“Perla e re e turizmit mesdhetar”, artikulli i medias italiane kushtuar “Syrit të Kaltër”

August 24, 2017 09:15

“Perla e re e turizmit mesdhetar”, artikulli i medias italiane kushtuar “Syrit të Kaltër”

“Burimi i Syrit të Kaltër”, një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë.

Duket tamam si një sy i bukur ngjyrë blu. Quhet “Burimi i Syrit të Kaltër” falë ngjyrës së kristaltë të ujërave të tij dhe formës e cila ngjan tamam si një sy të madh.

Syri i Kaltër, në gjuhë origjinale, është një burim natyror në zemër të Shqipërisë, një perlë e re e turizmit veror Mesdhetar e cila të surprizon vazhdimisht.

Bëhet fjalë për një burim karstik vetëm njëzet e dy kilometra në lindje të Sarandës, vendpushimi bregdetar më i famshëm dhe i gjallëruar përgjatë “Rivierës Shqiptare” në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë. Temperatura e ujërave të këtij burimi është rreth 12°C, por thellësia e tij ende nuk dihet.

Shkëmbi i bardhë gëlqeror që i bën sfond këtij burimi, e ngjyros atë me ngjyra të mrekullueshme dhe, sipas legjendave, ai mund të vizitohej vetëm nga anëtarët e partisë gjatë periudhës komuniste.

Ndërsa pjesa e brendshme e burimit ka një ngjyrë blu të errët, të ngjashme me beben e një syri, pjesa e jashtme ka tonalitete më të hapura, njësoj si një iridë.

Për të mbërritur aty mjafton një shëtitje në këmbë prej rreth dy kilometrash prej udhëkryqit në rrugën kryesore që lidh Sarandën dhe Gjirokastrën dhe, edhe pse është një vend ku nuk mund të bësh plazh për shkak të temperaturave të ulëta, është sidoqoftë një vend ku mund të freskohesh gjatë ditëve të gjata nën diellin e nxehtë, tipike të Shqipërisë.

Gjelbërimi i dendur i lisave që rrethojnë burimin, ku fluturojnë të lira qindra flutura dhe pilivesa, edhe ato me një ngjyrë blu elektrike, e bën atë vendin ideal për të organizuar një piknik, ose për të konsumuar diçka në barin dhe restorantin e zonës ku gatuhen pjata tipike dhe të shijshme, ndërsa nga tarraca mund të sodisni pamjen e burimit.

August 24, 2017 09:15
Komento

1 Koment

  1. shvejku August 25, 01:26

    Cudi e madhe:Paskemi edhe ne nje SY TE KALTER PERLE!
    Dhe kete e meson tani edhe kryeministri yne megjithese ka 27 vjet qe ka nje ministri Turizmi plot me rrogetare!
    Po kjo ministrja e Turizmit,ka ditur gje qe paskemi SYUN E KALTEWR si perle?
    Po pse nuk na e kane thene qe ta shohim?
    Apo e bejne sic bene me Piramidat mashtruese,qe nbuk thane asnje fjale kur populli shiste shtepite e ia jepte leket Sudes!
    Bravo Rama,por do te lutesha qe ate ministrine e Turizmit kot qe kot e paskemi patur,shkrije fare dhe ne vend te asaj nderto nje ministri per Homot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*