Përmbysje “argjentinase” në Wembley

March 7, 2018 22:41

Përmbysje “argjentinase” në Wembley

Nga ferri, në parajsë! Tifozët e Juventusit kanë të gjithë të drejtën të festojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League, pas një përmbysjeje “argjentinase” në mitikun londinez, “Wembley”.

Juventusi ktheu faqe në mënyrë të çuditshme, nga pjesa e parë në atë të dytë. Nuk kishte guxuar të gjuante asnjëherë në drejtim të kuadratit të “Spurs”-ave në 45 minutat e para, kur u gjendën në disavantazh të një goli të shënuar nga koreano-jugori Heung-Min, por barazuan e përmbysën shumë shpejt rezultatin brenda 3 minutave, falë golave të shënuar nga dyshja argjentinase, Higuain-Dybala. Minuta drithëruese dhe të përvuajtura ishin ato të fundit për Juven, por pa lejuar prekjen e rrjetës.

Bardhezinjtë kalojnë me sukses një transfertë të vështirë britanike, ndaj një Tottenhami shumë në formë këtë sezon, duke siguruar kështu kualifikimin mes 8 ekipeve më të mira të Europës për këtë sezon.

Tashmë, ata do të jenë në pritje të shortit që do të hidhet më 16 mars, për të mësuar kundërshtarin çerekfinalist.

o.j/dita

March 7, 2018 22:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*