Përgjimet që fundosën gjyqtarin Ibrahim Hoxha: Do takoj atë floririn….

May 6, 2016 09:24

Përgjimet që fundosën gjyqtarin Ibrahim Hoxha: Do takoj atë floririn….

Gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha ka përdorur si sekser jo vetëm shokun e tij por dhe të birin, të cilin e ka dërguar për të marrë sasinë e parave që ishin kërkuar në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor, pro shtetasit Dritan Jazexhiu.

Gazeta ”Shqiptarja.com” ka zbardhur përgjimet e prokurorisë, ku duket qartë se mes gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shokut të tij ish-polic në Berat Novruz Gajda dhe Dritan Jazexhiu ka një sërë takimesh të njëpasnjëshme, ku qëllimi i vetëm është marrja e lekëve në këmbim të dhënies së vendimit pro Jazexhiut dhe kundër motrës së tij.

“…nga mbasditja takoj atë floririn tënd (djalin e gjyqtarit) dhe pastaj takohemi bashkë, mirë vëllaçko…”.

Kjo është vetëm një nga bisedat e shumta që janë kryer deri në momentin e dorëzimit të parave.

I pari që është vënë në përgjim nga prokuroria ka qënë shtetasi Novruz Gajda, që siç ka rezultuar nga këto përgjime thirrej si “Noke” dhe “Dajë”.

Rezulton se në këmbim të dhënies së një vendimi në favor të shtetasit Dritan Jazexhiu, një ditë përpara shpalljes së vendimit, gjyqtari Ibrahim Hoxha ka rënë dakord me ndërmjetësin Novrus Gajda, që të merrte shumën 600.000 lekë, duke kërkuar që t’i dorëzoheshin djalit të tij, me qëllim që të fshinte gjurmët e krimit.

May 6, 2016 09:24
Komento

1 Koment

  1. Elton May 6, 11:15

    Nuk pastrohet drejtesia nga shushunjat me toga te zeza vetem me pergjime ore,jo!Ja u kap njeri ne flagrance,por kete qe beri ai e bejne perdite 90% e gjyqtareve dhe prokuroreve.Te tjeret jane sofistikuar aq shume ne marrjen e milionave sa nuk i kap dot kurre me pergjime.
    Kete qe po bejne me kete gjyqtarin e kane vetem sa per te bere nje koke turku qe te justifikohen se gjoja po luftojne korrupsionin dhe per te shpetuar nga ndershkimi shumicen e gjyqtareve dhe prokuroreve.
    Po ta kene serozisht luften kunder korrupsionit ne drejtesi,e kane shume kollaj.Le te bejne hetim atje ku perfundojne gjithe milionat qe u rripen njerezve,hetim te imtesishem pasurive te gjyqtareve dhe te gjithe familjareve si dhe luksit e shpenzimeve te tyre marramendese.Keshtu i kap te gjithe peshqit ne rrjete e jo vetem ndonje peshk te vogel budalla qe ka humbur
    rrugen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*