Përjetë Autoktonus!

Arben Duka September 8, 2016 13:55

Përjetë Autoktonus!

(Autoktonus sot është edhe emri i një djali. Djalit të mikut tim Frrok Bardhi)

Si rrezja që bjen prej Diellit,
dhe gjithë Botën e ndriçon,
një flamur që ra prej qiellit,
qëndisur-Autokton.

Si rrezja që bjen prej Diellit,
si rrezja me dritë të artë,
u ul shqiponja prej qiellit,
dhe qëndroi mbi Beograd!

Ato ditë erdhi në jetë,
biri i Etlevës dhe Frrokut,
një shqiptar me të vërtetë,
deri në rrënjët e flokut.

Mijëra emra Bota zbardhi,
sa me radhë dot nuk i zë,
po Autoktonus Bardhi,
është Një dhe vetëm Një!

Histori e madhe nisi,
kur në djep e tundi nëna,
ai djep i bukur lisi,
gjithë Shqipërinë ka brënda!

Autoktonus-lulja e djalit,
je simboli i bashkimit,
nip i Ismail Qemalit,
dhe i Isa Boletinit!

Autoktonus-përjetë,
është një kushtrim lirie,
si një shqiponjë me fletë,
është Bir i çdo shtëpie.

Është Bir i çdo shtëpie,
i ndritur me ideale,
i çdo cope Shqipërie,
Shqipërie Natyrale.

Autokton ishte ëndërr,
ëndërr e Smail Qemalit,
po tani është bërë dhe emër,
emër i një Djalit!

Autokton-tha me gjithë zëmër,
Boletini-kryeburrë,
po Frroku e ngriti emër,
që të mos harrohet kurrë.

Autoktonus-biri i Frrokut,
krenari e vendit tim,
shqiptar gjer në rrënjë të flokut,
dhe një emër për kushtrim!

Që nga Shkupi në Ulqin,
gjer në Jug-në Çamëri,
nga Tirana në Prishtinë,
quhet Nënë Shqipëri!

Vendi që priti rrufetë,
jetoi mbi të zezat,
vendi që lind Skënderbetë,
edhe Nënë Terezat!

Bir i vogël i Mirditës,
ç’krenari na fale,
do ta bëjmë dita-ditës,
Shqipërinë Natyrale.

Autoktonus përjetë,
dhe Ti je i pari,
emri yt zbriti nga retë,
se je Lajmëtari.

Ti zbrite si Yll i Ndritur,
për Trojet Kreshnike,
ndaj e kemi brohoritur,
Shqipërinë Etnike.

(Vijon dhe në një ditë tjetër)

Arben Duka September 8, 2016 13:55
Komento

6 Komente

  1. BLACK SWAN September 8, 22:56

    kolere e kuqe
    ti me ate gojen enferriste nuk duhet ta zesh ne goje Mirditen
    kolere e kuqe , me shume vrate ju ,sesa turku me serbin ne shekuj
    lexo kolere e kuqe se çfare beret juve ne 17 GUSHT 1949 , rrace e felliqur bastardesh
    kolere e kuqe , ti mos e zur ne goje as Isen , se kolera e kuqe e vrau djalin e Isa Boletinit , juve u zhgryet me miladinin e mugoshen
    kolere e kuqe , ti nuk duhet as neper mend te zesh ne goj Ismail Bej VLOREN
    e di vete ti kolere se çfare u beret pasardhesve te tij
    kolere e kuqe , mos e zur ne goje Shqiperine , proletaret nuk kane atdhe ,kane vetem parti dhe morra
    kolere ,hesht kolere , kendoi partise dhe endhjerit
    mos i ndyj te gjithe

    ty Frrok Bardhi nuk te kam degjuar ndonjeher , por i prezantuar nga ky kolera me siper , me dukesh si i fisit te atij pisit Zhardhok Bibes , nuk them dot gje , dhe nqs je ,ngushellime , e kemi te gjith ndonje fis pis ,por mund te ndryshosh vete , sot ke mundesi ….

    URIME AUTOKTONUS !

    Reply to this comment
    • MERGIM September 9, 14:53

      Ti qenke nje shpirt lig mirditor tipik spurdhjak, ti qenke nje i poshter, dhe une e di kush je, Ti je ai i poshteri qe dhe zoti s’te ka dhene femije por e ke blere en Befotrof dhe lavire e ke dhe atje jashet shtetit ku eshte , i lig, i pafytyre, dhe nje person me delir personaliteti, te genjen mendja se din gjithcka o i lig, Dhe babaj ne grope te ujit te dha shpirte , zoti ja shperbje ato qe kishte bere ne jet. FUNDERRIN.

      Reply to this comment
  2. Andrea (jo Stefan trapi) September 9, 08:03

    Sa mire e ke gjetur edhe pseudonimin,ashtu sic ke zemren dhe shpirtin tend te ZI,Po pse o kafshe me dy kembe kush mund te permende trimat dhe heronjte,raca tende e qelbur,o race utbashesh te felliqur,kriminele te ketij kombi po juve vetem nje Enver ju erdhi hakut zvaranike te felliqur.Plerat e Gjon Markagjonit jane jashteqitje e ketij kombi,turpi i Mirdites qe vetem banditet e tij vrane djemte qe luftonin per clirimin e vendit.Nuk te paska zene gjumi ty lango,race e poshter dhe llum i ketij kombi.

    Reply to this comment
  3. Frrok Bardhi September 10, 13:34

    Lexova rastesisht keto tre komente , ku i pari eshet shume brutal , dhe Une personalisht e njoh doren qe e ka shkruar , Fatkeqsisht Shqiptaret e mbajne per nje burre te mire, por Fatkeqsisht ai nuk eshte aspak i tille. Turp te kete per c’far ka shkruar. Dhe po i them hapur sespse kete e ka bere nga Xhelozia per Autorin e Balades se sa per Babajn e Femijes. Ne qofte se edhe nje here te vetme do hedhe vrere per femijen Tim me emrin AUTOCHTHONOUS , apo per Poetet e kombit tim qe duan te hedhin ne Libra Fjalet e shpirtit te tyre per kete femije me kete emer Simbol , do tja permend emrin dhe do tja them gjithcka ka bere vete , i Ati dhe me shume se kaq. Edhe dy komentet e tjera jan jo korrekt, por i mirekuptoj pse kan kundershtuar Fuqishem. Autochthonous duan apo nuk duan disa lobe greko-serbo – maqedone – ruso – , tani me ka hyre en Zemrat e Shqiptarve. Faleminderit ARBEN DUKA , dhe Faleminderit dashamirseve. Dashakeqinjet i kemi lene menjean dhe i kemi bojkotuar.

    Reply to this comment
    • ILIRI September 15, 08:11

      urime Autochthonous u befsh 100 vjec ,urime te te gjithe atyre qe shruajne Historin e Shqiperis ashtu sic eshte vertete, gjera te tjera qe shkruajne njerzit nga mellefet nuk kan shume rendesi. Urime Shqiptar 1111 karadesh.

      Reply to this comment
  4. ermali September 16, 08:06

    Shume e bukur Arben Duka, djali e gezofte emrin e tij i cili na ben krenar mbar Shqiptarin. Autochthonous nuk do harrohet sa te jete jeta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*