Përmbytjet/ Murati: Politikanët në 2010 i përdornin helikopterët si taksi

December 5, 2017 10:12

Përmbytjet/ Murati: Politikanët në 2010 i përdornin helikopterët si taksi

Drejtori i Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme, Bekim Murati ka deklaruar se gjatë periudhës së përmbytjeve në vitin 2010, në kohën e qeverisë Berisha, helikopterët përdoreshin si taksi për politikanët. “Menaxhimi i këtyre përmbytjeve nuk mund të krahasohet me menaxhimet e viteve 2010, 2011, 2013.

Gjatë menaxhimit të përmbytjeve në vitin 2010, helikopterët u përdorin si taksi për politikanët”, tha Murati në emisionin e gazetarit Roland Qafoku.

Sipas tij, shifrat e shpenzimit të karburantit për helikopterë janë shumë të larta.

Bekim Murati bëri edhe një përmbledhje të shifrave nga përmbytjet duke theksuar se janë 3620 shtëpi të dëmtuara, 25.412 hektarë tokë të përmbytur, 77 shkolla, 5 stacione ujësjellësi, 14 argjinatura dhe 12 qendra shëndetësore.

December 5, 2017 10:12
Komento

1 Koment

  1. Daku December 5, 10:23

    Ore po si u be ky shtet keshtu???
    Ky Murati eshte djali i Osman Muratit ish Ministri i Tregetise. Mbas ndryshimeve shisnin veze.
    Bekimi ka mbaruar per koreografi. Nga baleti ne MB. Hajde shtet, o shtet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*