Përleshje në burgun e Drenovës, plagoset rëndë një i burgosur

July 12, 2014 17:43

Përleshje në burgun e Drenovës, plagoset rëndë një i burgosur

Pas arratisjes së bujshme të 4 të burgosurve, më 23 nëntor të vitit të kaluar, burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë kthehet sërish në vëmendjen e opinionit publik, por këtë herë për një përleshje.

Mësohet se përleshja është regjistruar sot në këtë burg, gjatë kohës që të burgosurit ishin në ajrim.

Mësohet se janë përleshur me njëri-tjetrin 3 të burgosur, ndërsa njëri prej tyre është plagosur rëndë duke marrë plagë në kokë.

Mësohet se i plagosuri Dritan Lushka ndodhej në kushtet e paraburgimit për tentativë vrasje. Ky i fundit ka bërë fillimisht fjalë me dy të burgosur Enea Shkoza dhe Saleo Stojani, ndërsa më pas e kanë qëlluar me grushte, duke i përplasur kokën në mur.

Për pasojë, Lushka ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

July 12, 2014 17:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*