Përmbytjet, Rama ndërhyn ‘live’ dhe bën njoftimin e rëndësishëm: Ç’po ndodh në këto momente

November 30, 2017 19:27

Përmbytjet, Rama ndërhyn ‘live’ dhe bën njoftimin e rëndësishëm: Ç’po ndodh në këto momente

Kryeministri Edi Rama, duke replikuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, ka qetësuar atë dhe të gjithë shqiptarët duke deklaruar se janë marrë të gjitha masat e mundshme për të përballuar situatën e përmbytjeve.

Rama ka thënë se kjo situatë ishte e parashikuar ndaj në këto momente të gjitha strukturat e emrgjencave janë të angazhuara në terren.

Megjithatë situata aktualisht duket tepër alarmante në të gjithë vendin, vetëm në ditën e parë të rreshjeve masive.

“Këto përmbytje janë të parashikuara, prandaj kemi marrë çdo masë të mundshme për ta përballuar këtë vështirësi. Kjo vështirësi nuk përballohet me teatër. Tani që po flasim të gjitha forcat janë të angazhuara. Dhe përsa i përket shërbimit të kujdesit shëndetësor aty ku është i ofrueshëm, është në gatishmëri. Prandaj për të qenë i qetë Lulzim, kemi marrë të gjitha masat për ta përballuar këtë situatë’, u shpreh Rama në parlament.

November 30, 2017 19:27
Komento

1 Koment

  1. Social Rilindasi November 30, 20:41

    Shoku Rama, e ke lajmeru ministrin Gjiknuri per keto permbytje se mos del e flet per mungese energjie elektrike nga thatesira e tejzgjatur…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim