Përmbysja “fenomenale” në derbi e Manchester-it, Mourinho i shtyn festën Guardiolës

April 7, 2018 20:47

Përmbysja “fenomenale” në derbi e Manchester-it, Mourinho i shtyn festën Guardiolës

Në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, Manchester United ka fituar 3-2 në fushën e Manchester City, duke i shkaktuar humbjen e parë në “Etihad Stadium”, gjatë këtij kampionati, skuadrës së Pep Guardiola.

Manchester City, që vinte nga disfata 3-0 kundër Liverpool në Champions League, pati fillimin e dëshiruar dhe shënoi dy herë në gjysmën e parë të lojës.

Vincent Company dhe Ilkay Gundogan shënuan për City, dhe me rezultatin 2-0 mbyllën pjesën e parë.

Manchester United nuk bëri asnjë goditje në kuadrat në pjesën e parë, por mrekullisht përmbysi gjithçka në 45 minutat e pjesës së dytë të lojës.

Paul Pogba shënoi dy gola në harkun e 97 sekondave duke vendosur barazimin.

Ai u bë futbollisti i parë i United që nga viti 2012 që shënon dy gola kundër City, shkruan telesport.

23 minuta e 34 sekonda iu deshën “djajve” për të kompletuar përmbysjen, e cila u firmos me golin e tretë të mbrojtësit Chris Smalling.

Një fitore e madhe për ekipin e Mourinho-s, por që është 14 pikë larg Manchester City. Titulli vazhdon të ngelet në duart e City-t, por festa u shty, sepse United “blindon” vendin e dytë.

s.a/dita

April 7, 2018 20:47
Komento

1 Koment

  1. Fat man April 8, 00:34

    Futbolli gjithnje eshte i bukur se ka te papriturat dhe kthesat e tij.Pjesa e pare u mbyll 2-0 per M. City, ku rezultati mund te ishte me i thelle
    Edhe me fillimin e pjese se dyte e njejta situatapor rastet e humbura nga M.C, nuk mun d te vazhdonin pafundesish.
    Cdo gje kthehet me dy gola te shpejti nga nje lojtar si “herkulli” Pogba, rezultati u barazua dhe me vone ndeshja perfundoj 3-2 per Djajte e Kuq.
    Vlen per t’u theksuar mosdhenia e nje penalltie ne favor te M.C. kur brena zones shkaktohet faull ndaj Agueros ku mund te vendosej barazpesha ne rezultat, por gjyqtari i ndeshjes nuk “pa” gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*