Përkrahja amerikane për Shqipërinë shihet me urrejtje e frikë nga fqinjët tanë

Spartak Ngjela June 13, 2015 15:28

Përkrahja amerikane për Shqipërinë shihet me urrejtje e frikë nga fqinjët tanë

Arsyeja pse nuk është pranuar kurrë një Shqipëri e fortë dhe e bashkuar, politikisht, si arsye politike, e gjejme realisht te politika Austrohungareze.

Fakti që Austrohungarisë i duhej një Shqipëri e fortë dhe e bashkuar në të gjithë territotet, sigurisht që ka qenë edhe kundër synimit serb dhe grek, apo atij jugosllav më pas. Por asnjëherë nuk është analizuar kjo e vërtete, dhe, edhe atë që e kemi pasur në fovor në arenën ndërkombëtare të fuqive të mëdha, e kemi lënë në heshtje dhe ende askush nuk e di arsyen dhe shkakun, logjikën dhe faktin historik se edhe këta 28 mijë km katrorë na i ka dhënë me forcë politika austrohungareze në vitin 1912-­1913.

Gjithmonë po kështu, dhe kështu ka mbetur edhe sot, kur po e konstatojmë se aleanca strategjikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka sot Shqipëria, shihet nga fqinjët sërish me atë frikën dhe urrejtjen që kishin kundrejt politikës austrohungareze në fillim të shekullit që kaloi.

Politika amerikane nuk ka sesi të mos përkrahë një shtet shqiptar të bashkuar, kur kuptohet që një Shqipëri më 10 milionë banorë, sigurisht që sjell një ekuilibër të ri në Ballkan: cila do të jetë preference e ballkanasve në të ardhemn e afërt – Amerika apo Rusia? Njëlloj sukurse flitej në vitin 1911: Austrohungaria apo Rusia? Por politika shqiptare as që e ka kuptuar këtë arsye politke lëvizëse, dhe, kur e ka kuptuar, e ka luftuar për pushtetin personal të atij që ka pasur pushtetin në Shqipëri, që nga Ahmet Zogu e deri te Sali Berisha.

Po politika e sotme? Kjo pritet ende per t’u parë; por, nese kjo nuk dëshiron të falimentojë si ato të tjerat; duhet te veprojë as soon as possible…. *Pjese nga analiza e Vol të IV “Përkulja dhe Rënia e Tiranisë”, që pritet të dalë së shpejti*

Spartak Ngjela June 13, 2015 15:28
Komento

14 Komente

  1. Turi June 13, 15:32

    E sakte…

    Reply to this comment
  2. kapterr pa nishan June 13, 16:01

    ne tere kete budallallek, fukarallek, maskarallek dhe kurveri te madhe qe na ka pllakosur sigurishte qe ka vend ne rradhen e pare edhe per Ngjelen qe na shet mendje dhe moral bashke.

    Reply to this comment
  3. Patriote June 13, 17:18

    Keto jane pasoja te asaj qe analizon avokat dhe ka te drejte !
    Pasoja ka plot por shkak eshte NJE !
    Qe shqiptaret te mos jene bashke dhe te bejne shtet te forte !
    Kjo eshte edhe aresyeja qe J. Diguardi , ne nje diskutim te forte ne Kongresin Amerikan , kohet e fundit i ka bere nje argumentim te shkelqyer , ( perballe lobisteve serbe e greke )
    Mbrojtjes se Ceshtjes Shqiptare , duke thene se jemi kombi me pro amerikan ne bote dhe se kur ndodhi 11 Shtatori , shqiptaret qanin dhe ndihmonin per pasojat ndersa greket edhe serbet festonin ! PRANDAJ ESHTE BERE GABIM ME SHQIPTARET !
    A MOS KA ARDHUR KOHA TE KORIGJOJME GABIMET E HISTORISE !”

    Reply to this comment
  4. intelektuali June 13, 17:51

    Po Enverin qe te futi ne burg e harrove o cuni i Kico Komunistit? Se sa i perket Ahmet Zogut duket qarte se e njihni historine nga qitapet e Partise se Punes dhe se nuk dihet akoma roli i Austrohungarise per fatin e Shqypnise pas Pavaresise.

    Reply to this comment
  5. shoku " Shpati " June 13, 17:53

    Ne edhe kaq sa jemi e kemi lene namin Topa Topa , ju kerkoni te shtohemi me shume dhe ta marre dreqi Ballkanin pastaj ! Dmth , hajdute Shqiptar , Kosovar, dhe Cam bashkohuni !!!

    Reply to this comment
  6. Lleshi June 13, 18:28

    Sfilate kurvash , kush e kush te shitet me shtrenjte ! Keshtu dhe Ngjala ! Njerez frikacake , eunuke , dhe pa asnje dobi shoqerore ! Kur nuk kane besim tek vetja dhe populli i tyre , keta gardhonj , na paskan besim dhe na u bekan “partizane” te te huajve ! A thua se te huajt jane debile dhe nuk i kuptojne keta lloj “besnikesh” ! Ata i njohin mire , i perdorin kunder popullit dhe vendit te tyre dhe pastaj i flakin ne koshin e plehrave duke i zevendesu me kurva te tjera !

    Me keta lloj sahanlepiresish kemi pasur fatin te bejme ! Keta me kot e “shajne” Ahmet Zog Tradhetarin apo Esad Pashen , pasi kane te njejtat parime ne jeten e tyre ! Vetem se behen xheloze me Esadin sepse ishte me i zoti si tradhetar dhe atdheshites ! Ishte me i preferuar si kurve nga te huajt ! Shkurt , ishte kurve qe shitej shtrenjte !

    Edhe Saleh Berishoviçi qe u shqye nga te gjitha vrimat , nuk e arriti shkelqimin e Esadit !

    Kjo race eshte dhe Ngjela me gjithe ngjalat e sotme !

    Reply to this comment
  7. Drita June 13, 18:53

    Ne na duhet perkrahja pa kushte e Europes/ Europa e qelbur te mos ti jap falas lek Grekerve e te merret me shperndarjen e fajit per Kosoven, por ta kuptoj qe Shqiperia dhe Shqiptaret kudo qe jane ata, jane celesi i vetem qe ky rajon te perparoj. S’ka asnje rruge tjeter dhe per Europen sa me shpejt ta kuptoj aq me mire do jete.

    Reply to this comment
  8. shqiptari June 13, 18:58

    sa populle kote mbroni pabesine amerikane e dini ju qe bota vendosete ne amerike dhe amerikanet mbrojne lobete antishqiptare dhe ja verdikti gjendja jone mjerane ne 90 amerika me rajersonine na sollen kete perbindeshe qe e shkatroi shqierne dhe po ky perbindeshe ka mbrojtje amerikane dhe nuk pyete per askende po tallete e ben si do po dhe vrasjete dhe vjedhja e votave me perveshje te mengeve dhe mbrojtjen e arixhiute kinezeqe nuk iku nga shqipaeria pa shijuare oltene u bene pra fatkeqesia eshte ameriak qe na do dhe na gropose ku nje firme e mikute te madhe amerikane si bechtel bene 130 km autostrade 2.5 miliarde dollare dhe sdihete sa duhene se thone ska mbaruare ne standarte dhe kure gjermani e donte me koncesione pere 250 milione euro kjo firme e mikute te madhe amerikane mbrone te gjithe qeveritaret qe ja dhne kete poshtersi dhe pabesi ndaje ketije populli pa llogariture shuem gjera te tjera qe dihene dhe me e bukura e dini modeline AMERIKANE QE KU SHKELINE MARINE PJESENE E TYRE DHE NUK DUANE TE DINE SE CA BEGHETE ME PASE

    Reply to this comment
  9. toni June 13, 19:58

    Sa do qe ne jemi me pro Amerikanet ne ballkan nuk mund te them se kemi qene aq te ndihmuar dhe te respektuar nga Amerika,mundet ndoshta te thuhet te meshiruar,e kunderta eshte me Serbet qe jane te respektuar nga Amerika dhe pse jane perballur me ta.Ndoshta Ngjela flet per Kosoven,ate serbia dhe Miloshevici e lane vete.Po ti hysh nje analize te thelle e kupton se serbia kurr nuk e ka pasur Kosoven nje zone te sigurte te saj,fakti qe akoma nuk kemi shtet dhe flasim gjithmone per trazicion hedh poshte idete e S Ngjeles.

    Reply to this comment
  10. padrino June 13, 21:12

    Amerika, neqoftese se do të na mbështesë me ndihma si ushtarake, dhe ekonomike, të na ndihmoj siç bën me Izraelin, jo siç ka bërë këto 24vjet me ne duke na lënë berishovicin, në krye .

    Reply to this comment
  11. LORA June 13, 23:37

    Me vjen keq qe ky opinion I Ngjeles eshte me shume ne mbeshtetje e sherbim te burive sllavo-orthodokse te rrezikut qe po I afrohet Ballkanit nga endra e “projektit te Shqiperise se Madhe”,,,,,
    rrjedhimisht ne dem te interesave integruese te shqiptareve.
    TUNG.

    Reply to this comment
  12. Elmas Eltari June 14, 07:59

    Kketu po shkruajne cdo injorante dhe dashakeqas,,cdo grekofon apo serbofon!!!
    Lerini keto pune ti zgjidhin patriotet e vertet dhe Amerika me Europen,mbeshtetur nga shhqiptaret e ditur dhe patriote.

    Reply to this comment
  13. beni June 14, 08:12

    Te mbeshtesesh politiken amerikane ne nje vend teresisht te pa zhvilluar teknollogjikisht e te pa industrializuar si shqipria,do te thot ti hapesh varin vetes e te behesh teresisht skllav i intresave amerikaniste ne rajon qe kerkojn te risin inflyencen e te mbajn teresisht nje ballkan te tensjonuar me konflikte ne interes te tyre e ne dem te interesave integruese europianiste te demokracive te vjetra frut i nje sistemi politik qe pothuajse e kerkon gjith bota e zhvilluar e me pak paragjykime te civilizimit e jo te prapambetjes e sistemeve orjentale mes diktatures e sistemeve ushtarake?
    Interesi i shqiperise drejt kontinentit tjeter amerikes do te ishte kur shqiptaret do te kishin industrin e teknologjin e tyre,per te pasur nje teren e treg te madh si ai amerikan natyrisht ne shkumbim blerje e shitje mallrash ne interes te te dyja palve,por shohim se interesi drejt shqiprise kosoves e maqedonis esht se si ti bej kta qe te punojn per industrin amerikane e tua mare edhe ate pak bereqet qe u sjell nga specat e domatet ne dem te europes e ngacmimit e mardhenje te tendosura mes fqinjve te krishtere qe mbeshtesin nje europe te forte ekonomikisht e te integruar teresisht ne vlerat e civilizimit e jo te nje politike imperjale ne dem te vetvetes e izolimit?

    Reply to this comment
  14. I.Troplini June 14, 08:34

    Fjaleshume e punepak, egocentrik e KOT,

    eshte formati i “intelektualeve” shqiptare te tipit Ngjela. Nuk e kane problem aspak, te kercejne nga ekstremi i majte ne ate te djathte, pa u bere kurre pjese e tyre. Bota e tyre fillon dhe mbaron me vetveten.
    Cfare mund te mesosh nga njerez si Spartak Ngjela?
    Kam pershtypjen, se nuk ka shume gjera, qe ia vlen ti permendesh, nga “epopeja heroike” e perfaqesuesve te kotesise dhe zbrastise shqiptare.
    Analizen e politikave rajonale apo kombetare, nga Spartak Ngjela? Jo faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*