryesore,se pse regjimi po pergjon kundershtaret politike,institucionet kryesore te shtetit,armiqte e brendshem,te dyshuarit e jashtem,njerez publik e qytetare qe i sheh si kercenim te mundshem.
    Njejte si ne Maqedoni.
    Edhe mediat qe i sherbejne regjimit ne Shqiperi,jane identike si ato ne Maqedonine e Gruevskit.Militantizmi,mercenarizmi,zelli,paciperia,paftyresia – jane identike.
    Sa per skandalin ne fjale,dua te them dicka.
    Nese keni vene re,si Tahiri ashtu edhe deputete socialiste qe po e mbrojne mediatikisht keto dite,kane njesilloj vetebesimi,qe duket nenqeshjen ne fytyrat e tyre.
    E njoh kete nenqeshje.Eshte nenqeshje e atyre qe i kane siguruar se nuk do t’i gjeje gje.
    Eshte nenqeshje prej fajtori,qe i vetedijshem se ka bere faj,megjithate,eshte i qete deri-diku,se e kane siguruar qe te mos shqetesohet se nuk do te ndeshkohet per te.
    Eshte nenqeshje fatale.Sepse,ata qe te sigurojne,ata edhe te shesin.
    Keshtu ndodh perhere.Shume shpejt,nenqeshja do t’i ngrije ne buze Tahirit.Edhe atyre qe e mbrojne.
    Zullumi eshte trashur dhe keputur me kete minister.
    Kurse gazetaret si zoti Stefani qe mbrojne regjimin protofashist me zjarr komsomolasi, do te ndjejne dhimbjen e humbjes se nje shoku tjeter ne luften per barazi shoqerore…

    Reply to this comment
  3. E po kjo pune! May 19, 11:57

    akoma nuk e njohet Berishen, njehere dekriminilizimi, pastaj pema tek liqeni, tani pergjimet, keshtu i shtyn ai javet duke hedhur gura dhe mileti o burra hidhu ne lume dhe nderkohe ose vonon reformen e drejtesise ose nxjerr ndonje sebep per te lene te dyten ne rend dite. Serbia dhe greku po e bejne rremuje kete vend por ja qe Edi la dhe Ajaksin tek SHISH, se cfare loje luan edhe Edi hajde merre vesh…

    Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 May 19, 13:11

    si duket këtë radhë stefani është në krahun e sajmes dhe të palloshit shok tirone që ka!!
    stefani,
    ka një fakt të thjeshtë,shumë të thjeshtë,që nuk ka nevojë ta stërhollosh me “ku i gjeti berisha këto të dhëna”,as me “tahiri tha se është vetëm një pushkë lodër për policinë”!!
    nëse një paisje e tillë do të ishte futur nga inter leshi pa pëlqimin e palës shqiptare:do të thoshim “kërcënim i sigurisë kombëtare”pavarsisht se kemi marrveshje me interleshëra të ndryshëm!!
    meqënëse kjo paisje po përdoret për të stërvitur(jo trainuar)policinë shqiptare,atëherë do të thotë se nuk e kanë futur fshehurazi dhe për pasojë nuk kemi cënim të sigurisë kombëtare nga një i huaj!!
    nëse futet një paisje e tillë,sado e paaftë që të bëjë atë që pretendon berisha,aaaaaaaaajo
    duhet të hyjë me një inventar!!të shkruhet diku,të merret në dorzim ose të thuhet se po përdoret për këtë ose atë qëllim!!
    edhe në rastin kur janë bërë të gjitha këto procedura,nëse përdoret për të lokalizuar telefona thjeshtë për stërvitje,duhet të ketë një protokoll paraprak me numrat e telefonave që do të lokalizohen!!them praraprak sepse dhe mund të bëhen pasi ti kenë bërë mutin punës!!
    nuk ka asnjë gjë të keqe që forcat tona të antikrimit të kenë paisje të tilla,asnjë gjë të keqe që dhe SHISH të ketë paisje të tilla ose dhe më të fuqishme!!
    problemi është përdorimi i tyre ilegal!!
    në shqipëri përdorimi i këtyre paisjeve bëhet në mënyrë ilegale dhe për interesa partiake ose private!!pa marrë lejen e askujt dhe pa dijeninë e askujt!!
    mund të flasim “jo prokurori e korruptuar”,”jo e kapur nga saliu”,”jo gjykata të korruptuara”,”jo po prokurori e gjykata të lidhura me krimin” çdo gjë mund të themi si preteks!
    POR në fund të fundit dhe ne kemi bërë një veprim të kundraligjshëm!!
    nuk mund të vendoset ligji me veprime të kundraligjëshme!!
    u prononcua apo jo,e ka prurë apo jo “Interforca”!?
    nuk ka asnjë rëndësi!!!
    kjo paisje nuk është rregjistruar sipas rregullave të një shteti ligjor!!
    kush nuk i ka zbatuar këto ligje,do të thotë:
    -o nuk i njeh-duhet të lërë vëndin e punës!
    -o i ka shkelur me dashje-duhet të përgjigjet sipas shkeljes që ka bërë!!
    por këtu,në këtë vënd ku budallallëku është me bollëk,nuk mund të zbatohet ligji,nuk duan ta zbatojnë ligjin!!
    as sa për sy e faqe!!
    këtu janë aq arrogantë sa të thonë:NE BËJMË ÇFARË TË DUAM PËRSA KOHË KEMI PUSHTETIN NË DORË!!
    përsa kohë do të kemi budallenjtë vetvrasës që na mbështesin,përsa kohë do të kemi një opozitë po aq kriminale sa dhe ne, që nuk ka interes të ndërtojë shtet ligjor!!
    për fat të dypalët duke alternuar pushtetin,duke shtuar pasuritë(asnjëherë nuk i kanë paksuar)kanë shpikur termin alla shqiptar TRANZICION!!
    shqipërina në tranzicion pasuritë e politikanëve në stratosferë!
    ne, pabrekë në bythë, por krenarë se mafjozi ynë në pushtet,po ja fut mafjozit të kundërshtarit që ka rënë nga pushteti!!
    përpara popull i luntur shqiptar!!
    në budallallëkun tënd!!

    Reply to this comment
  5. A.GRAMSH May 19, 14:58

    KRISHTERI STEFANI,(bashke me kallam kusurin e kAmentuesve idjote)
    Po qe se ndihesh sadopake intelektual po nuk ke force te vrasesh vehten meso filozofine e ‘HESHTJES’ pas 25 vjetesh!
    Ne jemi koloni nje ÇEREK SHEKULLI e tere kolonizatoret e ambasadoret na dine me numur edhe qimet e bythes te grave nenave vajzave e motrave e na kane lene lakuriq ti flet ne gjendje te rende psiqike per nje ‘interforce’!TURPI TJU MBULOJE kur 25 vjet kini quajtur per mburrje NATON e ‘LIDHJEN ISLAMIKE’ e tani pas 25 vjetesh e ndjeni ‘dhimbjen’ qe kollodoku u ka dale nga bytha tek goja!
    A e ke konceptin e shtetit e 4 pushteteve e per ke shtet e vend flet!?

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 19, 15:57

      Ne France u be reforma ”’Loi Travail ” ose ndryshe e ashtuquajtura ”’ Jobs Act ”’
      Fale Qeverise SOCIALISTE , qe ashtu si e majta Italiane kane Detyren te Masakrojne
      PUNTORET , duke Favorizuar Kapitalin
      Kapitali SOT duhet te vishet me te KUQE
      DUKE mashtruar Popujt — per sa kohe akoma ?????????????????????????????????

      Reply to this comment
  6. Saimir Bogdani May 19, 17:22

    Itreforca u prononcua dhe kjo eshte nje pergjigje edhe per problemin qe me te drejte shtronte ne artikull Stefani. Tani gjerat u sqaruan. Pergjme nuk ka patur. Te shohim tamni se ca akrobacirash do bjene Brerisha, Nishani, Basha per te justifikuar kete mut te mash antikombetar dhe promafie qe gatuan.

    Reply to this comment
  7. AI May 19, 18:32

    per komentuesin A.GRAMSH

    bashkohem me indinjaten tuaj karshi Stefanaqenerve te mediave shqiptare.

    Si pushtet i katert ne Shqiperi keto gazetaruce ne vend te dridhet politika dhe morret ambasdore prej tyre po ndodhe kunderta.

    shikoni muajin e fundit me kujdes

    ka shperthyer nje ofensive tejet agersive e PD ndaj PS…
    A eshte rastesi ?!

    Jo…ooooooooooo

    Ka filluar shpartallimi i gjirafes Rame nga ujku berishe si beri me ramizin ne 1991 dhe me Nanon ne 2005.

    Shikoni cfare TERMETI ben salicari per probleme qe peshojne me kilograme per PS

    Shikoni cfare impotence PS per vrasje dhe tradhetite e salicarit
    ………..
    vetem nje shembull:

    Kur u vra nga banda e kulic-brecaneve i ndjeri deputeti i PS Xhindi mu te pragu i shtepise dhe Bujar Nishani ateher tha se i dime vrasesit dhe i la te ike….ketu dhejranuket e PS jo vetem qe nuk e hapen me sqepin por u mjaftuan vetem ne nje minute zi ne parlamet.

    NGA ANA TJETER.

    vritet si QEN RRUGESH azem hajdari..ose ai hamshori mesila dodes sokol olldashi e vrasin mafjozet e kosta trebickes dhe ne ty raste behen varrime madheshtore..

    komentin ta vazhdoje lexuesi.

    edhe nje here i bej sugjerim zotit Thano.

    DEBOJENI KETO STEFANAQENER

    Reply to this comment
  8. niki May 19, 18:54

    Para disa muajsh ,presidenti Nishani denoncoi ,se na paska qene i pergjuar dhe prokura nuk beri asgje per ta vertetuar .Do te thote qe bomba qe dote plaste, sipas tyre do te merrte vlere , sepse dhe presidenti na ka qene pergjuar nga ata qe si duan te miren .Jane pregatitur, prej kohesh ,per te arritur deri ketu ,qe te rrezojne qeverine .Kemi te bejme me puç shteti ky eshte skandali .fatekeqsisht shtetin e ka ne dore Berisha( nishani, kryeprokurori,drejtesia.)

    Reply to this comment
  9. eee May 21, 11:18

    Po cjan keta trapa qr shkruajn kaq ko.ente te gjat pak me sbkurt se na lodht dule lexuat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*