Përgjithmonë të terrorizuar nga Saliu

Andrea Stefani April 3, 2016 23:34

Përgjithmonë të terrorizuar nga Saliu

 

Erdhi në politikë me premtimin për të bërë diçka krejt ndryshe nga Enver Hoxha por ka mbi 25 vjet që ka mbetur në krye të politikës  po si ish-diktatori. Ku duhet kërkuar sekreti i kësaj udhëheqsie aspak demokratike, jo vetëm për nga tejzgjatja, e Sali Berishës? Mbi të gjitha tek terrorizimi që ai  ju ka bërë ndërkombëtarëve, europianëve dhe amerikanëve, me destabilitet. Nga ky terrorizim ka rrjedhur edhe pandëshkueshëmria për të.

Fillesa e këtij kalvari për Shqipërinë duhet kërkuar në marsin e vitit të mbrapshtë ’97 kur shqiptarët, të rrënuar finaciarisht nga kolapsi i disa skemave piramidale, vërshuan në protesta në shumë qytete të Shqipërisë, duke kërkuar largimin nga pushteti të Sali Berishës, në atë kohë President i shtetit. Kërkesa nuk qe as tendencioze dhe as e inspiruar politikisht nga një opozitë e shtypur dhe thuajse e marrë fund. Ajo bazohej në faktin e gjithëditur se Berisha kishte toleruar  me populizëm dhe për vite me radhë aktivitetin e kompanive mashtruese. Madje, siç e akuzoi më vonë edhe dora vetë Genc Ruli, ai qe bërë pengesë për mbylljen në kohë të “fajdeve” gjë që do kish shmangur edhe katastrofën. Për këtë shkak, shqiptarët shikonin te Berisha kryefajtorin e fatkeqësisë së tyre prandaj kërkonin largimin e tij nga pushteti.

Edhe pse e kish humbur krejt legjitimitetin (nuk mund të jetë i tillë një qeveritar përgjegjës për falimentimin e gjysmës së popullsisë që duhet ta mbrojë) ndryshe nga çdo kish reaguar një qeveritar demokrat, Berisha shpalosi natyrën e vërtetë të një autokrati që nuk e dorëzon pushtetin pa gjak. U përpoq të mbajë pushtetin ushtarakisht duke organizuar një operacion në Jug të vendit kundër popullsisë së revoltuar. Por meqenëse dështoi, tentoi përçarjen e vendit Veri-Jug dhe luftën civile duke armatosur paramilitarë. Një skenar që u shmang vetëm në sajë të ndërhyrjes me ushtri të komunitetit ndërkombëtar.

Edhe pse me një kosto të madhe ekonomike e sociale, shoqëruar me disa mijra të vrarë, shteti i shpëtoi një çarjeje vështirë të pariparueshme por, mjerisht, ndërkombëtarët nuk i shpëtuan, që nga ajo kohë, terrorit lidhur me aftësinë dhe vendosëmrinë e Berishës për të rrënuar stabilitetin kur ja lypte nevoja. Jo rastësisht, ndërsa vizitonte Tiranën në ato ditë të vështira, Romano Prodi porosiste: Stabilitet, Stabilitet, Stabilitet! Kjo do të qe për Shqipërinë trinia e shenjtë. As liria, as drejtësia dhe as demokracia. Që nga ai moment u vulos edhe jetëgjatësia e lidershpit të Berishës, sfiduese për një demokraci, sepse ai do të bëhej i paprekshëm nga ligji.

Pas këtaj, sa herë që do të kishte një tentativë, sado të vogël, për ta bërë Berishën të jepte llogari para ligjit për bëmat e tij apo bashkëpunëtorëve të tij, nga ndërkombëtarët do të mbërrinin sinjale që do ja ndalnin dorën drejtësisë. Kështu ndodhi kur pushteti i majtë u përpoq të ndëshkojë krimet e vitit ’97. Jo vetëm nuk u vu nën akuzë por edhe kur një gjë e tillë ndodhi me nja 6 bashkëpunëtorë të tij, Berisha u tolerua të organizojë protesta “demokratike” kundër drejtësisë. Përse? Sepse ndërkombëtarët ishin bindur se nëse preket Berisha prekej stabiliteti nga që ai ishte në gjendje “t’i vinte flakën Shqipërisë”.

Berisha nuk u vu nën akuzë as kur pas vrasjes së Azem Hajdarit, mjaft të dyshuar se e ka nxitur ai vetë, frymëzoi një sulm të armatosur mbi institucionet e shtetit. Krimi shtetëror ishte sheshit por ndërkombëtarët këmbëngulën (këtë e ka pohuar publikisht edhe ish-kryeministri i asaj kohe Pandeli Majko), që Berisha nuk duhej prekur se do të rrezikohej stabiliteti.

Andrea Stefani

Andrea Stefani

Berisha nuk u vu nën akuzë as kur pas një shpërthimi apokaliptik të një fabrike municionesh në Gërdec, u vranë 26 vetë, u plagosën shumë të tjerë, dhe u rrafshuan nja dy fshatra. Nuk u vu nën akuzë as kur u zbuluan lidhjet e familjarëve të tij me këtë fabrikë dhe kontrabandën mafioze që përpunohej në të. Tërheqja e Edi Ramës, në atë kohë lider i opozitës, nga aksioni për të rrëzuar një qeveri haptazi të përfshirë në një biznes mafioz dhe të përgjakshëm (habitesh kur krahason atë rast me rastin “Prenga” që të kriminalizuarit Berisha dhe Basha e kanë bërë, me mbështetjen po të ndërkombëtarëve flamur të dekriminalizimit) mund të kuptohet vetë me ndërhyrje të ndërkombëtarëve që duket se këshillonin stabilitet dhe jo drejtësi. Përse? Përsëri të terrorizuar nga frika se Berisha mund të trondiste stabilitetin duke vënë në punë falangat e fantikëve të tij.

Por Berisha nuk u vu nën akuzë as kur mu para dritares së zyrave të tij, organizoi, në 21 janar, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Nuk u vu nën akuzë edhe pse gënjeu hapur duke akuzuar opozitën për grusht shteti, edhe pse pengoi prokurorinë në kryerjen e hetimeve, edhe pse shantazhoi kryeprokuroren dhe Presidentin e Republikës, edhe pse fshiu serverat e kamerave të Kryeministrisë, edhe pse hodhi poshtë ekspertizën e FBA për “rikoshetat”. Përse? Përsëri se po të prekej Berisha do të prekej stabiliteti. Dhe stabiliteti, për disa ndërkombëtarë,  paska më shumë rëndësi se drejtësia!

Që nga viti i mbrapshtë ’97 ndërkombëtarët vuajnë nga fiksimi se Berisha e destabilizon Shqipërinë (në fakt tashmë kjo është një përrallë) nëse dikush do të tentonte që edhe ai, të jepte llogari për drejtësisë si të gjithë shtetasit e tjerë. Jo, stabiliteti e kërkon që Berisha, dhe për rrjedhojë edhe një dorë kriminelësh që ai i mbron nga që kanë kryer krime të inspiruar prej tij, duhet të mbeten të paprekshëm nga ligji. Kur kërcënohet destabiliteti, në djall të vejë drejtësia! Eshtë një “collateral damage” i pashmangshëm. Prandaj dhe ndërkombëtarët, shihet qartë, se kanë vendosur ta bëjnë reformën në drejtësi në bashkëpunim me Berishën. Prandaj ndërkombëtarët i këmbëngulin Ramës që reforma në drejtësi duhet bërë në konsensus me Berishën dhe Bashën. Dhe japin modelin: Si dekriminalizimi! Prandaj ambasadori amerikan Lu, i shkon në zyrë Berishës për t’i dorëzuar personalisht opinionin e Komisionit të Venecias. Por ç’konsensus për drejtësinë mund të ketë më kryefajtorët e Gërdecit dhe 21 janarit? Një konsensus ( në fakt një pazar) që do themelonte një drejtësi të pa interesuar për ndëshkimin kryefajtorëve të megakrimeve të derisotme. Një drejtësi që vetëm drejtësi nuk do të qe. E megjithatë ja vlen sepse për Shqipërinë është, të paktën në mendjen e  disa ndërkombëtarëve të terrorizuar që nga viti ‘97, më i rëndësishëm stabiliteti. Dhe po e rrezikove Berishën me drejtësi ai e rrënon stabilitetin. Prandaj në djall drejtësia! Vetëm pikëpyetja e që mbetet është kjo: A mund të ketë stabilitet pa drejtësi?!

 

Andrea Stefani – DITA

 

Andrea Stefani April 3, 2016 23:34
Komento

21 Komente

  1. Shqiperia nuk eshte Komb April 4, 00:11

    Nderkombtaret kane te drejte.U provua ne vitin 1997-te se Shqiperia nuk eshte Komb.C’fare dua te them me kete?Shqiperia eshte e percare Veri-Jug.Kete e di dhe nje femije Shqiptar i moshes 5 vjec.Une mendoj se pikerisht ketu qendron problemi.Saliu e shfrytezon kete fakt te mirenjohur.Ngado te dridhemi dhe sperdridhemi,realiteti eshte kokeforte.

    Reply to this comment
    • saliu=nderkombetaret =the same shit April 4, 06:23

      I C’NDERUAR KOMENTUESI

      “shqiperi nuk eshte komb”

      edhe nje njeri me intelekt mesatar e kupton se je nje serb shqipfoles..por budalla

      Shqiperi eshte nje nga kombet me vitale ne bote se i rezistoi ne shekuj asimilimit..romak—turk–serb-grek rus ne kohra te ndryshme qe sheshuan dhezhduken shtete dhe perandori te fuqishme..

      Edhe ne ditet e sotme pamvaresisht se ka analiste lepuj si Stefanaqeni yne….do vije dita qe shqiptaret do thone fjalen tyre.fort

      Andretefani duhet te thote qe te titulli

      Përgjithmonë të terrorizuar nga Saliu i NDERKOMBETAREVE..

      Saliu eshte nje kuisling i nderkombetareve e nga 2 prilli 1991 kur nga beogradi rajersonet dhe biberet organizuan pucin e shtetit per te pembysur gjasme komunizmin e Andrea “komunistit”.

      Mbas 100 vjetesh kur te kene ngordhur keto qe na drejtojne sot nga brenda dhe nga jashte jam i bindur qe sternipi i ketij Andreas do thote..

      Ne vitet 1992-2013 ndodhi pikerisht ajo qe ndodhi ne kohen pas vdekjes gjergjkastriotit 1492 pra ..amerikanet(nderkombetaret e andreas) bene gabimin e turqeve..rolin e hamza kastriotit e beri berisha..kuptohet qe ne rolin e Skenderbeut eshte Enver Hoxha QE EGZAKTESISHT JA HENGREN KOCKAT JO VETEM BERISHAJT POR DHE STEFANAQENERIT BILES DHE LUGATI KADARE QE SHITI LAVDINE PER NJE CMIM NOBEL..QE NUK JA DHANE SE NGA BOLEFORKUES I XHAXHIT U BE VAMPIRIOD SI NJE PJESE E KONSIDERUESHEM E E SHQIPTAREVE DHE NDERKOMBETARVE

      Reply to this comment
    • andromeda April 4, 17:03

      Drejtësia në Shqipëri, ka vdekur aty nga viti 1990, or ti shoq.

      Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... April 4, 01:14

    Nderkombetaret na kane kthyer ne kavie laboratori, e mos na cajne trapin kur thone, po qe se vepron Drejtesia dhe i behet gjykimi terroristit dhe antishqiptarit Sali, ai i ve “zjarrin” Shqiperise. Zoterinj nderkombetare cfare zjarri i ve Krimineli Sali Shqiperise, Shjqiperia ne zjarr eshte, Kemi 25 vjet diktature “Demokratike” dhe Shqiperia e shqiptaret po digjen cdo dite, kurse sulltani Sali me gjithe familjen dhe oborrin e tij jane si kokrra e molles, po jetojne ne luks si sheiket dhe tallen cdo dite me varferine e qytetareve te vjedhur dhe te vrare.

    Reply to this comment
  3. Lal Prenga April 4, 01:23

    Jo vetem veri jug, akoma me keq! Ne jemi te ndare ne fise e stane! Thjesht pa shprese! Qenia e Berishes ne politike kaq gjate e verteton me se miri kete ! Gjysma e shqipfoleseve ketij I thone Skenderbe! Ne jemi te mjere e te dhjere!

    Reply to this comment
  4. vjola April 4, 05:31

    DREJTESI dhe vetem drejtesi .Merreni futeni brenda te jape llogari ky ehe larot etij sekuestro te pasurive,do ta shikoni kur te kerkoje meshire, meshire.

    Reply to this comment
  5. Claus April 4, 08:01

    Problemi eshte qeveria!
    Kjo sentence eshte ne baze te cdo analize serioze politike,e vlefshme si gazetaret analiste te politikes ashtu edhe per politologet dhe cdokend tjeter qe trajton ceshtje te politikes.
    Ne Shqiperine tone te “rilindur”,si gjithcka tjeter,edhe kjo eshte kthyer permbys.
    Per gazetaret socialiste ne pergjithesi,problemi eshte opozita.
    Kurse zoti Stefani e specifikon kete,duke e gjetur problemin tek nje njeri i vetem.Tek Sali Berisha.
    Eshte rast unikal ne historine e gazetarise,ku per cdo gje,per cdo teme,ceshtje a problem zoti Stefani permend Berishen duke e bere pergjegjes ate.Duke e kuptuar edhe vete se e ka tepruar,perdor nganjehere nje truk qe ben te qeshin te gjithe.Ne vend te emrit Berisha,thote Ai Burri!
    Fajin e ka qeveria,zoti Stefani,e jo opozita e aq me pak nje deputet i saja.
    Sepse,me kete (a)logjiken tuaj,po te kishte nje analist te djathte si ju,qe shyqyr qe nuk ka e te perdorte te njejtin arsyetim,atehere do te duhej te thoshte per keqqeverisjen e Berishes,qe fajin e ka Enver Hoxha!E keshtu do te hynim ne nje rreth idiot vicioz.Ju ketu keni mbetur e ne pamundesi per te dale vete,ftoni edhe te tjere t’ju bejne shoqeri aty.
    Duke lene menjane fiksacionin tuaj te famshem,do te doja me gjithe zemer e them,t’ju jepja nje keshille aq sa me lejon pozicioni im si anonim.Ose me sakte dy keshilla.
    Se pari, duhet te keni kujdes me retoriken tuaj plot mllef dhe urrejtje e te mos ua percillni ate shqiptareve,te cilet edhe ashtu jane shume te mllefosur dhe urrejtes.Nje retorike e tille con ne perplasje.Une nuk dua te besoj se ju e deshironi nje gje te tille(apo jo?!!).
    Se dyti,duhet te keni kujdes me aludimet krahinore antiveriore sepse edhe ata shqiptare jane,si une e si ti.Jane vellezerit tane.
    Eshte e papranueshme per nje gazetar si ju,zoti Stefani,qe te ushqeni ndasite krahinore,urrejtjen krahinore mes jugoreve dhe verioreve.
    Jemi kaq pak zoti Stefani.Shqiperia eshte kaq e vogel zoti Stefani,sa nuk mund te duroje t’i behet dhune ne kete menyre,sa provinciale dhe tribale po aq edhe primitive e mesjetare.
    Merrni shembull nga zoti Fatos Lubonja,i cili gjithe duke qene kritik me palet politike te cilitdo krahu qofshin ato,por edhe me shoqerine shqiptare ne pergjithesi,me prapambetjen dhe problemet e saj,megjithate eshte shume i kujdesshem te mos bjere ne kurthin tribal te krahinorizmit,ashtu sic keni rene ju.
    Kaq kisha.Perndryshe,ju mund te vazhdoni akoma me “fajin e ka Saliu” apo “ai burri” edhe pse jemi ne fund te mandatit te zotit Rama.

    Reply to this comment
    • VANDALET E PD-se April 4, 13:04

      Komentuesi Claus ka qene dhe vazhdon te mbetet nje antishqiptar i terbuar , vegel e verber e sllavo-grekeve , avokat besnik dhe i sprovuar i kryebandtit dhe shpellarit , njeriut me te urryer nga ky popull , serbit, qe ka vene ne dispozicion te UDB-se familjen dhe te “djathten” shqiptare . Claus,meriton urrejtje nga thellesia e shpirtit te cdo shqiptari atdhetar .

      Reply to this comment
      • arbereshi April 4, 15:18

        HA hahahahah Claus eshte nje idjot fshataroprovincjal qe ndryshe nga fshataroprovincjalet e tjere qe ne kete vend jane me shumice serioze, eshte i sajuar ne nje miter bushtre me infeksion rrugesh dhe kaq.

        Reply to this comment
    • VANDALET E PD-se April 4, 13:08

      Komentuesi Claus ka qene dhe vazhdon te mbetet nje antishqiptar i terbuar , vegel e verber e sllavo-grekeve , avokat besnik dhe i sprovuar i kryebandtit dhe shpellarit , njeriut me te urryer nga ky popull , serbit, qe ka vene ne dispozicion te UDB-se familjen dhe te “djathten” shqiptare . Claus,meriton urrejtje nga thellesia e shpirtit te cdo shqiptari atdhetar .
      Ju lutem shume gazetes Dita , te mos censuroje komentet . Edhe ne te tjeret kemi mendimet tona,qe duam ti bejme publike , por qe nuk na i jepni kete mundesi !

      Reply to this comment
  6. gazetar somalez April 4, 09:47

    DESTABILIZIMIN E SJELL NJE ‘INFORMACION’ SI PUNA E FEVZI-STEFANAQEVE QE NUK JETOJNE DOT PERFSHI DHE TERE MENDER SOCIALSSALISTET SE E PERDORIN SI SEBEP NDAJ POPULLIT PER TE QENDRUAR KALUAR NE PERJETESI!!THIRRJA E KRRIMINELIT NANO PO AQE SA BERISHA NGA NJE KONGRES HAJDUTESH E ALABAKESH TREGON FUNDIN!
    Blushat 25 vjet jane po aqe te inkriminuar sa Berishat,salisjanet jane ngrohur 25 vjet ne zjarrin e djegjes se Shqiperise po aqe sa socialSSalistet!
    NUK I INTERESON ASKUJT TE FUTET NE BURG BERISHA,BILES EDHE NE VDEKJE NATYRALE DO I BEHEN OMAZHE NE PARLAMENT ASHTU SI KRRIMINELIT E TRAFIKANTIT LEKA ZOGU,AHMET ZOGU,AZEM HAJDARI——-E kronikat do ti bejne bythelepiresit fevzinj e Stefanaqer per te lepire ndonje kocke se po te ishin ‘GAZETARE’ meren 1 jave ku i ka parate XENI dhe futet ne burg,ku i ka Arxhita e futet ne burg,po kete nuk e bejne se do kerkohet KU I KANE PARATE E FSHEHURA ‘LIKET’ E FLORINJTE E TERE SOCIALSSALISTAT!?

    Reply to this comment
  7. A.GRAMSH April 4, 13:51

    I ‘Krishteri’ Stefani,
    Si lexues i kesaj te perditeshme do te te kerkoja nje ‘favor’:Po qe se nuk vret vehten si intelektual i zhgenjyer si i vetemi A.Klosi te pakten mos shkruaj idjotesira qe shpien uje ne mullinjte e kujslingeve shqipetare qe ‘miellin’ e depozitojne ne parajsat fiskale jashte e FEMIJET shqipetare 25 vjet BARKTHARE!
    Po pretendon se je ‘gazetar’ kerko mbylljen e ambasades se BIBERAJVE-BEOGRAD-BERISHES tek rruga e Elbasanit dhe arrestimin e treshes BE NA ME-Berisha-Nano-Meta si zjarrvenesit e ish SHQIPERISE!

    Reply to this comment
  8. tradita April 4, 14:02

    eshte gazeta “Dita” dhe “Tema” dhe disa gazetar te fiksuar dh pa fantazi qe po i thurin lavde Berishes.Sa me shume qe e fajsojne Berishen dia gazeta te ekstremit te majte dhe disa antiveriore te deklaruar aq me shume e duan Berishen me. shume se gjysme e popullsise.

    Reply to this comment
  9. MeteH April 4, 14:45

    Z.Stefani ka te drejt.Ata qe e kundershtojne ate-jane Salist ne çdo qelize te trupit te tyre.Po pse kritikohet ENVERI per DIKTATOR? Dhe i mohoet puna e tij 50 vjeçare,se ishte diktator.Por,çfar ka bere me pak Saliu? Saliu,shkaterroi ato qe ndertoi Enveri,vrau me shume se Enveri,vodhi me shume se Enveri,kur ky i la djemt pa pasuri,ndera femijt e Saliut ka len NAM,firmat piramidale i krijoi Saliu,ai organizoi Gerdecin,vrau ne 21 janar pran zyres se tij-diten per diell,vrau ne 2 prill ne Shkoder dhe faisoi te majtet,shiti detin si A.Zogu vendin.Oh sa shume krime ka bere ky shtaz dhe nuk po i hyn gjemb ne kembe,pasi mbrohet nga ND/KOMBETARET,ata qe e prun ne pushtet.Dhe akoma nuk i thon IK-IK-IK.Pse? Se ai destabilizon vendin me falangat e tij te armatosura me arme e tritole me urdherin e tij.Sa here AI rrezohet nga pushteti perdoret tritoli ne shtylla tensioni einstitucione.Saliu ka deklaruar mesenjehere se “..ju nuk dini te beni opozite..”Ndaj kerkon REVOLUCION “DEMOKRATK”. Dhe bota,LUJA- mban sehire,tallet me nje popull te tere.Ndaj ikin njerzit nga vendi e jo se qeveria Rama eshte me e keqe se e Salit,perkundrazi..!Rama mesaduket eshte porositur te mos e prek Saline.Kete e ka deklaruar ne kvend..!

    Reply to this comment
  10. Nderkobetaret e Sales na terrorizojne.. April 4, 17:22

    Me teper terrorizohem nga 90 perqind e shtypit shqiptar duke perfhire dhe gazeten Dita me gjithe Stefanet & Bedri Islamet qe jo vetem nuk thone te verteten por po e cmendin ate popull me impotencen e tyre duke na i bere berishen Supermen ,kriminel qe po terrorizon shqiptaret dhe ja ka bere tete me dy DONALDLULUSHEVE

    Na shkrive gazit zoti Stefani….dhe nuk eshte per te qeshur por per te uluritur..

    Fillimisht shpreh keqardhjen per nje koment te postuar dje te ky artikull qe per aresye te panjohura nuk u botua.

    Gabimi i pare i Andrea Sotiraq Stefanit (ASS-i yne)
    Midis nderkombetareve dhe Berishes nuk ka “perplasje” sepse ai ishte eshte dhe do jete kuisling i tyre..sepse gjasme rrezoi fuckomunizmin (genjeshter kriminale)..dhe i duhet perseri te bllokoje ardhjen e te majtes ne pushtet real ( Edi Rama ne 23 qershor mori celsat e kashtes dhe koqet e Zahos).

    Gabimi i dyte i ASS-it tone
    Qe nga marrja pjese e dipllomatit te huaj Bill Rajersonit dhe Elez-Kendez Biberajt ne votimet e 22 marsit 1992 ne favor te Salikriminelit ishte humbja faktike e sovranitetit dhe dinjitetit kombetar..aq me shume qe sot shohim se ” shembja e komunizmit” ishte nje Dirty Job qe vazhdon dhe sot

    Gabimi i trete i ASS-it tone
    Berisha eshte kriminel i sinqerte se te pakten mbi 10 here ka pranuar autoresine e krimeve te tij..biles disa here dhe eshte krenuar me to.Pra le ti japim nje medalje si KRIMINEL I SINQERTE dhe le te akuzojme Edi Ramen qe po ben nje tradheti kriminale..ndaj 23 qershorit,21 janarit,gerdecit dhe mijra krimeve te tij.

    Gabimi i katert i ASS-it tone
    Te pakten 5 raste te pastra dipllomacia euroatllantike posacerisht 5-6 dipllomate dhe zyrtare amerikane ne menyre te pabesueshme kane mbrojtur hapur Berishen e Krimet e Tij duke u bere pale me kriminelin.Mund te jap rastet ne fjale dhe emra euroatllantikesh por nuk eshte nevoja se i dine te gjithe

    Gabimi i peste i ASS-it tone
    Jo vetem Andrea por qindra analiste me ze ne mediumet shqipfolese…kane 25 vjet qe kendojne kengen…O LELE NA RRAHU SALA….dhe pasi mbarojne vajin me te qare i fusin nje te share vendshe..atij “diktatorit stalinist komunist ” per te qene brenda me moden…keto quhet KANIBALE FRIKACAKE…se i hane kockat atij trimit qe ka vdekur dhe i rruajne bolet nje morracaku qe po te mos ishte ndihma nga prapaskenes dhe paraskenes e ” nderkombetareve” te ASS-it do ta kishin ngrene krimbat te pakten qe ne 1997
    ______________
    Pra pse e mbrojne ” nderkombetareve” e ASS-it k/kriminelin Berishe ??
    Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..
    Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
    Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
    -i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
    -poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
    -injoroi meritat e rindertimit te vendit
    -perdhosi varrezat e deshmoreve
    -diskretitoi veteranet
    -shkaterroi ushtrine shqiptare
    -reabilitoi ish fashiste
    -e beri hero kombetar zogun
    -aplikoi teorine e shock-ut
    -na islamizoi dhe arabizoi

    -pranoi kolonelin janullatos
    -furnizoi me nafte milloshevicin
    -flirtoi me perversin Damir fazllic
    -poshtroi Fan Nolin..
    -ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
    Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj
    ++++++++++++++++++
    Nga sa me lart konkluzioni eshte se ” nderkombetaret” e ASS-it mbrojne Sali kriminelin pasi ai ne menyre” te shkelqyer” duke vepruar si DEMON,SHTRIG,DEVIL,TRADHETAR,VRASES,KRIMINEL,PERVERS,MANJAK realizoi ate qe thame me lart..defuckomunistifikimin qe ishte me me shume se DIRTY JOB….dhe keto nderkombetaret e ASS-it jo vetem duhet te kerkojne falje per Salimonstren e tyre…duke gjetur gjetur menyra per pranga apo egzekutim..por dhte te demshperblejne ate popuul moralisht per demet e Devilit Viqidolit.
    ++++++++++++++++++
    Pra ne nje vend ku” kendohet” per 25 vjet kuja ..
    .O LELE NA RRAHU SALA
    nga ASS-et e shtypit shqiptar..eshte me keq se ne sistemin e Enver Hoxhes per shume aresye por kryesorja eshte se ai kur vriste nuk shurronte si SaliMONSTRA nen zgerdhimjen e nderkobetareve..

    Pra titulli me i sakte i ASS-IT do ishte:
    Përgjithmonë të terrorizuar nga Nderkobetaret me Saliun e tyre..

    Reply to this comment
  11. ardhja April 4, 17:33

    si hije ne mes te nates do vije dhe do godase te keqen e madhe qe mbruhet ne cdo hap. Ata qe zgjdhin s.b nuk jane budallenj as te kote jane te pushtuar nga e keqja qe ka plasur kudo ne bote. nuk kane faj me zgjedhje dhe ndergjegje fuqizojne te keqen dhe do te perpihen po nga e keqja dhe erresira
    nga zbulimet 26.1

    Reply to this comment
  12. Mark uk April 5, 08:50

    O Andrea Stefan Spiuni,pa shif pak shokun Gramos ish sekretarin e komitetit te pare Tepelen,si dhe minister i mbrenshem i partis punes qe ben ligjin ne Pi S e partis se punes o fuksiiiii!

    Reply to this comment
  13. Benoni April 5, 09:21

    Stefani kerkon drejtesi nga nderkombetaret e nga Rama per…denimin e Berishes! Por keta i perkasin se bashku Politikes Konjukturale qe zvarritet sot akoma neper Europe! Politikes qe po ju servilose te huajve, te huajt te mbajne si kone prane. Po fole per popullin, te quajne ” populist “, po thyeve kurrizin para te huajve ( si Salahu dje e si Rama sot ), te ngarkojne ndonje detyre qe nuk ja bejne te tjeret, p.sh….te sjellin mijra muxhahedine ne vend dhe si Rama si Salahu qe grihen per c”do gje, per kete ceshtje ” nderkombetare ” kafshojne gjuhen! Dhe ” nderkombetaret ” kete duan prej tyre, bythqirje politike, se i tille eshte vete sistemi i sotem politik global, nje sistem bythqiresh politike e funksionale!

    Reply to this comment
    • Muzhaka April 5, 15:21

      Jam dakort z.Stefani per c’far shkruni.Por duhet theksuare se Berishen ne poushtet ne vitet 1997 e mbajten bashkebisedimet PS-PD,ku kryesohej nga Rexhep Mejdani dhe pandeli Majko.Faji per riciklimin e berishes se marre fund ne 1997 e ka xhepi dhe majko.

      Reply to this comment
  14. vasili April 5, 13:07

    Stefani,nje njeri i ndershem,i perserit shkrimet deri ne nje merzi lodhese dhe nervozonjese.
    Dhe kjo mendje opozitare dhe tejet e revoltuar me te drejte e Stefanit,per cudi nuk i urdheron kembet e tij,qe te shkoje bashke me koleget dhe te protestoje para ambasades amerikane,per kete denatyrim te poshterues dhe kriminal te demokracise, qe po ben shoku Lu.Aq me teper tani sic thote Rama dhe qente kane lirin dhe dalin e protetestojne tani,kur gjate protestes Stefani,mund te kenaqesh dhe me kohen pranverore,pa patur frike se mund te mare ndonje grip.
    Hyxhym Stefani,asaj qe shkruan coje deri ne fund!
    Dhe shoku Lu,nuk besoj se i ben me koke te vet,keto biseda dashurore, hapur dhe koke me koke,me keta kriminele te pa fytyre te ketij populli dhe ketij vendi.
    Duket shoku Lu,duke pare dhe interesat e tij personale te lidhura me lobin prej nga vjen,ben dhe gjeopolitiken amerikane me devizen:
    Verja festen arnautasit anadollako-europian sipas rotes se kokes.
    Eshte po kjo lloj gjeopolitike,qe hesht dhe i ferkon krahet nje diktatori sulltanor xhihadist si Erdogan.
    A thoni se me te vertete se kaq meritojme ne,qe duket se ndjejme kenaqesi ne vetskllaverimin tone.?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim