Përmbushet amaneti: Robert Elsie do të prehet në Theth, me kostum popullor

October 16, 2017 13:43

Përmbushet amaneti: Robert Elsie do të prehet në Theth, me kostum popullor

 

Albanologu i shquar, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka lënë si amanet që të trupi i tij të prehet në Alpet Shqiptare.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka njoftuar sot se në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar, Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqiptare (në Theth), trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00, kur edhe do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në Shkodër.

Gazetarja e “GSH”, Fatmira Nikolli ka konfirmuar se Robert Elsie do të prehet me kostum popullor shqiptar.

Fotografi Roland Tasho i ka dërguar familjes së tij një kostum të zonës së Shkodrës, me të cilin është veshur trupi i pajetë i albanologut.

Robert Elsie u nda nga jeta më datë 2 tetor për shkak të një sëmundje të rrallë, në moshën 67-vjeçare.

Albanologu Robert Elsie është emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillimshekullit 21.

I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70-të, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën.

October 16, 2017 13:43
Komento

12 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) October 16, 14:04

    Nje amanet plotesuar-rrespekt njerzor-Albert Elize,
    do te prehet perjetesisht ne Shqiperi;lene porosi…

    Te plotesosh AMANETE eshte sevap, na thonin te moshuarit,qe ua pasojme brezave.
    Faleminderit qeverise sone,qe plotesoi deshiren e fundit te Albanologut Robert Elize, nje Kanadezi , (Vankufer lindur, burreruar ne Europe a me mire botes mbare, me kryevend zgjedhur deri per tiu prehur perjetesist eshterat ne Shqiperi ,atdheun tone qe na ben krenar. Per meteper, mua me ben pershtypie si 82 vjecar,se po kaloj pleqerine ne Kanada(Toronto, ne kete shtet human) e lene amanet femijeve:”Eshterat te me prehen ne Atdhe”.
    U prefte ne freskine e Alpeve shqiptare,ai shkelur me pellembe, sa mendia bere prone te te gjitheve,sa ne ate bujarine dhe kujdesin shqiptar per njeriun dhe ne boten e pertejme.
    Percilleni vellezer si i takon dhe mirenjohie gjithe dashamiresve te Atdheut tone, ne lene nga zori.

    Toronto16 Tetor 2017 82 vjcari mesues pesionist;
    Guri Naimit D(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
  2. lili October 16, 14:06

    Imagjinoni!i duhet 2 jave kohe ministrise tone per me vorros me nderime si duhet nje njeri se dha e beri aq shume per Shqiperine…
    Ministresha e jone e Kultures ishte ne pushim rdhe nuk duhet me traeuar nga gjumi?

    Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJEN October 16, 16:40

      Germo Tare “lili” , germo , se aty do te gjesh kockat e viktimave te vrara nga idhulli yt ,…..kanibali i Vicidolit !

      Reply to this comment
      • Lili October 16, 21:25

        I tille je ti,sa here hap gojen.
        se po te kishe percjell pak komentet e mia do kishe pa se ai i vicidolit nuk eshte aspak idhulli ime. Une nuk kam idhull si ju ,e jam ma se pari qytetare e kur adoratore e nje idhulli. Pra reagoj cdo here qe si qytetare mendoj se po shkellen te drejtat tona apo politikanet tone qofshin te djathte te majte apo jashttokesore tallen me ne e me shqiperine. Edhe po me duket skandaloze qe per nje njeri si Elsie qe ka ba aq shume pune per kulturen shqiptare e per Shqiperine, gjerat te vonohen aq shume…
        se 1_ tregon se si veprohet kur vdesin shqiptaret jashte edhe cfare peripeci e cfare kalvar duhet me kaluar neper administraten tone per te vorros prinderit , e kete po ta them nga pervoja personale qe pata per baben edhe nga pervoja e shume shqiptare tjere qe sorrolaten neper ambasadat tona ku edhe per nje vdekje nuk kam meshire e nuk te ndihmojne…
        2_ po eshte skandaloze qe qeveria edhe ministresha jone mos te shkundet gjithe administraten qe ky amanet te plotesohet e te plotesohet sipas zakoneve,pra jo duke e zvaritur kete pune 15 dite..
        3_ kjo tregon se qeveria e shteti shqiptar nuk kane nje tast force per emergjenca, cfare do te jene ato,qe te reagoje kur shtetet e botes kane cdo gje te kodifikuar edhe veprojne sa te marrin lajmin sepse i kane pregaditur gjithe protokolet per si te veprohet kur vdes nje qytetar i tyre,nje minister,nje kryetar parlamenti,nje mik i madh i vendit edhe dihet cila institucione do veproje cila do bene panegjerikun, cila do kujdeset per buffen, cila per veshjen_ po po ne cdo rast kur shetit nje minister ka me veti nje kostum te zi per »ne rast se ndodh nje fatqesi aty per rreth » me qene ne nivel te dignitetit qe kerkon momenti,e jo me dal me atlete.
        .po te tille jeni ju ,se kur ju kerkohet e ju kerkojme pak dignitet, shfajsoni vetin edhe pa aftesine tuaj duke na permend gogolin e vicidolit i cili eshte muti i juaj…
        Keni mbetur ne programin ose me ne ose armiku i jone.
        Behuni pak ma demokrat edhe respektoni ato shqiptare,qe jane ma shume se gjysma e votueseve qe nuk votuan as per ju as per gogolin e vicidolit….
        Free yourself.

        Reply to this comment
  3. Shkodrani October 16, 14:41

    I lehte i kjofte dheu i shqipes! Zoti e paste ne Parriz! Si shkodran, ndihem fort i nderum per amanetin e ketij njeriu te mire e te zot, qe aq shume kerkoi e aq shume gjeti per vendin tim, qe me sa duket u dashurua edhe e deshti ma fort se e due une… Shpresoj qe teshat e dekes t’ia kene plotsue si duhet, qeleshe e plote e jo e rrafshueme…gjithsesi na ka nderue e me siguri vepra e tij tashma per cdo shkodran, e sidomos per cdo thethjan do te jete vecse e paharrueshme. I ndritte drita e pambarume!

    Reply to this comment
  4. Z/K October 16, 15:50

    Ti,lili pili sa shume te han ajo goje.me gjase e ke vue ne gare lilin me pilin.

    Reply to this comment
    • Lili October 16, 21:42

      Z/k,

      Boboooo iu paska djegur komenti im,sa te reagoni e te reagoni duke treguar nivelin tuaj e ku i keni trute,!
      Ku ju te vdeseni e kur familja juaj te prite 2 jave qe ´qeveria ´ jone te lejoje vorrosjen tuaj mbas 2 jave ndoshta do kuptoni se cfare poshtersie eshte kjo zvarritje per albanologun me ma shume merit per Shqiptarine!
      Nga zemerplasja po reagoj ,o Z/k , nga zemerplasja ,po ju nuk jeni njereze me kuptuar cka eshte dhimbja e familjareve qe duhet te presin «  qefin » apo lejen apo vetem firmen e ndonje qeveritari per te vorros te dashurit tone..
      Jo nuk jeni njereze se perdryshe reagimet do ishin te menjehereshme..

      Reply to this comment
  5. MH October 16, 16:32

    Shkodran!
    Mos o Zot te jete e rrafshume.Sepse nuk do e lejne te pushoj qetesisht n’ate ledin te Thethit.
    Ne duhet te krenohemi per kete njeri te madh aq sa dhe per heroin ton kombetar Gjergj Kastriotin.

    Reply to this comment
  6. xxx October 16, 16:57

    Humbje e hershme per sherbimet e vlefshme te nevojshme ende per shqiptaret

    Reply to this comment
  7. respekt per..jeten e gjithe sejcilit October 16, 17:08

    eshte thjeshte nostalgji jete dhe pune . por “populli” jone eshte pak….pattik ne sentimente dhe…. intelekt .

    Reply to this comment
  8. T.Voda October 17, 05:46

    — Le ti shtohet atij vendi aq te bukur , piktoresk e turistik, edhe nje objekt , ne dukje mortor. Por qe e larteson e ja rrit vlerat jo veyem atij vendi ku dote prehet Albanologu Robert Elise..
    —- Ky akt i ketij njeriu dashamires e fisnik , per shqiptaret (dhe jo vetem per ata). reflekton permbajtje e vlera te larta njerezore, kulturore e atdhetare.
    — Mund te kemi hikur me ndonje hatermbetje
    e qejfprishje nga individe e politika te caktuara
    Por me vendin ku u lindem ne apo te pare skemi perse zemrohemi. Do te isha iqet nese do te arrija te prehesha aty , qofte edhe me hirin ne nje kavanoz.

    T. Voda. ..NY. .USA

    Reply to this comment
  9. opinionist bjond fevzi kaqureli October 17, 16:23

    Ne te gjitha intervistat mohon prejardhjen e shqiptareve, urren jugun. Naimin e quan poet te zakonshem. Urren socializmin. Thjesht spiun ka qene dhe fashist. E lehte per ta kuptuar qe vinte me misione spiunazhi.
    Duhet respektuar ky fashist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*