Përmbytja në Shkodër, Xhaçka – banorëve: Evakuoheni në rast rreziku

March 22, 2018 19:08

Përmbytja në Shkodër, Xhaçka – banorëve: Evakuoheni në rast rreziku

Shkodra vazhdon betejën me përmbytjet. Ana e Malit dhe Dajçi janë dy zonat e goditura më rëndë nga vërshimi i ujërave në këtë qytet.

Pasditen e sotme në Shkodër është ndalur edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gjatë inspektimit të zonës dhe punës së ushtrisë në terren, ajo ka takuar edhe banorë, duke thënë se prioritet është evakuimi i tyre dhe i bagëtive në rast rreziku.

“Mbi 550 efektivë të FA janë 24 /24h në shërbimin tuaj. Bashkëpunimi mes të gjitha strukturave, qendrore vendore dhe banoreve më i rëndësishmi. Prioritet mbetet evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë. Në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Ndërkohë që kanë mbërritur 90 ton koncentrat. Pritet të mbërrijnë 300 ton koncentrate për bagëtinë. Çdo strukturë të mbaj përgjegjësitë e saj. Bashkë me ju do punojmë për kapërcimin e situatës aktuale dhe për gjetjen e një zgjidhje afatgjate”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Ajo tha se gjatë gjithë ditës së sotme është punuar për mbrojtjen e argjinaturës së Çasit, ndërsa theksoi se janë vendosur 2000 thasë në argjinaturën e Pentarit. e.r./dita

March 22, 2018 19:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim