Video/ Përmbytjet në Maqedoni, qeveria shpall ditë zie dhe gjendje krize

August 8, 2016 09:51

Video/ Përmbytjet në Maqedoni, qeveria shpall ditë zie dhe gjendje krize

Maqedonia është sot në zi, në nderim të 21 banorëve të saj që humbën jetën si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së shtunës, e që vijon ende.

Vendimi për shpalljen e të hënës ditë zie u mor nga Qeveria e Maqedonisë në një mbledhje të saj të jashtëzakonshme.

Qeveria vendosi  gjithashtu që në dy javët e ardhshme të mbajë gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoninë Perëndimore, që u godit më së shumti vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas vërshimeve që goditën Shkupin dhe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, mes tyre shumë shqiptarë.

20 prej viktimave janë identifikuar nga organet kompetente dhe trupa e tyre u janë dorëzuar familjarëve, ndërsa  1 person është ende në proces të identifikimi.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë dy vjeç.

Vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në mbrëmjen e të shtunës, shkaktuan edhe lëndimin e dhjetëra qytetarëve të tjerë dhe bëhet me dije se ka edhe disa të zhdukur.

Të dhënat paraprake flasin për 6 persona të zhdukur, ndërsa në institucionet shëndetësore kanë marrë ndihmë mjekësore 56 të plagosur. Ministria e Brendshme bën me dije se 9 prej tyre janë ende në trajtim, ndërsa të tjerët pas marrjes së ndihmës kanë lënë spitalin.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Mitko Cavkov, tha policia dhe institucionet tjera të vendit me ekipet e tyre gjenden në terren, ku vazhdojnë kërkimet, duke kontrolluar çdo metër për gjetjen e viktimave.

“Mbetet që institucionet shtetërore, bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të aktivizohen masovisht, sepse gjatë ditëve të ardhshme na presin shumë sfida për sanimin e pasojave nga vërshimet”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, Ambasada e Shteve të Bashkuara në Shkup, përmes rrjetit social Facebook, ka theksuar se ndjehet e pikëlluar nga humbja e jetëve.

Viktimat e identifikuara deri më tani

  1. Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10
  2. Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10
  3. Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31
  4. Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22
  5. Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë
  6. Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë
  7. Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu
  8. Zemrije Sinani e lindur në vitin 1985 me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”
  9. Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka
  10. Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka
  11. Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova
  12. Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu
  13. Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë
  14. Qazim Iseni i lindur në vitin 1933 nga Hasanbegu
  15. Lubica Dimcevska i lindur në vitin 1935 nga fshati Creshevë
  16. Sllavka Iliç e lindur në vitin 1956 me vendbanim në rrugën Sipo Cerrne numër 73
  17. Tomislav Iliç i lindur në 1950
  18. Mirko Mitkovski i lindur në vitin 1949 nga fshati Creshevë
  19. Dostana Dimitrievska e lindur në vitin 1974 në rrugën Crnotravska, Tetovë
  20. Ubavska Jovevska, e lindur në vitin 1965 fshati Stajkovc
  21. Një fëmijë tetëvjeçar

 

August 8, 2016 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim