INSTAT: Përgjysmimi i rritjes ekonomike, nga thatësira dhe lojrat e fatit
Nga Arkiva
Ritmet e rritjes ekonomike janë ngadalësuar ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit. Kjo ishte e pritshme, pasi gati gjysma e rritjes ekonomike të vitit të kaluar ishte falë eksportit të energjisë. Në fakt, prodhimi i energjisë u favorizua nga moti me reshje. Si rrjedhojë e reshjeve të bollshme që mundësuan prodhimin e energjisë, në vitin 2018, rritja e ekonomisë ishte 4.06% më e larta e dekadës së fundit.
Por, thatësira e këtij viti ka pasur një ndikim negativ në rritjen ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2018, rritja ekonomike ishte 2.31%, nga 2.21% që ishte në tremujorin e parë.
Efekt negativ ka dhënë dhe mbyllja e aktivitetit të lojërave të fatit. Të 14 kompanitë e licencuara për këtë aktivitete qarkullonin rreth 150 milionë euro në vit dhe kjo vlerë është “zhdukur” nga llogaritjet e produktit të brendshëm bruto.
Ndikim negativ në rritjen ekonomike dhanë këto sektorë të ekonomisë:
-Argëtimi, me -0.48%, rënie e ndikuar nga mbyllja e lojërave të fatit,
-Industria nxjerrëse, përpunuese; Energjia elektrike, ujë, me -0.23%, e ndikuar nga rënia e prodhimit të Energjisë
-Degët e ndërtimit me -0.15%, rënie e ndikuar kryesisht nga TAP.
Efektin më pozitiv në rritje e kanë dhënë:
-Shërbimet, që ndikuan në 0.71% të rritjes, e nxitur kryesisht nga turizmi, me hyrjet e të huajve që kanë shënuar një nivel rekord këtë vit.
Sektorët e tjerë, që ndikuan pozitivisht duke shënuar rritje, janë: Administrimi Publik, Arsim dhe Shëndetësi me 0.42%, Bujqësia, Pyjet dhe peshkimi me 0.41%./ monitor
e.ll./dita
O, ato e patem fajin, jo PPPte dhe qindra milionat qe jep Ramuti per “sportelistet”
Rrofte partia
Rrofte shoku edver
Bie shi sukses i qeverise. Sbie shi faji i shiut.