Përgjimi i PD: Agron Xhafaj, ende në krye të një grupi kriminal

May 14, 2018 12:00

Përgjimi i PD: Agron Xhafaj, ende në krye të një grupi kriminal

 

Partia Demokratike akuzoi sot vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se vazhdon të jetë në krye të një grupi trafikimi ndërkombëtar droge me qendër në Vlorë, edhe gjatë kohës që vëllai i tij është në krye të Ministrisë.

Në një konferencë nga selia blu, PD publikoi një përgjim audio ku pretendon se Agron Xhafaj kapet në bisedë për trafik droge.

Partia Demokratike ka publikuar një material audio që sipas saj provon sesi vëllai i ministrit të Brendshëm lidh “Bashkëpunëtorin X” me trafikantët e kanabisit, të cilët sipas PD-së, janë nën urdhrat e Agron Xhafajt.

Sipas PD, në të kaluarën, “Bashkëpunëtori X” dhe Agron Xhafaj kanë punuar sëbashku në trafikun e drogës, por kur “Bashkëpunëtori X” u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj nuk u interesua kurrë për të.

Sipas PD-së, “Bashkëpunëtori X” la takim me Agron Xhafajn në Vlorë nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar sipas PD-së, që i përket vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Biseda telefonike në makinë mes “Bashkëpunëtorit X” dhe Agron Xhafajt

Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?

Agroni –

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?

Agroni-

Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal në Vlorë.

Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?

Agroni- Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X – Mirë.

Agroni – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X – Mirë

Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni– Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thashë, për të bërë rrugën

Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X – Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.

Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.

Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?

Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.

Agroni-  Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon…

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?

Agroni- Mirë, mirë

Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.

Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.

Agroni- Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X – Faleminderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X – Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri–tjetrin.

Agron – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.

Agroni- Te Ermali vëlla.

Partia Demokratike tha se “bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

 

a.s/dita

May 14, 2018 12:00
Komento

19 Komente

  1. klemi May 14, 12:16

    C’jane keto qel…., si mund te bejne pergjime keto hajdute e maskarenj? Kush I u jep kete te drejte te pergjojne qytetaret? Pse keto pergjime nuk I cojne atje ku duhet dhe ku duhet te shkojne edhe vete. Prokuroria duhet te marre masa qe keto hajdute te mos shantazhojne qytetaret e keti vendi. E mbajne vehten edhe per juriste e njerez te ligjit. Turp per to e per ato qe I udhezojne. Po keshtu keto plehra duhet te kene kujdes sepse cdo njeri do te mbroje vehten e tij.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN May 14, 12:24

      i jep partia te drejten, filloi te hape regjistrin Tahiri, pse kot i tha ai Xhafes ‘mblidhe mendjen e mos llap shume” !!
      ah mor klemi klemi, e di ti ça punon partia apo jo, ka veting qe e tund partine nga istikami ??
      jo jo, mjaftojne vidiot ….
      po ti Klemi me gjithe kokepalaret mos u çqeteso shume,
      leri te hane njerit tjetrin , se me mire do behet, me keq s’ka ku te veje 😛

      Ngushellime , shoke te partise, per te tilla gezime ju ardhshim gjithmone 😛 😛

      Reply to this comment
    • Ylli May 14, 12:59

      Sakte Klemi .Si u pergjokan trafikantet dhe kriminelet.Madje kush shet dhe vret duhet ti coje per ndjekje penale ata qe i pergjojne.
      Ej o Perendi e Madhe….shet robi narkotike dhe vret ke i do trapi dhe keta plehrat e PD i pergjojne.Sa turp ,cfare shteti jemi .He Klemo si thua ti si Rilindes qe je ???
      Klemo vellain e Xhafajt e ka pergjuar Tahiri ,i njejti Tahir qe po e mbroni skizofrenisht ketu e 7 muaj.Jo PD o Klemi dhe ju Klemat e tjere te Rilindjes.
      Ju pata thene o Klemi se kur te flasi Sajmir Tahiri ,do ti suleni si bisha .Te njejtit Tahir qe i shkuat poshte ballkonit.
      NUK KENI PARE GJE AKOMA….tha Sajmiri.
      Te dashur bashkeatdhetare socialiste rilindas…..estrada vazhdon ,ne forme grotesku.
      O Klemi ,nga pergjimet u shkaktua dhe 21 Janari dhe ti dole ne rruge o Klemi.Harroveeee ????

      Reply to this comment
    • Socialisti i Ndershem May 14, 13:13

      Ore Klemi !
      Po t’a paska marre mendjen fare Ripjellja more i gjore.
      Me vjen keq per ty. Je viktime e nje propogande bajate dhe te peshtire.
      Apo nuk ke faj se aq gram tru te dhe perendia kur i ndau?

      Reply to this comment
  2. Kush do te behet “grek” me 299 euro ne muaj ? May 14, 12:29

    Nuk jam as i majte as i djathte, por ju te pd s ta vini bythen ne zjarre nuk u beson me njeri.

    Reply to this comment
    • Kam faj une May 14, 12:41

      Ska lidhje i djathte apo i majte.
      Kush ka vesh e kush ka sy,beson ate qe degjon dhe shikon vete.Puna e opozites kjo eshte,te denoncoj fakte ne publik.Eshte publiku qe vlerson …Fatmir Xhafes flamuri qe mbante ne dore per te luftuar krimin i ka rene me kohe.Nuk e di pse Edi e lene akoma minister te brendshem ?

      Reply to this comment
      • AM May 14, 16:06

        Ca faktesh, po pse fakte jane keto o derebardh? Keshtu te bej corap ke te duash. Lenci nam me gjithe qytetarin dixhital.

        Reply to this comment
  3. XXX May 14, 12:40

    Harxhohet energji per prostitucion politik, ne vend qe te mereni me gjera te dobishme. Ne rast se doni ti jepni fund kesaj maskarade alashqiptare, ligji te veproje edhe per politikanet njelloj si per te tjeret. Pra po u faktua qe vellai I ministrit i ben keto pune, te shkarkohet ministri qe nuk vepron ndaj te vellait dhe po u faktua qe nuk eshte e vertete, Alibeaj I PD-se te futet ne burg per shpifje dhe per shqetsim publik. Zbatojeni kete dhe behuni njerez normal. Pisa !!!

    Reply to this comment
  4. orli May 14, 13:36

    Cojeni kaseten te peshngritesi i sales ti bej kolaudimin me bekimin e sai vuk berishes rrace e poshter qe gjithe jeten vetem me fletrrufe, hajni, kurveri e spiunime e keni kaluar dhe po e kaloni!

    Reply to this comment
  5. Meta May 14, 13:42

    Agronin e paskeni identifikuar ku gjende, ne krye te kujt eshte.Po ju?! Ku ishit!?Ku jeni!?Ne krye te tabeles se krimeve, kryparia e klanit kriminal politik te rajonit.

    Reply to this comment
    • SOCIALISTI May 14, 14:10

      Edhe kur bomba plas tek NE, edhe kur te keqen e kemi brenda NE, edhe kur n’a zene me presh ne dore, edhe kur balte e bejme NE, FAJIN E KA SALIU !!!!!!!!!!!!?????????

      Reply to this comment
  6. Moni May 14, 14:05

    Ore po ky Ervin Salinji eshte edhe politikan I ri gjasme dhe nuk duhet te meret me politikat e vjetra apo harrova qe kta jane pa shtylle kurrizore dhe bejne cfare ju thot kryetari dhe nuk eshte cudi qe Salianji te lepij me mire se kta

    Reply to this comment
  7. Ardian Hoti May 14, 14:07

    . Po kte salianjin hahah me falni po nuk e mar dot seriozisht per zotin hahah

    Reply to this comment
  8. am May 14, 16:04

    Ca trapash. Po kete e bej edhe une me kompjuter. Flas une ne mikrofon flet dhe tjetri e pastaj e nxjerr qe une jam saliu dhe tjetri eshte myftiu. Teveqela.

    Reply to this comment
  9. intelektuali May 14, 16:28

    Ja dhe nje incizim i intelektualit:

    Agron Xhafaj: Alo Edi vllai si ja con more burazer nga shpia si i ke, por Zahon si e ke, beji te fala Netes dhe pyete nese ka nevoje per ndonje gje?

    Edi Rama: Po ti kush je more qafir qe ma di telefonin?

    Agron Xhafaj: Jam vllai i Mirit o burazer vllai, po si nuk me njohe o vlla?

    Edi Rama: Aaaa! Ti je Goni i Mirit, po si ja con o burazer vllai?

    Agron Xahafaj: Mire vlla, po kta fuksat po na nxijne jeten o vlla dhe s’po na len me punu fare.

    Edi Rama: Fuksave vari k… po shiko ti ata taljanet e poshter qe po ma nxijne jeten edhe mu edhe Partise e shokeve te Rilindjes, fol me Mirin se flet ai me amerikonet qe keta makaronaxhinj te na len rehat ne punen tone, se i hapen gropen Sajes keta te poshter.

    Reply to this comment
  10. Amerikani May 14, 16:58

    Care thjeshte. Nqs eshte e vertete qe pergjimi eshte autentik dhe i diteve te fundit, ministri te jape doreheqjen. Ne te kundert shpifesit ne burrg. Pike.

    Reply to this comment
  11. na nxirtni ndonji incizim te Grrides duke lujt porno me Brrishen May 14, 17:04

    Grida tu pallu me dildo brrishen dhe bashen ,

    treshe shpelllaresh haha

    Reply to this comment
  12. ZAGRET E KORIT TE SHPALLES ; KNOJN DJEMT E SALIUT N'HYMJE T'HALES May 14, 17:10

    Edin po e nderon Bota ,
    po pjerdhe per kta llapaqen; ZAGARET E KORIT qe kendojn hymnin
    e mamuthit te shpelles ,
    qe eshte shtrire per vdekje e renkon duke mbajtur ne goje , “Ate ” te Edit 🙂

    Reply to this comment
  13. Kola i Mokres May 14, 22:00

    Ky eshte nje dialog teatral, i pergatitur ne ndonje zyre ose kafene nga kalemxhinj te paguar…Nuk eshte kryer ndonje veprim, as pergjim ambiental me mjete teknike i bisedes, as pergjim telefonik…Kjo eshte e verteta, 100% e verteta…Material i pergatitur enkas nga ustallare, i hedhur ne qarkullim per propagande te zeze kunder perpjekjeve te Qeverise shqiptare dhe gjithe faktorit shqiptar qe punon dhe pret çeljen e negociatave per anetaresim ne BE…Pike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*