Përleshja në portin e Durrësit, ndiqet penalisht një italian

August 13, 2018 19:59

Përleshja në portin e Durrësit, ndiqet penalisht një italian

Një përleshje ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Portin e Durrësit, ku prej disa ditësh ka një fluks të shtuar të lëvizjes së trageteve me udhëtarë.

Vonesa e nisjes së një trageti solli acarimin e udhëtarëve që kishin orë që prisnin.

Nga goditja me mjete të forta pati edhe të lënduar. Ndërkohë autoritetet portuale sqarojnë se një nga tragetet pësoi defekt në kondicionerë dhe kapiteneria nuk lejoi të marrë pasagjerët. Si rezultat i kësaj vonese edhe në dy ditët në vazhdim është krijuar vonesa nga ky traget.

Të shtunën, trageti ka ardhur me vonesë nga Bari me 3 orë dhe për të mos vonuar pasagjerët është kërkuar që të bëhet imbarkimi, por me rregull. Fluksi në hyrje të tragetit ka qenë i madh dhe pasagjerët kanë tentuar të shtyjnë forcat e sigurisë tragetit dhe të hyjnë forcërisht në traget.

Pasi janë ndaluar nga siguria e tragetit, ata janë qëlluar nga pasagjerët dhe ka ndodhur konflikti. Policia e Durrësit nisi hetim në gjendje të lirë për një 35-vjeçar italian roje i tragetit.

Pas ngjarjes në port vijon lëvizja, ndërsa nuk raportohen vonesa ndërsa, është ngritur edhe një komitet sigurie që po analizon se perse policia dhe forcat e sigurisë portuale nuk ndërhynë që ngjarja mos degradonte.

o.j/dita

August 13, 2018 19:59
Komento

2 Komente

  1. Vladimir August 13, 21:25

    Nuk behet keshtu lajmi.
    Armatori i tragetit ne fjale ka marre neper kembe qindra pasagjere shqiptare duke i lene te presin edhe 20 ore paturpesisht. Autoriteti portual qe e ka detyre te nderhyje, te marri masa e te procedoje fajtoret ende nuk duket. Gjejne shesh e bejne pershesh.
    Per ministrine e transporteve qe historikisht ka ngrene miliardat e tatimpaguesve shqiptare nje pyetje te thjeshte: Si spjegohet qe gjithe tragetet bidona 40 vjeçare mbasi hiqen nga linjat nderkombetare perfundojne ne Shqiperi dhe si shpjegohet qe biletat e tyre jane me te kripurat? Si shpjegohet qe shume pasagjere shqiptare preferojne tragetet qe lidhen ne Gumenice per komoditetin por edhe per çmimin?
    Qofsha i gabuar, por druaj se “Autoriteti” yne merr pjesen dhe jo te vogel ne kurris te pasagjereve shqiptare.
    Zoti kryeminister, pastroje kete çerdhe, edhe ministrin kaposh kokebosh.

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi August 14, 11:58

    Tragetet jane monopol si mielli vaji apo nafta
    Te komentosh ket lajm eshte dru me pre e vetmja zgjidhje per kete sektor eshte organizimi i diaspores

    “bojkot per tre vjet”

    Pastaj te shohim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*