Video+Foto/ Bilanc lufte, Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

August 7, 2016 10:27

Video+Foto/ Bilanc lufte, Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Njëzet persona humbën jetën, prej të cilëve për 13 është bërë identifikimi dhe u janë dorëzuar familjeve, tha sot Komitetit Drejtues maqedonas për Ballafaqimin me Krizat.

Nga moti i keq zonat më të goditura ishin Stajkovci, Hasanbegu, Smillkovci dhe Haraçina, ku janë gjetur viktimat, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi dhe automjete të rrënuara.

Në Shkup, Tetovë dhe rrethinat e tyre, të cilat më së shumti u goditën nga moti i keq, do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për 15 ditët e ardhshme.

Është formuar edhe shtabi i krizave, ndërsa ekipet janë duke i vlerësuar dëmet në terren.

Për shkak të situatës së krijuar, veçanërisht në rajonin e Shkupit, presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov detyroi ushtrinë që të gjitha kapacitetet e disponueshme t’i verë për përballimin e situatës.

Persona përgjegjës të ushtrisë, në koordinim me shtabet e formuara të krizave kanë dërguar një pjesë të njësive të tyre në vendet të cilat vlerësohen si më kritiket për momentin dhe ata janë përfshirë në mënyrë aktive për t’i ndihmuar qytetarët e rrezikuar.

”Ndërkohë, rekordi i shiut i matur në Shkup ishte 93 litra në një metër katror”, tha Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Mavarovë kanë rënë 39 litra, në Pozharan 28, Krushevë 20, Ohër 18 litra për metër katror.

DPHM-ja theksoi se edhe sot rajoni i Maqedonisë do të mbetet nën ndikimin e masës së lagësht dhe jo të qëndrueshme të ajrit nga Mesdheu, i cili pasdite përsëri do të shkaktojë mot të ndryshueshëm me reshje shiu, që në nivel lokal do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa pasdite mot me reshje shiu.

Pritet që reshjet të jenë më intesive nga fundi i ditës dhe deri në orët e mbrëmjes

Hasanbeg 27

Hasanbeg 1

Hasanbeg 31

Hasanbeg 2

Hasanbeg 3

Hasanbeg 4

Hasanbeg 5

Hasanbeg 6

Hasanbeg 7

Hasanbeg 8

Hasanbeg 12

Hasanbeg 13

Hasanbeg 18

Hasanbeg 19

Hasanbeg 20

Hasanbeg 21

 

 

August 7, 2016 10:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim