Agimi i Artë? Injorojini ata bajga

Mero Baze August 12, 2013 21:00

Agimi i Artë? Injorojini ata bajga

Disa badigardë të krerëve të Agimit të Artë në Greqi kanë trazuar opinionin me deklaratat e tyre në Himarë. Rëndësia e tyre është mediatizuar pasi kanë sulmuar një ekip të televizionit Top Channel, kanë zbuar priftin e kishës nga mesha, dhe më pas kanë mbajtur një fjalim idiot, për gjëra që nuk i hyjnë në punë askujt.

Natyrisht në raste të tilla ka dhe një histeri reagimesh kundër tyre nga opinioni publik dhe media. Por ka diçka që duhet të marrë fund çdo gusht, dhe ajo është faktorizimi i disa idiotëve që vijnë nga Greqia, flasin para varrit të një qytetari, që është viktimë e dhunës tradicionale shqiptare, dhe ikin si heronj.

Së pari, kur flasim për Agimin e Artë dhe pikëpamjet e tij, duhet të jemi seriozë që mos t’i kthejmë në ekuivalente të qëndrimeve greke ndaj Shqipërisë. Pesha që u jepet atyre në media, dhe përpjekja për t’u faktorizuar me qëndrime ekstreme, është në disproporcion me rëndësinë që vetë ata kanë në Greqi. Nëse flitet për mbështetës të tyre tek pakica greke në Shqipëri, flitet vetëm për disa individë, të cilët duan të faktorizohen në pakicën greke përmes qëndrimeve të skajshme. Zgjedhjet e sapopërfunduara tregojnë se të dyja partitë e minoritetit grek së bashku kanë një mbështetje prej 20 mijë votash, që reflekton realisht dhe fuqinë politike të pakicës greke në vend. Mes dy partive mund të ketë ndonjë element që ka qejf të jetë më grek se grekët, por ky nuk është ndonjë problem që meriton vëmendje.

Së dyti, ka një problem serioz në këtë rast me shtetin shqiptar. Deklaratat e badigardëve të Agimit të Artë fituan popullaritet pasi ata sulmuan një ekip të televizionit më të madh në vend, Top Channel. Shteti shqiptar, policia jonë, duhet të reagonin në këtë rast si një shtet normal, duke i arrestuar dhunuesit e ekipit të Top Channel, qofshin ata grekë apo filogrekë të Himarës. Në këtë rast kemi të bëjmë me një sulm fizik ndaj lirisë së medies, dhe tolerimi i tij tregon mentalitetin e shtetit shqiptar ndaj përgjegjësive të veta. Dhunuesi i ekipit të Top Channel duhet të arrestohej dhe të dënohej këtu, pavarësisht se mund të ishte grek apo fashist grek. Në këtë rast do të ishte dhe debati më i qartë pasi do diskutonim për një kriminel ordiner dhe jo për rrezik grek ndaj Shqipërisë. Me të njëjtin seriozitet duhet të shikohet dhe dhuna e tyre ndaj priftit të kishës në Himarë dhe përpjekja për t’u hequr në atë institucion si zotë të saj. Mungesa e prezencës së shtetit shqiptar dhe tolerimi i akteve të tyre të dhunës, bëjnë që ne tani të flasim për heronj grekë kundër Shqipërisë, në vend që të flisnim për ca bajga që vijnë e ndotin çdo vit atmosferën e pushimeve shqiptare.

Në këtë pikë desha të shtoj dhe mundësinë që shteti shqiptar ka të listojë si të padëshiruar në vendin tonë çdokënd që shoqërohet me këtë rreth politik. Ky nuk është një qëndrim armiqësor ndaj Greqisë, por përkundrazi një masë që lehtëson dhe forcon raportet normale mes dy vendeve.

Së fundmi, duhet theksuar se Agimi i Artë nuk ka një truall mbështetësish tek pakica greke në Shqipëri, por disa individë e promovojnë atë. Shqipëria ka detyrim jo vetëm kombëtar, por dhe ndërkombëtar, të hetojë dhe të izolojë elementet që financojnë lëvizje naziste jo vetëm brenda vendit, por dhe në vendet fqinje. Njësoj siç bashkëpunon në luftën kundër terrorizmit me çdo vend të botës, ashtu duhet të bashkëpunojë dhe me Greqinë për izolimin e këtyre elementëve. Një nga surretërit që rrinte në krah të atij që “shpallte luftën për çlirim” është një qytetar nga Lukova, me hotele dhe miliona të paverifikuara në shtetin shqiptar, që qenka shpallur eksponent i Agimit të Artë. Sali Berisha, para se të përndjekë mediat kundërshtare, para se të gjobisë ato pse nuk kanë mbështetur atë, mund të merrej pak më shumë me mbështetësit dhe financuesit e këtyre rrjeteve naziste, që helmojnë raportet mes dy vendeve dhe janë kthyer në një kokëçarje patriotike çdo gusht, dhe sa herë që ka zgjedhje në Shqipëri.

Raportet shqiptaro- greke mund të kenë problemet e tyre, por nuk kanë kurrë problemet që shpik Agimi i Artë, dhe për këtë arsye ata duhen injoruar. Faktorizimi i tyre nga media shqiptare dhe opinioni publik, i bën ata të rëndësishëm jo vetëm këtu, por dhe në Athinë, duke shkaktuar një dëm dypalësh. Ata duhen injoruar dhe izoluar. Por që kjo të bëhet, shteti shqiptar duhet të bëjë punën e vet, duke i trajtuar ata si kriminelë që shkelin ligjet e vendit ku hyjnë për qejf të vet. Vetëm kur shteti t’i trajtojë si kriminelë, ne do t’i shohim si të tillë. Ndryshe ky do të kthehet në një “Shtet të Artë” për të prodhuar histori për Agimin e Artë.

*gazetatema.net. Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit: Një “Shtet i Artë” për Agimin e Artë

*****

Agimi i Artë, deklarata lufte mbi varrin e Aristotel Gumës

Zbardhen deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë gjatë ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës. Aktivistët e partisë greke ekstremiste janë shprehur se Agimi i Artë nuk do te ikë nga Himara deri në çlirimin e saj.

“Po them dy fjalë në emër të komandantit tonë, Nikos Mihaliakos, të kryesisë dhe në veçanti të të ngarkuarit për çështjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund të ndodhet këtu, pasi regjimi i jashtëligjshëm i Tiranës e ka shpallur atë ‘non grata’ për shkak të aktivitetit të tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet këtu me ne. Poeti ynë kombëtar, Dhionisis Solomos ka shkruar: ‘Mos vallë kam gjë tjetër në mendjen time veç lirisë dhe gjuhës?’ Pikërisht këtë kishte në mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhë, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me të vërtetë ai u tregua grek dhe vrasësit e tij tiranë. Është fati i grave të Himarës të lindin heronj. Dhe është fati i kësaj toke që të mbajë në gjirin e saj trima. Si njerëz na vjen keq për vdekjen e tij. Si grekë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtinë e burrit. Kriminelët që i hoqën jetën, nuk mund t’i përdhosin emrin, i cili do të mbetet i përjetshëm. Ai humbi jetën për të fituar përjetësinë. Zonja dhe zotërinj, Agimi i Artë nuk vjen në Himarë për të ikur. Bëjmë nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do të vazhdojë luftën, deri në momentin e çlirimit. Rroftë Kombi!“tha Tsankas.

Po dje, eksponentë të partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” dhe ish-deputetë grekë kanë sulmuar përfaqësuesit e medias, të cilët po pasqyronin aktivitetin. Ata kanë tentuar të pengojnë gazetarët në punën e tyre, madje në një rast janë përpjekur edhe t’u thyejnë kamerat.

Në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e fshatit, ata kanë shpalosur flamurin e Vorio-Epirit dhe Agimit të

Artë.

Policia ka qenë prezente, nuk ka ndërhyrë.

 

Mero Baze August 12, 2013 21:00
Komento

35 Komente

  1. Arberi August 11, 15:27

    Ja ky eshte Sali Kurva. Antishqiptari me i madh. Policia ka qene aty dhe nuk ka be asgje. O ju marte e zeza ju marte. O qelbesira te ndyra. A keni gjak ju mor laskar. Mor funderrina te zogut glace. Ju nuk keni fityre. Ju jeni Serb jo Shqipetar.

    Reply to this comment
  2. TUSHI August 11, 15:55

    Po ca bahet ne ket vend o Shqiptar nuk ka mbet aqsnje patriot ne ate vend me shku e me i rrjep ata kriminela . Shiheni ku kan mbrrit edhe ne shpin ton me na ba kta gjana kja asht e tmerrshme e pa imagjinushme .
    Se salistani asht grekoserb TRADHTARI

    Reply to this comment
  3. AL-Boston August 11, 16:38

    turp popullit shqiptare te asaj zone.Vin pederastet grek dhe perdhunojne token tone.Ata duhej te shtypeshin me gure qe te mos tentojne te vine prap.pOLITIKANET TANE TE CDO NGJYRE jane fatkeqesia e etij kombi

    Reply to this comment
  4. Koke turku August 11, 16:50

    Po Kreshniku i AK ku eshte? Me siguri me pushime . Pa paten b…. ata te Agimit te arte le te vijne me vone. Kur te kthehet Kreshua nga pushimet. Atehere ta shohin! Kreshon me Lisienin se bashku me 100,000,000,000,000,000,0000000000000000000000 kuqezinj. Do ti bejne pershesh. Idiotizma ballkanike! Kemi aq shume halle dhe problem sa eshte humbje kohe te merremi me keta handikapate mendore si kendej dhe andej qe hiqen per nacionaliste.

    Reply to this comment
    • Teknokrati August 14, 12:21

      Prej kohesh nuk e kam pertypur faktin qe “nacionalistet” shqiptare te te gjitha ngjyrave( perfshire ketu se fundi edhe ate me maskarain me emrin Sali) marrin flake si pushka e jevgut me ca te papune greke.
      Do te isha i pari nder shqiptaret qe do te dilnin ne nje proteste te organizuar nga nje shoqate atdhetare(??) apo pas nje apeli nga politikane,gazetare apo artiste me integritet mjafton qe ne horizont mos te shfaqen hijet e sharlatanizmit sorrak te tipit Kreshnik Spahiu ….. Me qe ra fjala me kete “Taçin” e nacionalizmit shqiptar qe shet dhe blen çdo gje pa pasur koker leku ne xhep. Desh e “ndezi” flake Ballkanin me çakmak ne dore dhe me piruetat e tije nacionaliste te fushates parazgjedhore. Nuk me kujtohet se e mori seriozisht njeri nga vendet fqinje. Ose me sakte i dhane nje dacke amerikanet per faktin e thjeshte se kishte ca naiv shqiptare qe i shkonin nga pas.
      Eshte e lodheshme te ndryshosh mentalitetin e nje shqiptari, greku, serbi,maqedonasi…turku, kinezi…. te keq informuar, keq arsimuar dhe mbi te gjitha i keq shoqeruar. Nuk mund te pretendosh prej tij te sillet me indiferencen e nje irlandezi apo anglezi ( le qe kur behet fjale per Atdhe keta te fundit jane prere e vrare me keq se shqiptaret me serbet) por nga intelektualet dhe mediat e vendit tim do te pretendoja me teper nuhatje dhe finese politike para se te ndezin kashten e thare te nacionalizmit.
      Bravo DITA dhe Baze !!!!

      Reply to this comment
  5. preng sherri August 11, 17:18

    ku jane ata talebanet e kosoves e te maqedonise qe shpallin berishen hero kombetar?!
    komb i dhjere!
    o sali o tradhetar
    ti je serb,nuk je shqiptar!

    Reply to this comment
  6. Kombi ilirshqiptar, August 11, 18:12

    O zot e ka mar lumi kete vend .vin naziste t grek ne shtepin ton e na kercenon .e pa par e pa degjuar shteti hesht policia e keti shteti hesht e mban sehei .e osali o tradhetar ku e ke shpen ke te ven .vdekje e tradhetarve .

    Reply to this comment
    • rrupaqe August 12, 08:23

      ata nuk jane nazist por juve keshtu ju kane sevirur gazetat dhe keshtu mendoni.Pa ju lodhur po ju them dy gjera ne greqi si dhe ne shqiperi ka dy parti qe dominojne jeten politike te vendit keto 30 vjete.Njerzit jane lodhur me keto parti te korruptuara,fukaralleku u shtua papunsia u rrit,gjithashtu dhe kriminaliteti dhe shum te tjera negative.Nje moment shoqeria kerkon dicka tjeter dhe si rezultat lindi nje parti e re qe quhet agimi i arte.Dy partit e vjetra duke pare se agimi arte u dashura nga pupulli i varfer grek filluan nje lufte te papar ne media dhe tv duke i quajtur neonazi.Ne zgjedhjet e para ata moren diku 20 deputet sa ka lsi sote ne shqiperi dhe i votuan 400 mije greker.C fare thote agimi arte 1) me te ardhur ne pushtet te gjith politikanet qe kane vjedhur shtetin do i fusim ne burg dhe do ju sekuestrojm pasurit.2) do largojm nga greqia te gjith emingrantet e PALIGJSEM,DHE TE TJERA SE U BERA I LODHSHEM. sHENJA QE KANE NUK ESHTE E NAZIZMIT POR NJE SHENJE E MITOLOGJISE QE TREGON TE DYA DUART TE BASHKUAR DHE TE NDIHMOJM NJERI TJETRIN.Sikur banai juaj te kishte nje biznes ne tirane para 50 vjetesh dhe kete biznes e vazhdoni ju dhe vjen nje afrikan hap nje carcaf para dyqanit tuaj dhe shet ato mallra qe shiste babai juaj para 50 vjetesh sote i sheisni ju neser djali juaj ,do ju pelqente juve kjo situat ,jam i sigurt qe jo ju paguani taksa qirara ndersa i emigranti jo sepse shteti ka pjerdhur dhe shtetin e zvendeson agimi arte.Si ne shqiperi nuk fuksionon drejtesia dhe fuksionon vetegjygjesia,pershendetje

      Reply to this comment
      • deshmitari okular August 13, 11:22

        @ rrupaqe apo na e rrofsh me lufte! o kelysh i administrates se filogrekut Spiro Kseras, mikut te nazistit Kristo Papas. Ju, dhe ata qe erdhen dhe iken si brekedhier, jeni jashqitje e kombit grek. Ju jeni plehra dhe shpejt a vone, veten, tek vendi i grumbullimit dhe perpunimit te plehrave do ta gjeni. Per ju, te rrojne sa lulja e kungullit, policet e Saliut dhe atij legenit Mul Noka, se librin e shtepise do tua kishim nisur me rradhe, meshkuj dhe femra, pa dallim, o muter. Guxoni, ju fytyra te salduara, dhe hajdeni edhe nje here, jo ne Himare por dhe 100 metra brenda kufirit shqiptar, se do ta shihni pastaj se çdo te thote vrime e mizes dhe jo e miut, bastarde!

        Reply to this comment
      • Marko Bocari August 15, 02:17

        Rrupaqe,ato qe thua ti jane fasada qe perdorin jevgjit e “Agimit te Karte” per te fituar popullaritet ne popull.Duke perdorur kete propagande,ndaj te ciles cdo popull eshte i ndjeshem,keta zhulsat e “Agimi te Karte” duan te vijne ne pushtet,e pastaj te realizojne qellimet e tyre “politike” :
        1. “pastrimi” i Greqise nga te huajt
        2. pushtimi -“clirimi” i territoreve te fqinjeve,te rivendikuara nga shovinistet e “megalloidese”
        3. “pastrimi” i Greqise nga majtistet e cdo ngjyre
        4. sundimi i plote ne “Greqine e paster”
        Nese ke pak njohuri historike,eshte e njejta “rruge” qe perdoren fashistet e Musolinit ne 1921 dhe nazistet e Hitlerit ne 1933!
        MOS U BE I TRASHE!

        Sidoqofte per nje gje ke te drejte,kjo race idiote dhe zeshkane ne Greqi mund te sillet ne menyre fashiste. Por naziste dhe raciste ndaj shqiptareve ata nuk mund te jene.E di pse!? Se nese do perkrahesh teorine naziste (dhe ata vertet perpiqen haptas,deri dhe ne paraqitje e nderim nazist) sipas kesaj teorie racore,shqiptaret jane race siperore ARIANE,ndersa greket jane race inferiore.Pra nuk mund te jene naziste greket ndaj shqiptareve,se jane race me inferiore se ne sipas teorise naziste.Eshte njesoj sikur afrikanet te jene naziste ndaj gjermaneve .Psssss! Ata mund te jene naziste ndaj te huajve “inferiore” si pakistanezeve,afrikaneve,arabeve,sllaveve por jo ndaj Arianeve-shqiptare.Te jesh i sigurte qe kete ata e dine,madje shpesh here (sidomos ne te kaluaren shume here ne shtypin e tyre) eksponentet e “Agimit…” flasin me superlativa per “kombin vella” shqiptar qe na paskersh te njejten origjine me helenet e lashte.(madje gruaja e “komandant” Mihaloliakos eshte arvanitase,flet shqip dhe “komandanti” e ka deklaruar publikisht kete).Ne kete rast i bie qe e shumta zhulamanet e “Agimit…” te jene shqiptaro-friksa (alvano-fob),pra te frikesuar nga shqiptaret.Ne rremujen e pergjithshme te Greqise ata i bejne lemsh te gjitha dhe si produkt shitje kemi “Agimin e Karte”.

        Reply to this comment
  7. Gava August 11, 21:04

    Salibanditi, salikusari, mbajti nje kryeagjent grek dhe antar i Agimit te Arte Spiro Kseren.Dhe ky Ksera ka shtuar radhet e asaj bande greke edhe me gjoja shqiptare si balili i Sipros nje fare Ilir Ibrahimi, nje dentist i rendomte qe here eshte veshur shef komisariati e here drejtir drejtorie i ministrise greke te ” punesimit” qe banditi sali ja dhuroi Kseres per te vjedhur e grabitur.Ajo ministri duhet audituar e para.Ka vjedhje kolosale dhe shperdorime pafund

    Reply to this comment
  8. EPIRI August 11, 21:08

    o Sali o Kreshnik para zgjedhjeve kufirin e kishit ne Preveze tani ju vajti ne HIMARE. Reagoni beni ndonje miting ne Athine

    Reply to this comment
  9. Agjenti 007 August 11, 21:26

    E dini qe ushtaraket qe do protestojne neser 0ra 09.00 tek shtepia e ushtrise do rrahin rende ata të agimit te arte? Sepse do vijne aty pasi oficeret ju kane kurdisur nje kurth per te ardhur dhe ata e kane ngrënë komplet. Neser do kërcasë druri. Shkoni te gjithe per t’ju futur nje dru te mire naziskinëve grekë.

    Reply to this comment
  10. nari August 11, 22:33

    O Ed Rama, merrni massa ndaj ketyre zvarranikeve greke qe po bejne c’te duan ne shtepine tone.

    Reply to this comment
  11. shpresa August 12, 02:15

    PERSE NUK ISHIN TRIMA NE KOHEN E ENVERIT. A MOS PRINDERIT TANE KISHIN ME GJAK SHQIPATERI?
    JO POR saliu e banda e tij e shkateroi e ju o njerez te mire mereni me sharje te nje figure qe nuk jeton me . ne kete rruge ju futi sala qe te percaheni e te mereni me te vdekurit duke shpifur . sala qe e pati me shume frike se te gjithe ne .ketu ka mbritur krenaria jone . te vjen rrugaci,krimineli, hajduti e te ben ligjin ne shtepi e nuk jeni burra te mbroni veten e nderin e shtepise .

    Reply to this comment