Përjashtimi i Astrit Patozit nga listat, Blushi: Parlamentit do t’i mungojë një demokrat më shumë

May 27, 2017 09:39

Përjashtimi i Astrit Patozit nga listat, Blushi: Parlamentit do t’i mungojë një demokrat më shumë

Përjashtimi nga listat e kandidimit të Astrit Patozit ka sjellë dhe reagimin e kolegut të tij, Ben Blushi. Përmes një postimi në Facebook, Blushi shkruan se parlamentit do t’i mungojë një demokrat më shumë.

Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty,megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi”, thotë Blushi.

May 27, 2017 09:39
Komento

1 Koment

  1. drita May 27, 09:48

    Mire ti Blushi qe qave per Astrit Patosin, po per ty kush do te qaj qe s’do jeshe ne parlament? Se ngeli ti te qashe Mimozen e ajo ty. Pse nuk i bere nje nder Patosit ta fusje ne listat e libres tende historike kur e paske dashur kaq shume?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*