Përgjimin e Agron Xhafës e ka bërë SHQUPI nga fillimi në fund!

October 11, 2018 14:36

Përgjimin e Agron Xhafës e ka bërë SHQUPI nga fillimi në fund!

Salanji tek “Opinioni”,
një enigmë mbrëmë na ka zgjidhur,
se Babalen me Olldashin,
pikërisht ky i ka lidhur!

Babalja i shkoi në zyrë,
e takoi Salanjin vetë,
dhe mbrëmë e kuptuam mirë,
s’kish as përgjim-as kasetë!.

Mbase Salanjit i shkajti,
mbrëmë kur qe në “Opinion”,
se Babales-gjithë ç’i duhej,
ja vuri né dispozicion!

I vuri Jetmir Olldashin,
që gjithë punën do bitiste,
çdo gjë nga zyrë e Salanjit,
natyrisht që do të niste!

Me dy kokat e partisë,
Salanji qe akorduar,
ndaj tha Sala-se Agronin,
me kujdes kemi përgjuar!

Për gjithë operacionin,
Kupola kish dijeni,
ndaj kaseta për Agronin,
do të dorëzohej aty!

Këto punë duan pare,
që bilbili të këndoi,
sigurisht fondin ”Babale”,
SHQUPI me urgjencë krijoi!

Të paktën 20-të mijë euro,
duhej për të blerë hashashin,
shto dhe shpezat ditore,
për Babalen dhe Olladashin!

Po Agroni s’ra në grackë,
tash këtë e dimë garant,
ndaj Babale dituraku,
kish menduar për dublant!

Kishte Fredi Alizotin,
të gatshëm për bashkëpunim,
aq më shumë që nga Babalja,
i qe premtuar shpërblim!

Një gjë nuk e dimë akoma,
në këtë përgjim hashashi,
nëse për dublantin Fredi,
kishte dijeni Olldashi?!

Nëse Olldashi e dinte,
se Fredi u bë Agron,
akuza e bashkëpunimit,
përmbi Olldashin rëndon!

Po unë të paktën mendoj,
se ky dijeni nuk kishte,
se viktimë e dy mashtrusve,
dhe Olldash mavria ishte!

Babalja çdo gjë e bëri,
që të ishte në “rrezik”,
të ikte në mes rrëmujës,
për strehimin politik!

Se shumë keq kishte mashtruar,
as e çante kokën fare,
se këtë kishte menduar,
që në fillim ky Babale!

Kish menduar mirë e bukur,
të sigurt e kish strehimin,
sepse nga partia-mëmë,
do merrte rekomandimin!

Pa ekspertizë dot s’ mësonin,
se në besë i kishte prerë,
sa të kthehej një përgjigje,
mund të ikte njëqind herë!

Po në mënd s’i kishte shkuar,
këtij fakiri shqiptar,
se në Kosovë do ta kapnin,
vllaznit e tij kosovarë!

Po Salanji-si Salanji,
mbrapa nuk e hedh dot hapin,
se i vjen turp që me të,
Babalja ka tallur trapin!

Mbrëmë në fillim i tha llum,
por e drodhi muhabetin,
se në fund vetëm për Fredin,
e përdori epitetin!

Kjo-se mund të dijë Babalja,
për Salanjin shumë sekrete,
dhe si i mbytur që është,
ta marrë Salanjin me vete!

Sikur të ndodhi çudia,
Babalja mos ekstradohet,
gjysmë e nderit të partisë,
ka mundësi që të shpëtohet!

A.DUKA

October 11, 2018 14:36
Komento

5 Komente

  1. Moisiu October 11, 18:12

    O Duke a Dulle, kush eshte qy Agronoi mo ai qe kish nderruar emrin ne Geron vellami i fort te perndershmit minister te brendeshem Fat Xhafka? Nji pyetje kam o Duke a Dulle per ty si i drejte e i pa anshem qe je : Eshte e vertete ore se qy Agroni a Geroni si te duash e ka menderosur nderin e te perndershmit minister te brendeshem Fat Xhafka duke marre nje denim me burg per trafikun e droges?
    Ma bej hallall o Duke a Dulle te kam rixha kete pyetje se mbase te vura ne siklet… Hajt njatjeta.

    Reply to this comment
  2. Shahisti October 12, 01:45

    Bejte mer qerrata po ti qeke ekspert i SHQUPit. Ia di vrimat qysh atehere kur haje pilaf me kos duke bere qyfyre me ata shojet e tu cera.

    Reply to this comment
  3. N,VJOSA October 12, 06:59

    O Mojsi, more i shkret,
    Na rrof per dimer, o qamet
    Se per Behar jemi vet,
    C’thua keshtu, o lume e det…?!
    +++
    O Mojsi, o halabak,
    Perse behesh qesharak,
    S’jane shqiptaret budallenj
    Si Shquistat maskarenj…!
    +++
    O Mojsiu provokator,
    Flet percart e s’te vjen zor,
    Nga mendja qenke gjysmak
    A mban ti pergjegjesi
    Se Vellane ke nje rrospi?!…
    +++
    O Mojsi,,o mendjelehte,
    C’thua keshtu , more i shkrete
    Ti je Pis ne tendin Fis,
    Se cdo Fis e ka nje Pis…!
    +++
    Se nuk vihet ne pushtet
    Me shpifje e me Halet
    Nga Halet keto gjera pret,
    Ah medet, medet, medet…!

    Reply to this comment
  4. Arben October 12, 11:44

    Ndersa kullat 60 kateshe lalidhjer-prokuroria fusha si dhe konfiskimin nepermjet PPPPPPP-ve te sektorit te lojerave te fatit po e been Banda edkokaina, o shoku arben.

    Lulbasha, maksimumi po e kthen pd-ne ne kinostudio, ndersa edkokaina po na kthen ne te gjitheve ne skllever te tij.

    Reply to this comment
  5. per Netken e Vjoses October 12, 12:00

    Shoqe Neti kush eshte mashtrim?
    vellai trafikant droge i ministrit trim?
    behu shoqe Neti realiste pra,
    boll mbete nga trut nje tra la la,
    kupto se Fatke Xhafka i nderuar,
    ka vellane per droge denuar ,
    e kjo nuk eshte shpikur nga une,
    kaq gje kuptoje moj tutkune.
    se Xhafke Fatka eshte vet rrospi,
    qe dergoi tani Gonen ne Itali,
    der dje e mbajti ketu mbuluar,
    der kur doli se ish pergjuar,
    tani besoj se u sqarove oj shoqe,
    packa se nga trute je krejt loqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*