Përgjimet dhe UDB në Tiranën e 1993

May 18, 2016 09:33

Përgjimet dhe UDB në Tiranën e 1993

 

Nga Bedri Islami

Ka qenë një kohë, kur me urdhër të ish presidentit Berisha, pas propozimit të Gazidedes, gjurmoheshin dhe përgjoheshin të gjithë strukturat më të larta drejtuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aso kohe, në fillimet e vitit 1993, kur lëvizja çlirimtare vendosi të ngrejë në Tiranë njërën nga qendrat e saj më të rëndësishme, askush nuk kishte telefonë celularë, sepse ende nuk ishin në përdorim, por, përballë ‘Dajtit’, në afërsi të një lokali me emrin “Nikolino”, me shpejtësi të habitshme shteti instaloi dy kabina telefonike, dhe, duke e ditur se në lokalet aty pranë ishin edhe disa qendra ku mblidheshin shqiptarët e Kosovës, vendosi nën përgjim dy kabinat. Dhe nga ky përgjim dhe naiviteti i besimit të plotë tek fjalët që thuheshin për kombin e Kosovën, e pësuan aq shumë vetë. Përgjimet e këtyre viteve, jo vetëm në këto dy kabina, por edhe më tej se kaq, çuan në hartimin e listave të ilegalëve që ishin të padëshiruar për të qëndruar në Shqipëri, në ndjekjen e atyre që ishin aty, dhe më tej, në hartimin e përbashkët të një liste në trekëndëshin Shërbimi informativ shqiptar, shërbimi informativ i LDK-së dhe shërbimi informativ serb.

Shërbimi informativ shqiptar, në bashkëpunim me shërbimin informativ të LDK-së, njëri ndër filialet e shërbimit të fshehtë serb që kishte dërguar aty Ramë M., me lejen e shtetit shqiptar, vendosën nën përgjim të gjitha veprimet e lëvizjes ilegale çlirimtare. Si shkrova më sipër, në kabinat e vendosura përballë lokalit “Nikolino”, pronarët e të cilit kishin lidhje me rezistencën dhe i shërbyen asaj, shërbimi i fshehtë ngriti edhe një lokal tjetër, me emrin “Kumanova”, ku kishin dërguar një njeri të tyre, që po ashtu kishte lidhje me shërbimin informativ shqiptar. Kjo si duket, atyre nuk iu duk e mjaftueshme, atëherë ngritën edhe një bazë të përbashkët përgjimi në restorantin “Prizreni”, dhe ishte kështu një rrethrrethim përmes kabinave telefonike dhe lokaleve. Pa asnjë dyshim, në këto qendra përgjimi, ka kaluar mjaft informacion i vyer për shërbimin e fshehtë serb dhe, në vitet që erdhën, u dëshmua se cilët kishin qenë të involvuarit, megjithëse edhe atëherë nuk i treguan të gjitha.

E solla këtë shembull që në krye të herës, pasi në të gjithë metodën e pas-pluralizmit shqiptar, jo vetëm nga njëra forcë politike, por sidomos nga e djathta, e quajtur e tillë, sepse është forca më kozmopolite politike në Shqipëri, përgjimi ka qenë një “armë e dashur” e politikës partiake. Ajo ka filluar menjëherë pas krijimit të dyshimeve të para për zgjedhjen ose jo të shefit të ardhshëm të partisë së sapokrijuar dhe në të cilën, jo rastësisht vërshuan tre lloj njerëzish në një shumicë të ndjeshme: ish-komunistë fanatikë, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit shqiptar dhe ish-të dënuar si bashkëpunëtorë të Sigurimit të fshehtë serb apo grek. Këta u bënë edhe dominuesit e kësaj force politike dhe, bashkë me të zezat e tjera, sollën edhe këtë “përvojë”, të mbledhura së bashku në një linjë paralele; përgjimi dhe krijimi i dosjeve të reja.

Rasti i tashëm, i nxitjes së një afere të re të përgjimit, kësaj here nga Ministria e Brendshme e shtetit shqiptar, nuk është asgjë e re; sa herë që Berisha ka rënë nga pushteti dhe sa herë i është dashur një atu e fortë për të zhvendosur vemendjen nga gjërat më kryesore që kanë rrezikuar në jetën e familjes së tij, kjo ka qenë më e gjetura dhe më e përdorura.

Berisha, njerëzit rreth tij, Nishani e njerëzit rreth tij, Ristani dhe lukunia që i vjen pas, e dinë krejt mirë se në këtë shtet që ende mbahet në një këmbë e në një patericë, përgjimi nuk është i nevojshëm më, pasi, edhe nëse ai mungon, tashmë bota është nën mijëra sy që të vëzhgojnë mrekullisht shpejt. Bota nuk është më e mbyllur dhe militantët deputetë apo jashtë parlamentit nuk janë më aq besnikë dhe aq të pavarur, sa që të mos tentojnë të shesin sa më shtrenjtë dhe të blejnë sa më lirë. Historia e shitblerjes benda opozitës së tashme ka filluar që në muajt e parë pas vitit 1991, sepse disa prej ztyre kishin shkuar aty pikërisht për të përgjuar dhe për të përcjellë mesazhet e duhura tek ish eprorët e tyre. Por, pas marsit të vitit 1992, mos më keq, përgjimi nga ana e shtetit, tashmë i demokratizuar, u bë gjëja më pasionante e presidentit në detyrë. I rrethuar nga paranoja dhe e djeshmja, i mrekulluar me faktin se fjala e tij ishte më e zbatueshme se edhe vetë fjala e Hoxhës, i befasuar se si një njeri mund të ketë, edhe në pluralizëm, aq shumë forcë politike, njerëzore e financiare, dhe i tronditur nga mendimi se e gjitha kjo mund të ishte vetëm një përkohshmëri, Berisha krijoi falangën e tij, një falangë përgjimi, e pajisur shumë shpejt, e rrethuar me njerëz besnikë të tij, shumica veriorë që për hir të tij ishin të gatshëm të bënin hatanë, si dëshmon tashmë sinqerisht Izet Haxhia (dhe ai duhet besuar deri në fund), të fuqishëm në llojin e tyre, si ishte Kuliqi mbi të gjithë ministrat, bashkëpunëtorë të çdo lloj krimi, si ishte rasti i shfaqur në grupin e njohur si “Çiftelia”, duke e ditur pasionin e shefit për një hapësirë kontrolli deri mbi jetën vetjake të bashkëpunëtorëve të tij; ata e bënë këtë me vrull, besnikërisht dhe egërsisht.

Krijimi i dosjeve, përmes përgjimeve, i ka dhënë Berishës të gjithë mundësinë e shantazhit, një shantazh që përfshin njerëzit e tij të afërt, rrethin pak më të largët politik, botën e financës, të drejtësisë dhe në fund, por jo e fundit, të kundërshtarëve politikë. Në sitën e tij mund të gjesh të gjithë emrat e atyre që ishin pjesë e politikës përballë tij, sidomos Nano, Pëllumbi, Dokle, Ruçi; por edhe e atyre që ishin në krahun e tij, si Selami, Shehu, Çela, Shehi, Kopliku, të cilët, pa dhimbje dhe shpejt e shpejt i eliminoi nga politika dhe, në shumë raste duke përdorur pjesë të jetës së tyre private.

Është e vërtetë se Berisha ka skedat e tij të dosjeve për secilin njeri që e ka parë të arsyeshme, por edhe sajesat e mundshme që mund të përdorë për secilin njeri kundërshtar, qoftë kundërshtar të djeshëm apo të nesërm. Ai për shembull, në përgjimet e tij të shumta ka edhe bisedën e Delijorgjit me Zenin e tij, kur ende shpërthimet dëgjoheshin në Gërdec dhe askush nuk mund t’ja zbardhë, sepse ishin përgjimet e njerëzve të tij privatë. Ai ka në përgjimet e tij edhe bisedat e bëra në 21 janar, urdhrat që ka dhënë, kujt ia ka dhënë, çfarë kanë thënë të tjerët, rreth e rrotull tij, si ka vepruar Luli i Bashajve, çfarë ka thënë ai dhe një ditë ia zbardh aq sa është e duhura për të. Ai ka bisedat me Olldashin dhe si e mori ky i fundit përsipër “lajmin” bombë të sulmeve mbi godinën qeveritare. Ai ka të gjitha ata që i duhen, dhe kur mendon se është koha, i nxjerr për aq sa i duhet.

E njëjta vijë që ka ndjekur Koçi Xoxe, kur i thoshte nako Spirut, “ti fol, po deshe, por ne të nxjerrim letrën që ke shkruar tek jugosllavët kundër Enverit, i nxjerrim edhe fjalët që ke thënë në Plenumin e Beratit dhe ti e di se si shkon kjo gjë”.

Janë me dhjetra, brenda PD-së, që do të kishin dashur të kishin një zë të tyre, qoftë edhe nën presionin e përgjimeve, por të sakatosur në jetën e tyre, pjesë e botës së errët financiare e politike, e dinë se nuk mund të bëjnë hajër, për deri sa Berisha ka ende përgjimet e dosjet e tyre.

Këtë ai e ka bërë me pasionin më të madh të mundshëm, dhe vazhdon të jetë njëri nga pasionet e tij. Nga kjo nuk e shkëput askush dhe, kur gjërat afrohen përditë e më shumë drejt një shkatërrimi të perandorisë së të keqes që ka krijuar vetë ai, atëherë bëhet edhe më agresiv, mendja e tij djallëzore punon më fuqishëm dhe degët ku kapet janë më të shumta.

Afera e tashme e përgjimeve , si shumë afera të tjera të ngritura nga ai dhe të përkrahura nga Nishani e kompani, nuk janë gjëra të reja, të cilat mund të trondisin njeri. Ato, së bashku, nuk kanë as forcën e një tronditjeje që solli njëfarë Sukriu dhe shukrojcat në një zonë veriore.

Pse, kur duhej të ndodhte e kundërta?

Sepse njeriu që i ngre të gjitha këto është i njëjti që ka qenë edhe më parë ai që njihet: I përgjimeve, i njollosjeve, i telefonatave anonime, i një qytetari digjital, i cili, shumë më tepër se ka punuar për shtetin, ka punuar për të ngritur këtë perandori përgjimi dhe dosjesh, në të cilat, duke shmangur emrin e tij, ai ka bërë gjithçka ka mundur për të përlyer të tjerët, duke qenë njëkohësisht shembulli më i turpshëm se si një njeri humb kodin e tij të nderit, duke shëmtuar kodin e të tjerëve.

May 18, 2016 09:33
Komento

19 Komente

  1. Guri May 18, 10:52

    T’u lumte pena, si zakonisht, Bedri Islami. Si eshte e mundur qe, nje njeri kaq i mbrapshte, nje njeri kaq agresiv, kaq i pafytyre, vazhdon te beje ligjin ne shoqerine tone dhe, duam s’duam ne, ai dikton se si do te ecijne punet e ketij populli, mjerimet e te cilit nuk paskan te sosu? Por pyetja me shfarosese eshte: si eshte e mundur qe perfaqesuesit e
    Botes Perendimore pranojne te bisedojne me kete paranojak?

    Reply to this comment
    • dhjetor1991=dhjetor1924 May 18, 14:19

      Zoti Guri

      mendoj se difekti me i madh pas 1991 ishte se kombi shqiptar ne Amerike nuk ka patur nje diaspore atdhetare por nje mergate qyqesh..ca komitete malesh..ca xhaferrideviste dhe zogiste te etur per hakmarrje qe kur zbarkun ne 1991 erdhen nga athina dhe beogradi..egzakt nje invazion serb grek dhe mbeturinat kombetare si ne 1924

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

      Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
      Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

      Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

      EPILOG

      neper salla e foltore
      leh si qen dhe pjerdh si gorre
      nder ekrane e n’parlament
      her leh vet,e her ndersen qent

      edhe ktu ne ket forum
      asht dikush qe leh hum-hum
      dhe ketu Sala e ka qenin
      her Clausin, e her Xenin

      sa pak Salen me ngacmu
      nuk len vend pa shkarrashkru
      me fol keq per Sal nallanen
      si me i ki baben dhe nanen

      Claus bolja mos u ngut
      rri rehat dhe mos ha mut
      ti ndegjosh fjalet e shokeve
      se ka cof koha malokeve

      Reply to this comment
      • Claus May 18, 16:39

        Eshte folur dhe flitet shume per fajin e klases politike shqiptare per gjithe c’ka ndodhur,c’eshte bere e c’nuk eshte bere keto 25 vite demokraci.
        Por pak,shume pak eshte folur dhe flitet per rolin tejet negativ te mbetjeve te Sigurimit te dikurshem te shtetit komunist,qe vazhdojne qetesisht dhe energjikisht veprimtarine e tyre antikombetare.
        Me te rene regjimi barbar,shume punetore te sigurimit,i’u perveshen punes per t’u pershtatur me rrethanat e reja.
        Shume gjera te keqija kane bere kriminelet keto vite tranzicion.Jashtezakonisht shume.Edhe po bejne.
        Objektivi kryesor i punes se krimineleve,ka qene e djathta shqiptare dhe lideri historik i saj,Sali Berisha.Sidomos Sali Berisha.
        Qe ne fillimvitet nentedhjete u zgjodh nga kriminelet edhe pika ku do te goditej Berisha.Ajo ishte Kosova.
        Qellimi ishte dhe eshte i qarte:te diskretitohet Berisha ne syte e kosovareve,si antikosovar.
        Per 25 vite me radhe,sulmet ne kete drejtim kane qene konstante,te panderprera dhe me nje kembengulje,tipike prej sigurimsash te regjur.Jane provuar lloj lloj mjetesh e menyrash,lloj lloj sajesash,shpifjesh dhe trillimesh,nga me te cuditshmet,nga me te pabesueshmet,per t’ia arritur ketij qellimi.
        Ne kete mision te ndyre,ish-sigurmisat shqiptare,kane bashkepunuar shume ngushte me sherbimet e fshehta serbe,me te cilat i lidh nje histori e gjate,75 vjecare,qe kur ata themeluan Partine Komuniste Shqiptare.
        Megjithate,megjithe punen e palodhshme,me gjithe shpifjet e trillimet,nuk ia kane arritur dot.Sali Berisha eshte politikani me mbeshtetjen me te madhe ne gjithe hapesiren shqiptare,sidomos ne Kosove.
        Pervec Sali Berishes,target i ish-sigurimsave,kak qene edhe nje person jashte politikes,nje personalitet:Ismail Kadare.
        Po e permend,se edhe per Kadarene eshte perdorur dhe perdoret e njejta taktike.
        Po e permend,se edhe per Kadarene,ish-sigurmsat shqiptare,qe nuk ia falin kurre qendrimin ndaj diktatures dhe diktatorit, kane patur bashkepunimin e ngushte me sherbimet e fshehta serbe,te cilet,edhe ata,nuk ia falin kurre mbeshtetjen qe shkrimtari i madh i ka dhene Kosoves.Porqe,edhe me Kadarene, nuk ia kane dale ta armiqesojne me Kosoven dhe kosovaret.
        Tek rasti i Kadarese,ish-sigurimsat shqiptare ne bashkepunim me sherbimet serbe,i meshojne fort trillimit te shpikur prej tyre,te gjoja anti-islamizmit te tij;dhe e perserisin ate papushim.
        Qellimi eshte ftohja e popullit te Kosoves,ku besimi musliman eshte me tradite shume me te forte se ne Shqiperi,me shkrimtarin e madh.
        Ajo qe te habit,eshte kembengulja prej fillestari e ketyre spiuneve te regjur.Te duket sikur jane ne fillim te karrieres se tyre.
        Zotit Bedri Islami,si i regjur ne keto pune,i kam bere nje pyetje ne nje koment te meparshem.Po ia perseris prape.
        I nderuar dhe respektuar,zoti Bedri,a mos keni qene edhe ju pjese e atyre tubimeve te socialisteve shqiptare ne vitete 1996-1997,me tre gishta lart?!
        A mos i keni ngritur edhe ju tre gishtat lart,si shumica derrmuese e politikaneve socialiste te kohes dhe mbeshtetesve te tyre?!
        I nderuar dhe i respektuar,zoti Bedri,ato tre gishtat lart,jua bejne nul te gjithe perpjekjet 21 vjecare per t’ua paraqitur kosovareve Berishen si antikosovar.
        Ato tre gishta lart,ju diskretitojne keqas.Sot e mot.
        E dime se keni fshire kaseta te panumerta me tubime me tre gishtat lart,menjehere sapo moret pushtetin ne 1997.Por,ka akoma,zoti Bedri.Ka,zoti Bedri,ka.
        Kam nje keshille,apo me mire,nje sugjerim: taktikat e dikurshme te sherbimeve te fshehta,sado efikase te kene qene,qe bile edhe mund te jene ne disa aspekte,sot kane dale jashte perdorimit.
        Eshte kjo arsyeja,sepse perpjekja juaj e palodhshme per te diskretituar Berishen me trillime dhe shpifje nga me spektakolaret,ka shkuar kot.Nuk ka pasur asnje lloj efekti te pritur nga ana juaj.
        Shpif shpif se dicka do mbetet – thote ajo shprehja.
        Por,ne kete rast,asnje gje s’ka mbetur.Asnje per be.Gjithcka ka dhene efekt te kundert.
        Ah po,se harrova…ka vetem nje efekt … ate te energjizimit te popullit te sigurimit,dmth,te popullit socialist,me urrejtjen ndaj armikut.Me kete jam dakord.Ketu keni efekt.

        Reply to this comment
        • DHJETORI I DHJERE 91 May 18, 17:07

          ATE QE NUK E BERI MEGALI IDHEA GREKE PER SHEKUJ E BERI SALI CARI NE 25 VJET

          Historia 200 vjecare e perplasjeve fetare Shqiperi Greqi duke perfshire dhe ditet e sotme eshte invazioni me cdo kusht i vorio-epirit .Deri tani ky invazion ka patur sukses POLITIK-FETAR-EKONOMIK..Kisha greke
          me “komandant” AMERIKANIN ME ORIGJINE SHQIPTARE Nikolas Geixh,’
          me “komisar” Janullatos”
          me kellefin nje perdorimsh Sali Qenef Berishen dhe deri diku vasalet meta-basha-rama-nano pothuajse i kane vene PIKETAT E VORIO EPIRIT.
          MATERIALI I MEPOSHTEM DUHET TE JETE KEMBANE ALARMI PER VOTIMET e 2017 SIDOMOS NE VIJEN IMAGJIANRE TE VORIO EPIRIT PER TE CILEN PO FUTET DHE KALI TROJES NE KETO VOTIME:
          NUK ESHTE RASTESI TAKIMI I DONALD LULIT DHE LU BASHES ME LOBIN GREKO-AMERIKAN

          Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së

          Dioguardi: SERBerisha na tradhtoi

          “Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”

          TIRANË – SRBBerisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të SERBerishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “SRBBerisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.

          Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin SERBerisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të SRBBerishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?

          Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti SRBerisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga SRBerisha, ku shkruan se doktor SERBerisha fliste shumë keq për minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktorSRBerisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
          Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti SRBerisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të SRBerishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti SERBerisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.

          Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?

          Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi. Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drrejtësisë. Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti SERBerisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës. Pse ka ndryshuar tani zoti SERBerisha?

          Claus bolja mos u ngut
          rri rehat dhe mos ha mut
          ti ndegjosh fjalet e shokeve
          se ka cof koha malokeve

          Reply to this comment
  2. Claus May 18, 11:17

    Edhe sikur te jetosh 25 e kusur vjet ne Gjermani, edhe sikur sot mjaft qe te kesh ne duar TV, internetin, se media te tjera, se ndonje gazete lokale a kombetare nuk besoj se lexon, jam i sigurte qe njeriu i kesaj bote, aq me shume nje njeri qe jeton ne Gjermani dhe e njeh shume mire shpirtin e popullit gjerman qe per dinjitet dhe respekt njerezor eshte si askund tjeter, sigurisht qe ne jeten e tij dhe ne punen e tij si ish-gazetar Bedri Islami do te kishte reflektuar disa milimetra me teper, se per centimetra as qe behet fjlale, ne analizat e tij ne keto kohe digitale ku njeriu quhet me te drejte ” qenie e qelqte”.
    Te mbetesh tek historite e Sali Berishes do te thote te kesh kaluar ne fazat e pleqerise ose kalcifikimit te trurit ku e njejta histori, i njejti personazh te vanitet nate dhe dite.
    Pergjimet, spiunimet etj,etj,etj kane historite e tyre qe nga lashtesia e deri me sot. Ka qene dhe eshte nje strukture e cdo shteti dhe e cdo perandorie qe nga perset dhe egjiptianet e deri tek superfuqite e sotme.
    Lufterat e nxehta dhe lufterat e ftohta kane qene lidhur ngushte me raportime, spiunime dhe pergjime ato fundja-fundit kane vendosur edhe fatet e tyre, problemi sot eshte me i gjere.
    Te spiunohen shtetet, qeverite, burrat e shtetit kjo eshte bere dhe do te behet, por nuk eshte aspak dinjitoze dhe normale te pergjohen njererzit e thjeshte se cfare blejne, se cfare konsumojne, se cfare bisedojne, se cfare falsin dhe diskutojne neper media, etj,etj,etj.
    Per paranteze: Ne kujtimet e Helmut Kohl-it, liber sot qe eshte hequr nga qarkullimi, kancelari gjerman i asaj kohe ankohet tek shefi i sherbimeve te fshehta.
    Dhe kishte nje arsye te forte. Gjate hapjes se pikave kufitare ne Berlinin Lindor Helmut Kohl ishte per vizite ne Poloni. Kur mori vesh lajmin qe banoret e Berlinit moren vesh nga TV dhe pikerisht nga konferenca e famshme e Schabowskit se “menjehere do te hapen pikat e kalimit kufitar per kalimin pa vize ne Berlinin Perendimor” Kohl u gjen para nje te papriture duke u kthyer menjehere ne Bonn. A e dini se cfare u tha ai shefave te sherbimeve sekrete: “Me keni raportuar se sa here pjerdh Leonid Brezhjev ne WC Kremlinit dhe per kete rast historik nuk keni marre vesh asgje”!!!!!

    Pra fokusi i sherbimeve sekrete ne ate kohe ishin qeverite dhe sekretet ushtarake, gje normale pa dyshim, ndersa sot ky fokus eshte drejtuar kunder cdo qytetari te thjeshte te kesaj bote. Perse?
    Sa erdhi ne pushtet Edi Rama doli me teorite e tij te fotografimit te cdo objekti pa leje, pastaj vendosjen e kamerave ne cdo pallat dhe ndertese, me vone te kamerave ne supet e policeve, tani kerkon dhe regjistrimin e emigranteve etj,etj, etj. Fillimisht kam menduar se kjo qeveri do ta bente qeverisjen me njerezore, me te hapur me te cilter kundrejt njerezve. Por nuk qe e thene. Fjalet burg, burg, burg, kamera, gjoba, varje dhe vdekje neper burgje per fatura dritash dhe uji u bene rutine e perditshme
    Po dikush do te thote qe edhe Angela Merkel pergjohet. Natyrisht qe eshte gabim nga partneret e saj amerikane, por shume nuk me kercet sepse ajo i ka dhe i disponon mjetet dhe pragramet mbrojtese ndaj faktoreve pergjues. Bad Albing-un ne vendin e saj e ka edhe mund ta largoje, po per te qeshur eshte se vete Gjermania pergjon edhe Partnerin e saj matane Atlantikut. E them edhe njehere, per ato qe bejne nuk me kercet shume, Vete i bejne dhe vete e pesojne.
    E pra perse pergjojne njerezit, shoqerite sot?
    Sot faktori ekonomik eshte kthyer ne faktor primar. Me ane teknologjive digitale sot njeriu ka marre vlere monetare, eshte kthyer ne mall. Shoqerite e sigurimeve, spitalet, bankat, industria faramecutike e makinave e deri tek industria e varrimeve etj,etj, kerkojne te dhena per njerezit ku pastaj te vershoje lumi i reklamave.
    Rama dhe Tahiri kapin edhe ate qe nderton nje cati, por nuk kapin shullazer dhe Balile, kriminele dhe hajdute. Krimi ka shkuar ne maja, por dhe sot krimineli ka ikur ne drejtim te paditur, shtu si dikur pa Kamera dhe aparate pergjimi!!
    A eshte kjo nje kontradikte ne kete qeverisje qe te le te mendosh se eshte e lidhur me krimin? Pa dyshim.
    Atehere leri o Bedri historite ku njeriu perndiqej si tek filmi “Debatik”, ku ai spiuni me kapele ndoqi Colin e vogel deri sa e vrane. Sot eshte nje pergjim total ku edhe ne si komentuesa survejohemi dhe manipulohemi ne forma te vrazhda.
    Krimi transferon financa, vret, mbjell dhe korr droge por asgje nuk “shihet”, ndersa ai qe suvaton nje mur ballkoni kapet brenda minutes ne flagrance.
    Per keto na shkruaj Bedri dhe leri historite e vjetra me Berishe dhe Gazidede. Ata jane e kaluara.
    Kjo eshte derexheja juaj kur “qytetarin dixhital” e ka marre ne dore Sali Berisha. Ai eshte sot mijera here me i efektshem se sa Gazidede me njeqind spiune si ne kohen e Colit te vogel sepse vete qeveria ka dale nga shinat e saj te ligjshmerise dhe moralit.

    Reply to this comment
    • Nje qytetar May 18, 14:29

      Sa qenke lodhur mor Claus me kete apologji berishiste ! I shkreti ti ! Akoma te rren mendja se ju berishistet keni dicka me vlere ? Akoma enderroni parajsen e humbur ?
      Eh , jo mor Claus jo ! Ne kete bote tek e fundit existon e Mira dhe e Keqja ! Nga do qe ta shohesh ti e Keqja e Shqiperise ka vetem nje emer : Sali serb Berisha !
      Ndersa e Mira ? Shumekush e din qe , cdo gje tjeter pervec berishisteve , eshte pozitive ; edhe koalicioni me qelbesiren LSI , edhe ballistet , edhe vete dreqi , eshte me i mire se sa berishizmi !

      Reply to this comment
      • Claus May 18, 16:44

        Se ku e gjen apologjine berishiste vetem truri i juaj e gjen. Per tu qare hallin jeni bere, por qe t`ju duken dhe polet Veri-Jug Berisha-Rama vetem ju mund ta interpretoni. Keni rene ne nje rreth psikologjik qe nuk mund te dilni dot me. Mosha, psikologjia, formimi ka bere te veten. Nejse, kjo nuk eshte puna ime. Problemi im eshte qe ju nuk mund te dalloni dot te miren nga e keqja, dinjitetin njerezor nga nenshtrimi, lirine e mendjes nga skllaverimi, opoziten ndaj qeverive ndaj opozites se nje truri programuar mos me keq. Eshte per te radhur keq, por nuk ke c`ben.
        Une kam shkruar vetem ate qe sot pergjimi konvencional me ndjekje nga prapa dhe me biciklete, me fisha dhe me hapje letrash e cila ndodhte me pare vetem nga institucionet e nje vendi eshte tashme histori, sot pergjimi eshte bere i perbotshem dhe fillon qe ne lindje te njeriut Pergjim nga vrima e celsit nuk ka me, kur ke kamera dhe aparate pergjimesh qe ndoshta, ndoshta perdoren dhe nga privatet. Berisha pergjonte c`pergjonte me ato metoda mund te pergjointe vetem 10 vete ne dite, ndersa sot pergjohet nje mase e tere me dhembe dhe dhe dhmeballe pa e marre vesh askush. Nese soji juaj nuk ka dinjitet pranojeni, ate dhunim nga Rama dhe Tahiri une nuk mund ta pranoj nga ata dhe nga askush tjeter.
        Jam njeri i lire dhe ashtu dua te mbetem. Masat i kam marre me kohe.Ate kuti Pandore qe hapen keta rilindas po i bien si bumerang ne koke. Dhe ne te ardhmen do t`iu bjere me keq, sepse nuk do te qendrojne ne pushtet tere jeten. Keto aparate, keto masa qe kane marre do ti perdore Berisha kunder tyre dhe kam frike se do te cirren dhe bertasin pastaj qe Berisha na pergjon, ashtu sic e kane zakon gjithmone.
        Por do te jete vone. Vete i kane sjelle keto metoda dhe atyre ne fund do tu bien ne koke. Kaq po te them.
        Me lexo mire dhe pastaj shkruaj ato elife. ti dhe ndonje Kris ketu qe jane me tru te krisur.
        Pershendetje .

        Reply to this comment
    • VANDALET E PD-se May 18, 16:50

      Ja pra, ku e qiti koken dhe gryken e pushkes sub “CLAUS”-i, qe rri i mshefur cdo dite ne prite pas ferres , per te gjuajtur mbas shpine, simbas zakonit !!!
      Ai e di mire , se nuk ta fal kush buken e gojes ,pa punuar , bile te heq kryt , po nuk je qen besnik.

      Reply to this comment
    • korçari May 19, 09:40

      O Claus me komentin tuaj kuptova se jeni negativ qe ne lindje pra embrioni tuaj eshte negativ dhe nga menyra e te shprehurit kuptohet se jeni i arsimuar dhe tek ju eshte krijuar nje koktej eksploziv ligesish i cil ndot dhe ambjentin perreth tuaj ,Hitleri kishte nevoje per Gebelsin ashtu si Berrisha ka nevoje per ju dhe poshtersine tuaj pa te cilen nuk mund te jetoni dhe do te ishte me i drejte per ju te quheshit HELMI dhe jo Claus

      Reply to this comment
  3. ab May 18, 13:11

    E kam thënë dhe herë tjetër se shërbimi i fshehtë serb ka bërë ç’ka dashur në vëndin e tejmbushur me bastardë që quhet Shqipëri.Qëllimi i kahershëm i sërbëve ka qënë:trazira e rrëmujë në shqipëri për të larguar vëmëndjen nga lufta çlirimtare në Dardani,për ti thënë botës se shqiptarët s’janë në gjëndje të bëjnë shtet(e jo më Kosovarët)Hapja e e ambasadave në Tiranë u planifikua pikërisht më dy korrik ditën kur bijtë më të mirë të Dardanisë u mblodhën në Kaçanik (në mos gaboj) për hartimin e kushtetutës së Dardanisë e shpalljen e saj republikë.Kjo ngjarje u eklipsua plotësisht nga hapja e ambasadave.Ngjarjet e dy prillit janë tërësisht vepër e UDB-bashëve.Mendoj se nuk mund ti bëjmë përgjegjës për ngjarjet e 97-tës por ata bashkë me shërbimet greke i shfrytëzuan më së miri ato.Vrasja e biznesmenit Hoxha nga Maqedonia,vrasja e djemve të Dardanisë në kufirin shqiptar përpara se t’ju bashkoheshin luftëtarëve të UÇK-së është po ashtu vepër e tyre.Bile ata kanë synuar edhe për një luftë civile në shqipëri duke futur në konflikt veriun me jugun.Mendoj se edhe në konfliktet fisnore në Tropojë edhe në mos kanë patur gisht shërbimet sërbe i kanë fryrë zjarrit.Kujtoni se kur po fashiteshin ngjarjet e 97-tës në ministrinë tonë të brëndshme u zhduk dosja përkatëse që kish të bënte me UDB-ashët.Natyrisht nuk mund të bëjmë fajtorë të huajt për ç’ka ndodh në Shqipëri.Ata bëjnë punën e tyre dhe e bëjnë shumë mirë.Fajtorë jemi ne që hiqemi trima e gjysmën e truajve na i kanë marrë fqinjët.Hiqemi patriotë e nga ana tjetër plaçkisim vëndin tonë dhe e shesim për pesë aspra.Këtu kam parasysh klasën politike.Thuhet se Musolini ka thënë dikur se në Libi vura thasë me para në dizpozicion për të gjetur qoftë edhe një spiun,kurse në shqipëri i gjeta me thasë dhe pa para.Në sfond të të gjitha ngjarjeve të fundit qëndron një figurë shumë e errët që quhet Sali Berisha.Dy gjëra janë;ky burrë ose ka qënë viktimë i këtyre ngjarjeve,ose orkestrues i tyre.Koha do ta provojë.

    Reply to this comment
  4. Kris May 18, 13:32

    Me falni per gjuhen por, ky ,Claus.eshte nje loqe kandari, spiun dhe njeri pa karakter! Me bajga si ky,claus, berisha eshte i diskredituar!

    Reply to this comment
  5. andromeda May 18, 16:16

    Nuk arrij ta kuptoj se përse kjo betejë e madhe e PD kundër policisë së shtetit pse ajo mundet normalisht të përdorë teknikat bashkëkohore për të gjurmuar krimin dhe kriminelët. Pse i duhet kundërvënë shtetit, në çdo rast që ai kryen punën e tij në interesin publik. Janë ndërsyer të gjitha strukturat e vjetra të Sali bajlozit si e si ta rrëzojnë një qeveri që në shëmbëlltyrën time punon më mirë nga ajo që kishim përpara. Vetëm një agjent i politikës greko-serbe mund ta shkaktojë këtë furtunë në jetën publike shqiptare, në mos qoftë që qarqet ndërkombëtare nuk dëshirojnë një shtet të së drejtës në Shqipëri.

    Reply to this comment
    • Claus May 18, 16:58

      Po hajde ta pranojme versionin tend Andromeda.
      Po mire perse behet gjithe ky teater “e kemi”, “nuk e kemi”, “eshte funksional”, eshte “per trajnim”, a ku ta di une?
      Nese eshte aq i thjeshte ky muhabet le ta merrte Tahiri sot ne komisionin e sigurise ate aparat “trajnimi” dhe t`ia tregonte tere komisionit qe ky aparat as pergjon dhe as lokalizon sic u tha dhe ketu mbyllet muhabeti.
      Jo “Andromeda” duan ti dine te gjitha keta rilindas. Duan te dine gjthshka por vetem vendndodhjen e Balileve, Rrokeve dhe Frrokeve nuk duan ti gjejne. Perse? Gjykoje vete.
      Eshte bere shtet me shume se policor dhe me tere keto masa sigurie nuk do te shpetonte asnje mize pa u kapur, por po ndodh e kunderta. Qytetari eshte i survejuar dhe krimineli mbjell dhe korr droge ne mes te dites. Njeri kapet dhe burgoset per nje riparim catie, tjetri ngre hotele luksoze ne breg te Sarandes duke qene dhe ne pune shteti.
      Nje gje nuk kuptoj dhe kerkoj pergjigje nga ti. C`jane keta biznesmene “super te suksesshem” qe xhirojne miliona ne vit ndersa jane te punesuar ne shtet?????
      A me jep nje pergjigje te lutem.
      Nje biznesmen i suksesshem nuk besoj se do te kete interes dhe kohe te punoje ne shtet. Vetem ne Shqiperi e gjej kete rast te rralle.
      Faleminderit per leximin

      Reply to this comment
  6. KIRI FIU May 18, 18:16

    i dashur xhaxhi Clauskypion

    te falenderoj per komentet e sakte ,por du me ta bo vec nje pyetje.

    gjyshi SSali me duket se babes tem i ka fut hajdarin dhe pastaj i ngrti lapidarin

    pytja ime ime eshte kjo:

    a e di qe keto rrjeshta i ka thone xhabraili yt

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995

    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë
    .
    Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.

    Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.

    Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në 2 prill dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.

    Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të rrugacit Azem Hajdari… »

    na falni per shqetesimin..

    Reply to this comment
  7. Arben May 18, 18:36

    SALI BERISHA ESHTE AGJENT I UDB-SE, POR RUGOVA NUK KA QENE VETE.

    BUJAR BUKOSHI ESHTE GJITHASHTU I REKRUTUAR NGA UDB-JA.

    RUGOVA KA PATUR NJE DEBAT TE HAPUR NE AMBJENT PUBLIK, KU E KANE DEGJUAR SHUME NJEREZ KUR E AKUZONTE NE ATE PERIUDHE SALIUN SI AGJENT TE UDB-SE.

    KJO ESHTE EDHE ARSYEJA QE RUGOVA E MBYLLLI JETEN NE MENYRE TRAGJIKE, I HELMUAR NGA SALIU DHE SALIRAT NE PERGJITHESI.

    Reply to this comment
  8. Goni May 18, 20:56

    Unë jetojë jashtë atdheut tim.Por saherë që lexojë diçka për ish a.hajdarin,më vjenë neveri.Ai vërtet ka vdekur,dhe me të vdekurit nuk duhesh marë,por dhe ky salbeshi,ka 25 vjet që meret me të vdekurit.
    Pra tek a.hajdarin.
    Ka qënë viti95,janar,sapo isha kthyer nga Gjermania,sëbashku me një të dashurën (taze)timen,pinim diçka tek pjano bari,përbri estradës.Mbas njëfarë kohe,ajo më thotë që,është një vip person(ajo e njihte) dhe po me ngacmon duke më parë.Unë nuk e njihja këtë vipin,pasi kisha dalë që në 90 jashtë.I them të dashurës time që mos ta këtë më shikimin andej,dhe dikur ndruam dhe vëndet bile.
    Më vonë duke shkuar për në banjo,më erdhi nga mbrapa një shoqërus,dhe më pyeti për emrin,unë ju përgjigja në gjermanisht,ai u hutua dhe më kërkojë ndjesë (siç kërkojmë ndjesë ne shqiptarët kur jemi të dhjerë).Kur u ktheva tek e dashura në tavolinë,i tregova asajë për ngjarjen,dhe ju luta që nga ky moment të flisnim gjermanisht.Ddhe ashtu ndodhi.Rreth orës 24.00 diku,menduam të ngriheshim,paguam dhe u ngritëm për të dalë,kur njekohësisht ngrihet dhe vipi me dylberët e tijë.Për një moment u trëmba,por ne vazhdonim të flisnim gjermanisht.
    Përjashta,ata dhe ai vipi i thanë të dashurës sime,se paskëshit qënë me fat,që paska takuar këtë gjerman,dhe shumë gjëra të tjerra,kuptohet që më shanin.Në një moment unë me gjakftohtësi tironsi,me lezet dhe buzëqeshje i drejtohem vipit në shqip,:zotni përse më ngaxmoni kjo është gruaja ime,ne kemi dalë për qef dhe jo për belara.vipi ngeli si i dhjerë,ndërsa dylberët mu turrën për të më rënë,në një moment vipi i thëret dylberëve dhe të gjithë bëhen susë,më shikon në sy dhe më thotë,bravo tironso,ma fute,sot po shpëtoke prej ksaj p..i se e kam fiksim,natën.
    Kështu u përplasa me dëshmorin e atdhet tim.

    Reply to this comment
  9. gjergji May 18, 21:49

    Vetem shoku Bedri me imagjinaten e ti mund te shkruan perralla te tilla me deshmitare I.Haxhiu etj. Po sikur te kishte LDK qe shoku Bedri e urren aqe fort sherbim sekret ajo do te mbronte njerezit e vet nga gangsteret marksisto-leninista te Zvicres qe vritnin figurat e LDKse.
    Po kush qante b…se qnodhte ne Tirane, UDBja merrej me gjera me te rendesishme.Mjaft me gomarelleqe te tilla o Bedri mjerani.

    Reply to this comment
  10. Mollosi May 18, 23:59

    Z. Bedri Islami shume here shkruan per shqiptaret qe bashkepunuan me UDB, por kurre nuk shkruan edhe per shokun e tij, z. Xhavit Haliti, per te cilin inteligjenca e KFOR-it amerikan thot qe ai ishte bashkepunetor i UDB.

    Reply to this comment
  11. aqo May 19, 06:30

    Vdekje Clausit dhe Qen Berishes se Vici…doli…t

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*