Përmbytet Durrësi në mes të qershorit

June 13, 2016 10:41

Përmbytet Durrësi në mes të qershorit

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme të mëdha në Durrës. Ndonëse mes qershori, një mot me stuhi ka përfshirë të gjithë qytetin.

Shumë rrugë dhe trotuare janë zgjuar nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar qarkullimin dhe aktivitetin normal të jetës së qytetit në këtë ditë të parë të javës. Rrugët e përmbytura kanë krijuar mjaft probleme, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

Vërshimit të ujit në trotuare dhe katet e para të godinave nuk i kanë shpëtuar as bizneset, ndërsa ka pasur ndërprerje të shkurtra të energjisë në zona të ndryshme.

Reshjet kanë shkaktuar probleme dhe në zonat rurale të Durrësit, ku janë dëmtuar bimët dhe tokat bujqësore, ndërsa në portin më të madh të vendit situata paraqitet normale dhe dy tragetet e linjës së Barit kanë mbërritur në kohë.

June 13, 2016 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim