e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Agimi i Artë? Injorojini ata bajga

35
Mero Baze
Postuar më: 12 Gusht, 2013 tek Analiza
agimi-i-arte1

Disa badigardë të krerëve të Agimit të Artë në Greqi kanë trazuar opinionin me deklaratat e tyre në Himarë. Rëndësia e tyre është mediatizuar pasi kanë sulmuar një ekip të televizionit Top Channel, kanë zbuar priftin e kishës nga mesha, dhe më pas kanë mbajtur një fjalim idiot, për gjëra që nuk i hyjnë në punë askujt.

Natyrisht në raste të tilla ka dhe një histeri reagimesh kundër tyre nga opinioni publik dhe media. Por ka diçka që duhet të marrë fund çdo gusht, dhe ajo është faktorizimi i disa idiotëve që vijnë nga Greqia, flasin para varrit të një qytetari, që është viktimë e dhunës tradicionale shqiptare, dhe ikin si heronj.

Së pari, kur flasim për Agimin e Artë dhe pikëpamjet e tij, duhet të jemi seriozë që mos t’i kthejmë në ekuivalente të qëndrimeve greke ndaj Shqipërisë. Pesha që u jepet atyre në media, dhe përpjekja për t’u faktorizuar me qëndrime ekstreme, është në disproporcion me rëndësinë që vetë ata kanë në Greqi. Nëse flitet për mbështetës të tyre tek pakica greke në Shqipëri, flitet vetëm për disa individë, të cilët duan të faktorizohen në pakicën greke përmes qëndrimeve të skajshme. Zgjedhjet e sapopërfunduara tregojnë se të dyja partitë e minoritetit grek së bashku kanë një mbështetje prej 20 mijë votash, që reflekton realisht dhe fuqinë politike të pakicës greke në vend. Mes dy partive mund të ketë ndonjë element që ka qejf të jetë më grek se grekët, por ky nuk është ndonjë problem që meriton vëmendje.

Së dyti, ka një problem serioz në këtë rast me shtetin shqiptar. Deklaratat e badigardëve të Agimit të Artë fituan popullaritet pasi ata sulmuan një ekip të televizionit më të madh në vend, Top Channel. Shteti shqiptar, policia jonë, duhet të reagonin në këtë rast si një shtet normal, duke i arrestuar dhunuesit e ekipit të Top Channel, qofshin ata grekë apo filogrekë të Himarës. Në këtë rast kemi të bëjmë me një sulm fizik ndaj lirisë së medies, dhe tolerimi i tij tregon mentalitetin e shtetit shqiptar ndaj përgjegjësive të veta. Dhunuesi i ekipit të Top Channel duhet të arrestohej dhe të dënohej këtu, pavarësisht se mund të ishte grek apo fashist grek. Në këtë rast do të ishte dhe debati më i qartë pasi do diskutonim për një kriminel ordiner dhe jo për rrezik grek ndaj Shqipërisë. Me të njëjtin seriozitet duhet të shikohet dhe dhuna e tyre ndaj priftit të kishës në Himarë dhe përpjekja për t’u hequr në atë institucion si zotë të saj. Mungesa e prezencës së shtetit shqiptar dhe tolerimi i akteve të tyre të dhunës, bëjnë që ne tani të flasim për heronj grekë kundër Shqipërisë, në vend që të flisnim për ca bajga që vijnë e ndotin çdo vit atmosferën e pushimeve shqiptare.

Në këtë pikë desha të shtoj dhe mundësinë që shteti shqiptar ka të listojë si të padëshiruar në vendin tonë çdokënd që shoqërohet me këtë rreth politik. Ky nuk është një qëndrim armiqësor ndaj Greqisë, por përkundrazi një masë që lehtëson dhe forcon raportet normale mes dy vendeve.

Së fundmi, duhet theksuar se Agimi i Artë nuk ka një truall mbështetësish tek pakica greke në Shqipëri, por disa individë e promovojnë atë. Shqipëria ka detyrim jo vetëm kombëtar, por dhe ndërkombëtar, të hetojë dhe të izolojë elementet që financojnë lëvizje naziste jo vetëm brenda vendit, por dhe në vendet fqinje. Njësoj siç bashkëpunon në luftën kundër terrorizmit me çdo vend të botës, ashtu duhet të bashkëpunojë dhe me Greqinë për izolimin e këtyre elementëve. Një nga surretërit që rrinte në krah të atij që “shpallte luftën për çlirim” është një qytetar nga Lukova, me hotele dhe miliona të paverifikuara në shtetin shqiptar, që qenka shpallur eksponent i Agimit të Artë. Sali Berisha, para se të përndjekë mediat kundërshtare, para se të gjobisë ato pse nuk kanë mbështetur atë, mund të merrej pak më shumë me mbështetësit dhe financuesit e këtyre rrjeteve naziste, që helmojnë raportet mes dy vendeve dhe janë kthyer në një kokëçarje patriotike çdo gusht, dhe sa herë që ka zgjedhje në Shqipëri.

Raportet shqiptaro- greke mund të kenë problemet e tyre, por nuk kanë kurrë problemet që shpik Agimi i Artë, dhe për këtë arsye ata duhen injoruar. Faktorizimi i tyre nga media shqiptare dhe opinioni publik, i bën ata të rëndësishëm jo vetëm këtu, por dhe në Athinë, duke shkaktuar një dëm dypalësh. Ata duhen injoruar dhe izoluar. Por që kjo të bëhet, shteti shqiptar duhet të bëjë punën e vet, duke i trajtuar ata si kriminelë që shkelin ligjet e vendit ku hyjnë për qejf të vet. Vetëm kur shteti t’i trajtojë si kriminelë, ne do t’i shohim si të tillë. Ndryshe ky do të kthehet në një “Shtet të Artë” për të prodhuar histori për Agimin e Artë.

*gazetatema.net. Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit: Një “Shtet i Artë” për Agimin e Artë

*****

Agimi i Artë, deklarata lufte mbi varrin e Aristotel Gumës

Zbardhen deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë gjatë ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës. Aktivistët e partisë greke ekstremiste janë shprehur se Agimi i Artë nuk do te ikë nga Himara deri në çlirimin e saj.

“Po them dy fjalë në emër të komandantit tonë, Nikos Mihaliakos, të kryesisë dhe në veçanti të të ngarkuarit për çështjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund të ndodhet këtu, pasi regjimi i jashtëligjshëm i Tiranës e ka shpallur atë ‘non grata’ për shkak të aktivitetit të tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet këtu me ne. Poeti ynë kombëtar, Dhionisis Solomos ka shkruar: ‘Mos vallë kam gjë tjetër në mendjen time veç lirisë dhe gjuhës?’ Pikërisht këtë kishte në mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhë, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me të vërtetë ai u tregua grek dhe vrasësit e tij tiranë. Është fati i grave të Himarës të lindin heronj. Dhe është fati i kësaj toke që të mbajë në gjirin e saj trima. Si njerëz na vjen keq për vdekjen e tij. Si grekë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtinë e burrit. Kriminelët që i hoqën jetën, nuk mund t’i përdhosin emrin, i cili do të mbetet i përjetshëm. Ai humbi jetën për të fituar përjetësinë. Zonja dhe zotërinj, Agimi i Artë nuk vjen në Himarë për të ikur. Bëjmë nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do të vazhdojë luftën, deri në momentin e çlirimit. Rroftë Kombi!“tha Tsankas.

Po dje, eksponentë të partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” dhe ish-deputetë grekë kanë sulmuar përfaqësuesit e medias, të cilët po pasqyronin aktivitetin. Ata kanë tentuar të pengojnë gazetarët në punën e tyre, madje në një rast janë përpjekur edhe t’u thyejnë kamerat.

Në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e fshatit, ata kanë shpalosur flamurin e Vorio-Epirit dhe Agimit të

Artë.

Policia ka qenë prezente, nuk ka ndërhyrë.

 


35 Komente


  1.  

    Ja ky eshte Sali Kurva. Antishqiptari me i madh. Policia ka qene aty dhe nuk ka be asgje. O ju marte e zeza ju marte. O qelbesira te ndyra. A keni gjak ju mor laskar. Mor funderrina te zogut glace. Ju nuk keni fityre. Ju jeni Serb jo Shqipetar.




  2.  
    TUSHI

    Po ca bahet ne ket vend o Shqiptar nuk ka mbet aqsnje patriot ne ate vend me shku e me i rrjep ata kriminela . Shiheni ku kan mbrrit edhe ne shpin ton me na ba kta gjana kja asht e tmerrshme e pa imagjinushme .
    Se salistani asht grekoserb TRADHTARI




  3.  

    turp popullit shqiptare te asaj zone.Vin pederastet grek dhe perdhunojne token tone.Ata duhej te shtypeshin me gure qe te mos tentojne te vine prap.pOLITIKANET TANE TE CDO NGJYRE jane fatkeqesia e etij kombi




  4.  
    Koke turku

    Po Kreshniku i AK ku eshte? Me siguri me pushime . Pa paten b…. ata te Agimit te arte le te vijne me vone. Kur te kthehet Kreshua nga pushimet. Atehere ta shohin! Kreshon me Lisienin se bashku me 100,000,000,000,000,000,0000000000000000000000 kuqezinj. Do ti bejne pershesh. Idiotizma ballkanike! Kemi aq shume halle dhe problem sa eshte humbje kohe te merremi me keta handikapate mendore si kendej dhe andej qe hiqen per nacionaliste.




    •  
      Teknokrati

      Prej kohesh nuk e kam pertypur faktin qe “nacionalistet” shqiptare te te gjitha ngjyrave( perfshire ketu se fundi edhe ate me maskarain me emrin Sali) marrin flake si pushka e jevgut me ca te papune greke.
      Do te isha i pari nder shqiptaret qe do te dilnin ne nje proteste te organizuar nga nje shoqate atdhetare(??) apo pas nje apeli nga politikane,gazetare apo artiste me integritet mjafton qe ne horizont mos te shfaqen hijet e sharlatanizmit sorrak te tipit Kreshnik Spahiu ….. Me qe ra fjala me kete “Taçin” e nacionalizmit shqiptar qe shet dhe blen çdo gje pa pasur koker leku ne xhep. Desh e “ndezi” flake Ballkanin me çakmak ne dore dhe me piruetat e tije nacionaliste te fushates parazgjedhore. Nuk me kujtohet se e mori seriozisht njeri nga vendet fqinje. Ose me sakte i dhane nje dacke amerikanet per faktin e thjeshte se kishte ca naiv shqiptare qe i shkonin nga pas.
      Eshte e lodheshme te ndryshosh mentalitetin e nje shqiptari, greku, serbi,maqedonasi…turku, kinezi…. te keq informuar, keq arsimuar dhe mbi te gjitha i keq shoqeruar. Nuk mund te pretendosh prej tij te sillet me indiferencen e nje irlandezi apo anglezi ( le qe kur behet fjale per Atdhe keta te fundit jane prere e vrare me keq se shqiptaret me serbet) por nga intelektualet dhe mediat e vendit tim do te pretendoja me teper nuhatje dhe finese politike para se te ndezin kashten e thare te nacionalizmit.
      Bravo DITA dhe Baze !!!!




  5.  
    preng sherri

    ku jane ata talebanet e kosoves e te maqedonise qe shpallin berishen hero kombetar?!
    komb i dhjere!
    o sali o tradhetar
    ti je serb,nuk je shqiptar!




  6.  

    O zot e ka mar lumi kete vend .vin naziste t grek ne shtepin ton e na kercenon .e pa par e pa degjuar shteti hesht policia e keti shteti hesht e mban sehei .e osali o tradhetar ku e ke shpen ke te ven .vdekje e tradhetarve .




    •  
      rrupaqe

      ata nuk jane nazist por juve keshtu ju kane sevirur gazetat dhe keshtu mendoni.Pa ju lodhur po ju them dy gjera ne greqi si dhe ne shqiperi ka dy parti qe dominojne jeten politike te vendit keto 30 vjete.Njerzit jane lodhur me keto parti te korruptuara,fukaralleku u shtua papunsia u rrit,gjithashtu dhe kriminaliteti dhe shum te tjera negative.Nje moment shoqeria kerkon dicka tjeter dhe si rezultat lindi nje parti e re qe quhet agimi i arte.Dy partit e vjetra duke pare se agimi arte u dashura nga pupulli i varfer grek filluan nje lufte te papar ne media dhe tv duke i quajtur neonazi.Ne zgjedhjet e para ata moren diku 20 deputet sa ka lsi sote ne shqiperi dhe i votuan 400 mije greker.C fare thote agimi arte 1) me te ardhur ne pushtet te gjith politikanet qe kane vjedhur shtetin do i fusim ne burg dhe do ju sekuestrojm pasurit.2) do largojm nga greqia te gjith emingrantet e PALIGJSEM,DHE TE TJERA SE U BERA I LODHSHEM. sHENJA QE KANE NUK ESHTE E NAZIZMIT POR NJE SHENJE E MITOLOGJISE QE TREGON TE DYA DUART TE BASHKUAR DHE TE NDIHMOJM NJERI TJETRIN.Sikur banai juaj te kishte nje biznes ne tirane para 50 vjetesh dhe kete biznes e vazhdoni ju dhe vjen nje afrikan hap nje carcaf para dyqanit tuaj dhe shet ato mallra qe shiste babai juaj para 50 vjetesh sote i sheisni ju neser djali juaj ,do ju pelqente juve kjo situat ,jam i sigurt qe jo ju paguani taksa qirara ndersa i emigranti jo sepse shteti ka pjerdhur dhe shtetin e zvendeson agimi arte.Si ne shqiperi nuk fuksionon drejtesia dhe fuksionon vetegjygjesia,pershendetje




      •  
        deshmitari okular

        @ rrupaqe apo na e rrofsh me lufte! o kelysh i administrates se filogrekut Spiro Kseras, mikut te nazistit Kristo Papas. Ju, dhe ata qe erdhen dhe iken si brekedhier, jeni jashqitje e kombit grek. Ju jeni plehra dhe shpejt a vone, veten, tek vendi i grumbullimit dhe perpunimit te plehrave do ta gjeni. Per ju, te rrojne sa lulja e kungullit, policet e Saliut dhe atij legenit Mul Noka, se librin e shtepise do tua kishim nisur me rradhe, meshkuj dhe femra, pa dallim, o muter. Guxoni, ju fytyra te salduara, dhe hajdeni edhe nje here, jo ne Himare por dhe 100 metra brenda kufirit shqiptar, se do ta shihni pastaj se çdo te thote vrime e mizes dhe jo e miut, bastarde!




      •  
        Marko Bocari

        Rrupaqe,ato qe thua ti jane fasada qe perdorin jevgjit e “Agimit te Karte” per te fituar popullaritet ne popull.Duke perdorur kete propagande,ndaj te ciles cdo popull eshte i ndjeshem,keta zhulsat e “Agimi te Karte” duan te vijne ne pushtet,e pastaj te realizojne qellimet e tyre “politike” :
        1. “pastrimi” i Greqise nga te huajt
        2. pushtimi -“clirimi” i territoreve te fqinjeve,te rivendikuara nga shovinistet e “megalloidese”
        3. “pastrimi” i Greqise nga majtistet e cdo ngjyre
        4. sundimi i plote ne “Greqine e paster”
        Nese ke pak njohuri historike,eshte e njejta “rruge” qe perdoren fashistet e Musolinit ne 1921 dhe nazistet e Hitlerit ne 1933!
        MOS U BE I TRASHE!

        Sidoqofte per nje gje ke te drejte,kjo race idiote dhe zeshkane ne Greqi mund te sillet ne menyre fashiste. Por naziste dhe raciste ndaj shqiptareve ata nuk mund te jene.E di pse!? Se nese do perkrahesh teorine naziste (dhe ata vertet perpiqen haptas,deri dhe ne paraqitje e nderim nazist) sipas kesaj teorie racore,shqiptaret jane race siperore ARIANE,ndersa greket jane race inferiore.Pra nuk mund te jene naziste greket ndaj shqiptareve,se jane race me inferiore se ne sipas teorise naziste.Eshte njesoj sikur afrikanet te jene naziste ndaj gjermaneve .Psssss! Ata mund te jene naziste ndaj te huajve “inferiore” si pakistanezeve,afrikaneve,arabeve,sllaveve por jo ndaj Arianeve-shqiptare.Te jesh i sigurte qe kete ata e dine,madje shpesh here (sidomos ne te kaluaren shume here ne shtypin e tyre) eksponentet e “Agimit…” flasin me superlativa per “kombin vella” shqiptar qe na paskersh te njejten origjine me helenet e lashte.(madje gruaja e “komandant” Mihaloliakos eshte arvanitase,flet shqip dhe “komandanti” e ka deklaruar publikisht kete).Ne kete rast i bie qe e shumta zhulamanet e “Agimit…” te jene shqiptaro-friksa (alvano-fob),pra te frikesuar nga shqiptaret.Ne rremujen e pergjithshme te Greqise ata i bejne lemsh te gjitha dhe si produkt shitje kemi “Agimin e Karte”.




  7.  
    Gava

    Salibanditi, salikusari, mbajti nje kryeagjent grek dhe antar i Agimit te Arte Spiro Kseren.Dhe ky Ksera ka shtuar radhet e asaj bande greke edhe me gjoja shqiptare si balili i Sipros nje fare Ilir Ibrahimi, nje dentist i rendomte qe here eshte veshur shef komisariati e here drejtir drejtorie i ministrise greke te ” punesimit” qe banditi sali ja dhuroi Kseres per te vjedhur e grabitur.Ajo ministri duhet audituar e para.Ka vjedhje kolosale dhe shperdorime pafund




  8.  
    EPIRI

    o Sali o Kreshnik para zgjedhjeve kufirin e kishit ne Preveze tani ju vajti ne HIMARE. Reagoni beni ndonje miting ne Athine




  9.  
    Agjenti 007

    E dini qe ushtaraket qe do protestojne neser 0ra 09.00 tek shtepia e ushtrise do rrahin rende ata të agimit te arte? Sepse do vijne aty pasi oficeret ju kane kurdisur nje kurth per te ardhur dhe ata e kane ngrënë komplet. Neser do kërcasë druri. Shkoni te gjithe per t’ju futur nje dru te mire naziskinëve grekë.




  10.  
    nari

    O Ed Rama, merrni massa ndaj ketyre zvarranikeve greke qe po bejne c’te duan ne shtepine tone.




  11.  
    shpresa

    PERSE NUK ISHIN TRIMA NE KOHEN E ENVERIT. A MOS PRINDERIT TANE KISHIN ME GJAK SHQIPATERI?
    JO POR saliu e banda e tij e shkateroi e ju o njerez te mire mereni me sharje te nje figure qe nuk jeton me . ne kete rruge ju futi sala qe te percaheni e te mereni me te vdekurit duke shpifur . sala qe e pati me shume frike se te gjithe ne .ketu ka mbritur krenaria jone . te vjen rrugaci,krimineli, hajduti e te ben ligjin ne shtepi e nuk jeni burra te mbroni veten e nderin e shtepise .




  12.  
    ardi

    Turp per mbare shqiptaret kudo qe jetojne.I lumte grekeve qe i japin te drejte vetes per te provokuar e vrare shqiptaret jo vetem ne Greqi por edhe ketu ne Shqiperi.




  13.  
    rrupaqe

    Aritotel Gurma nuk u aksidentua u vra,kete e dine te gjithe Himariot,gazetat munde te shkruaj c FARE TE DUAN se ndryshe nuk shesin.




  14.  

    Turp per qeverine tradhetare,turp per Saliun,qe pranon dhe plerat e tyre.
    Presidenti Nishani duhet te jape doreheqjen.




  15.  
    kelcyrjoti

    aristoteli u vra apo u aksidentua u preht i qet atje lart por sa bij nenash shqiptar kan ardhur me arkivol ne shqiperi .a nuk u vra kot shqiptari qe festoj per kombetaren ton po fermeri grek qe ivrau dhe i varosi ne pyll dy shqiptaret per te mos i paguar mos vlejn me pak se aristoteli? ndryshimi eshte se per gumen u intrresua greqia partit politike ndersa per shqiptaret askush se pushtetaret ketu jan te zen me pun te pista jan pa dinjitet .mbase gjerat ndryshojn lete shpresojm




  16.  
    Ardenica

    Grekerit vazhdojne politiken e varreve dhe te eshtrave. Ku ta gjejne nje varr apo nje eshter qe ta kthejne si gozhda e Nasradinit per te rrefyer kufijte e Vorioepirit.
    Vrasjen dhe varrin e Gumes se sotem po e kthejne si varrin e shenKozmait te para 300 vjeteve ne Myzeqe ku mblidhen ne ditevrasjen e tij dhe bejne panair.
    Kjo ndodh sepse e ushqejne dy antishqiptare, greku Janullatos dhe serbosllavi Berishe.




  17.  
    hosteni

    rrupaqe@ pas aristotelit e ke ti radhen “pendexilades”,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!




  18.  

    Vjet vajta per here te pare ne Greqi me pushime,me thane te drejten per ato dite qe po rija u kenaqa.Nje qetesi apsolute,kam bere plazh per dite.Pushimet po me venin shume mire,por nje dite me telefonon nje kusherire nga Athine ,shqiptare nga Pogradeci Vlah,e me thot eja pak ne Athine.Marr maqinen e nisem,kur mberij cte shoh,djali i kusherires i kishin dale disa plera nga agimi arte dhe pasi e kishin pyetur shqiptar je? po ja kthen djali,atehere e sulmuan me sende te forta duke e qelluar ne te gjithe trupin gjersa nuk po leviste me.Me vone ju afrua nje familje shqiptare qe u ndodhe aty e moren dhe e cuan ne spital.Erdhi dhe policia,mori disa shenime dhe iku.Jemi hankuar dhe ne ambasade shqiptare Athine dhe ajo asnje gje.Epo keto plera te agimit arte kete bejne gjithnje,rahin shqiptaret e gjore si i vin per mbare.Pse kemi qeveri ne shqiptaret? kemi Kryeminister ? kemi Police.qe mbas 8 vjet Qeverisje therasin policin Italiane dhe me Burgaj bejne koferenca ne tirane e tani ne ikje po luftojne drogen.Po deri tani me cfar eshte mare policia ? me ruatjen e Saliut,Me ruajten e krimineleve ? me cfar jan mare kjo polici shqiptare.Policia Italiane le te vij kurr te viet kryeminister Edi Rama,atehere mund te punoje si duhet punuar.Shpejsojm qe me ardhjen e Edi Rames Agimi i Arte sdo hyj e te shije si te doj ne shqiperi.




  19.  

    rrupaqe@ po ik o grek o pler mja na bere komente se si ka erdhur agmi leshit ne pushtet .se nuk duam ta dim .ti mbaje per vete .guma ne qoft se e vran mir ja ben por ju duhet tju vrasim te terve qe mos ju mbetet nam e nishan te kjo tok qe quhet shqipri.mbajini pydhet mir se do ju zhdukim se nuk jeni ne token tuaj por tonen ne token e ilirve te te parve tan.se nuk jeni aq trima sa hiqeni .se ju pam ne kohen Enver hoxhes kur sulmuat jugun e shqiperis ju vun perpara e nuk dinit ku te shkonit o plera .por tani qe ne krye te shtetit esht nje tradhetar e kriminel i vendit si sali berisha .e me beni qef ju fashista. nazist .racista.rini o miza mos e ngacmoni buallin se do e nevrikosni e do ju shkeli e do zhdukeni ,




  20.  
    erti

    Ti RUPAQE,dukesh qe je nga keta ordinerat te vequajtur Grek.Ti garant qe punon ne ministrine e Ksera hajdutit.Por prit se TI,ata qe erdhen ne Himare dje,(me ne krye kre Spiunin Robert Hajdhi,qe ka marre ne qafe kaq djem nga Lukova dhe nga JUGU te cilet jane ne burrg)shume shpejt do tju varrim ne litarr.I keni shkaktuar shume vuajtje dhe shqetesime ketij populli.POSHTE SHOVINISTET DHE NDYRESIRAT GREKE.Rrofte populli SHQIPTAR dhe ai GREK.




  21.  
    Tirans

    Qe Aristotel Guma eshte vrare nga ekstremiste nacionaliste kjo nuk do komente. Drejtesia nuk e di si e ka mbyllyr kete ceshtje. Duhet te ishte bere nje hetim pa anesi dhe te denoheshin kriminelit, ku te beheshe nje mesim i mire per te gjithe se ne kete vend nuk jetojne vetem shqiptare, por edhe popuj me kombesi te tjera pamvaresisht nga numuri, themelore eshte se ata shikojne punen e tyre dhe nuk ka pse te urehen ose te kryhet krim ndaj tyre sepse flasin gjuhen e nenes.Ne nuk duhet ti hedhim zjarrit benzine per ti acaruar me tej antipatite pathollogjike qe ekzistojne midis kombeve (aty ku ka te tilla ). Por nderkohe nuk e shikoj me vend qe ne perkujtim te djalit te vrare, pra ne sherbesen fetare te kendohet hymni grek, te mbahen fjalime antishqiptare qe acarojne ndjenjat e shqiptareve. Kjo le te ishte nje cermoni perkujtimore familjare, nuk ishte e nevojshme te vinin ekstremiste greke. Me siguri atyre nuk ju dogj shpirti per Gumen, por vijne per acarime.Keto nuk duhet te lejohen nga shteti.




    •  
      Marko Bocari

      O “tiranaaas” toleranti! Minoritetet ne Shqiperi kane te drejtat e tyre qe nga krijimi i shtetit shqiptar (saktesisht nga 1920,ne pranim ne Unionin e Kombeve). Te njejten gje (reciprocitet) nuk e ben Greqia qe e quan vehten 99.99% greke (i vetmi vend ne Evrope qe thote se nuk ka minoritete,pavaresisht se organizata Amn.Int thote se Greqia eshte shtet shume-kombesh).Ne Himare nuk ka minoritet grek,kurre s’ka patur.Por sot ka ca gjynafqare grekomane qe per interesa momentale dhe si pasoje e trushpelarjes konstante duan te “shpikin” nje minoritet atje.Keta quhen “pende-bardhet”(ne kundershtim me himariotet “pende-kuq”) dhe jane krejtesisht te varur dhe paguar nga Athina.Ata perdorin si justifikim faktin qe disa fshatra ne zonen e Himares flasin EDHE greqisht,me qellim te vertetimit se “jane greke” e me kete kushedi fitojne ndonje kacidhe apo privilegj nga shteti grek.Fakti historik qe himariotet jane shqiptare eshte krejt i padyshueshem per historianet (madje edhe ata greke),po ashtu edhe arsyet e nje dialekti ishullor te greqishtes,i ndryshem nga ai i minoritetit greqisht-foles ne Shqiperi, qe flitet ne 3 nga 8 fshatrat (jo ne gjithe Himaren) jane te shpjeguara nga historianet. Duke i ditur keto ne Greqi (natyrisht historianet serioze,jo populli injorant),politika shoviniste ka perhapur teorine e “ndihem grek” (niotho elinas) dhe teorine e “grek eshte ai qe i perket kultures greke” (elinas,simetexontas elinikin pedian). Dmth nuk ka rendesi prejardhja etnike,por ose duhet te ndihesh grek ose te kulturohesh greqisht.Shkurt duhet te behesh grek! E per kete mund te gjesh shume arsye dhe menyra,qe nga rreziku i vdekjes,te forca e dhunes,te frika e mallkimit te priftit,te mashtrimi trunor e deri te paraja e qafirit! Kete e ka bere shteti grek brenda territorit te shtetit qe nga krijimi ne 1831,pas zmadhimit te shtetit ne 1848,pas zmadhimit te madh ne 1913,por dhe jashte territorit te shtetit te sotem.KETE DUAN TE BEJNE NE HIMARE o trushkulur “tiranaaas”.




  22.  
    marina

    Ku fshihet Presidenti i nderuar dhe pushtetaret e sotem apo meren me fansat fantazem ne fejsbuk.




  23.  
    ANALISTI ZVICER.

    dite te ERRTA po vijne per KOMBIN SHQIPTAR.kame degjuar kengen kur u kendojke nje kohe -NA KA SHKEL HASMI TE DERA-a ne realitetet HASMINE-ARMIQET i kemi ne QEVERI ne 20 vitet e fundit ne shqipri,dhe ne 10 vitet e fundit ne kosove,saktesishte prej se vdiq IBRAHIM RUGOVA dhe qeverija e kosoves ra ne kthetrat e QERKEZO-TURKO-ARRNAUTAV ,arrnauta te shortuar ne turq…………1) nje klane taborre i ber prancipalishte nga mbetjet e mbturinave OTOMANE ne kosove pregaditi terenine me marrveshjet serkreta QERKEZ HASHIM THAQI-ERDOGANI TURK dhe bektashija NAIM TERNAVA per ndrrime-ndryshimin e HISTORIS ILIRO-SHQIPTARE ,ku me nje leter FOTOKOPI FALCE kinse po kerkon komisioni evropian,qka ase qe ka qene ne DIJENI komisioni evropian per ket KOMPLOT anti-shqiptar te ber nga thaqi-erdogani-ternava,dhe bashe une personalishte i kame shkruar komisionit evropian dhe telefonuar ku kame dhene nr telefonit e adressen time ku kame mu ka lajmeruar nje sekretaresh ne telefon nga K-EVROPIAN qe ase qe jane ne dijeni per ket kerkes,qka FARE apsolutikishte FARE nuk ka ber nje kerkes te tille komisioni evropian,dhe as qe mundetet e ka norma ligjore juridike qe tebehet nje KERKES e TILLE.sepse historija mbrohet FUQISHEM me rregulla STRIKTE NDERKOMBETARE dhe me KONVENTA INTERNACIONALE,pra ata jame befasuar nga nje koplot i tille nga QERKEZI-ERDOGAN-TERNAVA,por sipas tyre kane kerkuar vetem unikishte vetem qe per luften e fundit SERBI-KOSOVE qe mundesishte te behet njefar pajtimi,dhe kjo kerkes ka qene vetem per 2004 ter qe ne ate kohe te gjitha shtetet parashihshin vetem nje AUTONOMI per kosoven ne shtetin serbe,pra per ate kohe mos te flitete mundesishte shume per luftens e fundit 1998-99 se prapseprap duhet te jetojne shqiptaret e serbet ne nje shtet,dhe kerkesa nuk ka qene zyrtare juridike,por nje kerkes miqesh,qka me ndrrimin e politikave ndaje kosoves ku shtetet e fuqishme vedosen qe kosova te behet shtet,kjo kerkes mika ka vdekur pas shpalljes se PAMVARSIS se KOSOVES ne 2008ten.pra gjdogje eshte ANULUAR,a per ndryshim te historive ne luftrat OTOMANE s qe eshte permeduar e ber fjale,por QERKEZ THAQI ka ber nje DOKUMENT FALCO vetem sa per ti mashtruar profesoret ne prishtine,dhe tani ka ngece ter manipulimi.sepse une i kame telefonitur profesorit te historise FRASHER DEMAJE kujdes se eshte nje manipulim dhe fare ska kerkuar komisioni evropian,dhe shume thjeshte vertetohet,se vetem munde tja kerkoni nje DOKUMENT ORIGJINAL nga komisioni evropian THAQIT qka nuk e KA ,dhe te njejten kohe ti kekoni nje dokument kinse kerkese nga komisioni eropian,qka nuk EKZISTON.pra TABORRI thaqi.erdogane-ternava gjinden ne KURTHE.tjerat tabere turke te ZEZA si ARJAN CANI e STRIT GASHI kerojne qe ti hjeket FLAMURIT KOMBETAR SHQIPONJES njera KOKE qfar qmedurija,po te ndryshohet flamuri kombetar ndryshohet edhe HISTORIJA e LASHTE ANTIKE ILIRO-SHQIPTARE dhe historija jone FUTET ne ARKIVOL e VDES ,ku dy shqiponjat e ngjitura koke me koke paraqesin luftrate e GJAKDERDHJEN SHQIPTARE ku 2 shqiponja u ngjiten SHPIN per SHPINE duke ngern ushyer me GJAK dhe nga terja e gjakut u ngjiten.por po te ndryshohet pamja e flamurit,ndryshohet edhe kombi yne dhe po si te EKZISTOJSHUM vetem preje 2013 tes.qfar majmunash TURKOSHAK CANI-GASHI.mos te harrojme se edhe ministri turk DAVUTOLGU ka kerkuar kur vizitoje shqiprin te HJEKET permendorja e GJEGJ KASTRIOTIT,se shpejti do kerojne te NDRROHET edhe GJUHA e SHKRIMI SHQIP.kjo kerkes e ARJAN CANIT e ASTRIT GASHIT nderlidhet me kerkesat e TURQIS……RRNOFT-RRNOFT ENVER HOXHA qe ja u PREJKE GJUHEN armiqve te mbredeshum.




  24.  
    gozhda

    kjo mete vertete eshte per te ardhur keq rri polici ne kembe si hu gardhi dhe nuk vepron kjo pra zoteri eshte policia e saliut se bashku me drejtuesit krahinor te mutit me falni mulit dhe te burgut mjere policia e keni afer detin shkoni mbytuni mor debila por merni me vete dhe drejtuesit pa arsim dhe militante te thekur partie prandaj dhe policia ka bere hapa “PERPARA” o te q….. policine e leshit duhet REFORME e madhe qe nga koka ndryshe??????????????????????????????.




  25.  
    Juli

    Te gjithe ne pa perjashtim bejme si patriota te flakte, por me e bukura eshte se te gjithe fshihemi si lepuj e nuk kemi zemer aq sa duhet per patriotizem, por vetem komentojme per ate cka ndodh, kush nga ju e ka mare mundimin te dilte ne proteste per ate cka ndodhi me ata qelbesirat nazizte??????? duhet te jemi me te organizuar sepse shteti ketu tek ne ka mare fund, ne jemi ata qe duhet ta mbrojme kete vend te bekuar qe quhet SHQIPERI, politikes nuk i intereson mesa duket kjo ceshtje, kane probleme te tjera me madhore per tu mare ata (gufosjen e xhepave), ndaj nuk na ngelet gje tjeter vecse bashkimi si komb me nj-t e jo te presim nga ky shtet felliqesir qe nuk reagon ndaj atyre pushtave grek…………………….




  26.  
    Tirans

    Markos trimit dhe te mencur,
    Nuk me ke perkthyer mire nga shqip ne shqip.Une nuk kam thene asgjekundi se cfare eshte Himara, se nuk me perket mua kjo. Ka akademike shqiptare e greke qe duhet te ulen e debatojne me fakte historike dhe e dijne ata kete pune. Ne komentin tim shprehur keqeardhje per Gumen qe eshte vrare per pune debati dhe kam theksuar qe drejtesia ta thote mire fjalen e saj.Ne perfundim kam denuar aktin e Agimit te Arte qe vijne e turbullojne ujrat tek ne, nje veprim teresisht i denushem dhe aq me teper qe kjo ishte nje cermoni perkujtimore familjare.
    Bravo Marko , e kam lexuar edhe ne vende te tjera fjalen tende te mencur, vecse po pranove po ju keshilloj studjoje mire fjalorin shqip-shqip qe te perkthesh me mire.




    •  
      Marko Bocari

      Perkthim greqisht-greqisht per “Tiranaaas”-in:
      -Drejtesia e ka thene fjalen e vet per rastin.Ngjarja eshte quajtur aksident automobilistik me pasoje vdekjen,shoferi i makines eshte denuar me 8 vjet heqje lirie!
      -Ne Shqiperi nuk jetojne vetem shqiptare,minoritare greke,sllave dhe rome por edhe gjela,pula,qen e mace pa hesap.
      -Respekti ndaj pakices eshte ne rradhe te pare detyrim moral e pastaj te tjerat,ndersa respekti ndaj shumices eshte ne rradhe te pare detyrim ligjor e pastaj vijne te tjerat.Kush kerkon respekt,por vete shet pordhe katunari,ne pjate gjen te pegerat e tjetrit!Mungesa e respektit eshte burim konflikti,po e bere merr persiper pasojat.
      -Ne Himare,ata qe bejne pjese ne grupin e grekomaneve trushpelare,duhet te ndalojne te provokojne shqiptaret ne zemer te Laberise.Shqiptari i shitur dhe i tredhur,duke i shit pordhe shqiptarit,nuk besoj se eshte ndonje zgjidhje e kendshme!
      -Shpjegimet mbi Himaren,jane burim njohje per arsyen e konfliktit personal ne fjale,qe me siguri nuk kish qellimin final,por me siguri kish qellimin emocional.

      Fjalori gjendet ne gjithe pikat e shitjes por falas! :)




  27.  
    tol francezi it

    vdiq ENVERI mbaroi shqiperia e mori gerqia,albania eshte bere qe smer vesh i pari te dytin,shqiperise ja vuri kazmen ramizi me dhjetoristet ,berishovici,pashko ceku bardhe,hajdari krimineli,nano i pamoralshmi, e shume maskarenj te tjere,qe shkateruan cdo gje qe ndertoi populli me gjak e djerse nen udheheqjen e PPSH gjate 45vjeteve.jemi vend pa zot,prandaj vine greket e bejne ligjin ne vendin tone.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)