Perimet nga Divjaka eksportohen në 18 vende

August 24, 2014 10:40

Perimet nga Divjaka eksportohen në 18 vende

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zhvilloi një vizitë në një pikë grumbullimi në Divjakë, pikë e cila u blen prodhimin gjithë fshatrave të zonës dhe i dërgon për eksport.

Ministri Panariti u shpreh i impresionuar nga fakti se nga kjo pikë grumbullimi, perimet dhe frutat e freskëta të Divjakës dhe Lushnjës shkojnë për eksport në 18 vende të BE dhe të Lindjes.

Ministri Panariti në takimin me sipermarrësit e pikës së grumbullimit dhe fermerët që sillnin produktet e tyre aty, u shpreh se Ministria që ai drejton do të mbështesë zgjerimin e këtyre pikave të grumbullimit, do subvencionojë uljen e kostove të këtyre pikave në mënyrë që ato të kenë kapacitete thithëse për gjithë prodhimet e fermerëve, që asnjë produkt të mos shkojë dëm.

Ai tha se prodhimet tona janë të sigurta, dhe këtë e tregon dhe fakti se asnjë nga 18 vendet ku këto perime të freskëta eksportohen nuk ka bërë asnjë reklamim, pra nuk ka kthyer mallin për mungesë cilësie. Përkundrazi janë të pelqyera dhe dhjetra trajlera nisen çdo muaj me perimet tona drejt vendeve të tjera.

Bisedova me sipermarrësit dhe fermerët dhe thonë se nuk ka patur asnjë reklamim, pra domatja, preshi, lulelakra jane cilësore të sigurta dhe nuk përmbajnë mbetje. Ne kemi si sfidë të instalojmë sistemin e monitorimit nga ferma në tavolinë dhe përditë e më shumë po forcojmë kapacitetet e monitorimit e të kontrollit të cilësisë së produkteve, në mënyrë që këto produkte të plotësojnë standardet e cilësisë të kërkuara në BE”, tha Panariti.

Agronomi i zonës, Nasi Shurdhi që kontrollonte dhe gjithë produktet për eksport tha se perimet tona janë të freskëta dhe të sigurta dhe te pelqyera. Vitin e kaluar vetëm nga zona e Divjakës kanë ikur për eksport 15 mijë tonë fruta e perime të zonës.

Ai shtoi se lufta mediatike qe po bëhet për pesticide e mbetje  të tjera nuk ka vend për produket e kësaj zone në Divjakë të cilat nga analizat që janë bërë kanë rezultuar brenda gjithë standardeve të kërkuara në BE.Fermerët e zonës u shprehën të kënaqur nga fakti se tani prodhimi nuk u mbetet, por dorëzohet i gjithi në këto pika grumbullimi.

Një fermer i fshatit Këmishtaj tha se gjithë domatja e fshatit të tij është dorëzuar në këtë pikë dhe tashmë do vazhdojnë me kastravecin e specin, për të cilat është e njohur kjo zonë. Fermerët thanë se dhe çmimi me të cilin ata i shesin prodhimet në këto pika grumbullimi është shumë i kënaqshëm

August 24, 2014 10:40
Komento

9 Komente

  1. apolon August 24, 15:42

    Bujqesia eshte drejtimi qe duhet te marre ekonomia shqiptare, barku nuk njeh krize te njejte me ate qe njeh turizmi. Sikur ato qindra milione dollare te ishin investuar ne bujqesi dhe ne industrine agroperpunuese Shqiperia, do te ishte lider ne perimet e veres, Mjafton fusha nga Rrogozhina ne Fier te ushqeje me perime Gjermanine dhe vendet skandinave.

    Reply to this comment
  2. drini August 25, 02:36

    Po cilat jane keto 18 vende? asnje nuk permendet.

    Reply to this comment
  3. SHQIPTARI August 25, 10:21

    GENJESHTRA SEPSE SHIQPRIA NUK KA AKORDE ME BE PER PERIME DHE FRUTA !!DHE PO TE JETE E VERTETE ATEHERE ATO SHITEN SI MALL I NJE SHTETI TJETER POR ASNJEHERE NE SUPERMARKATE NUK KEMI PARE SHENIM PRODHIM SHQIPTAR!!!

    Reply to this comment
  4. DANI August 25, 13:11

    FILLOJI PROPAGANDA,PO LERINI KETO DHE VENDOSNI KONRROLLE MBI BUJQIT E PANGOPUR SE NA MBYTEN ME HORMONE DUKE UA HEDHE ME KV, TE PAKTEN NE GR DHE IT DINE SA TI HEDHIN I ZBATOJNE SAKTE RECETAT POR KETA INJORANTET VEC PER TE FITUAR JANE KAFSHE FARE AS PER FEMITE E TYRE NUK MENDOJNE JO ME PER TE TJERET,,PALE DHE KUR THONE SE “NJE PJESE TE BAHCES E KAM LENE PER VEHTE IKAM PA ILAC ” MERENI ME MENDE ……????!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. DANI August 25, 13:14

    VETEM FAKTI SE SA SPITALE KA SHQIPERIA TE HUAJA E VERTETON SE CFARE PRODHIMI KEMI PER TI FURNIZUAR ME PACIENT KETO SPITALE QE JANE ME SHUMICE SA NE ASNJE VENDE TE BOTES.PERSE…????
    KJO ESHTE FALE KETYRE PRODHIMEVE “BIO”…………………………………!!!!!

    Reply to this comment
  6. elio August 25, 14:18

    Nuk kam pare me minister toc se ky.. zaten po fiton bashke me drejtorin e aku te tiranes KALO e po vjedhin me te duja duart biznesi ushqimor..e ku e di ky c’do me thene produkt “bio” ja mbyt kot..e si e monitoroka ky produktin duke qene se ne shumicen e rasteve mungojne ne laboratoret shteterore kitet e analizave.. ky minister mburret me punen e biznesit..po puna e tij ku eshte..monitorimi behet me laboratore..ke hapur ndonje o minister apo keni financuar ndonje??! Keto jane mbetjet e LSI, ish ministrat e PD..

    Reply to this comment
  7. [email protected] August 25, 18:58

    Divjaka eshte Superfuqia bujqesore shqiptare!
    Une nuk di 18 vendet qe shkojne prodhimet e Divjakes, por di se nga Divjaka shkojne prodhime drejt ;
    Maqedonise.
    Malit te Zi.
    Kroacise.
    Bosnje Hercekovines.
    Polonise.
    Ukrahines.
    Rusise.
    Serbise.
    Hungarise.
    Kosoves po nuk diskutohet.
    Per vendet qe kame permendur e di shume mire, sepse kam shume shoke nga Divjaka.
    Dhe ne te shumtet e rasteve, prodhimet blehen me parapagim dhe me kontrate paraprake.
    Do te nxjerr nji sekret ekonomik….kandaxhiu qe peshon mjetet e ndryshme, fiton mbi 1 milion lek te vjetra ne vetem 24 ore! !!!!!!
    Bujqit qe marrin toka me qira. Psh ne nji vjelje bostani ose sharqini, si i thone …….fiton 30 000 lek te vjetra ( bujk mesatar ky,me rreth 10 puntore, kurse te tjeret qe marrin me shume toka me qira fitojne 3 deri 4 fish! E pabesueshme, por e vertete.
    Mos martoni vajza ne Divjake,se sa te zbesi nuse e re,,,,,do ti bejne dhurate papaq…..ndonji jamaha ose honda. Divjaka nuk eshte per dembelet. Dhe te gjitha sa shkruhet nuk eshte gje fare, se divjaksit kane bere shume gjeta te tjera qe mund ti gjeni po ti kerkoni, dhe cdo gje qe kane bere, e ka bere pa ndihmen e asnji lloj politikani apo qeverie….vete! Kjo eshte Divjaka.

    Reply to this comment
  8. [email protected] August 25, 21:52

    Korigjim:
    Atje ku them ( 30 000) lek te vjetra, duhet te thosha
    3milon te vjetra!

    Reply to this comment
  9. Divjaka August 26, 04:52

    Sivjet trajlet( ose camionat) nga divjaka nuk erdhe. Ngecen ne dogan….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*