Përkujtohet 102-vjetori i ngritjes së flamurit në Gorë, Dades i jepet titulli “Nderi i krahinës”

July 28, 2014 19:31

Përkujtohet 102-vjetori i ngritjes së flamurit në Gorë, Dades i jepet titulli “Nderi i krahinës”

Përkujtohet në Dardhas të Pogradecit ngritja e flamurit kombëtar nga 12 çeta patriotike me 800 luftëtarë gorarë, mokrarë dhe oparakë, të cilët 102 vjet më parë u mblodhën bashkë për t’u bërë ballë sulmeve xhonturke dhe për të çliruar Pogradecin.

Kjo ditë e shënuar për qarkun e Korçës do të ishte pararendëse e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë vetëm katër muaj më pas, më 28 nëntor 1912.

Kjo ditë përkujtohet çdo vit nga banorët përmes festave dhe aktiviteteve të ndryshme . Këtë vit, kësaj feste iu bashkuan edhe deputetët e qarkut: socialistët Arta Dade dhe Ilir Xhakolli dhe deputeti i LSI, Spartak Braho.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Gora” i ka dhënë titullin “Nderi i krahinës” deputetes Arta Dade, me motivacionin “Për kontribut të shquar për krahinën dhe shoqatën”.

Deputetja socialiste u shpreh se ndihet e nderuar nga një titull i tillë dhe theksoi domosdoshmërinë e promovimit të kësaj treve në funksion të rritjes së turizmit, si atij vendas, edhe të huaj.

“Si deputete e qarkut kam nderin ta përfaqësoj këtë trevë me vlera të patjetërsueshme të historisë, trashëgimisë kulturore dhe monumenteve të natyrës që duhet të shfrytëzohen për t’i dhënë një impuls të ri turizmit, jo vetëm atij të huaj, por edhe nga Shqipëria, pasi ka mjaft që akoma nuk njohin vendet e mrekullueshme që ne kemi në vendin tonë të mrekullueshëm”, tha Dade.

 

July 28, 2014 19:31
Komento

14 Komente

  1. E VERTETA July 28, 20:06

    Sa grua e pashme, qe duket sikur nuk do plaket kurre ! Nje “Sharon Stone” shqiptare ! Fisnikeri dhe nur i rralle nga gjithe qenia e saj. Imagjinoni te ishte Presidente e Shqiperiise sa e hijshme do te qe ! Do te na nderonte dhe ne syte e te huajve…

    Reply to this comment
  2. Stef Staku July 28, 20:39

    ANALIZE : Urime.

    Reply to this comment
  3. Sqepari July 28, 21:00

    Hallall zysh Arta. Vetem nderim dhe respekt per punen e palodhur ne mbeshtetje te imazhit te PS dhe mbare vendit.

    Reply to this comment
  4. Cimi,,,,alo.... July 28, 21:02

    Ta gezoj titullin zonja Dade. Grua zonje eshte. Sa ndryshojne grate deputete te PS nga ato te PD!!!!!!!!! Gje qe smund ta thuash per burrat.

    Reply to this comment
  5. Goni July 28, 21:03

    Kjo eshte zonje grua, ka lezet edhe kur flet, edhe kur qesh edhe kur vrejtet ne fytyre

    Reply to this comment
  6. pellazg 100% July 28, 21:04

    Urime znj. Dade
    Edhe une e shikoj si Presidente dinjitoze dhe shume fisnike, simbol ne shume drejtime dhe pse jo dhe te bukurise.

    Reply to this comment
  7. Selmani nga Permeti July 28, 21:08

    Bravo Arta!
    Ty meriton te shpallesh e dekorohesh me medaljen “NDERI I KOMBIT”.
    Ke tere simpatine dhe respektin tim si senatore e perjetshme.
    Kritikojeni nga pak EDVININ se nuk e can fare koken per ju themeluesit dhe qendrestaret e socializmit modern.
    PS-ja eshte e juaja nuk eshte e Edvinit, Tahirit, Velise, Ahmetajt, Balles & Co.
    Urime ta gezosh titullin.

    Reply to this comment
  8. Socialisti bythpambuk July 28, 23:08

    Urime zj. Dade, i meriton keto nderime.
    Sa per kujtese: mos harro premtimin qe ke bere per 21 Janarin , se po qe per Edi mashtruesin asgje nuk do te behet ashtu si nuk po ben per korrupsionin ,per koncensionet , per minierat,per Fullanin me shoke , per punesimin e socialisteve etj,etj. Ky njeri nuk ka turp per fjalen qe nuk mban , prandaj vureni para pergjegjesise sepse pamvaresisht ben si autoritare, eshte nje lepur.Socialistet po e kuptojne cdo dite qe Edi Rama eshte njeriu i gabuar ne krye te PS.Ju keni mbeshtetjen e gjithe socialisteve.

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi July 28, 23:36

    Bravo znj. Dade qe kini vajtur ne dardhas me gorarét,oparakët e mokrarët! Jane popull patriot ne ate zonë. Kam punuar 4 vjet. Dardhasi ose ish-beragozhdi ka prane nje monument te mrekullueshem natyror “Gurin e Kamjes”. Ka ngrirë nje ushtar ne deborë aty rreth vitit 1967,hekuran zenuni,me duket beratas! I thane kthehu dhe nuk u kthye sepse dònte të permbushte detyrën e vënë. Goraret e dardhasit,te osnatit dhe te prenishtit e gjetën. Ka qënë dhjetor a shkurt. Kishte rene 1.5 m deborë. Nuk e di a pite raki kumbulle te zjerë dy herë? E qajnë në atë zonë! Me vjen mire kur festohen ngjarjet patriotike sepse patriotizmi eshte vyshkur dhe, here-here saliu e dogji me zjarr e me hekur…!? Ta gëzoni titullin “nderi i krahinë” dhe mos harròni ngjarjet e tjera patriotike e antifashiste! Tung!

    Reply to this comment
  10. arber July 29, 07:23

    KJO ZONJE E NDERUAR I BEN NDER PARTISE SOCIALISTE

    Reply to this comment
  11. Naci July 29, 08:41

    Cdo grua na duket zonje kure mendojme Jozefinen qe jargavitej ne cdo farmaci per ti marre viagren Saliut.

    Reply to this comment
  12. latifond July 29, 10:25

    Zonje grua!I ben nder asaj zone,qe priten me pushke bashibozuket e Haxhi Qamilit dhe nuk e lejuan te pushtoje Korcen.

    Reply to this comment
  13. Kris July 29, 11:06

    Prape Naimi po merret me zbulimin e maleve ne qeveri?Nuk e di se qeverine e kemi bere jeshile ,me jeshil se kastraveci?
    Une them se Rama eshte nje tra i madh se mal i madh dhe i rendesishem per popullin tone e mbi shpinen e tij eshte FMN qe me dhimbje po e con shqiperine nga reforma ne reforme deri sa te veme ne jete porosine :Edhe bar do hame por kapitalizmin do e ndertojme

    Reply to this comment
  14. Fuat Beragozhdi February 16, 20:22

    Vecse te gjitha vlersimet e me siperme bien posht kur shikon se cfar femije ka rritur dhe edukuar.Dhe kur nuk je i zoti tu japesh drejtimin e duhur problemeve te familjes si mund te presehs qe te drejtoje…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*