Përgjimet/ Plagosja te Partizani, “Koli”: S’do kalbem unë 20 vjet brenda për b… e atij. Dua 30 mijë eurot

July 25, 2017 12:41

Përgjimet/ Plagosja te Partizani, “Koli”: S’do kalbem unë 20 vjet brenda për b… e atij. Dua 30 mijë eurot

Biseda e bërë në polici mes dy vëllezërve, Ermir e Miklar Tola, pas arrestimit të këtij të fundit, ka zbuluar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal që morën pjesë në atentatin e përgatitur ndaj aktorit Mishel Prela. Përgjimi u krye me urdhër të prokurorit të çështjes.

“Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të përgjimeve të bëra nga organi i akuzës. Në përgjimin e bisedave ambjentale midis Miklarit, i cili thirret ndryshe edhe me emrin “Koli” dhe vëllait të tij, Ermirit, zbulohet personi që kishte marrë përsipër vrasjen e 31-vjeçarit.

Mik-lari i thotë të vëllait se paratë nuk kishin shkuar në shtëpi dhe se ai duhet të gjente e të takonte Xenin (Shkëlzenin) që t’ja dërgonte dhe t’i gjente avokatin më të mirë për ta nxjerrë nga biruca, ose në të kundërt do të tregonte gjithçka që dinte, pasi sipas tij, ai nuk kishte bërë gjë me dorën e vet.

Dëshmia e Miklar Tolës

Miklar Tola, i pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetimet, ka deklaruar se njihej me shtetasit Ervin Zallumi dhe Shkelzen Buci. Ai ka treguar se rreth një muaj e gjysmë më parë e ka takuar Shkëlzenin dhe ky i fundit i kishte thënë se Ervin Zallumi i kishte ofruar shumën e 50 mijë eurove në dorë që të vriste Prelën dhe pas realizimit do t’i jepte edhe 30 mijë euro të tjera.

Po ashtu, Ervini është shprehur se nëse do të kishte problem dhe do të zbulohej vrasja, ai do ta ndihmonte. Miklari ka treguar më tej se Shkëlzeni i kishte kërkuar ndihmë për vrasjen dhe të mbante nën vëzhgim Mishelin, dhe si shpërblim do të merrte 25 mijë euro pasi të realizohej vrasja. Shkëlzeni i kishte dhënë Miklarit një aparat Nokia me të cilin do të bisedonin vetëm me sms. Sipas tij, ditën e ngjarjes kishte shkuar me makinën e bashkëshortes së tij përballë gjimnazit “Partizani” dhe kishte parë Shkëlzenin në trotuar.

Pasi i ka folur, Shkëlzeni kishte hipur në makinë dhe teksa po bisedonin, aty kishte kaluar Misheli me biçikletë. Të dy kanë zbritur nga makina dhe Shkëlzeni i ka folur “O Mishel” dhe më pas Miklari ka dëgjuar disa krisma. Nga frika, ai ka thënë se ka ikur me vrap drejt sheshit “Avni Rustemi” dhe makinën e kishte e kishte lënë atje. Ai ka rrëfyer se i ka dërguar sms Shkëlzenit, por duke qenë se ky nuk i kishte kthyer përgjigjie e kishte thyer kartën e telefonit.

Pasi kishte qëndruar tek stacioni i autobusit, ka shkuar Shkëlzeni pas 5 minutash me një taksi dhe i ka bërë shenjë që të shkonte edhe ai. Kanë shkuar deri tek shkolla “Bajram Curri” dhe kanë zbritur. Shkëlzeni i ka dhënë 50 mijë lekë të vjetra dhe është larguar për në banesë, ndërsa Miklari ka pirë një kafe, ka marrë ilaçet e bashkëshortes dhe me një taksi ka shkuar në banesën e tij.

Miklari ka rrëfyer edhe për telefonin që kishte komunikuar dhe që i kishte thyer kartën e kishte lënë në xhepin e derës nga krahu i djathtë në taksinë që kishte marrë pas ngjarjes dhe se taksistin e njihte Shkëlzeni.

Biseda

Ermiri: A je ngatërru me ndonjë gjë.

Miklari: Po, po. Ej ato asnji eee. Kur të dalësh tako Gertën. Gertën duhet me e gjet patjetër. Vetëm ti dhe Gerta. Duhet me gjet patjetër Xenin. Ndoshta ka fol Gerta, por më tha Koli tua a nigjo? S’kan shkui lekët sot pasdite te shpia.

Ermiri: S’kan shku lekët.

Miklari: Eee afrohu. S’kan shku lekët sot mbasdite te shpia dhe avokati më i mirë të vij këtu e të më nxjerri thuaj. Ta mbaj e di vetë ai shoku se çfarë do e gjej, kaq. Do flasi Koli thuaj.

Ermiri: Të q… mos mbaj asnjë që them.

Miklari: Nuk kam mbajt asnjë gjo un o shok. As nuk kam mbajt gjo, as nuk kam nxjerrë njeri gjo. S’kam çfarë mbaj. Nuk kam bo gjë unë me dorën time o shok. Më hajn k…

Ermiri: Ku ta gjejmë Xenin?

Miklari: Në telefon o burrë, e ka numrin Gerta. Fol me Gertën mos e ka Gerta numrin e telefonit, ose merr Enxhon. Po se gjete dot numrin dhe thuj me jep pak atë numrin qe të ka çuar mesazh Koli dje. Eshte 641 pastaj … dhe një 3 në fund. A në rregull. Nuk kanë shkuar lekët te shpia. Thuaj të përgatitet ai shoku për arrati thuaj, në rregull?

Ermiri: Për ku me u pregatit?

Miklari: Për këtu në vendin tim, për çar.

Ermiri: Sa lek.

Miklari: Janë nja 30 mijë euro, 30 mijë euro.

Ermiri: dhe për ato je tu rreziku?

Miklari: Po jo shoku, unë nuk kam asnjë lloj rreziku rrot k…, më rruajn… më i miri se s’kam shti,

Ermiri: Kush ka shti?

Miklari: S’ka ç’të duhet ty. Jo idiot mo kalama b… dy e kam kap në këmbë, një në stomak. Po ca më plasi trapi mu. I shkuan për lesh. Do e bëjë m… me zorrë. I shkuan për lesh se i kanë ça zorrën e trashë, e ku di unë. Kështu u thuj. A more vesh? Për të fol Koli nuk ka fol, nuk ka nxjerrë njeri thuj. E të rrij i qetë thij, ama lekët te shpija edhe muj për muj, rrogën 500 euroshin ke shpia. Edhe avokati më i mirë të vijë këtu thuj. Se Koli nuk ka lekë me e pagujt.

Ermiri: Si si?

Miklari: Lekët te shpija sot mbasdite, sa të japi ai, njëzet e pesë, tridhjetë. Sa të japi ai o njëzet e pesë, o tridhjetë mund të japi dhe më shumë.

Ermiri: Kaq t’i them.

Miklari: E di vetë ai. Lekët thuj, më ka thënë Koli, më fol me atë thuj dhe deri më sot s’kanë vajt lekët te shpija ka thanë Koli, se nuk do kalbet Koli 20 vjet mren për b… e atij p… të motrës. Kështu thuj, kështu thuj. Edhe me më gjet mu mënyrën me më lajmëru që ta di unë se n.q.s nuk bëhet ajo të flas unë o shoku. Të iki në shtëpi unë.

Ermiri: Po të solla. Po të solla paketë edhe ujë ta dish që kanë shku lekët.

Miklari: Paketë dhe ujë?

Ermiri: Po nuk të solla gjë, nuk do e kem taku Xenin fare.

Miklari: Paska harru telefonin në makinën dhe e kanë gjet këto. Vetëm ajo ma q… nanën mu. Nuk është i imi. Nuk di gjë i thashë unë. Ene Trimin e kishin marrë mren.

Ermiri: Aty ishte.

Milarki: aaa?

Ermiri: Aty përjashta ishte.

Miklari: Po ishte larg kur dola unë.

Ermiri: Ku lart?

Miklari: Se piva kafe me atë mram unë.

Ermiri: Me kë?

Miklari: Me Trimin.

Ermiri: Kur?

Miklari: Në darkë.

Ermiri: Në darkë, dje?

Miklari: Po.

Ermir Tola: Garancia që më dha Shkëlzeni për vëllain

Ermir Tola ka rrëfyer për hetuesit e çështjes takimin që kishte zhvilluar me Shkëlzenin, pasi kishte biseduar me të vëllain, Miklarin. Ai ka deklaruar se në datën 21.07.2017, rreth orës 16:30, i ka çuar një SMS shtetasit Shkëlzen Buci, me të cilin kishte lënë takim te Medreseja.

Pasi ishte takuar me të, ai i ka thënë Shkëlzenit se vëllai i tij ishte futur në birucë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë dhe e ka pyetur se çfarë kishte ndodhur, pasi vëllai i tij nuk i kishte treguar gjë, por Shkëlzeni i ishte përgjigjur se “nuk ka gjë”.

Ai ka rrëfyer më tej, se i ka thënë Shkëlzenit se “më tha vëllai për ato lekët”, por Shkëlzeni i është përgjigjur që nuk është personi që t’i marrë lekët. Pasi e ka pyetur se çfarë do të bëhej me vëllain e tij, Shkëlzeni ka thënë që “lekët do t’i ketë të paguara, shpenzimet do t’i ketë të hequra”.

Po ashtu, Ermiri ka deklaruar se gjatë bisedës së zhvilluar me vëllain e tij (Miklarin) në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, Miklari i ka thënë se ndodhej aty për shkak të ngjarjes së ndodhur te gjimnazi “Partizani”, ku ishte plagosur një person, dhe se Miklari i kishte kërkuar të shkonte të takonte Shkëlzenin dhe t’i thoshte “Për ato që ishin 25 apo 30 mijë euro”.

July 25, 2017 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim