Përkujtimi i zbarkimit në Normandi, një fillim i ri

June 5, 2019 19:31

Përkujtimi i zbarkimit në Normandi, një fillim i ri

Veteranët e zbarkimit në Normandi dhe udhëheqësit botërorë kanë marrë pjesë në një ceremoni  për të përkujtuar 75 vjetorin e saj. Ceremonia u zhvillua nën presionin e sigurisë për mbrojtjen e personaliteteve që morën pjesë, përfshi Mbretëreshën e Mbretërisë së bashkuar, presidentin amerikan Donald Trump,kryeministren britanike Theresa May dhe presidentin francez Emanuel Macron.

Duartrokitjet më të ngrohta u rezervuan për kur veteranët gati 100 vjeçarë dolën në skenë, ndërsa liderët botërore përshëndetën me fjalime nga figuara historike të asaj kohe.

16 vendet e përfshira në përkujtime, më parë bënë një deklaratë të përbashkët për këtë përvjetor. Deklarata, e koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar, shpreh mirënjohje për sakrificën e atyre që morën pjesë në luftën e dytë botërore dhe përshëndeti veteranët e zbarkimit në Normandi.

Në deklaratë, të 16 shtetet, gjithashtu, angazhohen të punojnë së bashku për të gjetur një bazë të përbashkët dhe të rifitojnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, tolerancës dhe sundimit të ligjit.

Vendet pjesëmarrëse në këtë deklaratë ishin Australia, Belgjika, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Zelanda e Re, Polonia, Sllovakia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

Pas një pritje me veteranët, udhëheqësit botërorë që morën pjesë në ceremoninë u takuan për të diskutuar mbi NATO-n dhe sigurinë globale, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

June 5, 2019 19:31
Komento

1 Koment

  1. Konti Sbalta June 5, 19:44

    Zbarkimi ne Normandi apo hapia e frontit perendimor ne 1944 u be kur Perendimi pa qe Ushtria e kuqe po i afrohej kufirit Gjerman!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim