Përkeqësohet shëndeti mendor i popullatës. Shkodër, 45% e të prekurve skizofrenë

May 28, 2018 09:06

Përkeqësohet shëndeti mendor i popullatës. Shkodër, 45% e të prekurve skizofrenë

Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kanë bërë Shkodrën një rajon të prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor. Ndryshe nga trendet globale ku sëmundjet mendore prekin më së shumti femrat, në Shkodër ajo dominon tek meshkujt dhe më e rënda është se 45 për qind e të prekurve vuajnë nga skizofrenia, e cila futet tek çrregullimet e rënda mendore.

Ekspertët Rajonalë të Shëndetit në Shkodër morën në studim të shtruarit në spitalin Rajonal me çrregullime mendore gjatë periudhës 2005-2015 dhe gjetën se 6287 raste që kishin marrë diagnozë dhe ishin shtruar në mënyrë të rregullt në spital.

Prevalenca është shumë e lartë, me mbi 3700 të sëmurë për 100,000 persona, ndërsa sipas të dhënave të OBSH-së në Shqipëri sipas diagnozave ambulatore janë 1000 të sëmurë mendorë për 1000,000 banorë.

Në raportin e tyre të studimit ekspertët rajonale të shëndetit në Shkodër theksojnë se faktorët që kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor janë të ndryshme. Sipas edhe të dhënave globale nga çrregullimet mendore vuajnë më së shumti personat me kushte të varfëra të jetesës dhe grupe sociale që jetojnë në stres kronik. Gjithashtu përjashtimi social, i përforcuar nga aksesi i dobët në arsim është vlerësuar një faktor madhor që çon në çrregullime mendore.

Nga 6,287 persona të sëmurë mendor në Bashkinë e Shkodrës, burrat ishin më dominues, krahasuar me femrat: 3,766 (59.9% burra) dhe 2,521 (40.1% femra), respektivisht, teksa në botë raportet janë të kundërta, gratë janë të prekura më së shumti.

Çrregullimi më i përhapur mendor në këtë studim ishte skizofrenia me 2,884 (45,87%) pacientë. Më shumë se 765 (12.16%) pacientë u raportuan depresivë, 739 (9.17%) me çrregullime emocionale dhe 477 (7.6%) vonesa mendore. Çrregullime të personalitetit dhe çrregullime të alkoolit ose drogës ishin përkatësisht 3.56% dhe 2.67%.

Më te prekurit u panë të jenë meshkujt e moshës 45-55 vjeç të cilët kanë rënë pre e sëmundjeve mendore shpesh herë nga mospërballimi i peshës për të drejtuar familjet nga mungesa e kushteve ekomomike.

Studimi tregon se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga gjendja shpirtërore, ankthi dhe çrregullime depresive në krahasim me burrat, ndërsa burrat nga alkooli dhe çrregullimeve prej abuzimit me drogën.

Ekspertët arritën në përfundimet se çrregullimet mendore ishte një sëmundje mjaft e përhapur në rajonin verilindor, por shqetësues mbetet fakti se ato ishin të prekur nga skizofrenia.

Sipas përkufizimeve të mjekësisë, skizofrenia është një çrregullim mendor i karakterizuar nga sjellje shoqërore jo normale dhe pamundësia për të kuptuar realitetin. Simptomat e zakonshme përfshijnë besimin e rremë, mendimet e paqarta, dëgjimin e zërave që të tjerët nuk e bëjnë, angazhim të ulët shoqëror dhe mungesën e motivimit. /Monitor

s.a/dita

May 28, 2018 09:06
Komento

7 Komente

  1. Claus May 28, 09:21

    Si per koicidence e lexova kete shkrim para pak minutash tek “Tema” e Meros.

    Nuk me beri shume pershtypje titulli se e marr me mend se c`behet ne Shkoder dhe tere Shqiperine, por nje barcalate a shaka e kripur e komentuesit “Andreas” qe me ka bere te qesh me minuta te tera duke “lebetitur” tere ata qe me rrethojne ne kete mengjes.
    Natyrisht qe komentuesi “Andreas” do te me jape leje ta citoj si me poshte:

    “Mberrin nje i moshuar ne Vlore dhe pyet te parin vlonjat qe i del perpara- me falni ku eshte spitali psikiatrik?
    dhe vlonjati i pergjigjet- xhaxha, ne “cmendine” ke mberritur po me thuaj ne ca pavioni do te vesh!?

    Dhe e qeshura nuk po me ndalet akoma…

    Reply to this comment
    • Sallakja May 28, 10:01

      Claus !
      Vlonjatet jane populli me i mencur ne bote.
      Jane te vetmit qe kane “cmendinen” ne mes te
      qytetit. A e di pse ?
      Per tu krijuar idene atyre qe jane jashte, se jane te shendoshe.

      Reply to this comment
    • mediat jane ato qe cmenden shqiptaret dhe degjenruan gjithcka ne shqiperi ,ne bashkpunim te ngushte me politiken May 28, 10:16

      Dhe gjithe kjo gjendje katastrofale Skicofrenie ne Shqiperi

      eshte Produkt i Politikave te Aleateve tane ,

      qe mbasi kishin zbuluar armen me te fuqishme te shkaterrimit
      ne masse te popujve ,INJORANCEN , vendosi ne krye

      te shtetit Shqiptare nji injorant me kulture krimineli mesjetare ,

      qe vet konsiston ne nji qenie lindur Skicofrenike si

      sali Berisha , i cili beri ate qe beri ne bashkepunim

      te ngushte edhe me Mediet qe kane meritat me te medha sot ,
      ne permasat katastrofike te shoqerise shqiptare
      te Skicofrenise .e nji nder ata qe kryeson Medien Shqiptare e injekton intensivishte injorance budadallepsje eshte Gazeta e anadollakut mero baze Tema modelin e te cilit e ndoqen mahmutat e fisit te injorances siedhe tv -si klan qe kryeson me telenovelat qe ja perdrodhen trute shqiptareve .

      Nji shoqeri e lene ne meshir te fatit ,ku u experimentua cdo lloj metode cmendurie te saj ne menyren me te paskrupull ,
      si me qen nji popull ne nji kamp perqendrimi .

      Dhe me skandalozja sot eshte se , mediet vazhdojne
      me te njetin ritem budallpesjen e miletit ,
      nderkohe qe shteti shqiptare nuk do tja di e sdi ku ndodhet vet dhe
      e gjitha kjo fale politikave te Miqve Aleate .

      Reply to this comment
  2. lexuesi May 28, 09:56

    Ehe, studim leshi!
    Po pse Sal Berisha eshte i varfer? Ne kohen e komunizmit sekretari jetonte shum mire, ndersa tani jeton akoma me mire, sepse eshte super i pasur, mirepo skizofren ka qene dhe skizofren vazhdon te jete!

    Reply to this comment
  3. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni May 28, 10:20

    Shkodranet e vertete, ata qe kane ngelur, jane inteligjente, por Shkodra duke qene ne kufi me sllavet sot mbizoterohet nga maloke qe jane shquar historikisht per intelekt te spikatur. Dhe maloku e ka votuar malokun sali si para, si mbasi e ktheu Shkodren ne “Venecia”, keshtu qe nuk ka lidhje me permbytjen, por inteligjenca e tyre karakteristike i ka rrenjet thelle ne histori.

    Po te organizohen teste inteligjence ne Shqiperi, aty ku ngjyra eshte me e erret, aty intelekti eshte me… Afrikan.
    http://britam.org/Haplogroup-E1b1b.jpg

    Dhe ne “epiqendren e vullkanit”, aty ku malokeria ekziston ne formen e saj me te perqendruar, intelekti e manifeston veten jo ne te qenit te semure, por ne formen e deshires per t’u semurur:

    https://www.youtube.com/watch?v=cHyhQZFf4aI

    Reply to this comment
  4. MH May 28, 14:02

    Skizofrenet po u gjindkan ne Shkoder.Por,simbas gazetes dhe gazetave krimet kryhen ne % ma te madhe ne rrethet e tjera te vendit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim