Çimka e gjetur në zyrën e ministrit? Apo qark për lavatriçe?

June 4, 2016 10:47

Çimka e gjetur në zyrën e ministrit? Apo qark për lavatriçe?

Ky është modeli i “çimkës” së gjetur në paradhomën e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri. Pajisja është transmetues analog i zërit, tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së cimkës – raporton ABC News.

Sipas këtij kanali, prokurorët kanë kërkuar një eksperiment hetimor për të parë se sa është distance që kjo pajisje transmeton zërin dhe perimetrin pranë vendit të vendosjes. Si dhe për të ekzaminuar cimkën nga ekspertët, për të parë sa është koha që bateria e kësaj pajisje mban për të transemtuar zërin në një aparaturë marrëse e që vendoset disa metra nga vendndodhja e çimkës.

Prokurori i çështjes Ardian Braho i ka caktuar disa detyra oficerëve të policisë, konkretisht sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëbrimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme. Pasi ka qenë kjo drejtori, që ka dorëzuar kallëzimin në Prokurori më datë 20 maj, dy ditë pasi pajisja ishte gjetur nga sekretarja e ministrit, e vendosur pas grirses së letrave që ndodhej në paradhomën e Sajmir Tahiri – raporton ABC.

Sipas televizionit në fjalë heqja e çimkës nga stafi i ministrit e ka vështirësuar hetimin e saj dhe të materialeve që janë përgjuar.

Por për media të tjera raportimi i ABC News i afërt me opozitën, është i pasaktë dhe tenton të bëjë të besueshëm versionin e Berishës që Tahiri ka fshirë materialet e përgjuara.

Botuesi Karlo Bolino, mediat e të cilit botojnë shpesh ekskluzivisht materialet e policisë së shtetit, ka kundërshtuar dje raportimin e ABC duke e quajtur atë të gënjeshtërt.

Si edhe në rastin e “fotove të Artur Zhejit”, fotot e ABC News janë një blof i dytë – shkruan Bolino –  ajo që televizioni në fjalë paraqet si një çimkë, ne te vertete eshte nje qark i zakonshem i integruar qe kushton pak me shume se nje euro dhe qe sherben per te rregulluar tensionin e energjise elektrike per elektroshtepiaket ne banesa” 

Dita

June 4, 2016 10:47
Komento

5 Komente

  1. Zbuluesi June 4, 00:56

    Nese ajo qe ke nxjerre ne figure eshte ‘cimka’ je ke fut kot plako ai eshte thjesht nje stabilizues +5 voltesh ML 7805

    Reply to this comment
  2. Mark uk June 4, 09:06

    Normalisht lind pyetja.Pse nuk thirri specialistet ministri kur konstataj ket aparat pergjues.Edhe nje njeri i thjesht nuk do bente ket gaf.Jam i sigurt se ashte sajes si puna e makines se Braces te selija e P S qe dha alaarmin se ma djegen njerzit e PD.

    Reply to this comment
  3. shishja e rakis June 4, 09:09

    ato jane çimkat e lsi-se ilir floririt mafiozit te shtetit albanez

    Reply to this comment
  4. info analitike June 4, 13:50

    Po pse me keto diversionet me cimka kerkon ta hedhe prape lumin Tahorri me pergjimet ku u kap gafil! Kete radhe zelli i sherbetorit Mero Baze eshte qesharak duke na servirur nje foto qe nuk ka te beje fare me cimkat e pergjimit.

    Reply to this comment
  5. Arben June 4, 16:09

    JANE NGA ATO QE I VENE VETE,

    HALLI ESHTE DREJTESIA, NUK DO TE LEJOJNE SA TE JENE GJALLE TU “IKI PESHKU NGA DUART”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*