Përkujtohet tragjedia ku vdiqën 96 tifozë të Luverpulit

April 16, 2014 14:21

Përkujtohet tragjedia ku vdiqën 96 tifozë të Luverpulit

Në Liverpul është përkujtuar çerek shekulli nga tragjedia më e madhe e futbollit anglez, kur plot 96 tifozë të skuadrës së qytetit humbën jetën në stadiumin e “Hillsborout”.

Me mijëra njerëz ishin mbledhur në stadiumin “Anfild” ku u mbajt ceremonia dhe ku ishin familjarë të viktimave dhe futbollistët e ekipit të sotëm të Liverpulit.

Një hark me 96 emrat e atyre që ndërruan jetë ishte vendosur në stadium, ndërsa aty ishte edhe trajneri i ekipit rival, Evertonit, Roberto Martinez, që u deklaroi tifozëve se ishte në krah të tyre për këtë tragjedi.

Gjithçka ndodhi në një ndeshje të Kupës së Anglisë, në qytetin e Shefilldit, mes Liverpulit dhe Notingemit, kur tifozët u asfiksuan nga ngjeshja e tepërt në një tribunë.

Që nga ajo kohë futbolli anglez ndryshoi dhe nuk lejohen më stadiume pa vende të ulura.

April 16, 2014 14:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim