Vettingu, shkarkohet shefi i ankesave pranë SHÇBA, e dogji pasuria

November 8, 2019 11:15

Vettingu, shkarkohet shefi i ankesave pranë SHÇBA, e dogji pasuria

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkon nga detyra shefin e sektorit të ankesave në SHÇBA, Oltion Shehu, i cili  ishte dhe zyrtari i parë që u përball me vetingun në radhët e policisë.

Në seancën dëgjimore, KJV konstatoi probleme në kriterin e pasurisë, pasi Shehu nuk justifikonte një shumë prej 1.4 milion lekësh.

Për këtë konstatim të komisionit, zyrtari i SHÇBA tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, në një bingo ku ka pasur detyrën shef salle, banakier por edhe kamarier.

Gjatë kësaj kohë ai pretendon se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve, të cilat i ka të pa dokumentuara. Po ashtu Shehu pretendoi se nuk ishte në dijeni që gjatë kësaj periudhe ka qenë pa siguracione.

Sipas hetimit, Oltion Shehu rezulton se ka në pronësi një shtëpi dykatëshe në njësinë nr.8, ndërtimin e të cilës nuk e justifikon para komisionit. Për këtë konstatim Shehu u shpreh se banesa është ndërtuar nga të ardhurat ndër vite.

Avokati i oficerit kërkoi një rivlerësim të shpenzimeve, ndërsa Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi kontraktimin e një eksperti kontabël, për këtë çështje.

o.j/dita

November 8, 2019 11:15
Komento

2 Komente

  1. Ju lutem , lexojeni komentin tim November 8, 19:03

    Keta jane bandite me rrezikshemeri te larte , qe u duhet hedhur hekurat ne cast ! Kur eshte i tille shefi i policise sekrete brenda ministrise se brendeshme , merre me mend se si jane ata qe varen prej tij ! Gjendja eshte teper alarmante !

    Reply to this comment
  2. Shefqet Cela November 8, 20:30

    Unë vë bast që zotëria nuk ka marrë ryshfet nga populli.
    NGA POLICËT NËN HETIM PO.
    Qesharake! Kuadër i lartë policie justifikon pasurinë me bakshishe dhe punë në të zezë, dhe ku pa, mu në bingo ku wethën psikopatët dhe hallechiñjtë që ripen duke provuar shandin e fundit para se tja heqin vetes.
    A E DI BALLË KY SHTETAR SE PËR ÇDO TË ARDHUR DUHEN PAGUAR TAKSAT PËRKATËSE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*